Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adem Salihaj jep dorëheqje nga funksioni i nënkryetarit të LDD-së

Shko poshtë

Adem Salihaj jep dorëheqje nga funksioni i nënkryetarit të LDD-së Empty Adem Salihaj jep dorëheqje nga funksioni i nënkryetarit të LDD-së

Mesazh nga Agim Gashi Thu Apr 22, 2010 2:22 am

Adem Salihaj jep dorëheqje nga funksioni i nënkryetarit të LDD-së



Adem Salihaj jep dorëheqje nga funksioni i nënkryetarit të LDD-së 21adem4




Prishtinë, 21 prill - Adem Salihaj ka dhënë të mërkurën dorëheqje nga funksioni i nënkryetarit të LDD-së. Në një komunikatë-njoftim që personalisht Salihaj ua shpërndau mjeteve të informimit thuhet se “duke marre parasysh se per nje kohe te gjate kemi pasur mospajtim konceptesh me kryetarin e LDD-se,Nexhat Dacin, jap doreheqje nga pozita e nenkryetarit te LDD-se. Unë, me shumë bashkëveprimtarë të tjerë u larguam nga LDK-ja dhe e themeluam LDD-në që t’i ruajme parimet, frymen dhe vizionin rugovist. Këtë e bëmë, sepse konsideruam se këto vlera janë të domosdoshme per zhvillimin e proceseve demokratike dhe kombëtare të Kosoves. Për fatin tonë të keq, menjëherëë pas themelimit te LDD-se,u ballafaquam me një koncept krejt tjetër të kryetarit te LDD-se, Nexhat Daci, koncept ky i cili nuk kishte asgjë të përbashkët me konceptin e filozofise politike, te frymes dhe vizionit te Presidentit Rugova. Pak kohë pas themelimit te LDD-sëe, në kryesinë e LDD-së u proklamua se identitet i LDD-së nuk ishte Presdienti Rugova dhe vizioni i tij, por LDD-ja tash kishte identitetin dhe vizionin e ri, e ai ishte identiteti dhe vizioni Daci. Në kryesinë e LDD-së asnjehërë nuk u lejua që të zhvillohej një debat dhe të merrej një qendrim per mbrojtjen e simboleve te Presidentit Rugova.
Në punen e kryesisë, por edhe në gjithë LDD-në, u manifestua një frymë e vrazhde autoritare dhe totalitare e Nexhat Dacit, e cila shembi çdo iluzion se ne LDD do te kishte demokraci, fryme dhe vizion rugovian.
Fryma autoritare shkoi deri në atë masë, sa qe anëtarët e kryesisë së LDD-së, të shumten e herave nuk mund as te flisnin, por vetem njoftoheshin per vendimet qe tashme kishte marrë Nexhat Daci. Ata,edhe kur ndonjehere rralle mund te flisnin, kishin frike edhe ta merrnin fjalen, per shkak se kryetari partisë, Nexhat Daci, ua merrte fjalen dhe i fyente në mënyrë te vrazhdë, duke i quajtur të çmendur, apo njerëz që kanë probleme me veten e tyre.
Gjate më teper se tri vjetesh sa isha nënkryetar i krasisë se LDD-së, asnjëherëë nuk u lejua votimi demokratik ne këtë kryesi. Nexhat Daci pat deklaruar se perderisa ai te ishte kryetar i LDD-se, në kete kryesi nuk do te kishte votim.
Gjate kesaj periudhe,u manifestua nje nepotizem ekstrem ne LDD. Te gjithe anetaret e familjes se Nexhat Dacit, gruaja, djali, vellai, miqet dhe shoket e tij personal, bashkëevendasit e tij, mjekët e tij, moren funksione te rëndësishme në t gjitha organet e LDD-se, duke lënë jashtë këtyre organeve njerëz me aktivitet dhe kontribut më tepër se shtatëmbëdhjetë vjeçar”.
Në komunikatën e tij për dorëheqjen salihaj ka akuzuar rëndë Dacin edhe keqpërdorime financiare, monopol në shpenzimin e mjeteve. “Asnjëherë nuk u aprovua një plan financiar i buxhetit, e as nje raport financiar i vërtetë. Asnjehere nuk u lejua nje forme e monitorimin dhe e kontrollit te mjeteve financiare. Qindra mijera euro e franga zvicerane u perdoren thjesht nga Nexhat Daci, një pjesë për nevojat e partisë, por një pjesë e madhe edhe per nevojat personale te Nexhat Dacit, familjes se tij dhe të shokeve te tij”, thuhet në komunikatë.
“Nexhat Dacin dhe disa rreth tij i pengoi vazhdimisht rugovizmi im dhe lufta ime kunder krimit te organizuar. Në vend që të më jepte perkrahje për këto vlera, ai ne vazhdimesi beri nje lufte te hapur e te fshehte kunder meje, e cila ne fund kulmoi edhe me eleminim nga lista e Keshillit Kombetar te partisë.
Gjatë tërë kohes sa ishin ne kryesinë e LDD-se, une kam verejtur nje afersi shume te madhe te Nexhat Dacit me strukturat e PDK-se.
Ka edhe shumje gjera te tjera, për të cilat jap doreheqje nga pozita e nenkryetarit te LDD-se. Do te mundohem që në process t’i shpjegoj dalëngadale të gjitha keto”, thuhet në dunf të komunikatës së Adem Salihajt.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi