Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mersel Ismaili: GAURR ADILI-EMËRTIMI "MAQEDONIA VERIORE", DOMOSDOSHMËRISHT SHTRON PYETJEN E RRADHËS SE...

Shko poshtë

Mersel Ismaili: GAURR ADILI-EMËRTIMI "MAQEDONIA VERIORE", DOMOSDOSHMËRISHT SHTRON PYETJEN E RRADHËS SE... Empty Mersel Ismaili: GAURR ADILI-EMËRTIMI "MAQEDONIA VERIORE", DOMOSDOSHMËRISHT SHTRON PYETJEN E RRADHËS SE...

Mesazh nga Agim Gashi Fri Apr 23, 2010 3:08 pm

Mersel Ismaili: GAURR ADILI-EMËRTIMI "MAQEDONIA VERIORE", DOMOSDOSHMËRISHT SHTRON PYETJEN E RRADHËS SE... 25099_101361099905989_100000962980034_9058_6194168_n

GAURR ADILI-EMËRTIMI "MAQEDONIA VERIORE", DOMOSDOSHMËRISHT SHTRON PYETJEN E RRADHËS SE...

EMËRTIMI "MAQEDONIA VERIORE", DOMOSDOSHMËRISHT SHTRON PYETJEN E RRADHËS SE, KU NDODHEN: "MAQEDONIA JUGORE", "MAQEDONIA LINDORE" DHE "MAQEDONIA PERËNDIMORE"?!

Kohëve të fundit, jo vetëm opinioni kombëtar shqiptar, por edhe ai i huaj, është njoftuar se krijesës artificiale me emrin FYROM, të cilës emërtimin "Republika e Maqedonisë" ia ka kontestuar dhe mohuar Greqia, kurse gjuhën dhe identitetin shtetëror e kombëtar të saj ia ka mohuar dhe vazhdon t'ia mohojë Bullgaria, si kurse edhe Serbia që ia konteston dhe ia mohon Kishën.

Pse Greqia?
Sepse, Greqia është shumë e vetëdijshme se krijesa artificiale me emrin "Maqedoni", si ish republikë e gjashtë e ish RSFJ-së, është ngritur mbi territorin e Shqipërisë Natyrale dhe mbi territorin e Bullgarisë Natyrale;
Sepse, Greqia është shumë e vetëdijshme se, Maqedonia e Egjeut (Antike), me kryeqendër Selanikun, aktualisht ndodhet në Greqi;
Sepse, Greqia është shumë e vetëdijshme se, sapo krijesa artificiale me emrin "Maqedoni", të pranohet në strukturat euro-atlantike (BE dhe NATO), ajo do të shfaqë pretendimet e saj territoriale, për bashkimin e Maqedonisë së Egjeut me "Maqedoninë".
Prandej Greqia nuk ia njeh emrin, që krijesa artificiale me emrin "Maqedoni" e quan emertim kushtetues të saj.

Pse Bullgaria?
Sepse, Bullgaria është shumë e vetëdijshme se, krijesa artificiale me emrin "Maqedoni", është ngritur mbi territorin e Shqipërisë Natyrale dhe territorin e Bullgarisë Natyrale;
Sepse, Bullgaria është shumë e vetëdijshme se, Maqedonia e Pirinit (Antike), me kryeqendër Sandanskin, aktualisht ndodhet në Bullgari;
Sepse, Bullgaria është shumë e vetëdijshme se, sapo krijesa artificiale me emrin "Maqedon", të pranohet në strukturat euro-atlantike (BE dhe NATO), ajo do të shfaqë pretendimet e saj territoriale për bashkimin e Maqedonisë së Pirinit me "Maqedoninë".
Prandej, Bullgaria nuk ia njeh as gjuhën, që ua quanë gjuhë bullgare, dhe as identitetin e tyre kombëtar, dhe i quanë popull bullgar.

Pse edhe Serbia ?
Sespe, edhe Serbia i ka pretendimet e saj ndaj krijesën artificiale me emrin "Maqedoni", dikur republikë e gjashtë e RSFJ-së dhe shumë më herët, në kohën e Mbretërisë SKS (Serbo-Kroato-Sllovene) e njohur edhe si Juzhna Serbia (Serbia Jugore), i ka patur dhe i ka pretendimet e saj territoriale gjatë shpërbërjes së "Maqedonisë", prandej edhe nuk ia ka njohur dhe as nuk ia njeh kishën e saj sllavo-maqedonase.

Po pse jo edhe Republika e Shqipërisë dhe partitë politike të Shqipërisë Lindore?!
Republika e Shqipërisë (Shqipëria Londineze) ishte shteti i parë, kur FYROM (në vitin 1992) shpalli pavarësinë e saj nga ish RSFJ, që pa asnjë kusht për të drejtat elementare kombëtare të shqiptarëve të Shqipërisë Lindore (nën pushtimin e kolonizimin sllavo-maqedonas), edhe e njohu ndërkombëtarisht.
Edhe partitë politike shqiptare të Shqipërisë Lindore: PPD (Partia për Prosperitet Demokratik), PDSH (Partia Demokratike Shqiptare), BDI (Bashkimi Demokratik për Integrim) dhe PDR (Partia Demokracia e Re) asnjëherë nuk e kanë kontestuar ekzistencën e krijesës artificiale me emrin "Maqedoni", dhe jo vetëm kaq, por edhe me programet e tyre edhe e kanë njohur sovranitetin e "Maqedonisë" mbi trojet e Shqipërisë Lindore, si dhe kanë ndihmuar në forcimin dhe ekzistencën e krijesës artificiale me emrin "Maqedoni", pjesë e cilës ishte edhe veprimtaria luftarake ( e vitit 2001) e Ushtrisë Clirimtare Kombëtare (UCK).
Dhe, krijesa arificiale me emrin "Maqedoni", ne vend që shqiptarëve, sidomos Republikës së Shqipërisë dhe partive politike shqiptare të Shqipërisë Lindore,
t'iu ishte mirënjohëse, ajo iu është kundërpërgjigjur me vrasje, me burgime, me tortura, me dhunë dhe me gjenocid mbi popullin e pafajshëm e të pambrojtur shqiptar të Shqipërisë Lindore.
Pra, sepse Tirana zyrtare, që do të duhej të ishte "Piemonti i Cështjes Kombëtare Shqiptare", siç e ka pas dashur dhe kërkuar edhe intelektuali i shquar atdhetar - Mr. Ukshin HOTI dhe sic e duam dhe e kërkojmë edhe ne intelektualët atdhetarë të Shekullit të Ri (XXI), sepse kështu Tiranën zyrtare e obligon edhe Kushtetuta (Kurani dhe Bibla) e Republikës së Shqipërisë, garant i të cilës është dashur dhe duhej të ishte vetëm Presidenti i Republikës së Shqipërisë, ka ndjekur dhe po ndjek një poltikë servile ndaj të huajve, ku për pasojë edhe ka bërë koncesione në favor të fqinjëve të Republikës së Shqipërisë dhe në dëmë të interesave kombëtare të Shqipërisë Natyrale dhe perspektivë së saj dhe të realizimit të ribashkimit kombëtar shqiptar, të të gjithë shqiptarëve dhe të trojeve të tyre, në një shtet të vetëm kombëtar, me emrin Shqipëria e Ribashkuar.

Emërtimi "Maqedonia Veriore", domosdoshmërisht shtron pyetjen e rradhës se,ku ndodhen: "Maqedonia Jugore", "Maqedonia Lindore" dhe "Maqedonia Perëndimore"?!
Nëse kohëve të fundit, në opinionin vendorë dhe ate të huaj, është hjedhur propozimi që, krijesa artificiale me emrin FYROM (IRJM) të emërtohet "Maqedonia Veriore", atëherë domosdoshmërisht do të shtrohen edhe pyetjet e tjera të rradhës, se ku ndodhen: "Maqedonia Jugore", "Maqedonia Lindore" dhe Maqedonia Perëndimore"?!
Dhe, nëse partitë politike shqiptare të Shqipërisë Lindore (Lugina e Vardarit-ILIRIDA), deri më sot nuk kanë qenë të angazhuara dhe as të pyetura për
për përcaktimin e ardhshëm të krijesës artificiale me emrin FYROM apo "Maqedoni", tani e në të ardhmen, ata (do të jenë të detyruara) që të deklarohen dhe të pyeten, nga populli shqiptar i Shqipërisë Lindore (Shkupit, Kumanovës, Tetovës, Gostivarit, Kërcovës, Dibrës, Strugës, Ohërit, Prespës, Manastirit, Përlepit dhe Velesit) se ku ndodhet kjo "Maqedonia Prëndimore", a është pjesë e "Maqedonisë Veriore" apo pjesë e Shqipërisë Lindore?
Nga an tjetër, kryetarët e mahallave, si:
1. Zotin Mënduh Thaci, kryetarin e partisë së mëhallës (lagjes) së Tetovës (PDSH), do ta pyesim dhe Ai do të duhet të na e thotë se, ku ndodhet kjo Tetova e Tij, ndodhet në "Maqedoninë Veriore", apo në "Maqedoninë Perëndimore", që është Shqipëria Lindore?
2. Zotin Ali Ahmeti, kryetarin e partisë së mëhallës (lagjes) së Kërcovës (BDI), do ta pyesim dhe Ai do të duhet të na e thotë se, ku ndodhet ky Zajazi i Tij, ndodhet në "Maqedoninë Veriore", apo në "Maqedoninë Perëndimore", që është Shqipëria Lindore?
3. Zotin Imer Selmani, kryetarin e partisë së mëhallës (lagjes) së Shkupit (PDR), do ta pyesim dhe Ai do të duhet të na e thotë se, ku ndodhet ky Shkupi i Tij, ndodhet në "Maqedonë Veriore", apo në "Maqedoninë Perëndimore", që është Shqipëria Lindore?
4. Zotin Isni Shaqiri, kryetarin e partisë së mëhallës (lagjes) së Kumanovës (BDK), do ta pyesim dhe Ai do të duhet të na thotë se, ku ndodhet kjo Kumanova e Tij, ndodhet në "Maqedoninë Veriore", apo në "Maqededoninë Perëndimore, që është Shqipëria Lindore?
5. Edhe Zotin Rufi Osmani, sapo Ai ta krijojë partinë e mëhallës (së Tij), të Gostivarit, qoftë kjo edhe parti qytetare, e llojit BDI apo PDR, apo "nacionale", e llojit PDSH, gjithsesi se do ta pyesim dhe Ai do të duhet të na thote se, ky Gostivari i Tij, ku ndodhet, ndodhet në Shqipërinërinë Natyrale apo në "Maqedoninë Veriore"?
6. Gjithashtu, edhe ata që do te mundet (më vonë) të krijojnë parti të mëhallës (lagjes) së Dibrës, apo edhe të mëhallës (lagjes) së Strugës, sepse vetëm këta dy mëhalla (lagje) të Shqipërisë Natyrale aktualisht na kanë ngelur pa parti mëhallash (lagjesh), siç edhe kanë mëhallat (lagjet) e tjera të Shqipërisë Natyrale: Tetova, Kërcova, Shkupi, Kumanova dhe Gostivari, do t'i pyesim dhe ata dy (struganin dhe dibranin) dhe ata do të duhet të na thonë se, ku ndodhet Dibra apo Struga e tyre, ndodhen në Shqipërinë Lindore apo në "Maqedoninë Veriore".
Dh, gjithë këtë, tani e në të ardhmen do ta bëjë, sic e ka bërë edhe më herët, intelektuali i shquar atdhetar shqiptar, Zoti Koço DANAJ, por këtë radhë dhe në vazhdimësi, një gjë të tillë do ta bëjë në emër të Platformës së Shqipërisë Natyrale dhe në cilësinë e Kryetarit të Komitetit të Shqipërisë Natyrale, si dhe me mbështetjen (morale, politike, kombëtare dhe logjistike) të FBKSH-së dhe të të gjitha strukturave të tij, që i kam lindur dhe i kam rritur, ashtu sic nëna i lind dhe i rritë fëmijët e saj, por qe edhe do t'i madhështoj edhe shumë e më shumë.


Tiranë, më 17 Maj 2009.
Mersel Ismaili: GAURR ADILI-EMËRTIMI "MAQEDONIA VERIORE", DOMOSDOSHMËRISHT SHTRON PYETJEN E RRADHËS SE... 26830_108010632574369_100000962980034_54104_6331588_n

Mersel Ismaili: GAURR ADILI-EMËRTIMI "MAQEDONIA VERIORE", DOMOSDOSHMËRISHT SHTRON PYETJEN E RRADHËS SE... 26830_108010699241029_100000962980034_54105_6577705_n




https://www.facebook.com/profile.php?id=100000962980034&v=app_2347471856&ref=profile#!/photo.php?pid=61965&op=1&o=global&view=global&subj=253233358513&id=100000640781445

https://www.facebook.com/#!/profile.php?id=100000640781445&ref=mf

www.fdbk.eu
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi