Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kjo që po bën Thaçi quhet shkombëtarizim

4 posters

Shko poshtë

Kjo që po bën Thaçi quhet shkombëtarizim Empty Kjo që po bën Thaçi quhet shkombëtarizim

Mesazh nga Agim Gashi Sun Feb 22, 2009 12:18 pm

Kjo që po bën Thaçi quhet shkombëtarizim
Kjo që po bën Thaçi quhet shkombëtarizim Shkelzen_gashiQeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e 21-të, drejtuar nga Hashim Thaçi, ka miratuar një pako prej gjashtë projektligjesh, të cilat dalin nga Propozimi Gjithëpërfshirës i Presidentit Martti Ahtisaari për Statusin e Kosovës. Në mesin e këtyre projektligjeve është edhe ai për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës, neni 2 i të cilit thotë shumë qartë se Republika e Kosovës do të ketë 11 festa zyrtare, por nuk përmend asnjë festë kombëtare, e për rrjedhojë as 28 nëntorin (Ditën e Flamurit). Në anën tjetër, Hashim Thaçi, në prononcimin e tij për media pas miratimit të këtyre projektligjeve nga Qeveria e Kosovës, deklaroi se Kosova “ka festat shtetërore, por respekton edhe festat kombëtare”.
Ç’është e vërteta, sikur Qeveria e Kosovës të respektonte festat kombëtare, atëherë, 28 Nëntorin do ta kishte futur në mesin e festave zyrtare, mirëpo, me këtë projektligj, Qeveria e Kosovës dëshmoi se nuk e respekton 28 Nëntorin (Ditën e Flamurit). Dhe, jo vetëm kaq, sepse, sikundër dihet, 28 nëntori përveç që është Dita e Flamurit, është edhe paraqitja e parë publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku më 28 nëntor 1997, në fshatin Llaushë të Skënderajt, Rexhep Selimi, Daut Haradinaj dhe Mujë Krasniqi, në varrimin e mësuesit Halil Geci, patën bërë publike daljen në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Për më shumë, 28 nëntori është edhe ditëlindja e heroit kombëtar Adem Jashari. Dorën në zemër, në bazë të konventave ndërkombëtare, secili njeri ka të drejtë që ta ndërrojë përkatësinë kombëtare. Edhe Hashim Thaçi është njeri, prandaj edhe Hashimi Thaçi ka të drejtë ta ndërrojë përkatësinë kombëtare, por në asnjë mënyrë nuk ka të drejtë t’ua imponoj ndërrimin e përkatësisë kombëtare mbi dy milionë njerëzve që jetojnë në Kosovë. Po ashtu, Hashim Thaçi ka të drejtë të tërhiqet nga qëndrimet e tij të mëparshme “nuk e jap flamurin për shtet”, por, të paktën, të bëhet pakëz korrekt dhe t’i tregojë arsyet për këtë tërheqje ‘taktike’. Nuk ka asnjë dilemë që krejt kjo do të bëhet edhe më e padurueshme kur këto projektligje do të procedohen në Kuvendin e Republikës së Kosovës për miratim. Aty do të përballemi me hipokrizi të disa deputetëve, që do ta kundërshtojnë këtë projektligj, por në fund do të votojnë në favor të tij. Kujtojeni për një çast Hydajet Hysenin që tërë kohën thotë se është për bashkim kombëtar dhe që e kundërshton Kushtetutën e Kosovës, e cila e ndalon bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, por që në fund, po i njëjti njeri votoi në favor të Kushtetutës së Kosovës. Po ashtu, është neveritës fakti që përfaqësuesit e Shoqatave të Veteranëve dhe Invalidëve të Luftës së UÇK-së – që dikur i djegnin flamujt e Ibrahim Rugovës – nuk po reagojnë, por vetëm po thonë se 28 nëntori duhet të figurojë si festë kombëtare. Kaq. Në të vërtetë, përfaqësuesit e këtyre shoqatave nuk i përfaqësojnë interesat e veteranëve dhe invalidëve të UÇK-së. Ata nuk janë asgjë më shumë se vegla të Hashim Thaçit. Mbi të gjitha, është e sëkëlldisëse deklarata e Murat Jasharit, përfaqësues i Familjes Jashari, që beson në thellësinë e analizave të krerëve të Qeverisë së Kosovës dhe në arsyeshmërinë e vendimit për heqjen e 28 nëntorit si festë zyrtare. Duket se racionalizimi që Murat Jashari po i bën vendimit të turpshëm të Qeverisë së Kosovës, ka të bëjë, mes tjerash, edhe me ambicien e tij për t’u zgjedhur në krye të institucionit të Ombudspersonit. Në fakt, kjo deklaratë e Murat Jasharit më kujtoi fushatimin tërësisht emocional e të paarsyeshëm që Murat Jashari bënte në favor të mbetjes së Arsim Bajramit në krye të Rektoratit të Universitetit të Prishtinës (Arsim Bajrami më vonë do të jetë mentor i magjistraturës së Murat Jasharit). Sidoqoftë, krejt për fund duhet thënë se, kjo që po bën Hashim Thaçi quhet shkombëtarizim. Në realitet, ai po na tregon qartë se ky është vetëm fillimi i këtij procesi. Kjo do të thotë që është mirë ta ndalim që në fillim. Më vonë do të jetë shumë vonë.
Koha Ditore
21.052008
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kjo që po bën Thaçi quhet shkombëtarizim Empty Re: Kjo që po bën Thaçi quhet shkombëtarizim

Mesazh nga pimi Sun Feb 22, 2009 4:24 pm

Shume veshtire eshte per te dhene vleresime se dikush po bene shkombtarizim.Me mire eshte ti thuash tradhetare se sa po bene politike shkombetarizuese.Ti thuash se bene politike shkombetarizuese nje njeriu qe tere jeten ia kushtoi qeshtjes se shqiptareve dhe Kosoves eshte marri.Edhe me keq eshte te etiketohen figurat e familjeve te shenjeta qe sakrifikuan aq shume ,sa qe per njeriun e rendomt eshte rende qofte edhe te shoh nje enderr te tille,andaj ngadale z.Gashi mos merr turr.Fundi fundit kush je ti qe ti vlersosh njerezit e familjeve te shenjeta shqipetare dhe njerezit atij rangu, qe e kane marre voten e 1oo mij e ca votueseve.
Nje rekomandim.Mos merr turr z.Gashi.

pimi

Numri i postimeve : 13
Age : 70
Registration date : 14/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kjo që po bën Thaçi quhet shkombëtarizim Empty Re: Kjo që po bën Thaçi quhet shkombëtarizim

Mesazh nga Lumi Sun Feb 22, 2009 8:11 pm

Thaqi qysh moti kishte ber pakt me satanin andaj eshte po te provoi t shkombetarizoi shqiptaret nuk i shihet per te madhe. Se te gjitha rruget thot nje fjale te qojne ne Rome e kete detyre
thaqi e ka qysh kur e zbuloi moratoriumin dygjuhesine ,demobilizimin e ushtris zhberjen e TMK dhe shum marifete tjera qe Atisari i ka marr si baz per te projektue ne planin e tij dhe per t'i avancuar serbet si pakice ne kurriz te Kosoves dhe per t' ua zene frymen shqiptarve si eshte me se keqi ne qdo aspekt.

Nese e ke fjalen per hashimin birin e polarit dhe nese mendon qe ai ka luftuar tan jeten ather e ke mir se ai ka luftuar tan jeten kunder Kosoves dhe gjdo gjeje shqiptare . Ka luftuar per marksizmin e per ideologjine e Enver Mehrumit per luterat e tija kunder shqiptarve do te flas e ardhmja dhe kete do ta shofish edh ty. Populli nuk harron as' krimet nuk vjetrohet' thoshte arkitekti i Pavaresise Paqja dhe Bekimi qofshim mbi te Hazdreti Ibrahim.

Lumi

Numri i postimeve : 61
Registration date : 12/12/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kjo që po bën Thaçi quhet shkombëtarizim Empty Re: Kjo që po bën Thaçi quhet shkombëtarizim

Mesazh nga pimi Sun Feb 22, 2009 10:41 pm

Askush,pra as "Hazdreti Ibrahimi","Hazdreti Hashimi" apo ndonje "Hazdreti gjenerate "e veqante ,nuk ka te drejte te pervehtesoj merita qe i takojne te gjithe "Hazdreti shqipetareve" neper "Hazdreti gjenerata".
Te gjitha individet dhe gjeneratat qe e kane deshiruar lirine e Kosoves nga roberia shekullore serbe kane dhene ne menyren e vet per clirimin e Kosoves .Deshira e shqipetareve ka qene dhe eshte qe Kosova ti bashkohet trungut te vet dhe te mos kete nevoje as per moratorium,as dygjuhesi dhe as TMK e FSK por nje gjuhe ,nje komb,nje flamur dhe nje ushtri.
Fati deshi qe perpjekjet shekullore te shqipetarve ti kurorzoj UQK-ja e cila e nisi luften e armatosur kunder ushtrise serbe dhe e detyroi perendimin qe te intervenoj dhe bashkarisht me UQK te detyroj ushtrine dhe policine serbe te terhiqen turpshem nga Kosova.
Me perkrahjen e shteteve me te fuqishme politike,ushtarake dhe ekonomike Kosova e shpalli pavarsine e kushtezuar me planin e Ahtisarit.
Pavarsi e kushtezuar dmth. duhet te plotesohen disa kushte qe i ka kerkuar perendimi sa i perket te drejtave te minoriteteve ku hyn edhe dygjuhesia.Secili minoritet e di se sa kan merituar te jetojne me shqipetaret, andaj a do te jetojne apo jo e dijne vetem ata.Une ,te kisha qene ne vende te disa minoriteteve,edhe ushtrine dhe policine ruse po ta kishin pru,nuk kisha me jetuar ne nje vende ku kane bere zullum shekullor me gjenerata.
Nuk eshte mire te akuzohet askush se po udheheq politike shkombetarizuese per nje vit qeverisje te nje vendi.
Qofshin te bekuar te gjithe shqipetaret qe kontribuan per clirimin e Kosoves.Qofshin te bekuara edhe gjeneratat qe heret a vone do ta bejne:nje komb,nje gjuhe dhe nje ushtri te kyqur ne integrimet veriatlantike-siq thoshte presidenti i pare Kosovar qe nuk arriti te shohe Republiken e Kosoves se Pavarur.

pimi

Numri i postimeve : 13
Age : 70
Registration date : 14/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kjo që po bën Thaçi quhet shkombëtarizim Empty Re: Kjo që po bën Thaçi quhet shkombëtarizim

Mesazh nga Lumi Mon Feb 23, 2009 3:54 pm

E shof qe i keni te ngatruara konceptet e bajraktarizmit se kush eshte me bajraktar.Hashimi dhe hazdreti ibrahimi nuk krahasohen sa qe krahasohet nata me dite. Njeri eshte themelues dhe baba i Pavaresise e tjetri(hashimi ) eshte vetem pervetsues vlerash te tjerve sepse ai vlera e merita personale nuk ka perveq atyre qe ka kercenuar dhe shantazhuar te tjeret deri sa ai erdhi ne poziten ku gjendet sot. Edhe ne kete pozite nuk do vie me . Dr Rugova ishte eshte themeli i te gjitha perparimeve kombetare te Shqiptaret e Kosoves e me tutje ndersa Hashimi eshte sajesa e kllonuar ne laboratoret e shpikura te Dulles dhe te dullagjinjeve te tjere qe e sakatosen Shqiperine Etnike ne te gjitha aspektet. Dr Rugova ka nje te kaluar autoltone shume kombetare gjysh nga stergjyshi ,gjyshi ,babai dhe vet ai (Ibrahimi) ndersa ky cuni i Polarit edhe gjysherit i kishte klysh te Krajlit e babai ( Haxhiu) posedonte manxerrke te ish regjimit jugosllavo millosheviqjan e vellezerit (ganiu) i lidhur both e krye me re gjimin e milloshit dhe me ne fund iu gjeten nje miljon dollare e dy miljon Marka ne banesen e tij ne Prishtine menjehere paslufte athua kush eshte ketu ai qe i pervetson vlerat?!!!Adem jashari Kurre nuk e njofte Hashim Thaqin e tash ku eshte bere thaqi shok i tija, ai bile ka thene veq sa te ze ate "lahperin" lahper e perdorke baca Adem kete fjale per njerzit qe ishin leva te armikut e fjalen e kishte per Hashim Thaqin etj. si ai.Hashimi duke u munduar qe te pervetsoi vlera shkon mbramje e natje te vorri i hazdretit Ibrahim vetem qe te pervetsoi vlera ndryshe Hashimi sa ishte gjalle Ibrahimi u mundua me SHIKUN e tij edhe ta ekzekutoi por qe nuk mundi se ai kishte mbrojtjen e Zotit. e tash shkon si lavirja per se vdekuri qe t'ia marre n goje(pervetsoi vlera e merita ) ngase as nuk kishte dhe as nuk ka te veta.Mos nenshkrimi i dokumentit te Rambujese me kohe kur ishte parapare i dha driten e gjelber serbise qe te masakroi popullin shqiptar te Kosoves... e nje dite edhe kjo vonese do te shqyrtohet... dhe do te gjykohen ata qe e vonuan sikur ata qe ben krime kane te njejten peshe historike dhe antishqiptare...

Lumi

Numri i postimeve : 61
Registration date : 12/12/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kjo që po bën Thaçi quhet shkombëtarizim Empty Re: Kjo që po bën Thaçi quhet shkombëtarizim

Mesazh nga pimi Mon Feb 23, 2009 9:16 pm

Shqipetaret nuk duhet te kane fare nevoje per "koncepte" te bajraktarizmit.Ka kaluar koha e bajraktarizmit dhe koha e Kanunit.Tani ,jemi ne kohen e demoracise dhe integrimeve evropiane ku nuk ka vende per bajraktar dhe bajraktarizem te cilat "Koncepte" ia kemi lene historise.
Njerzit qe mendojne se me bajraktarizem arrihet perpara nuk ia duan te miren popullit te vet dhe duhet ta analizojne mire vetevehten dhe rrethin e vet mos kane ndonje lidhje ideologjike ose miqsore apo te gjakut me ata qe kurre nuk na kane deshte te miren .Suspect albino cherry

Me kete edhe e perfundoj pergjegjen ne kete teme dhe me tutje nuk do te pergjigjem .

pimi

Numri i postimeve : 13
Age : 70
Registration date : 14/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kjo që po bën Thaçi quhet shkombëtarizim Empty Re: Kjo që po bën Thaçi quhet shkombëtarizim

Mesazh nga LEXUESI Tue Feb 24, 2009 10:30 pm

.


Edituar për herë të fundit nga LEXUESI në Sat Feb 28, 2009 11:06 pm, edituar 1 herë gjithsej

LEXUESI

Numri i postimeve : 17
Registration date : 13/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kjo që po bën Thaçi quhet shkombëtarizim Empty Re: Kjo që po bën Thaçi quhet shkombëtarizim

Mesazh nga pimi Tue Feb 24, 2009 10:50 pm

Edhepse kam thene se nuk do te pergjigjem ne kete teme jame i detyruar te jap vetem nje sqarim.Nuk e kam fjalen per z.Agim Gashin,por per autorin e shkrimit z.Shkelzen Gashi(nese ai eshte autor ne "Kohen ditore" te dates 21.05.2008-siq shkruan ne fund te shkrimit).Ne te kunderten kerkoj falje nga z.Agim Gashi.
Pershendetje ,

pimi

Numri i postimeve : 13
Age : 70
Registration date : 14/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kjo që po bën Thaçi quhet shkombëtarizim Empty Re: Kjo që po bën Thaçi quhet shkombëtarizim

Mesazh nga Agim Gashi Wed Feb 25, 2009 12:17 am

pimi shkruajti:Edhepse kam thene se nuk do te pergjigjem ne kete teme jame i detyruar te jap vetem nje sqarim.Nuk e kam fjalen per z.Agim Gashin,por per autorin e shkrimit z.Shkelzen Gashi(nese ai eshte autor ne "Kohen ditore" te dates 21.05.2008-siq shkruan ne fund te shkrimit).Ne te kunderten kerkoj falje nga z.Agim Gashi.
Pershendetje ,

I dashur Pimi dhe i dashur Lexuesi,

Mos më kërkoni falje fare sepse edhe ashtu unë nuk hidhërohem fare. Dikutimet dhe mendimet ndryshe nuk don me thënë se jemi kundër njëri tjetrit. Përkundrazi, duhet ti vlersojmë dhe qmojmë mendimet tona, këlaramni diskutimesh sepse dikush ja qëllon.
Unë Pimin e njof heret dhe nuk ia di mendimet e sotme, ndërsa Lexuesin se njof fare por për të dytë unë kam rrespekt sepse që të dytë mirë e keni kur angazhoheni për diçka që është progresive dhe me interes të përgjithshëm. Qëllimi im jetsor është ai i afrimit të shqiptarëve ma kudo që janë, lënja anash e mendimeve dhe ideologjive të huaja sepse Kosova ka nevojë për sejcilin shqiptar. Koha na kërkon të gjithëve dhe të gjithë jemi të njejtë para nevojave të atdheut.

Vllëzërisht ju përshëndes.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kjo që po bën Thaçi quhet shkombëtarizim Empty Re: Kjo që po bën Thaçi quhet shkombëtarizim

Mesazh nga LEXUESI Thu Feb 26, 2009 12:24 am

.


Edituar për herë të fundit nga LEXUESI në Sat Feb 28, 2009 11:07 pm, edituar 5 herë gjithsej

LEXUESI

Numri i postimeve : 17
Registration date : 13/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kjo që po bën Thaçi quhet shkombëtarizim Empty Re: Kjo që po bën Thaçi quhet shkombëtarizim

Mesazh nga Agim Gashi Fri Feb 27, 2009 1:39 am

Edhe këtu vlen kjo:

Vërejtje!

Të gjitha afishimet të cilat ofendojnë pa u dokumentuar fajsia e ndonjërit, do të fashihen. Jemi faqe që synonzhdukjen e armiqësive ndërshqiptare. Ata që kanë informata të sakta se kush ka vjedhë e përvetësuar mjetet e popullit, le ti paraqesin në polici dhe prokurori.

Ne nuk jemi as polici e as prokurori!

Pa hidhërime dhe vllëzërisht ju përshëndes.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kjo që po bën Thaçi quhet shkombëtarizim Empty Re: Kjo që po bën Thaçi quhet shkombëtarizim

Mesazh nga LEXUESI Sat Feb 28, 2009 10:38 pm

Agim Gashi shkruajti:Edhe këtu vlen kjo:

Vërejtje!

Të gjitha afishimet të cilat ofendojnë pa u dokumentuar fajsia e ndonjërit, do të fashihen. Jemi faqe që synonzhdukjen e armiqësive ndërshqiptare. Ata që kanë informata të sakta se kush ka vjedhë e përvetësuar mjetet e popullit, le ti paraqesin në polici dhe prokurori.

Ne nuk jemi as polici e as prokurori!

Pa hidhërime dhe vllëzërisht ju përshëndes.



Zt. Gashi nuk kishte ofendime, ato;- qe une i kisha afishuar ato ishin thenur ne gazeta dhe faqe qe kane me qindra -mijera lexues ;-nuk kishte asgje te re ne fakt, ishin te thenura te vjetra por per ju ishin te 'perqarje' te eshte dukur vetja qe ke bere shume antare dhe ke trafik andaj largoi antaret si te duash vet ...ofendimet i bejne ata/ato qe ne mungese te dijes dhe rendesise se komenteve lozin vet lojen e perqarjes...


Une jap doreheqje dhe kerkoj nga ju qe te me largoni sepse ketu nuk mund te kete dialogje dhe diskutime kur antareve u cenohet e drejta e fjales ... ju duhet t'i sherbeni fjales se lire mendimit te lire te te tjereve se tek e fundit kjo faqe sado qe ju thoni i sherben shqiptarizmes ketu une shof vetem bartje te komenteve dhe artikujve nga faqet e tjera andaj edhe kersheria , e lexuesit nuk eshte evidente dhe nuk do te joshet me atoresine e kopjuar/paste ...


p.s. I largova te gjitha afishimet e bera nga une me vetdeshire dhe largohem me vetdeshire nga faqja e juaj.


pershendetje vellazerore

LEXUESI

Numri i postimeve : 17
Registration date : 13/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kjo që po bën Thaçi quhet shkombëtarizim Empty Re: Kjo që po bën Thaçi quhet shkombëtarizim

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 01, 2009 12:19 am

LEXUESI shkruajti:
Agim Gashi shkruajti:Edhe këtu vlen kjo:

Vërejtje!

Të gjitha afishimet të cilat ofendojnë pa u dokumentuar fajsia e ndonjërit, do të fashihen. Jemi faqe që synonzhdukjen e armiqësive ndërshqiptare. Ata që kanë informata të sakta se kush ka vjedhë e përvetësuar mjetet e popullit, le ti paraqesin në polici dhe prokurori.

Ne nuk jemi as polici e as prokurori!

Pa hidhërime dhe vllëzërisht ju përshëndes.



Zt. Gashi nuk kishte ofendime, ato;- qe une i kisha afishuar ato ishin thenur ne gazeta dhe faqe qe kane me qindra -mijera lexues ;-nuk kishte asgje te re ne fakt, ishin te thenura te vjetra por per ju ishin te 'perqarje' te eshte dukur vetja qe ke bere shume antare dhe ke trafik andaj largoi antaret si te duash vet ...ofendimet i bejne ata/ato qe ne mungese te dijes dhe rendesise se komenteve lozin vet lojen e perqarjes...


Une jap doreheqje dhe kerkoj nga ju qe te me largoni sepse ketu nuk mund te kete dialogje dhe diskutime kur antareve u cenohet e drejta e fjales ... ju duhet t'i sherbeni fjales se lire mendimit te lire te te tjereve se tek e fundit kjo faqe sado qe ju thoni i sherben shqiptarizmes ketu une shof vetem bartje te komenteve dhe artikujve nga faqet e tjera andaj edhe kersheria , e lexuesit nuk eshte evidente dhe nuk do te joshet me atoresine e kopjuar/paste ...


p.s. I largova te gjitha afishimet e bera nga une me vetdeshire dhe largohem me vetdeshire nga faqja e juaj.


pershendetje vellazerore

I nderuari Lexues,

Ne nuk i bëjmë ftesa njerzëve që domosdo të jenë antarë të kësaj faqeje. Hyrja dhe dalja janë me dëshirë. Por, rrolin e disa faqeve si të kosovës.de ne nuk e kemi ndërmend ta lozim. Këtu hyhet për të mësuar e jo për tu grindë. Unë kopjoj dhe e furnizoj faqen me materiale nga kultura, letërsia, muzika e lëndë tjera që njerzit të lexojnë e jo të grinden. Mund të thuhen edhe mendime të antarëve por me fakte. Ky forum nuk është hapë të akuzohet askush sepse nuk e kemi një rrol të tillë dhe kurrë se kemi pasë as më parë. Njerzit akuzojnë, shpifin, denigrojnë por ne sdo tua vejmë veshin dhe jo në këtë faqe. Të tillët më mirë e gjejnë veten në forumet tjera ku lejohet edhe sharja, edhe shpifja, edhe denigrimi, edhe fyerjet ndër më të ndryshmet.

Më vjen keq që po na lë por sot ka me mijëra forume e web faqe shqiptare, angleze, franqeze. Ti bile që di shumë gjuhë kollaj e ke.

Me nderime
Stafi
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kjo që po bën Thaçi quhet shkombëtarizim Empty Re: Kjo që po bën Thaçi quhet shkombëtarizim

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi