Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Teki Dervishi: Serbët në Shqipëri, shqiptarët në karantinë

Shko poshtë

Teki Dervishi: Serbët në Shqipëri, shqiptarët në karantinë Empty Teki Dervishi: Serbët në Shqipëri, shqiptarët në karantinë

Mesazh nga Agim Gashi Fri Apr 16, 2010 2:08 am

Teki Dervishi: Serbët në Shqipëri, shqiptarët në karantinë U1_teki
Serbët në Shqipëri, shqiptarët në karantinë
Shkruan Teki Dervishi
Ilir Meta: Serbët hyjnë pa viza në Shqipëri, shqiptarët me viza në Serbi!
Kur e pyeten një politikan të vjetër (në Tiranë) se “cili është qëndrimi i Berishës ndaj Kosovës”? - ai u përgjigj: “Është qëndrim në funksion të pushtetit të tij”! Dhe shtoi, “Kosova njëherë është mashtruar me Enverin, le të mos mashtrohet edhe me Berishën”! Çdo ditë e më shumë po dalin largpamëse qëndrimet indiferente të Rugovës ndaj Sali Berishës. Se qëndrimi i Berishës është “në funksion të pushtetit të tij” (që do të thotë jo të shtetit të Shqipërisë), u pa kur ky Zotëri bëri koalicion me socialkomunistin Ilir Metën, dhe më shumë se kaq, kur Ilir Metën e emëroi ministër të jashtëm, duke e ditur çfarë qëndrimi antikombëtar kanë socialistët e Shqipërisë, e sidomos Ilir Meta, Edi Rama, Gramoz Ruçi, Namik Dokle, etj.
Por që ende po vazhdojmë të mashtrohemi (si njëherë për Enverin), u pa më së miri kur Tirana zyrtare (me vizitën e Ilir Metës në Beograd) proklamoi marrëdhënie të mira me Serbinë. Duke zbatuar politikë evropiane e jo atë kombëtare, barkcullakët ish-proletarë të Tiranës harrojnë miliona viktima shqiptare të Kosovës që emigruan dhe u persekutuan qe 100 vjet nga ana e shteti policor rus të Serbisë. Dhe ende pa kërkuar falje Serbia, dhe ende duke deklaruar se “kurrë nuk do ta pranojë Kosovën shtet”, Shqipëria vendos marrëdhënie miqësore me armikun e përbetuar të Kosovës. Ata kujtojnë se dikush i ka akredituar ta falin gjakun shqiptar. U dëshmua edhe një herë e dhëna historike se që nga dita e parë e Pavarësisë së Shqipërisë (1912), të gjitha pushtetet e Tiranës u vendosën me ndihmën e implikimeve ose direkte të Serbisë, ose indirekte (nëpërmjet instrumentit të saj politik në strukturat e influencës antishqiptare evropiane). Edhe kësaj here, si gjatë historisë, Kosova bëhet viktimë e pushtetit të Tiranës, pushtetit pa mbamendje historike për përmasën e Tragjedisë Kombëtare që e shkaktoi polic-klerikalizmi politik serb! Shqiptarët janë të copëtuar në pesë shtete! Janë në vijim përpjekjet histerike që fitoren me luftë të Kosovës (1999), ta shesin në tavolinën diplomatike të Evropës antishqiptare që hon e don punoi për interesat e Serbisë, siç punon edhe sot bashkë me Ilir Metën.
Por është këtu gjallë Kristofer Delli që pardje (13 prill 2010) deklaroi në mënyrë të saktë se Kosova dhe Serbia mund të bëjnë dialog vetëm e vetëm si dy shtete sovrane. Pra po dëshmohet fakti se shtetin e Shqipërisë e bëri Austro-Hungaria, ndërsa shtetin e Kosovës e bënë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Të gjithë të tjerët, bashkë me shqiptarët antikombëtarë, zyrtarisht e shpallin veten (dhe janë) aleatë të Serbisë policore-terroriste.
Më 8 prill 2010, sa ishte në vizitë zyrtare Kosovës zv.sekretari amerikan i shtetit Shtajmberg, që tha se dialogu me Serbinë duhet të jetë “pragmatik”, po atë ditë në Tiranë, pas bisedës me Ylber Hysën e ICO-së, Ilir Meta deklaroi se Kosova dhe Serbia të kenë dialog “institucional”. Do të thotë fjala “shtet” u zëvendësua me “institucion”, sepse, sipas tyre, shqiptarët nuk marrin vesh në nocione politike. Për të hyrë në dialog me “Prishtinën”, Serbia do t’i pranojë “institucionet” e “Prishtinës”, por jo edhe shtetin e Kosovës. Si u bëka kjo? Në gazetën “Die Presse” (6 prill 2010) në artikullin “Serbia vë në lojë ndarjen e Kosovës” citohet deklarata e Dragolub Micuneviq-it (kryetar ky i Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme të Serbisë) i cili, gjatë një qëndrimi të tij zyrtar në Lubjanë, tha se “ndarja e Kosovës është një nga opsionet e mundshme të Serbisë”.
Kronologjia e ngjarjeve në vijim të “opsioneve konfidenciale” në linjë të “dialogut” për “ndarje”, nis me deklaratën e Gjukanoviqit që tha se Serbia në Evropë nuk mund të hyjë pasi që nuk ka marrëdhënie të mira me asnjë shtet të saj fqinj. Për ta demantuar kryeministrin e Malit Zi Gjukanivq, ja ku del Ilir Meta i Sali Berishës dhe udhëton në vizitë zyrtare miqësore në Beograd, dhe atje konstaton kategorikisht se Shqipëria dhe Serbia kanë marrëdhënie të mira politike dhe fqinjësore, kështu siç nuk e paska ditur Kryeministri malazias. Pra “pragmatizmi” i dialogut të mundshëm sipas (edhe) zv/sekretarit amerikan të Shtetit, zotit Shtajmberg, mund të deshifrohet me ndihmën e analizës së Seth Cropsey, që në trajtesën e tij “Teoria dhe praktika e politikës së jashtme të presidencës ‘Obama’ reduktohet në qëndrimin si (citoj) “në qoftë se SHBA-ja distancohet nga aleatët e saj dhe afrohet me kundërshtarët e saj, konfliktet do të reduktoheshin”. A mos vallë “pragmatizmi” i ri i Obamës demokrat qenka mundësi e evitimit të konfliktit të mundshëm midis Serbisë dhe Kosovës? Mund të jetë, sikur të mos e kishim të qartë se as Serbia, as Kosova - nuk mund të hyjnë në konflikt të ri luftarak pa lejen e dikujt më të madh në Evropë (Rusia).
Ka më shumë se një vit që diplomacia “ndërkombëtare” në deklarime kontekstuale (nganjëherë edhe të drejtpërdrejta) paralajmëroi “dialogun” e Kosovës me Serbinë. Ata thonë - dialogun e “Prishtinës” me “Beogradin”, duke e zbritur nivelin shtetëror në nivel qytetesh të një shteti të paragjykuar. A mund të jetë trase e këtij “dialogu” edhe Strategjia mbi Veriun, autor i së cilës është ICO-ja, kurse nënshkrues i saj Qeveria e Kosovës? A do të bëhet “dialogu” edhe për ta zyrtarizuar zbatimin e 6 pikave të UN-it (që është projekt për ndarjen e Kosovës)? “Prishtina” është prononcuar moti se do ta pranonte çdo lloj “dialogu” me Serbinë, por vetëm në shkallë të dy shteteve sovrane (që nënkupton se prologu i bisedimeve do të ishte pranimi i pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë zyrtare). A do të hyjë “Prishtina” në “dialog” “pragmatik” edhe para se “Beogradi” ta pranojë Pavarësinë e Kosovës, e jo vetëm legjitimitetin e “institucionit” të Ilir Metës. Jo, sepse Tadiqi insiston: “Serbia kurrë nuk do ta pranojë Pavarësinë e Kosovës”!
“Terri diplomatik” folklorik feudal i Kosovës i konverton deklarimet e Tadiqit si “Tadiqi flet kështu për ta mashtruar popullin serb”, që përkthehet si “Serbia zyrtare do ta pranonte Pavarësinë e Kosovës, por populli serb nuk lejon”! Rrafsh si përgjigjja e Komitetit Qendror të Serbisë kërkesës “Kosova Republikë” të vitit 1981! Pra edhe sot, “dialogu” u dashka të bëhet asisoj që të mos revoltohet radikalizmi pashiqian klerikal i popullit e jo i shtetit serb (!!!). Por nëse “kurrë” e Serbisë është kategorike ortodokse radikale “në mashtrim e sipër të popullit serb”, kjo “kurrë” e Prishtinës për të mos biseduar pa status shtetëror të Kosovës - menjëherë bie në ujë, posa Ylber Hysa (i ICO-së) dhe Ilir Meta “i zgjidhin” kontekstet “institucionale” (jo shtetërore të Kosovës) në Tiranë. Derisa pushteti serb u rrezikuaka nga populli serb, pushteti i Kosovës nuk u rrezikuaka nga populli i Kosovës, madje edhe nëse “Prishtina” hyn në dialog “institucional” e jo shtetëror me Serbinë. Populli i Kosovës kështu nuk ekzistuaka politikisht, por vetëm fizikisht!
Por përvoja e historisë na mëson vetëm një gjë: në fund vendos populli! Dhe si të dojë e si ta meritojë - le t’ia bëjë!
Për ZSH: Gjergj Kabashi
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi