Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato: NJERIU ME SHPIRTIN E MOHIMIT

Shko poshtë

Vullnet Mato: NJERIU ME SHPIRTIN E MOHIMIT Empty Vullnet Mato: NJERIU ME SHPIRTIN E MOHIMIT

Mesazh nga Agim Gashi Thu Apr 22, 2010 1:22 pm

Vullnet Mato: NJERIU ME SHPIRTIN E MOHIMIT 24819_1231934249662_1568334934_30469152_841016_n


Vullnet Mato: NJERIU ME SHPIRTIN E MOHIMIT 25809_1228496043709_1568334934_30462502_1833648_n
Vullnet Mato

NJERIU ME SHPIRTIN E MOHIMIT




Është një njeri
që më vret mendimin e bukur
dhe degët e nervave m’i shkund pa mëshirë.
Një njeri që në skutat e trurit
shpërfilljen ka strukur
dhe hesht për gjithçka të admiruar
e me qëllim të mirë.

Dukuritë pozitive që i reflektohen
te veshët dhe retinat e syrit,
ai i mbyll dhe i shuan
brenda shqisave indiferente,
si brenda kaskës hermetike
që përdor motoçiklisti,
dhe nuk do të dijë asgjë
ç’ka ndodh rreth vetes.

Madje dhe nga gjallëria gazmore
ndjehet i shqetësuar,
se buzagazi i të tjerëve
e bën të pëlcasë.
Dhe largohet
me gishtat e duarve në xhepa reshtuar,
si me dhjetë salciçe të radhitura
në qeska plastmas.

Dhe për të mos u zgjatur dorën
të tjerëve miqësisht,
shkon duke pështyrë vetvrasjen e fjalëve të veta.
Përherë i dashuruar
me vetveten marrëzisht,
sikur të qe dashuria e vetme
që pret nga jeta.

Shpirtvogël dhe meskin,
nga të gjithë njerëzit veçuar,
shëtit vështrimin gri
nga mëngjesi në darkë.
Ndonëse prej kohësh
fytyrën e akullt ia ka mbuluar,
myshku i neverisë së njerëzve
që vegjetojnë përqark.

Dhe duket ky njeri
si i ambalazhuar në kuti karton,
për t’u mbrojtur nga goditjet
dhe përplasjet e askujtit.
Ky njeri në këllëf
me shpirtin që gjithçka mohon,
dhe si mall pa shoqërues
lëviz drejt askundit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi