Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

LDD Gjermani: "Ranë duajt e parë"

Shko poshtë

LDD Gjermani: "Ranë duajt e parë" Empty LDD Gjermani: "Ranë duajt e parë"

Mesazh nga Agim Gashi Wed Apr 21, 2010 9:19 pm

LDD Gjermani: "Ranë duajt e parë" 26115_381962358680_187205523680_3686469_7339270_n
LDD Gjermani: "Ranë duajt e parë"



Salihaj e Hajdaraj japin dorëheqje nga LDD-ja

Adem Salihaj ka dhënë dorëheqje nga funksioni i nënkryetarit të LDD-së

Adem Salihaj ka dhënë dorëheqje nga funksioni i nënkryetarit të LDD-së. Në një njoftim që personalisht Salihaj të mërkurën ua shpërndau mjeteve të informimit thuhet se “duke marrë parasysh se për një kohë të gjatë kemi pasur mospajtim konceptesh me kryetarin e LDD-se, Nexhat Dacin, jap dorëheqje nga pozita e nënkryetarit te LDD-së”.

“Unë, me shumë bashkëveprimtarë të tjerë u larguam nga LDK-ja dhe e themeluam LDD-në që t’i ruajmë parimet, frymën dhe vizionin rugovist. Këtë e bëmë, sepse konsideruam se këto vlera janë të domosdoshme për zhvillimin e proceseve demokratike dhe kombëtare të Kosovës. Për fatin tonë të keq, menjëherë pas themelimit te LDD-se,u ballafaquam me një koncept krejt tjetër të kryetarit te LDD-se, Nexhat Daci, koncept ky i cili nuk kishte asgjë të përbashkët me konceptin e filozofisë politike, te frymës dhe vizionit te Presidentit Rugova.

Pak kohë pas themelimit te LDD-së, në kryesinë e LDD-së u proklamua se identitet i LDD-së nuk ishte Presidenti Rugova dhe vizioni i tij, por LDD-ja tash kishte identitetin dhe vizionin e ri, e ai ishte identiteti dhe vizioni Daci. Në kryesinë e LDD-së asnjëherë nuk u lejua që të zhvillohej një debat dhe të merrej një qëndrim për mbrojtjen e simboleve te Presidentit Rugova. Në punën e kryesisë, por edhe në gjithë LDD-në, u manifestua një frymë e vrazhde autoritare dhe totalitare e Nexhat Dacit, e cila shembi çdo iluzion se ne LDD do te kishte demokraci, fryme dhe vizion rugovian. Fryma autoritare shkoi deri në atë masë, sa qe anëtarët e kryesisë së LDD-së, të shumtën e herëve nuk mund as te flisnin, por vetëm njoftoheshin për vendimet qe tashme kishte marrë Nexhat Daci.

Ata,edhe kur ndonjëherë rralle mund te flisnin, kishin frike edhe ta merrnin fjalën, për shkak se kryetari partisë, Nexhat Daci, ua merrte fjalën dhe i fyente në mënyrë te vrazhdë, duke i quajtur të çmendur, apo njerëz që kanë probleme me veten e tyre. Gjate më tepër se tri vjetësh sa isha nënkryetar i kryesisë se LDD-së, asnjëherë nuk u lejua votimi demokratik ne këtë kryesi. Nexhat Daci pat deklaruar se përderisa ai te ishte kryetar i LDD-se, në ketë kryesi nuk do te kishte votim.

Gjatë kësaj periudhe, u manifestua një nepotizëm ekstrem në LDD. Të gjithë anëtaret e familjes së Nexhat Dacit, gruaja, djali, vëllai, miqtë dhe shokët e tij personalë, bashkëvendësit e tij, mjekët e tij, morën funksione te rëndësishme në të gjitha organet e LDD-së, duke lënë jashtë këtyre organeve njerëz me aktivitet dhe kontribut më tepër se 17-vjeçar”, ka thënë Salihaj.

Në komunikatën e tij të dorëheqjes, Salihaj ka akuzuar rëndë Dacin edhe keqpërdorime financiare, monopol në shpenzimin e mjeteve.

“Asnjëherë nuk u aprovua një plan financiar i buxhetit, e as një raport financiar i vërtetë. Asnjëherë nuk u lejua një forme e monitorimin dhe e kontrollit te mjeteve financiare. Qindra mijëra euro e franga zvicerane u përdoren thjesht nga Nexhat Daci, një pjesë për nevojat e partisë, por një pjesë e madhe edhe për nevojat personale te Nexhat Dacit, familjes se tij dhe të shokëve te tij. Nexhat Dacin dhe disa rreth tij i pengoi vazhdimisht rugovizmi im dhe lufta ime kundër krimit te organizuar. Në vend që të më jepte përkrahje për këto vlera, ai ne vazhdimësi beri një lufte te hapur e te fshehte kundër meje, e cila ne fund kulmoi edhe me eliminim nga lista e Këshillit Kombëtar te partisë. Gjatë tërë kohës sa ishin ne kryesinë e LDD-se, unë kam vërejtur një afërsi shume te madhe te Nexhat Dacit me strukturat e PDK-se. Ka edhe shumë gjëra te tjera, për të cilat jap dorëheqje nga pozita e nënkryetarit te LDD-se. Do te mundohem që në proces t’i shpjegoj dalëngadalë të gjitha këto”, thuhet në komunikatën e Salihajt, shpërndarë mediave.

Tomë Hajdaraj jep dorëheqje nga LDD-ja

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Dardanisë Tomë Hajdaraj ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga LDD-ja, duke ndjekur kështu hapat e nënkryetarit të kësaj partie, Adem Salihaj, i cili po ashtu gjatë ditës ka bërë të ditur dorëheqjen e tij nga LDD-ja.

Hajdaraj ka konfirmuar për Kosovapress dorëheqjen e tij, duke thënë se këtë veprim e bënë në shenjë proteste ndaj logjikës totalitare të kryetarit Nexhat Daci.

“Në shenjë proteste ndaj instalimit të logjikës totalitare dhe shmangies nga veprimet themeltare të LDD-së si dhe shmangies nga rugovizmi të bëra nga Nexhat Daci, jap dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha aktivitetet dhe funksionet e LDD-së”, ka thënë ai.

Hajdaraj ka theksuar se në LDD është instaluar logjika përjashtuese dhe këtë e ka dëshmuar edhe miratimi i statutit të partisë në konventën e fundit.

“Për shkak të mospajtimit dhe përsëritjen e logjikës përjashtuese që u instalua së voni në LDD dhe aprovimin e statutit totalitar të dizajnuar për nevojat e Dacit dhe grupit e tij, jap dorëheqje edhe nga anëtarësia dhe pushojë aktivitetin tim politik në LDD”, ka thënë ai.

Ai ka paralajmëruar se do të ketë edhe të tjerë nga kryesia dhe nga anëtarësia e LDD-së që do të ndërmarrë hapa të tillë, ndërkohë që ka thënë se ende ky grup, që sipas tij, nuk është i vogël, nuk i ka të qartë hapat e mëtejmë politikë që do t’i marrë.

Sidoqoftë, Hajdaraj beson grupi që do të dalë nga LDD-ja do t’i ketë dyert e hapura, ngase janë persona që kanë bagazh, aktivitet dhe përvojë të madhe politike.


ldd gjermani fb/boss

LDD Gjermani: "Ranë duajt e parë" 27747_396815418680_187205523680_3928061_2289292_n



LDD Gjermani: "Ranë duajt e parë" 27747_396815558680_187205523680_3928062_7489974_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi