Ajet Nuro:Shqipëria siç e gjeta
Ajet Nuro:Shqipëria siç e gjeta
Ajet Nuro
Shqipëria siç e gjeta
Përshtypje nga udhëtimi në Shqipëri, prill-maj 2007
Shkoni këtu nëse dëshironi të shikoni vetëm pamje
Shqipëria siç e gjeta
Përshtypje nga udhëtimi në Shqipëri, prill-maj 2007
Shkoni këtu nëse dëshironi të shikoni vetëm pamje
Bie telefoni. Përgjigjem. Do ta bëj dasmën aty nga prilli, - Më thotë veç të tjerash kunati. Ti je më i largëti. Vendos, kur të të bëhet më e mira... More, - i them,- nuk e lë dot tutje nga vera ti, se dhe ne të tjerët kemi angazhime, kemi fëmijët në shkollë... Se ç'më ngatërroi me Italinë, për ta bërë martesën e tij çështje ndërkombëtare... Nejse, ai nuk më kish lënë edhe shumë të zgjidhja . E provokova: - Do biletat e avionit dhe unë të mos të vij fare?! Kush e hante atë kokërr ulliri?! Joooo, kam nevojë për njerëz unë dhe jo për paré. E, pas shakave i hyjmë hesapeve. Dëgjo, me 19 prill kam provimin e fundit,-i them,-po nisem të nesermen. Ok, më përgjigjet zëri nga ana tjetër e fillit, i bie që dasma të bëhet më 29 prill. Bingo!
Duke ikur të premten nga Montreali llogaritëm 2 javë e 2 ditë. Për të udhëtuar në Shqipëri, dy javë janë pak, por janë dy javë më tepër nga hiç... dhe më besoni se prilli e maji janë muajt më ideal për të udhëtuar...në Shqipëri, Jo shumë vapë, jo shumë pluhur, jo shumë drita por edhe këtu më mirë nga hiç...
Në vitin 2003 ndenja 2 muaj në Shqipëri por nuk munda ta vizitoj vendlindjen, Tepelenën. Vajza, tashmë më e rritur ma kish kërkuar me ngulm : Dua të vizitoj fshatin ku ke lindur ti, baba. Para se të nisesha nga Montreali, i telefonova vëllait në Tiranë dhe i kërkova të më organizonte një udhëtim në Tepelenë. Vëllai, jo vetëm që nuk ma prish kurr por, edhe atij i pëlqejnë udhëtimet, ndonëse udhëtimi për vendlindjen tonë nuk është dhe aq i lehtë. - Do të të gjej vëllai një fuoristradë (në shqip duhet të jetë ndonjë fjalë që sigurisht duhet të ketë kuptimin e makinës dhe mushkës të marra së bashku...).
Pra, sapo mbrrita në Tiranë dhe bëra edhe turistë të tjerë për vehte, më 24 prill u nisa drejt Tepelenës me një delegacion prej rreth 10 vetash.
Pra, sapo mbrrita në Tiranë dhe bëra edhe turistë të tjerë për vehte, më 24 prill u nisa drejt Tepelenës me një delegacion prej rreth 10 vetash.
Një qëndrim diku në një nga kafenetë e shumta që gjenden në anë të rrugës që të çonë në jug ishte e vetmja dalje nga qëllimi i udhëtimit. Një ndalim në Kras mund të quhet fillimi i vizitave në Tepelenë. Më thanë që kushëriri im Engjëlli kishte hapur një kafene dhe ja pra një rast për të qëndruar në Kras. Lokali i kushos nuk ishte dhe aq i madh por i pastër dhe i zbukuruar me shije, nuk të çudit fakti që e gjetëm plotë dhe e lamë plotë.
Nuk ka fshat në Tepelenë ku të mos kem kushërinjë, të afërt apo të largët, shok apo edhe thjesht të njohur. Diku aty në Mogila, aty ku ndahet rruga kombëtare me rrugën që të çonte në ish-minierën e qymyrgurit një tjetër kushëriri im ka hapur një biznes. Në fakt ai ka vite që ushtron aktivitetin aty dhe njihet nga të gjithë sidomos qytetarët e Memaliajt dhe nga fshatrat përreth. Vetëm disa metra më tej ndodhet Vjosa, lumi që ndan Tepelenën në dy pjesë. Përtej Vjosës shikojmë fshatin Dukaj ku ka lindur nëna ime. Nga Dukaj u nis para afro një shekulli gjyshi im Jaho Sinani, me dy vëllezrit e vetë për të shkuar në vendin e ëndrrave në Amerikë. Krahas realizimit të qëllimeve ekonomike, Jaho Sinani u bë një nga anëtarët më aktiv të shoqërisë Vatra në Boston. Në vitin 1920, kur Vlora vuante nga thundra e të huajve, Jaho Labi la rahatin e tij në Amerikë, mori vëllezrit dhe u nis për të mbrojtur Vlorën. Rangu dhe edukata familjare bënin që Jaho Sinani të mos shikonte vetëm interesat e veta ekonomike, por të vihej në krye të lëvizjeve për mbrojtjen e vendit. Kështu pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste në vitin 1939, Jaho Sinani do vihej në krye të një këshilli antifashist territorial. Gjithë sa Jaho Sinani bëri për Shqipërinë, do ti shpërbleheshin me internime, dënime dhe keqtrajtime nga ana e komunistëve që luftën çlirimtare e kthyen në revolucion të dhunshëm që kishte edhe si objektiv zhdukjen e fisnikërisë shqiptare. Jaho Sinani nuk ishte një rast i shkëputur. Udhëheqës të luftës si Zenel Shehu që luftuan të huajt me armë në dorë dhe i ofruan luftës për çlirimin e vendit gjithë pasurinë që kishin, ndonëse i shpëtuan plumbit të fashistëve italianë apo nazistëve gjermanë nuk i shpëtuan pabesisë komuniste. Zeneli ishte nga Toçi dhe pas luftës, kur e pa se punët nuk po shkonin siç u premtua, nuk iu durua pa ja thënë Hoxhës një « Nuk e kishim kështu muhabetin... » Dhe përgjigja... një plumb kokës.
Nuk ka fshat në Tepelenë që të mos ketë dhënë ndihmesë në historinë, në kulturën apo në folklorin shqiptar. Ndoshta legjenda urbane e do që Tepelena të jetë vend politikanësh apo vend ku ka mbretëruar komunizmi dhe idetë komuniste. Harrohet fakti që ndoshta tepelenasit kanë vuajtur po aq sa edhe pjesa tjetër e vendit në mos më tepër. Shumë nuk e dinë por, tepelenasit organizuan në vitin 1948 një kryengritje kundër regjimit komunist. Kryengritja e Zhabokikës dështoi, por ajo tregoi se tepelenasit kurr nuk e pranuan komunizmin që iu imponua. Sidoqoftë, ndonëse pranë, le ta lemë Zhabokikën në punën e vetë... Rruga drejt Buzit, kalon nga ish miniera e qymyrgurit të Memaliajt. Dikur një nga shtyllat e ekonomisë së rrethit, sot në gjendje kome, miniera duket si relike. Sidoqoftë ajo është subjekti me të cilën janë të lidhuara fatet e kaq e kaq familjeve tepelenase dhe më tej, familje që janë mbajtur nga të ardhurat që minatorët siguronin nga puna jashtëzakonishtë e vështirë e minatorit.
Nuk ka fshat në Tepelenë ku të mos kem kushërinjë, të afërt apo të largët, shok apo edhe thjesht të njohur. Diku aty në Mogila, aty ku ndahet rruga kombëtare me rrugën që të çonte në ish-minierën e qymyrgurit një tjetër kushëriri im ka hapur një biznes. Në fakt ai ka vite që ushtron aktivitetin aty dhe njihet nga të gjithë sidomos qytetarët e Memaliajt dhe nga fshatrat përreth. Vetëm disa metra më tej ndodhet Vjosa, lumi që ndan Tepelenën në dy pjesë. Përtej Vjosës shikojmë fshatin Dukaj ku ka lindur nëna ime. Nga Dukaj u nis para afro një shekulli gjyshi im Jaho Sinani, me dy vëllezrit e vetë për të shkuar në vendin e ëndrrave në Amerikë. Krahas realizimit të qëllimeve ekonomike, Jaho Sinani u bë një nga anëtarët më aktiv të shoqërisë Vatra në Boston. Në vitin 1920, kur Vlora vuante nga thundra e të huajve, Jaho Labi la rahatin e tij në Amerikë, mori vëllezrit dhe u nis për të mbrojtur Vlorën. Rangu dhe edukata familjare bënin që Jaho Sinani të mos shikonte vetëm interesat e veta ekonomike, por të vihej në krye të lëvizjeve për mbrojtjen e vendit. Kështu pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste në vitin 1939, Jaho Sinani do vihej në krye të një këshilli antifashist territorial. Gjithë sa Jaho Sinani bëri për Shqipërinë, do ti shpërbleheshin me internime, dënime dhe keqtrajtime nga ana e komunistëve që luftën çlirimtare e kthyen në revolucion të dhunshëm që kishte edhe si objektiv zhdukjen e fisnikërisë shqiptare. Jaho Sinani nuk ishte një rast i shkëputur. Udhëheqës të luftës si Zenel Shehu që luftuan të huajt me armë në dorë dhe i ofruan luftës për çlirimin e vendit gjithë pasurinë që kishin, ndonëse i shpëtuan plumbit të fashistëve italianë apo nazistëve gjermanë nuk i shpëtuan pabesisë komuniste. Zeneli ishte nga Toçi dhe pas luftës, kur e pa se punët nuk po shkonin siç u premtua, nuk iu durua pa ja thënë Hoxhës një « Nuk e kishim kështu muhabetin... » Dhe përgjigja... një plumb kokës.
Nuk ka fshat në Tepelenë që të mos ketë dhënë ndihmesë në historinë, në kulturën apo në folklorin shqiptar. Ndoshta legjenda urbane e do që Tepelena të jetë vend politikanësh apo vend ku ka mbretëruar komunizmi dhe idetë komuniste. Harrohet fakti që ndoshta tepelenasit kanë vuajtur po aq sa edhe pjesa tjetër e vendit në mos më tepër. Shumë nuk e dinë por, tepelenasit organizuan në vitin 1948 një kryengritje kundër regjimit komunist. Kryengritja e Zhabokikës dështoi, por ajo tregoi se tepelenasit kurr nuk e pranuan komunizmin që iu imponua. Sidoqoftë, ndonëse pranë, le ta lemë Zhabokikën në punën e vetë... Rruga drejt Buzit, kalon nga ish miniera e qymyrgurit të Memaliajt. Dikur një nga shtyllat e ekonomisë së rrethit, sot në gjendje kome, miniera duket si relike. Sidoqoftë ajo është subjekti me të cilën janë të lidhuara fatet e kaq e kaq familjeve tepelenase dhe më tej, familje që janë mbajtur nga të ardhurat që minatorët siguronin nga puna jashtëzakonishtë e vështirë e minatorit.
As një orë rrugë dhe i afrohemi Buzit. Një rrugë kjo që dikur, në kohën që tash i kemi vënë epitetin koha e monizmit, zgjaste rreth 3-4 orë nga qyteti i Tepelenës për të mbrritur në qendrën e zonës ndoshta më të madhe të Tepelenës, Buzit. Buzi, ishte i harruari ose ndoshta i dënuari i regjimit të shkuar pasi gjatë gjithë regjimit të Hoxhës edhe një rrugë për ta lidhur me Tepelenën nuk iu bë. E vetmja rrugë që e lidhte me qendra të tjera ishte ndërtuar nga Italia gjatë luftës me Greqinë. Por se mos vetëm dje... Edhe sot zona e Buzit mbetet zona më e pazhvilluar e rrethit të Tepelenës. Braktisjet masive, largimet drejt qyetetit dhe në botën e jashtëme e kanë bërë zonën e Buzit një zonë të boshatisur dhe pothuajse të shkatërruar. Nga ana politike, nëse Tepelena ka përfaqësimin më të madh për frymë në parlament apo në sferat e larta të politikës, nga Buzi nuk ka asnjë përfaqësues. I vetmi që ka përfaqësuar zonën dhe që ka qenë biri i zonës ka qenë zoti Sadik Bejko përfaqësuesi i PD në legjislaturën 1992-1996. Ndoshta, nënpërfaqësimi politik i zonës dhe nënvleftësimi që vjen me të janë historike dhe traditatat, qofshin këto të mira apo të këqia, nuk ndryshohen kollaj.
Ndoshta duket e pavend të kritikojmë (shajmë) regjimin e Hoxhës për gjendjen e sotme të një zone në Shqipëri dhe ndoshta ndonjëri mund të më thotë « edhe ti mo, i qepur atij regjimi... » dhe mund të ketë të drejtë, por do të desha që dikush ti përgjigjet një pyetje që unë gjerë më sot nuk i kam gjetur një përgjigje të përshtatëshme. Mirë me njerëzit e asaj zone, po me pyjet ç'patën ?... Në fakt rrugën që dikur lidhte Buzin me « botën » e kishin bërë italianët dhe mirëmbahej nga njëfarë « Rruga-Ura » e epokës. Ndryshimi i vetëm që solli ai regjim ishte zhveshja dhe lënia lakuriq e rrugës në të gjitha segmentet. Dikur, rruga kalonte mes pyjesh që sot nuk kanë as nam as nishan. Pse ? Sepse gjatë regjimit të Hoxhës, fjala e urtë « Në pyllin e botës (tjetrit) ta heqin
sopatën nga dora » e humbi kuptimin. Sepse pylli ishte i të gjithëve, ashtu si dhe tokat ashtu si dhe pemët ... ashtu si dhe jeta që ishte e gatshme ti dhurohej partisë apo dhe në mos dhurohej mund të të merrej. Shikoni këto foto për të ilustruar shkatërrimet e bëra në kohën kur ekzistonte pasuria e të gjithëve dhe e asnjërit. Ato flasin vetë. Sigurisht për këto shkatërrime, askush nuk mban përgjegjësi sepse ato u bënë sipas ligjeve të kohës...
Revishti
Revishti është një lagje e vogël, para se të mbrrish në qendër të lokalitetit të Buzit, në rrugën që kalon tash nga sektorët e minierês së Memaliajt. Një lagje e vogël nga ka dal njëri prej figurave më të spikatura të mençurisë dhe humorit të asaj zone, Sefedin Kreci i njohur nga të gjithë me emrin Sefedin Limja apo xha Sefedini, për ne të rinjtë. Për ata që se kanë njohur, xha Sefedini ka qenë partizanë dhe luftoi me armë në dorë për çlirimin e vendit. Mik i Sabri Godos, ai nuk do kishte fat më të mirë nga Godo me Partinë e Punës. Komunistët nuk u dukej dhe aq i përkushtuar për partinë dhe i gjetën një kleçkë për ta përjashtuar. Dhe xha Sefedini e dha përgjigjen e tij siç dinte ai të jepe përgjigje: -Kur më bëri Limja ( i ati...) nuk më bëri me teser partie...
Një histori nga dhjetra histori dhe anekdota të xha Sefedinit. Xha Sefedini, punonte për ndërmarrjen pyjore dhe kështu i binte të shëtiste gjithë fshatrat e zonës. Goditi të kaloj me një fshat që po bënte analizën vjetore të punës në kooperativë. - Mund të marr pjesë thotë xha Sefedini? - Po si jo, - ia kthejnë drejtuesit e mbledhjes. Dhe siç ishte zakoni në diskutimet tip të asaj kohe, kishte vetëm lavdrime dhe çuditërisht në atë fshat kishte dy-tre veta që ishin me një dorë (sakatë) dhe edhe më e çuditëshmja ishte se gjithë diskutatntët mburrnin vetëm këta kooperativistë : Shembull ka qenë filani e filani që me njê dorë... siç e tha edhe parafolësi, shembull tek ne ka qenë filani dhe filani që me një dorë... Xha Sefedini nuk duroi dhe u ngrit e tha: - Më falni po nga sa kuptova unë në këtë fshat më punëtorët dhe më të dalluarit janë ata me që kanë një dorë. Unë do tu sugjeroja gjithë juve të tjerëve të prisni nga një dorë që të bëheni të gjithë të dalluar...
Një histori nga dhjetra histori dhe anekdota të xha Sefedinit. Xha Sefedini, punonte për ndërmarrjen pyjore dhe kështu i binte të shëtiste gjithë fshatrat e zonës. Goditi të kaloj me një fshat që po bënte analizën vjetore të punës në kooperativë. - Mund të marr pjesë thotë xha Sefedini? - Po si jo, - ia kthejnë drejtuesit e mbledhjes. Dhe siç ishte zakoni në diskutimet tip të asaj kohe, kishte vetëm lavdrime dhe çuditërisht në atë fshat kishte dy-tre veta që ishin me një dorë (sakatë) dhe edhe më e çuditëshmja ishte se gjithë diskutatntët mburrnin vetëm këta kooperativistë : Shembull ka qenë filani e filani që me njê dorë... siç e tha edhe parafolësi, shembull tek ne ka qenë filani dhe filani që me një dorë... Xha Sefedini nuk duroi dhe u ngrit e tha: - Më falni po nga sa kuptova unë në këtë fshat më punëtorët dhe më të dalluarit janë ata me që kanë një dorë. Unë do tu sugjeroja gjithë juve të tjerëve të prisni nga një dorë që të bëheni të gjithë të dalluar...
Gjonçi
Në krah të qendrës së Buzit ndodhet lagja Gjonç nga ku Buzi duket si në pëllëmb të dorës. Aty gjer vonë ka jetuar familja e bashkshortes sime dhe një vizitë aty është e paevitueshme. Por lagja, si dhe lagje dhe fshatra të tjerë të zonës ngjan si fshat i Kosovës së pasluftës...Madje nuk di pse por edhe ata që kanë ngelur atje në fshat, sepse kanë një dëshirë shtazarake ti shikojnë shtëpitë e të ikurve lakuriq. Sepse nuk gjen shtëpi që të mos jetë plaçkitur, që të mos i jetë hequr porta apo dritarja pale, relike të tjera që ndoshta nuk kanë ndonjë vlerë të madhe tregtare le të themi por, që për të zotët janë të një vlere të pallogaritshme pse janë të lidhura me një jetë të lënë mbrapa...
Një personazh ... turistik...
Çfar kënaqësie për fëmijtë që nuk kanë parë kafshë veç në kopësht zoologjik. Aty në anë të rrugës një lop që kullot, është një ngjarje historike, ndërsa një gomar që për ne është një kafshë e dënuar për të shërbyer, për fëmijët që në Kanada nuk kanë parë qenie të tilla, ai mund të bëhet heroi i ditës. Një e njohura jonë, shkonte në Buz, me gomar, dhe ua plotësoi dëshirën të gjithë fëmijëve të grupit për ti hipur gomarit dhe për të pozuar në të.
Institucione të harruara
Ne krah të Gjonçit dhe pa mbrritur në Buz, poshtë rrugës, është spitali apo më mirê ish-spitali sepse nga spitali i Buzit ka ngelur veç ngrehina dhe ... kujtimet se dikur aty ishte një spital. Sigurisht Doktor Abazi nuk është aty, as Zeno, as Papi. Gjithë mjekët janë larguar, por edhe infermierët, ata që kanë ngelur nuk shkojnë më në spital. Ata janë ambulantë...në kafene, në shtëpi...Vetë Buzi, dhe kur themi Buzi kemi parasysh një krahinë të tërë që përfshihet në të, është kthyer në një zonë fantomë
Më në fund në Buz
Më në fund mbrrijmë në Buz. Ishte e martë dhe si duket edhe dita për të marr asistencën. Kjo dukej tek të njohurit e mi të shumtë që gëzimin e marrjes së asistencës e kishin festuar aq sa alkoli ndihej që larg... Ndonëse ndërtesat në Buz ishin në gjendje të mjeruar për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tyre nga amortizimi dhe mos vënia dorë, një gjë më gëzoi ishte fakti që në ndërtesën e komunës, edhe ajo jo në gjendje më të mirë se të tjerat, valvitej flamuri kombëtar. Mbase gjë e vogël, por domethënëse. Por vetë i pari i komunës përbënte edhe një elementet shpresëdhënëse se dikush mendon për atë zonë. Bujari, kryetari i komunës dal nga zgjedhjet lokale të po atij viti, mik i familjes sime, artist dhe i vendosur në Tiranë, kishte konkuruar nën flamurin e PD dhe la Tiaranën për ti shërbyer Buzit. E pyeta se çfarë kishte ndërmend të bënte për Buzin. Nuk më tha se do bënte mrekullira por gjëra që do ta bëjnë Buzin më të vizitueshëm dhe më krenar. Do bëjë rrugët dhe do bëj monumentin e Tafil Buzit, shtoi ai. Kush është Tafil Buzi ?
Tafil Buzi
Tafil Buzi është për Buzin si Skënderbeu për shqiptarët, si Ali Pashë Tepelena për tepelenasit pra një farë princi i historisë së asaj zone që nuk i kanë munguar figurat asnjëherë. Tafil Buzi është krenaria e asaj zone. Figurë qendrore në qëndresën kundër Turqisë në vitet 30 të shekullit të 19-të.
Aty në Buz ndodhet shkolla e mesme ku unë kam kaluar 4 vjetë. 4 vjetë vajtje e ardhje. At'herë nuk lodhesha. Tani po të më thonë ta ribëjë atë rrugë... Nejse, të udhëtoje tre-katër orë në ditë mbase nuk është edhe aq sakrificë por kur mendon se kjo sakrificë bêhej për tu bërë ... agronom. Sidoqoftë, kam qenë me fat sepse në shkollën e mesme pata profesorë të zot, sidomos Nikitën, profesorin e letërsisë. Ndonëse shkolla e mesme kishte profil agronominë, ne arritëm të merrnim një kulturë të përgjithëshme. Në Shqipëri shkollat bujqësore, mbinë si kërpudhat pas shiut aty nga vitet 70-80 të shekullit të kaluar dhe qëllimi ishte krijimi i një bujqësie intensive e të përparuar. Fatkeqësht, bujqësia shqiptare as dje dhe as sot nuk u bë dot moderne dhe e zhvilluar...
Pas një takimi të shkurtër me kryetarin e komunës, zotin Bujar Skëndaj, sipas programit nisemi drejt Selckës. Jo në këmbë... Nuk mund ta mohoj se pranvera kish bërë punën e vetë. E tham që pyjet ende nuk e kishin marr veten nga « lufta e kllasave » por bari nuk kishte më frikë të shpërthente në ato ditë fund-prilli. Rrugës ndalova të shijoja pamjet e liqeneve artificiale ( ai i Buzit dhe ai i Komarit) dhe rrugët që i kisha shkelur dikur për ditë. Diku, duket fshati Komar. Ata që e njohin ndoshta e lidhin emrin e këtij fshati me grupin polifonik nga më të njohurit në Tepelenë. Xhevoja, Rushani, Veizi dhe të tjerë djemë e vajza të këtij fshati e bënë të njohur tek të gjithë dashamirësit e polifonisë labe fshatin Komar. Por, nga Komari është origjina e një nga personaliteteve më të mëdha që Tepelena ka nxjerr në kohët tona, poetit dhe kritikut të madh, profesorit tim në Universitetin e Gjirokastrës, Sadik Bejko.
Selcka
I vendosur nëpër kodra, fshati Selckë nuk ka ndonjë gjë që të shënohet në hartat turistike të botës. E vetmja gjë që mund të shënohet është një burim i ftohtë në kufirin mes tij dhe fshatit fqinj Panaritit të Beratit. Dhe ky burim është i lidhur me një legjendë. Uji i ftohtë dhe i lehtë nuk është legjendë por realitet. Ndonëse Selcka nuk është ende në hartat turistike, për ne, që kemi lindur aty, Selcka është minierë ... nostalgjie. Në ato baltra është formuar karakteri ynë, qëndrueshmëria, nëpër shtëpira na është edukuar mirësjellja, mikpritja, vyrtytet më të mira por edhe heshtja. Heshtja ka qenë arma më e mirë për të mos u bërë pré e nenit 56 apo agjitacion- propagandës... Nuk po zgjatem me shembuj...
E megjithatë, kur i del fshatit nga sipër, sepse vetëm nga aty mund të hyhet në fshat, fshati ngjan si një qendër e banuar fantomë. Ka lagje që nuk kanë më banorë, Ka lagje që kanë ngelur me një zot. Ai zotëron gjithshka, kullotat, pemët, ndërtesat që çuditërisht duken sikur kanë përballur ndonjë luftë. Në historikun e fshatit nuk ka ndonjë të tillë të shënuar...
Fshat fantomë e megjithatë jo pak emra njihen në gjithë Shqipërinë. Feti Zeneli është jo vetëm poet por, edhe një nga gazetarët më në zë në Tiranën e sotme. Emrin e tij e sheh në shumë nga të përditshmet e Tiranës. Ndoshta nuk mund ti përmend dot të gjithë « të famshmit » e fshatit tim por nuk mund të lë pa përmendur atë që më ka « trainuar » në gjuhë-letërsi mësuesin tim Agim Xhelili, Ai sot vazhdon të edukoj fëmijët diku në Tiranë (çfarë fati për ata që janë nxënësit e tij...) dhe redakton në një nga të perditëshmet e Tiranës.
Të gjthë kanë ikur nga fshati veç disave. Mes tyre edhe Muharremi. Ai është nga lagja ime. Është i respektuar dhe i respekton të gjithë fshatarët e vetë që veç ai i di se ku ndodhen. Ndonëse me të ardhura modeste që i siguron nga puna apo nga shitja e produkteve të pakta që siguron nga toka e tij por edhe ato që ia kanë lënë « të ikurit », ai mundohet ti ndjek ata pas me gëzimet, hallet, hidhërimet që ata kanë. Celulari i tij është i njohur nga të gjithë « emigrantët » e fashatit tim si nga ata që jetojnë në Tiranë edhe unë që jetoj në Montreal. Një natë para se të niseshim nga Tirana i telefonuam dhe i njoftuam vizitën dhe Muharremi na përgatiti drekën. Një vizitë në fshat nuk mund të kuptohet pa një mish në hell. « Xhirafa » thirri djali im kur e pa qengjin e therur e të futur në hell. Nuk besoj se ngjajnë edhe aq por për të një xhiraf në kopshtin zoologjik pran Montrealit është më e njohur se një qengj në Selckë të Tepelenës ku ka lindur i ati.
Muharremi. përbënë një nga rastet më të rralla të lëvizjeve demografike të shqiptarëve. Gjeolog nga profesioni, ai e kishte kaluar pjesën më të madhe të jetës së tij në qytet, në Memaliaj dhe në fshat vinte si mik. Por, kur ndodhën ndryshimet në fillim të viteve 1990, ndërsa pjesa më e madhe e banorëve të fshatit u larguan nga fshati drejt qyteteve apo në Greqi e gjetkë, Muharremi u kthye në fshat dhe i hyri punës në bujqësi, punë që për të ishte e paimagjinueshme më parë. Qëndrimi i tij në fshat është guxim dhe kur themi guxim, kjo do të thot të marësh në sy mungesën e mjekut, dritave, mjeteve të transportit etj etj. Duke vizituar fshatin tim nuk mund të rrinim pa bërë një vizitë tek pritësi ynë Muharremi. Nëna e tij ishte sëmurë dhe pak kohë pasi ikëm ne ajo u nda nga jeta. Megjithatë ne ishim atje, në fshatin tonë, me njerëzit tanë.
Shtëpia ime
Unë kam lindur në një shtëpi dy-katëshe që shprehte në një farë mënyre fuqinë ekonomike të familjes sonë. Sigurisht, me kolektivizimin e pronave, ne na ngeli veç shtëpia që edhe ashtu shqetësonte ...partinë... Kështu, shtëpia që ndëtuam kur unë isha i vogël dhe që do të na shërbente pas ndarjes me xhaxhain dhe ku kalova pjesëm më të madhe të jetës sime, ishte një shtëpi tipike fshati e viteve 70-80 të shekullit të kaluar. Nuk bëhej më fjalë për dy kate, por të kishte elementet më jetike dhe veç të tjerash kishte një dhomë që quhej dhoma e pritjes. Në asnjë rrethanë nuk di të kemi munguar në atë që quhet mikpritje shqiptare. Por shtëpia sido që të jetë ajo, të krijon atë ndjenjën e të qenit në shtëpi, vendi ku unë vet kam kaluar pjesën më të madhe të jetës sime për sa kohë isha në fshat. Megjithatë duke e parë në gjendjen që ajo ndodhej në atë ditë prilli 2007, vizita në shtëpinë time, më shkaktoi trishtim. Mbuluar nga ferrat dhe gjysëm e rrënuar, nuk munda të hyj brenda për arsye sigurie, ndonëse vajza donte të hynte dhe të vizitonte atë çfarë kishte ngelur nga shtëpia e të atit...
Post scri ptum
E kam filluar këtë shkrim në vitin 2008 e kam vazhduar në vitin 2009 dhe ja ku po i jap fund tash në 2010. Në fakt shkova në fshatin tim me shtytjen e vajzës sime por edhe për rigjallëruar kujtimet e vegjëlisë, për të ushqyer sado pak atë nostalgji që fle tek ne, ndjenjë që merr përmasa të tjera kur kalon Atlantikun. Por, kur vendlindja ngjan me një qendër të goditur nga bomba atomike, duket si një ëndërr e thyer. Aty pranë shtëpisë sime, ka qenë dikur qendra shëndetësore, që për ne ishte "spitali" i fshatit. Me apo pa thonjëzat, ky institucion kishte vlerat e një spitali. Duke e patur pranë shtëpisë sime, për mua ishte edhe më i vlefshëm. Por, në gjendjen që e pash unë, vendin që dikur na shëronte plagët, tash na shkakton plagë. Por... si çdo ndërtesë edhe spitali, mbahet nga njerëzit...
Këtë vit, në fund të këtij muaji bëhen 3 vjetë që kam vizituar Shqipërinë. Sivjet kam dëshirë të jem përsëri atje, ndonëse nuk do të mundem dot ta rivizitoj vendlindjen. Por, lajmet nga andej të bëjnë të mendosh se djemtë e asaj ane nuk e harrojnë vendlindjen dhe punojnë për të. Kështu, disa djem të Selckës, ndërta kushërinjë të mi biznesmenë dhe vëllai im, kanë punuar për të përmirësuar gjendjen e rrugës që të çon në fshatin Selckë por sidomos rrugën që të çon në lagjen time. Ndërsa kryetari i komunës së Buzit për të cilin ju kam folur më sipër, i ka realizuar premtimet e tij për ti ndryshuar fytyrën asaj zone. Kështu, ai ka kompletuar rrugën që të çon të në Buz. Premtimi tjetër, ai për ti ngritur Tafil Buzit një monument u bë gjithashtu realitet. Shumë buziot, të vjetër e të rinjë, u mbloshën vitin e kaluar (2009) për të festuar këtë ngjarje. Dhe miqtë e mi më dërguan foto të monumentit të Tafil Buzit. Dhe unë po e ndaj një nga këto foto me Ju...
E pra Buzi, Selcka e fshatrat e tjera të asaj zone lëvizin, ndryshojnë. Ne i përjetojmë ato vende për ditë veç duke u dhënë emra si Montreal, Toronto, New York, Athinë, Romë...Dhe kur kemi mall u drejtohemi fotografive. Edhe ashtu të sakatuara siç na duken ata fshatra në pamjet e fiksuara, ne me mend i riparojmë, e marrim forca...
Dikur xhaxhai im Qani Nuro, u largua nga fshati për në qytet. Në një moment, në një nga vizitat e shumta që na bënte kur ne ende ishim në fshat, xha Qanua (siç e thërrisnim) nxori nga xhepi një guriçkë dhe më tha: "E shikon këtë guriçkë?". "Po" - i thash. "Ky është gur Selcke", - më tha, "E mbaj gjithmonë me vehte dhe sa herë që kam mall e nxjerr dhe e shikoj, e çmallem"- më tha. Duke patur një respekt të jashtëzakonshëm për Të, e dija që ky ishte një rit madhështor që një njeri me karakter të fort si xhaxhai im duhet të kishte arsye të fort që ta bënte. Arsyen e kam kuptuar plotësisht në vitet e emigrimit. Këtej urës së Qabes, edhe guret e Selckës kthehen në simbole...
Montreal, Kanada
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Ajet Nuro:Përshtypje udhëtimi – Shqipëri korrik 2010 - Pjesa e parë
» Ajet Nuro - Unë, ti ai ose ajo/ Ne, ju, ata ose ato; Po Shqipëria?
» Ajet Nuro:Më 29 qershor 2009
» Nga Ajet Nuro, Montreal, Kanada
» Ajet Nuro:Dhjetori i shqiptarëve
» Ajet Nuro - Unë, ti ai ose ajo/ Ne, ju, ata ose ato; Po Shqipëria?
» Ajet Nuro:Më 29 qershor 2009
» Nga Ajet Nuro, Montreal, Kanada
» Ajet Nuro:Dhjetori i shqiptarëve
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi