Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Erjon Ajazi:Tokat, Pollo thyen urdhrin e Berishës

Shko poshtë

Erjon Ajazi:Tokat, Pollo thyen urdhrin e Berishës Empty Erjon Ajazi:Tokat, Pollo thyen urdhrin e Berishës

Mesazh nga Agim Gashi Sat Feb 21, 2009 11:15 pm

Tokat, Pollo thyen urdhrin e Berishës
Afati shkelet me të dyja këmbët. Reagon Vorpsi: Deri tani, asnjë titull i rishikuar
Erjon Ajazi


Qeveria përballet me pengesën e radhës me pronarët. Urdhri i Kryeministrit Berisha për ngritjen e një komisioni qeveritar të verifikimit të tokave është "rrëzuar poshtë", përpara se të hyjë në zbatim. Zv/kryeministri Genc Pollo, në cilësinë e kryetarit të këtij komisioni, dhe ministri i Bujqësisë, Jemin Gjana, i cili mban edhe postin e nënkryetarit të komisionit qeveritar për verifikimin e tokave, nuk kanë dhënë komente në lidhje me këtë çështje. Zv/kryeministri Pollo ka preferuar të heshtë, ndërsa ministri Gjana është shprehur se "nuk kam koment për këtë çështje". Prapaskenat e kësaj "qetësie qeveritare" mbajnë të fshehur "ngrirjen" e këtij komisioni, edhe pse ngritja e tij u deklarua me bujë nga Kryeministri Berisha në një nga mbledhjet e qeverisë në muajin shtator të vitit 2008. Në shtator të vitit të kaluar, Kryeministri Berisha kërkoi nga ky komision që të verifikojë titujt e pronësisë dhe akuzoi gjithashtu edhe pushtetarët se janë duke abuzuar me trojet e ish-pronarëve.

Detyrën e verifikimit e ka marrë përsipër grupi i punës, i kryesuar nga zëvendëskryeministri Genc Pollo. Pak kohë më parë qeveria kaloi paketën e rregullave mbi bazën e të cilave do të bëhet verifikimi i titujve të pronësisë në të gjitha rrethet e vendit, por ndërkohë puna pothuajse ka ngrirë.

Thyerja e afateve

Këshilli i Ministrave la afat tre muaj që "pronarët" e paligjshëm të kthejnë pronat e marra pa të drejtë, në të kundërt ata do të përballen me sanksionet ligjore. Kanë kaluar pesë muaj dhe ky komision jo vetëm që nuk ka dhënë asnjë emër pushtetari i cili abuzon me tokat, por nuk ka nxjerrë asnjë pronë të kthyer deri tani. Kryeministri Berisha, në një prej mbledhjeve të qeverisë gjatë 2008-ës, u ka bërë thirrje abuzuesve me pronat që t‘i dorëzojnë ato vullnetarisht, në të kundërt do të përballeshin me ligjin. Për këtë gjë, kreu i qeverisë ngriti edhe komisionin për verifikimin e tokave dhe kërkoi nga ky komision që ata persona të cilët kanë abuzuar me tokat të përballen me masat penalizuese që parashikon legjislacioni në fuqi.

"Unë do të bëj një thirrje që të gjithë ata që e kanë marrë tokën në mënyrë të pamerituar, ta dorëzojnë atë. Në të kundërt, duhet të veprojnë fuqishëm të gjitha prerogativat penale, si ndaj atyre që e kanë dhënë padrejtësisht, ashtu edhe ndaj atij që e ka marrë abuzivisht tokën", është shprehur Berisha kundrejt këtij fenomeni.

ALUIZNI

Kreu i ALUIZNI-t, Shaban Memia, ka sqaruar se nuk do të verifikohen tapitë e dhëna deri tani nga Agjencia e Legalizimit. Drejtori i kësaj agjencie ka bërë me dije se vendimi i Kryeministrit Berisha për verifikimin e tokave nga komisioni qeveritar nuk ka lidhje me titujt e pronësisë së dhënë nga agjencia e legalizimit.


Pronarët e ligjshëm tregojnë arsyet pse nuk ka nisur procesi i verifikimit të tokave


Vorpsi: Nuk është verifikuar asnjë titull pronësie


Këtë herë për pronarët duket se kupa është mbushur dhe nuk mban më. Përfaqësuesi i shoqatës "Pronësi me drejtësi", Myrshit Vorpsi, ka sqaruar për "Shqip" se ligji për verifikimin e tokave u lançua nga Kryeministri Berisha, por nuk është zbatuar. "Ky ligj nuk është zbatuar. Nuk është verifikuar asnjë titull pronësie deri tani nga komisioni qeveritar për verifikimin e tokës", shprehet Vorpsi. Arsyet e mosfillimit të punës së këtij komisioni janë për faktin se nuk janë plotësuar dokumentacionet, të cilat duhet të vijnë nga komunat. Moslëvrimi i fondeve gjithashtu ka bërë që të bllokohet gjithashtu edhe puna për nisjen e verifikimit. Vorpsi sqaron se "nuk ka një kontroll në bllok të këtij procesi".

Në rast se do të respektoheshin direktivat e Kryeministrit, ky ligj do të verifikonte titujt e pronësisë nga rreth 600 komisione tokash, të cilat kanë dhënë tituj pronësi sipas ligjit 7501. Neni 9 i këtij ligji përmban gjithashtu edhe rastin kur ata persona të cilët kanë përfituar në mënyrë abuzive titujt e pronësisë dhe më pas kanë arritur të shesin tokën e përfituar abuzivisht, toka nuk do të kthehet mbrapsht në asnjë mënyrë, por në rastin konkret do të detyrohet personi që ka bërë shitjen, të bëjë një pagesë sipas çmimeve të përcaktuara nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Një tjetër pikë e përcaktuar në ligj është edhe afati që ky komision do të ketë për të kryer përfundimisht verifikimin e tokave. Sipas ligjit, afati përfundimtar do të jetë 3 vjet, ndërkohë që deri tani nuk ka pasur asnjë mbledhje të komisionit qeveritar të verifikimit të tokave, i cili duhej të ngrihej brenda 3 muajve. Sipas pronarëve të ligjshëm, qeveria ka dështuar me procesin e pronave, por dështimi ende nuk arrin të pranohet zyrtarisht nga Këshilli i Ministrave. Gjithsej janë 450 mijë tituj pronësie për t‘u verifikuar. Procesi i verifikimit të tokës bujqësore ka nisur tashmë, por asnjë nga tapitë e dhëna padrejtësisht nuk është rimarrë sërish për t‘ia kthyer atë pronarit të ligjshëm. Premtimi i Kryeministrit gjatë 2008-ës, që do t‘u merret toka "hajdutëve të tokave" që i kanë përfituar padrejtësisht trojet, duket se nuk ka gjetur zbatim në punën e këtij komisioni.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi