Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato: I PËRQAFUAR ME ERËN

Shko poshtë

Vullnet Mato: I PËRQAFUAR ME ERËN Empty Vullnet Mato: I PËRQAFUAR ME ERËN

Mesazh nga Agim Gashi Sun Apr 18, 2010 10:38 pm

Vullnet Mato: I PËRQAFUAR ME ERËN 24819_1229465947956_1568334934_30464697_6452055_n


Vullnet Mato: I PËRQAFUAR ME ERËN 25809_1228496043709_1568334934_30462502_1833648_n
Vullnet Mato

I PËRQAFUAR ME ERËN




Nëse ka një “hiç”dhe gjithçka,
që e dua instinktivisht
dhe me shtysë të vetvetishme më do,
që më bën të mendoj
për të e për çdo gjë që ka,
era e përjetshme është ajo.

Dhe mua shpesh më fluturon mendimi
te krahët e saj transparent e pa kufi,
te liria e saj pa porta e pa frerë,
te lëvizja e padukshme,
te fiziku delikat
dhe te fuqia kolosale e erës.

O, jam përqafuar marrëzisht me erën
dhe me vetitë e saj fluide.
Edhe kur rend,
edhe kur çlodhet hë për hë,
era është brenda meje deri në inde
dhe unë i zhytur brenda në të.

Ose, ne jemi brenda njëri-tjetrit
dhe duart e saj
herë të freskëta
e herë përkëdhelëse,
janë brenda jetës sime të intimitetit,
në lëvizjen e madhe të përhershme.

Duke gëlltitur bujarinë e saj
gjashtëdhjetë herë në minutë,
kam harruar se poezia ime e parë,
me dashurinë më të madhe të zemrës,
duhej të kishte qenë
për lidhjen e pandërprerë asnjë sekondë
me erën...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi