Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agim Musta: Vuajtjet tona në burg, nuk ka penë që t’i përshkruajë

Shko poshtë

Agim Musta: Vuajtjet tona në burg, nuk ka penë që t’i përshkruajë Empty Agim Musta: Vuajtjet tona në burg, nuk ka penë që t’i përshkruajë

Mesazh nga Agim Gashi Sun Feb 22, 2009 1:00 pm




Historiani dhe shkrimtari rrëfen vuajtjet e tij në burgjet dhe kampet e punës në kohën e diktaturës
Intervistoi Julia Vrapi
Historiani dhe shkrimtari Agim Musta është një prej atyre njerëzve, të cilët kaluan disa vite të jetës së tyre në burgjet e diktaturës komuniste. Realiteti i asaj kohe është përshkruar me anë të fakteve dhe statistikave në botimet e shkrimtarit, i cili i ka vuajtur edhe vetë ato kohë. Agim Musta ka lindur në Gjirokastër në vitin 1930. Studimet e larta i ka kryer në fakultetin Filologji-Histori në Universitetin e Tiranës. Ka punuar si mësues në rrethet Sarandë, Kuçovë dhe Tiranë. Në vitin 1962 është dënuar me 13 vjet burg politik për veprimtari anti-komuniste. Pas lirimit nga burgu ka punuar në punë të rënda kryesisht në ndërtim. Për krimet e komunizmit ai deri tani ka botuar 12 libra. Gjatë kësaj interviste ai na tregoi disa detaje të jetës së tij në burgjet dhe kampet e punës në kohën e diktaturës.

-Në vitet e diktaturës u dënuat me 13 vjet burg. Si ndodhi?
Ishte e zakonshme në atë kohë që çdo njeri në Shqipërinë e diktaturës së Enver Hoxhës e kishte shpatën e demokleut prapa kokës. Megjithatë ne në vitin 1960, një grup shokësh me Pjetër Arbënorin, Riza Kuçin etj, krijuam një grup antikomunist, dhe pas kësaj ne u arrestuam dhe u dënuam. Para se të arrestohesha isha mësues i historisë në gjimnazin e “50-vjetori” i Kombinatit. Në formuam nj grup antikomunist në vitin 1960, me shpresë se diktatura do të rrëzohej. Meqenëse Enver Hoxha u shkëput nga Blloku i Lindjes, shpresuam se ai do të rrëzohej patjetër. Mirëpo ne nuk i kishim bërë llogaritë mirë, sepse Kina dhe Mao Ce Duni që i kishte rënë hemorragji, mendonte që Shqipërinë do ta bënte patjetër fanar ndriçues në të gjithë botën, i dha Enver Hoxhës 400 milion dollarë cash. Ai i hoqi Enver Hoxhës litarin nga gryka dhe i zgjati atij jetën për vite të tjera.
-Si ishin vitet tuaj në burg?
Në fillim mua më çuan në burgun e Burrelit, ku kam qenë për 5 vjet. Ky burg ishte i sigurisë së lartë dhe aty kanë vdekur 250 intelektualë dhe të burgosur, duke filluar që nga data hapjes në vitin 1946 dhe deri sa u mbyll në vitin 1990. Në burgun e Burrelit ishte një regjim jashtëzakonisht i rreptë, që ia kalonte edhe kampeve naziste. Atje kishte vetëm 400 gramë bukë misri të prishur. I ftohti arrinte deri në minus 27 gradë, sidomos kujtoj dimrin vitit 1963, kur hejet e akujve ishin sa trupi i njeriut në këmbë. Shumë të burgosur i kanë marrë dhe i kanë mbyllur në biruca pa bukë, pa ujë, deri sa kanë gjetur vdekjen. Një i tillë ishte dhe ish kryeministri Koço Koto, i cili bashkë më disa të tjerë u mbyllën në biruca.
-Çfarë kujtoni nga vuajtjet tuaja gjatë viteve të burgut?
Në mëngjes nuk hanim asgjë, pasi atje nuk të jepnin mëngjes. Në drekë një lëng orizi ose patatesh, ku shikoheshin krimbat që bënin not brenda në atë lëngun e zi. Në dark na jepnin një gotë çaj pa sheqer. Pasi bëra këto vite në burgun e Burrelit shkuam në kampin e punëve të detyruara në burgun e Laçit, ku ndërtohej fabrika e acidit sulfurik dhe e plehrave fosfatike.
-Ç’mund të na thoni për këto kampe?
Këto kampe për mua ishin si një doble burg. Ato ishin jo vetëm burg, por dhe edhe punë e detyruar nga 10 orë në ditë.
-Po njerëzit e familjes kur ju takonin?
Kur ishim në burgun e Burrelit familjet vinin një herë në muaj dhe ne i takonim gjatë një takimi disa minutash, duke pasur shumë privacione qoftë rrugën apo takimin që bëhej me të burgosurit. Në atë kohë unë nuk kam qenë i martuar dhe ishte një lumturi që në burg të ishe beqar, sepse do të kishe dhe privacione të familjes. Në atë kohë kanë ndodhur dhe shumë tragjedi. Gratë nga presioni i saj kohe u divorcuan nga burrat, dhe fëmijët mbeteshin rrugëve.
-Si ishin ato pak minuta pushim në burgun e Burrelit?
Sipas rregullores në atë kohë të Ministrisë së Brendshme ishte një orën ë më mëngjes dhe një orë pasdite për të bërë pushim. Por kjo orë reduktohej me urdhër të sigurimit në gjysmë ore, por në disa raste dhe në një çerek ore. Aty ne dilnim në oborrin burgut gjoja për ajrosje dhe aty shkëmbenim ndonjë mendim dhe pritnim përmbysjen e diktaturës që do të ndodhte një ditë. Ne kishim një besim të madh se diktatura, si të gjithë diktaturat e botës do të vinte momenti që ajo do të përmbysej, ashtu sikurse erdhi.
-Kur sëmureshit në burg, si ju trajtonin?
Ajo ishte dhe një tragjedi shumë e madhe. Unë po të jap një shembull. Një jurist i madh që ishte dënuar pa bërë asgjë Ali Selenica, u sëmur me verdhëzën e cila u kthye në një verdhëz të zezë . Ata e mbyllën në një birucë dhe aty e lanë deri sa ai vdiq.
-U bënë gati dy dekada që në jemi në demokraci. Mendoni se është bërë mjaftueshëm sot për këto figura?
Unë them se më tepër është hedhur hiri i harresës se sa është bërë për rehabilitim e këtyre figurave. Nuk ka penë që i përshkruan vuajtjet tona në burgje. Edhe sikur qielli i Shqipërisë të bëhet letër, pyjet të kthehen në lapsa dhe deti Adriatik në bojë sërish nuk do të arrijmë që të përshkruajmë krimet e komunistit dhe të diktatorit Enver Hoxha, i cili varu dhe shokët e tij. Për këto ngjarje unë kam shkruar deri tani 12 libra.

G. Sot
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi