Edlira Dedja: Ermonela Jaho në majat e artit operistik
Faqja 1 e 1
Edlira Dedja: Ermonela Jaho në majat e artit operistik
Ermonela Jaho dhe Edlira Dedja - Lion, Francë |
Nga Edlira DEDJA, Pianiste, presidente e « Opéra sans frontières » Zvicër
E paarritshmja, e mrekullueshmja Ermonela Jaho, sopranoja më e madhe shqiptare e të gjitha kohrave, me interpretimin e saj tronditës të Violetës në Operën Nacionale të Lyon-it, i tejkaloi mbrëmë të gjitha sopranot e epokës së saj. "C'est la première fois que je retrouve Callas après des années..."- u shpreh një artiste e njohur zvicerane...
« Nga më të bukurat që kam dëgjuar, (interpretimet e Violetës,- shënimi im), me të vdekur e të gjalla, të marra së bashku! – u shpreh violinisti i madh shqiptar, Tedi Papavrami »
Mbrëmë, më 3 korrk 2009, në ora 20.00 është bërë transmetimi live i operës « La Traviata » të G.Verdit, me regji të Klaus Michael Grüber në 39 vënde të botës si dhe është transmetuar me ekrane gjigande në disa qytete të Francës (Chambéry, Grenoble, Saint-Etienne, Valence, si dhe në festivalin « Les Nuits de Fourvières » në Lyon). Protagonistja kryesore e kësaj opere ka qënë sopranoja më e suksesshme shqiptare e kohëve të fundit, Ermonela Jaho. Ky eveniment i rrallë artistik është ndjekur nga miliona telespektatorë, të befasuar nga interpretimi magjepës dhe suksesi marramendës i këtij talenti të rrallë shqiptar, që në një kohë rekord i pushtoi skenat më të mëdha ndërkombëtare si Metropolitan Opera e New York-ut, Covent Garden-Londer, La Scala-Milano, Staatsoper-Berlin, Opernhaus-Zürich, Opera Bastille-Paris, Opera në Filaderfia, Toronto, Helsinki, etj., duke u radhitur menjëherë në vëndin e nderit midis sopranove më të njohura të epokës.
Vetëm kanali i njohur MEZZO classic numëroi mbrëmë reth 20 milionë telespektatorë që e ndoqën këtë transmetim direkt nga Opera Shtetërore e Lyon-it. Për këtë arsye, ata vendosën ta ritransmetojnë edhe dy herë të tjera suksesin e jashtëzakonshëm të sopranos shqiptare, në datat 11 korrik (ora 17.00) dhe 23 korrik 2009 (ora 10.00).
Ermonela Jaho, që e këndonte për të njëqindën here këtë opera të G.Verdit, mbas triunfit të saj të padiskutueshëm me të njëjtin rol në “Metropolitan Opera” të New Yorkut e “Covent Garden” të Londrës, u prezantua edhe kësaj here përpara publikut francez në fillim të sezonit veror 2009, në Operën Nacionale të Lionit.
Drejtuesja e emisionit të MEZZO clasic e nisi me këto fjalë prezantimin e Ermonela Jahos: « Sopranoja e re shqiptare e ka kënduar fillimisht rolin e Violetës në moshën 17-vjeçare. Në vitin 2005, « Traviata » e saj e parë në operën e Marsejës do të parapregatiste triumfin që pati në janar të 2008-tës në Covent Garden të Londrës, ku ajo zëvëndësoi Ana Netrebkon. Një prezencë manjetike dhe një zë hyjnor : kjo grua e re mishëroi një Violetë të paparë deri më sot, duke alternuar vokalin e saj të mrekullueshëm me forcën e saj të pakrahasueshme të interpretimit. »
Ndërsa dirigjenti Gérard Korsten u shpreh se kishte fatin të prezantonte përpara publikut francez një këngëtare-aktore të cilësisë më të rrallë. Interpretimi i saj karakterizohej nga një forcë shprehëse spontane dhe natyrale, e cila e bënte për vehte menjëherë spektatorin që në skenën e parë të operës. E më pas, zëri i saj sensual mbushej pak nga pak me thellësinë lirike e dramatike të veprës, veshur me emocione dhe një feminitet të rrallë, duke shprehur instiktet më të holla dhe më të thella të personazhit. E po ashtu, me një shqiptim të shkëlqyer të gjuhës italiane…
Një imazh, mbase një imazh i vetëm për të ilustruar “Traviatën” e Ermonela Jahos ! Me rolin e Violetës ajo mbrrin majat e artit të saj : që në paraqitjen e parë të saj në skenë, ajo do të dalë e dërmuar nga kjo lojë diabolike, krijuar prej A.Dumas-it, veshur me tingujt hyjnorë dhe të papërsëritshëm të muzikës së Verdit…Një imazh, mjafton një i vetëm për të ilustruar « Traviatën » : Ermonela Jaho, më tronditësja, më e zjarrta, më njerëzorja, thjesht njerëzorja e të gjitha heroinave të tij…
Timbri i saj i ndritshëm dhe harmonik transmetoi emocione të forta, alternuar me një lojë të brishtë e njëkohësisht sensuale, tronditëse për publikun që e shoqëroi me ovacione të gjata daljen e saj në skenë në fund të çfaqes.
« Addio del passato” e saj në aktin e fundit mishëroi me vërtetësinë më të madhe vdekjen që trokiti në derë, lamtumirën e ditëve të arta të rinisë dhe Ermonela Jaho, edhe një herë tjetër e tërhoqi me vete të gjithë audotorin, spektatorët dhe telespektatorët që e ndiqnin, deri në thellësitë më intime të kësaj drame romantike, duke përcjellë emocionet e gjalla të dhimbjes më të thellë. Ajo u ngrit sublime në notat e fundit të operës, me duart që i vibronin nga dhimbja, ngashërimat dhe spazmat e brëndshme, duke krijuar përshtypjen se u shua në skenë, së bashku me personazhin e saj.
Do të ishte e udhës që edhe telespektatori shqiptar të njihej me këtë eveniment artistik të përmasave botërore, mbasi do të ndihej krenar dhe i nderuar për respektin dhe adhurimin e madh që po i bëhet këto ditë artit dhe kulturës shqiptare nëpërmjet talentit dhe interpretimit të pakrahasueshëm të Ermonela Jahos. Nëpërmjet artit të saj të madh, ajo ka nderuar Shqipërinë dhe shqiptarët kudo që ndodhen, në këto momentet kyçe kur vendoset fati dhe e ardhmja e vëndit të saj. Ermonela Jaho ka qënë mbrëmë ambasadorja më e denjë e kombit e saj, duke e bërë të vibrojë ndërgjegjen europiane nëpërmjet forcës së saj të interpretimit, që buron nga kultura e lashtë e popullit të saj.
Sot kam marrë me dhjetra mesazhe urimi nga artistë të njohur ashtu si edhe nga qytetarë e artdashës të huaj, të cilët e kanë ndjekur mbrëmë transmetimin televiziv.
E paarritshmja, e mrekullueshmja Ermonela Jaho, sopranoja më e madhe shqiptare e të gjitha kohrave, me interpretimin e saj tronditës të Violetës në Operën Nacionale të Lyon-it, i tejkaloi mbrëmë të gjitha sopranot e epokës së saj. "…Për herë të parë, pas kaq vjetësh e pashë Callas-in të ringjallur përsëri në skenë..." – u shpreh nje piktore e njohur zvicerane.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Ermonela Jaho shkëlqen në Londër
» Alma Papamihali: Intervistë me sopranon me famë botërore, Ermonela Jaho
» Një spektakël me yllin e artit operistik shqiptar, Saimir Pirgun
» Kurti: Nepotizmi ka prekur majat e Qeverisë
» Inva Mula ngre siparin operistik në Torino
» Alma Papamihali: Intervistë me sopranon me famë botërore, Ermonela Jaho
» Një spektakël me yllin e artit operistik shqiptar, Saimir Pirgun
» Kurti: Nepotizmi ka prekur majat e Qeverisë
» Inva Mula ngre siparin operistik në Torino
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi