Vera Kurti: DISA STRATEGJI NE NDIHME TE NXENESVE ME ADHD....
Faqja 1 e 1
Vera Kurti: DISA STRATEGJI NE NDIHME TE NXENESVE ME ADHD....
...Te dashur lexues...Per kedo qe eshte i interesuar per te ditur me shume Ju lutem me shkruani konkretisht se cfare nevoje keni. Ne vazhdim do te mund te postoj akom rreth ADHD. Mos harroni se femijet me crregullime te tjera nervore perfshire ketu dhe femijet autistic mund te kene dhe ADHD...Keto Strategji duken se ndihmojne me shume mesueset por ne fakt mund te perdoren dhe nga prinderit duke ia pershtaur moshes dhe konkretisht gjendjes se femijes...Ju falemnderit per cooperimin.
DISA STRATEGJI NE NDIHME TE NXENESVE ME ADHD....
1. Stabilizo nje ambient te qete dhe te rregullt ne klase:
2. Vendos rregulla te qarta qe jane ne vazhdimesi dhe qe kerkojne vazhdimesi.
3. Mos e ngarkoni klasen me lloj gjerash. Nnxenesit me ADHD ndjehen rehat kur ne klase rregullat dhe kerkesat jane te qarta, te dukshme dhe te lexueshme si edhe me limite te prea dhe te qarta. Rregullimi dhe sistemim i klases duke filluar qe nga mjetet, baza material, tavolinat dhe karriget si edhe grupimi i femijeve ne tavolina jane kusht i domosdoshem per te lehtesuar dhe ndihmuar sado pak femijet me ADHD.
4. Per femijen me ADHD, rezervo ne klase nje vend te qete ku nuk ka shume levizje dhe kontakte (hyrje dalje) me qellim qe atij/asaj te mos i terhiqet lehte vemendja nga detyrat apo nga activitetet qe eshte duke kryer.
5. Ule nxensin me ADHD larg nga ngacmimet e jashtme apo te nxenesve te tjere qe mund te ngacmohen, si edhe nga ato obljekte qe ai/ajo munde te ngacmohen lehte si; computer, magnetofon, e deri te dritaret apo gjera te tjera ne klase qe mund ti terheqin vemendjen.
6. Kyci, celesi i suksesit me keta femije eshte: ndihme, mbeshtetje dhe ngrohtesi kudo dhe kurdo qe ata te kene nevoje.
7. Nxenesit me ADHD duke qene se shpesh e shikojne veten e tyre si te lene pas dore apo jashte angazhimeve serioze ne projekte apo detyra, gezojne dhe ju shendrit fetyra kur ju i perfshini ne pune qe duken “te rendesishme”, kur i aktivizoni qofte edhe me gjera te vogla. Vetem keshtu ata e ndiejne veten pjese te grupit, klases ku bejne pjese dhe do tu rritet deshira dhe inetresi per te punuar dhe cfare eshte me e rendesishme, do tu largohen sjelljeve apo veprimeve te tjera negative si brenda ashtu dhe jashte klases.
8. Shpjego dhe shkoqit udhezimet complekse apo detyrat komplekse dhe coptoi ato ne pjese te vogla ne menyre qe at ate jene te afte per ti manaxhuar ato.
9. Jepu udhezime me shkrim dhe te ndara ne etapa, hap pas hapi, sidomos kur kane per te pergatitur nje projekt me shume kerkesa.
10. Sigurohu qe ato i kuptojne udhezimet e shkruara apo te thena duke i pyetur ato qe ti rilexojne apo ti riperseritin me ze ne prezencen tuaj.
11. Ne pershtatje me moshen e femijes, perpiquni te perdorni strategji te tilla qe eleminojne sa me shume te folurit tuaj. Konkretisht, perpiqu te vendosesh qetesi me ngritjen e dores tuaj ose me ndezjen dhe fikjen e drites. Nxenesve me ADHD, nese nuk jane te perqendruar ose nuk jane duke punuar ne detyren qe ju I keni dhene, periqu ti japesh sinjal privat si p.sh vendos lehte doren tuaj mbi supet e femijeve pa i thene asgje, pra pa ebere object diskutimi ne klase.
12. Nese nxenesi me ADHD po perpiqet por per aresyet qe dihen nuk arrin te kuptoje kerkesat apo brendine e asaj qe i eshte dhene per te punuar athere perdorni kolorantet, ngjyrueset( ngjyruesin e verdhe qe quhet highlighter) duke i ngjyrosur pjeset apo ceshtjet kryesore ku femija duhet te perqendrohet, dhe keshtu duke I terhequr vemndjen ai/ajo do te mund te perqendrohen me lehte te pikat kryeore apo ceshtjet e rendesishme. Disa lende si Histori, Fizike, Letersi e lende te tjera qe kane pjese te gjata per te lexuar krijojne te femija me ADHD ankth, zemerim, shperqendrim, konfizion dhe shpesh jo vetem qe nuk marrin mundimin te lexojne po kriojojne problem me sjelljet e tyre dhe prishin qetesine e gjithe klases prandoj mesuesi apo dhe prindi duhet patjeter ti kene parasysh keto dhe te marrin masat qe theksuam me lart qe me pare.
13. Nje tjeter karakteristike e femijeve me ADHD eshte se ata jane shume te crregullt, me sakte kane veshtiresi ne mbajtjen ne rregull te materialeve, rrobave apo kryerjen e detyrave te ngarkuara. Si mund ta ndihmosh femijen me ADHD qe te behet nje nxenes i rregullt: pra duke mirembjajtur ne rregull mjetet, sendet shkollore dhe ato personale, lodrat apo rrobat e tyre.
• Pergatit nje tabele me nje liste te lendeve apo detyrave te femijes ku ne ate liste apo tabele shkruaj ne menyre sa me te qarte lendet dhe detyrat mesimore te femijes per gjate dites. Aty mund te jete dhe nje kollone ku femija duhet te vendos nje X apo V per te vertetuar kryerjen e detyrave se edhe te per te kontrolluar nese i ka te gjitha materialet qe i duhen per ne shkolle.
• Kjo tabele apo nje tjeter si kjo mund te sherbeje dhe per orarin e kryerjes se veprimeve te tij gjate dites ne shtepi apo ne shkolle, qe nga zgjimi ne mengjes e deri sa te flere gjume. Kjo eshte shume e nevojshme per femijet e moshave te vogla, moshat parashkollore.
• Sic e shikoni, per femijet me ADHD cdo gje duhet te jete e shkruar qarte dhe e dukshme, e expozuar, e vendosur diku dhe ajo cfare eshte e rendesishme eshte se femija duhet ta shohe vazhdimisht dhe ta plotesoje po vete pasi mesuesja apo prindi ta kete trainuar, mesuar femijen se si ta perdore.
• Qe kjo tabele te mund te jete jete gjate dhe sa me funksionale duhet laminuar ( nuk di nese kemi nje term ne shqip per aparatin Laminator). Nese ne shkolle kjo eshte e parealizueshme apop e pamundur, atehere ju si prinder mund te beni nje te tille dhe t’ia dergoni mesueses/ve dhe t’ju kerkoni ta zbatojne me perpikemeri.
• Ne varesi te moshes se femijeve, femijet e rritur duhet dhe eshte mire ta bejne vete kete orar veprimesh, natyrisht ne bashkepunim edhe me ju. Dihet se cfare efekti ka nje gje qe behet nga vete femija ne krahasim me dicka te bere nga te tjeret.
• Perfshini femijet dhe sidomos femijet me ADHD ne diskutim per hartimin e rregullave ne klase apo shtepi. Kjo ka shume efekte pasi ne kete menyre femija eshte i vetedijshem per ato cfare duhet te beje.
14. Mbani mend se nese shkolla, mesuesi/ja dhe prindi nuk ecen ne nje vije pra, nuk kane te njetat rregulla dhe nuk perdorin te njejtat strategji atehere femija eshte konfuz dhe nuk di se cilen te ndjeke. Jo vetem kaq por, kushdo qe kujdeset per femijen perfshire ketu dhe gjysherit e femijes apo dhe dado apo babysitter, duhet te jene ne nje vije, pra te perdorin te njejtat metoda, apo strategji ne punen me femijet..
15. Mos harroni se dy apo me shume qendrime te ndryshme/te kunderta demtojne cdo femije e jo me nje femije me ADHD. Kam mnedimin se kjo eshte nje nga gabimet tona si prinder por dhe si edukatore. E theksuam dhe ne shkrimin tjeter “ JO-ja apo PO-ja e nje prindi duhet te jete e tille dhe anasjellltas. Edhe nese femija ka te drejte por per momentin njeri nga prinderit mori nje vendim athehere ai vendim duhet te jete i prere dhe i pandryshueshem.
16. Nje ndihme tjeter per femijet me ADHD do te ishte, brenda mundesive tuaja, te siguroni nje computer ne menyre qe femija te kete mundesi ta perdore per te kryer detyrat mesimore. Dihet se computeri si nje mjet i ri dhe shume i pelqyeshem per femijet jo vetem i terheq ata per ta perdorur por ajo cfare eshte e rendesishme eshte se do te mund t’i ndihmoje ato me te shkruarit paster e pa gabime ortografike ( computeri ka aparatin qe vete korrigjon gabimet ortografike). shkrimi i tyre i pakujdeshem dhe me gabime te shumta ortografike i ben ata shume nervoze dhe si pasoje shpesh here as qe i perfundojne do te ishte me shume efikasitet perdoroimi I kompjuterit.
Shprehni ndaj femijeve tuaj vazhdimisht kenaqesine e kryerjes se nje detyre.
Vetem keshtu atyre do t’ju rritet interesi dhe shtohet deshira per te mesuar dhe sidomos besimi ne vete. Duke qene se ato jane gjithmone nen “survejim, kontroll” dhe vazhdimisht te kritikuar nga te tjeret kane humbur besimin ne vetvete dhe kane krijuar idene se sa do qe te punoje e si do qe te perpiqen perseri nuk jane te vleresuar nga te tjeret. Athere, pse te lodhemi kot thone ato. A nuk ju ka ndodhur te dashur prinder/mesues qe ti degjoni keta femije tek thone mami /babi/mesuesja nuk me do mua apo mesuese/mesus X me ka inat, gjithmone me bertet, me nxjerr jashte nga mesimi e te tjera si keto. Ne keto thenie mbase jo 100% eshte ashtu si thone ata por ama ka nje % te vertete dhe sa do e vogel te jete ajo % duhet vleresuar.
Per fat te keq, tendenca e mesuesve apo e prinderve eshte te shikoje tek femijet me ADHD vetem veprimet negative dhe si rrjedhoje ti fajsojne ata per cdo sjellje apo detyre te paplotesuar. Sic edhe e kemi theksuar me pare, femijet me ADHD pavaresisht rezultateve jo te kenaqshme apo sjlljeve negative ne klase shtepi apo dhe me gjere jane plotesisht apo pjeserisht te pafajshem. ”Don’t Blame the Victim Please” jo vetem kritika, jo denime te rrepta per “gabimet”.e tyre.
Transmetoni tek ata mesazhin qe i doni dhe i vleresoni per ato cfare jane. Pergezoni dhe inkurajoni per cdo sjlleje te mire apo detyre te plotesur pavaresisht shkalles se cilesise. Vleresoni perpjekjet e femijeve per te kryer detyren me shume se cilesie e punes se tyre. Nese ka perpjkeje se shpejti do te kete dhe cilesi. Kur shikoni permiresime te punes apo sjllejes se femijeve me ADHD diskutojeni dhe reklamojeni kete ne front te nxensve te tjere apo te nje grupi nxenesish. Ne kete menyre atyre u rritet morali dhe besimi te vetja e tyre dhe njekohesisht fillon te ndryshohet mendimi i nxensesve te tjere qe keta nxenes nuk jane vetem te parregullt apo te padisiplinuar, por, si gjithe te tjeret me mudesira dhe aftesira te ndryshme. Kurre mos i qortoni ne sy te tjereve aq me teper kur femija ben perpjkeje por per aresyet qe dihen nuk mundet te jape ato cfare ju prisni. Ji specific dhe trogohu nxenesve exact se cfare ata kane arritur.
Inkurajoni femijet duke ju thene: “sa bukur sot Dorela, ngrite doren para se ti pergjigjesh pyetjes.
Falemnderit per venien e mjeteve ne vendin e duhur.
Sa mire Miri, ti po zbaton porosite dhe udhezimet e mesueses/mamit dhe babit.
Sa tavoline/banke e rregullt tavolina jote Mira. Cdo gje qenka ne vendin e vet.
Me pelqen menyra si je veshur sot. Dhe kepucet te shkelqekan.
Jep vazhdimisht shperblime per sukseset apo rezultate positive si psh lodra apo gjera te tjera te pershtatshme dhe te pelqyera nga femija.
Ne varesi te moshes se femijes, ajo cfare ju mund te jepni si shperblim mund te jete dhe nje activitet, nje film vizatimor, njeloje apo computer game qe femija e ka si me te pelqyeshmen dhe qe per ta firuar ate duhet te punoje shume gjate gjithe dites. Ne varesi te moshes por dhe te gjendjes se femijes me ADHD shperblimet mund te jepen edhe pas cdo activiteti, pas cdo veprimi apo detyre te plotesuar nga femija.
Shperndaj cmime te vogla, si figura kafshesh apo personazhesh, yje apo gjera te tjera qe jepen pas cdo pjotesim aktiviteti, detyra mesimore apo sjellje te mire. Keto mund ti vini ne tabelen e perditshme ne kollonen qe eshte per te shenuar X apo V dhe ne fund te dites numerohen sa prej tyre femija ka grumbulluar. Per nje numer te caktuar p.sh nese per 10 activitete femija mund te kete grumbulluar 7-8 prej tyre atehere sipas nje marreveshje paraprake midis ju dhe femijes,femija mund te fitoj nje cmim te madh, ate te nje shetitje ne park, shikimit te nje filmi vizatimor, loje me komputer e te tjera si keto. Ne kete menyre femija eshte ne gjendje te shikoje cfare ka bere e cfare i duhet te beje pra te vete kontrolloje punen e tij. Mos harroni te vendosni tabelen kudo qe femija eshte duke punuar, qofte edhe ne edukimin fizik apo ambiente te tjera jashte klase, biles ne keto ambiente duhet akoma me shume kujdes pasi femijet me ADHD apo dhe me probleme sjelljeje kane tendencen te “abuzojne” me shume.
Do te vini re se edhe nje shterngim duarsh, nje buzeqeshje, apo dhenia e dhurates se premtuar sjell aq shume ndryshime positive dhe krijon premisa per nje te ardhme me positive te femijes. Mos harroni se duhet vazhdimesi, satbilitet ne kerkesat tuaja e sidomos ne ate te ndjekjes se asaj cfare ju prisni nga femija dhe te mire perdoroimit te asaj qe ju dhe femija keni zgjedhur si shperblim nese femija sillet mire apo ploteson detyrat e ngarkuara.
Gjithmone transmetoni mesazhe pozitiv te femijet me ADHD qe, jeni krenar per ate cfare ata jane.
Perpiquni te jeni sa me pozitve ndaj tyre. Tendenca e prinderve apo edukatoreve per te pare vetem anet negative demton shume femijen.. Vereni veten tuja ne ate rol. Supozoni qe pronari, drejtori apo punedhenesi juaj t’ju kritikoje gjithmone... si do ndjeheshit,... provoni pozicionin tjeter kur ata ju vene ne dukje ane te mira apo positive te punes tuaj se si do ndjeheshit. Vleresimi pozitiv ne fillim pasatj me kujdes anet negative.
Ndani lajme positive me familjet e femijeve me ADHD. Vazhdimisht infromoi prinderit per arritjet e femijeve te tyre. Mos harro se marredheniet pozitive shkolle- familje kane qene, jane dhe do te jene nje celes per sukses te femijeve me ADHD. Filloni te praktikoni nje protkoll apo bllok shenimesh per shkembime mesazhes midis ju dhe prinderve per ecurine e femijes gjate dites.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Vera Kurti: ...Cikel shkrimesh me rastin e Dites se Autismit...
» Shkrime dhe analiza mbi Auitsm nga Vera Kurti
» Vera Kurti:Dhimbjet e mesit dhe disa keshilla per ti lehtesuar ato..!
» Vera Kurti: “ DON’T BLAME THE VICTIM” ... “ MOS FAJESONI FEMIJEN, TE SEMURIN”.
» Sokol Demaku: Bisedë më Vera Kurti, mësuese e edukimit special më fëmijët...
» Shkrime dhe analiza mbi Auitsm nga Vera Kurti
» Vera Kurti:Dhimbjet e mesit dhe disa keshilla per ti lehtesuar ato..!
» Vera Kurti: “ DON’T BLAME THE VICTIM” ... “ MOS FAJESONI FEMIJEN, TE SEMURIN”.
» Sokol Demaku: Bisedë më Vera Kurti, mësuese e edukimit special më fëmijët...
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi