Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Aziz Hasani:Një komunikatë

Shko poshtë

Aziz Hasani:Një komunikatë Empty Aziz Hasani:Një komunikatë

Mesazh nga Agim Gashi Sun May 02, 2010 9:48 pm

Aziz Hasani:Një komunikatë 30760_419972773335_617993335_5285929_4446592_n

Aziz Hasani:Një komunikatë


Në postën elektronike të TV Alsat sot ka arritur një komunikatë, e cila thuhet se është nisur nga Sektori për informim i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Komunikata me numër 1 mban datën 1 maj 2010 dhe është firmosur nga Arben Selimi.
“Njoftohet opinioni mbarë shqiptarë në IRJM se me datë 28.04.10. në vendin e quajtur Studenë në Karadakun e Shkupit, ku dhe ndodhej një pikë e furnizimit të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, ushtarët tanë hasën në një pritë nga forcat e armatosura sllavo-maqedonase”, thuhet në komunikatë. Në Komunikatën Nr. 1 të UÇK-së, thuhet se epilogu i këtij aksioni ka qenë “një i vrarë nga pala armike si dhe një i plagosur lehtën nga ushtarët e njësitit për mbështetje logjistike të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare”. Më tej thuhet se ‘ia bëjmë me dije gjithë opinionit shqiptarë se Ushtria Çlirimtare Kombëtare vazhdon me aktivitetin e saj në hapësirën shqiptare në, siç theksohet IRJM, përfundon Komunikata Nr 1 e UÇK-së. Kjo letër ka ardhur vetëm 4 ditë pas zbulimit të disa bunkerëve nga forcat speciale të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë në afërsi të fshatit Bllacë të Shkupit ku u konfiskua një sasi e madhe armatimi. Pas këtij aksioni, edhe policia e Kosovës njoftoi se ka vënë në pranga 7 persona në rrethinën e Kaçanikut, të cilët dyshohen se kanë lidhje me incidentin ndërkufitar të datës 28 prill. Alsat-M
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi