Fadil Demaku: Rugova nuk ka nevojë për mbrojtjen time
Faqja 1 e 1
Fadil Demaku: Rugova nuk ka nevojë për mbrojtjen time
Fadil Demaku: Rugova nuk ka nevojë për mbrojtjen time
Dr. Ibrahim Rugova nuk ka nevojë për mbrojtjen time dhe të askujt tjetër.
Duke mbrojtur figurën e tij të madhërishme mbrohet demokracia dhe liria njerëzore, që aq shumë i mungon njeriut kosovar edhe pas pavarësisë. Pavarësia pa liri nuk ka kurrfarë kuptimi.
Ja ku është e djathta e bashkuar kosovare. E gatuar nga Rugova dje.
Mjerë ai që nuk e sheh. Asaj i duhet një saç i ngrohur për ta vënë në funksion
dhe ta shijoi populli i uritur pë liri e drejtësi(si për fli).
Rugova, tashmë ka vdekur, prandaj është e pakuptimtë edhe përpjekja për të ruajtur me aq fanatizëm veprën e tij, siq vepron ti, shpesh më thonë miq dhe kolegë.Disa më akuzojnë se kam ngelur në të kaluarën, sa herë bëj përpjekje të hyj në bisedat mbi aktualitetin politik në Kosovë. Një gjë pajtoj plotësishtë se Rugova ka vdekur. Eshtë ndarë fizikisht nga ne, por jo vetëm kaq. Ka vdekur edhe demokracia rugoviane në ditën e përçarjes së LDK-së së tij. Mjerishtë edhe kjo është e vërtetë. Më dhemb në zemër, por më duhet të pranoj këtë fakt.
Ai ka vdekur nëpër format e organizimit politik të Kosovës, përndryshe ai jeton te secili njeri liridashës kosovar, por kujt do t'i besohet ribashkimi i tyre, kur dështuan edhe ata që më së shumti thirreshin në emrin e Dr.Ibrahim Rugovës?!
Rugoven nuk e vranë atentatet e SHIK-ut, ato e ngriten edhe më shumë. Rugovën nuk e gjunjëzuan dot ata që e fyenin, sepse ai i vriste me buzëqeshje. Rugovën "e vranë", pikërishtë ata që fshiheshin pas emrit të tij dhe bënin njëmijë të zeza, duke brohoritur emrin e tij.
Rugovën "e vrau" Eqrem Kryeziu (Karaxhiqi i Prizrenit, siç e quan miku ynë John Eagle) në ditën e shkatrrimit të LDK-së. Rugoven "e vrau" Nexhat Daci me LDD-në e tij i dëshmuar për keqpërdorime edhe si ish kryetar i Parlamentit të Kosovës.
SHIK-u dhe format e veprimit ilegal si dhe keqpërdorimet e Qeverisë Aktuale dhe PDK-së kanë vënë në lojë gjakun e bashkëluftëtarëve- dëshmorëve të kombit, duke u thirrur në të edhe kur kryejnë krime kundër njerëzimit dhe pasurisë kombëtare, ndërsa i kanë rritur vlerat ideologjisë rugoviane, por jo edhe partive që thirreshin në këto ideale; LDD-së dhe LDK-së. Ato për nga mënyra e veprimit ranë në nivelin e njejtë, prandaj në masë humbi interesimi për politikë dhe për dalje në votime.
Cilin të votosh krejt njësoj! Merr hajnin, le hajnin i thonë kësaj pune.
Në Kosovë duket sikur e djathta mbaroi. Kanë ngelur zëre të çjerra, aty-këtu, por...
Edhe njerëzit e Dacit edhe ata të Sejdiut i qofshin falë të majtës. I lus të shkojnë bashkarishtë me krerët e PDK-së dhe të përulen para Albin Kurtit dhe Vetvendosjës, si alternativë e vetme e ekzistencës ë tyre afatëgjatë.
E djathta kosovare duhet të zgjohet nga gjumi, o sot o kurrë. Dr. Ibrahim Rugova nuk vdes dot. Nuk mund ta lëndoj as Daci, as Sejdiu, as Eqremi. Demokracia e mirëfilltë kosovare do të zbardhë një ditë domosdo. SHIK-u mund të vras edhe dhjetëra intelektualë. Forcat regresive do të përpiqen të kryejnë detyrën e tyre, duke njollosur kuadrot më të mira kosovare. Konzervativja dhe progresivja gjithëmonë do të jenë në dyluftim. Po atë ditë që do të nis demokracia e re humane në Kosovë, do të rilind edhe Dr.Ibrahim Rugova.
Unë kur mbroj Rugovën mbroj demokracinë, humanizmin, mirëqenjen njerëzore. Mbroj lirinë, për të cilën aq shumë ka nevojë njeriu kosovar sot. Unë nuk kam nevojë të mbroj figurën e Rugovës, sepse ai si askush tjetër në historinë kosovare u shkri për këtë pavarësi që po e gëzojmë, por edhe për lirinë që aq shumë po na mungon.Rugova nuk ka nevojë për mbrojtje, por Ai është Liria dhe barazia mes njerëzve me mendime pluraliste politike. E Rugova nuk ka nevojë për mua, por populli im ka nevojë të luftojë të keqen, korrupcionin, hajninë, të luftojë "Maskarenjtë" e Ali Asllanit, që ngrysen bosh e zgjohen milionerë, derisa populli vdes urie...
Ne kemi nevojë për Rugovën, jo Rugova për neve.
U bëj Apel të gjithë qytetarëve , që mendojnë se vërtetë Rugova duhet të ringjallet edhe njëherë dhe dyfish më i fuqishëm nga që ishte dje, të bashkohen dhe t'u thonë lamutumirën e fundit Dacave dhe Eqremave, për një të nesërme më të mirë dhe më demokratike dhe të ftojmë këta zëra të humbur të bashkohen për të krijuar një të djathtë rugoviane, që do të garantoj liri për njeriun dhe respekt e sakrificë për forcimin e një shteti të Ligjit dhe së Drejtës.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Fadil Demaku:S'dij pse më tremb liria
» Fadil Demaku:KUR BIJNE TRAKTATET
» Fadil Demaku: DIALOG ME KUSHERIRIN TIM
» Fadil Demaku:Një propozim dhe një ftesë
» Fadil Demaku: Vargje politike
» Fadil Demaku:KUR BIJNE TRAKTATET
» Fadil Demaku: DIALOG ME KUSHERIRIN TIM
» Fadil Demaku:Një propozim dhe një ftesë
» Fadil Demaku: Vargje politike
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi