Dëshmi e stazhieres zvicerane që ka punuar pranë qëndrave të fëmijëve handikapatë në Shqipëri
Faqja 1 e 1
Dëshmi e stazhieres zvicerane që ka punuar pranë qëndrave të fëmijëve handikapatë në Shqipëri
Dëshmi e stazhieres zvicerane që ka punuar pranë qëndrave të fëmijëve handikapatë në Shqipëri
Përgatiti Dea Butrinti
Dëshmi e Emanuelës, një nënë nga Vevey, edukatore/stazhiere e pedagogjisë kurative në Fribourg, e cila ka qënë shumë herë në Shqipëri, pranë shtëpive të fëmijëve handikapatë të braktisur e jetimë në Berat dhe në Durrës.
(Dëshmi e bërë në meshën e familjeve, më 8. mars l998 në Courtepin-Zvicer, për të cilën shkruan Z. Béatrice Prisse Zindel në letrën e falenderimit drejtuar artistëve shqiptarë)
Ne duam të sensibilizojmë si edhe të veprojmë në favor të këtyre shtëpive të fëmijëve të braktisur e jetimë në Shqipëri
Fjalët që do t’ju lexoj tani janë fjalët e Marietës. Marieta është vetëm 8 vjeç. Ajo jeton në Durrës, në Shqipëri, në një shtëpi për fëmijët handikapatë. Ishte pikërisht në atë shtëpi fëmijësh që ne e takuam atë.
Ja se çfarë do t’ju tregonte ajo po të ishte këtu, përpara jush. Duhet të merrni pak kohë që ta dëgjoni, mbasi Marjeta nuk mund të flasë. Gjuha e saj, ajo e syve dhe e zemrës, thotë ndonjëherë më shumë se fjalët vetë.
«Nga djepi im i hekurt, unë shikoja dhomën në të cilën ndodhesha. Shikoja fëmijë, disa prej të cilëve shëtisnin nëpër sallë e të tjerë që qëndronin në krevatet e tyre. Ndonjëherë dëgjoja edhe zhurma që vinin nga jashtë. Nga djepi im, ditët dhe netët ishin shumë të gjata. Asgjë që mund të bëja, asgjë që mund të shihja. Herë pas here më ndërronin rrobat ose më jepnin të haja me një lugë shumë të madhe. Por s’ishte e lehtë të kapërcehej ai ushqim. E lugët vinin me një shpejtësi të madhe njëra pas tjetrës. Dhe përsëri pritje, pritje e gjatë e pafund. Nuk di të them se çfarë prisja ; ndoshta prisja vetëm të jetoja.
Një ditë, verën që kaloi, dikush shqiptoi emrin tim. Marieta… Marieta, sa emër i bukur ! Po bëhesha pra e rëndësishme për dikë, një njeri i vërtetë, pasi po më thërrisnin në emër. E pastaj dëgjova emrat e fëmijëve të tjerë, ashtu si edhe emrin e vajzës që ndodhej në krevatin pranë meje : quhej Mariela. Pastaj mësova emrin e atyre grave që merreshin me mua ; quheshin Xhulia, Nurija ose Bardha. Ato s’ishin të vetmet që vinin tek unë për të më ushqyer. Kishte edhe persona të tjerë e unë mendoj se ato vinin nga Zvicra, por ato flisnin një gjuhë të çuditshme ; më bënin për të qeshur kur mi ndërronin rrobet e mija. E kësaj here ishte një copë e llojit tjetër, më e butë. Bota m’u duk menjëherë më e madhe, më e ngrohtë.
Pastaj, ato më nxorrën nga djepi im i hekurt. Dyshemeja m’u duk e fortë, por menjëherë e kuptova se po të qëndroje në tokë e po të shtyheshe me duar e me këmbë, mund të shkoje më tutje !? Kjo gjë mund t’u duket e çuditshme, por unë nuk e kisha provuar kurrë dhe as e kisha kuptuar që salla, në të cilën unë kaloja të gjitha ditët e jetës time, të ishte kaq e madhe e të kishte kaq shumë krevate brënda saj ! Kur fillon të shikosh, të dëgjosh e të lëvizësh për herë të parë në moshën 8 vjeçare, ka shumë gjëra për t’i mësuar. Duke u mbajtur nga dora e edukatores sime të re, munda të ngrihem në këmbë e t’i vendos këmbët mbi dysheme. Oh! Nuk ishte shumë e thjeshtë një gjë e tillë. Kaviljet e këmbëve të mija përthyheshin papritur e unë rëzohesha tërë kohën, sapo ma lëshonin dorën. Por isha e lumtur ! Dikush po merrej me mua ! Më dukej vetja sikur isha ajo, aventurierja që do të zbuloja botën.
Sipërfaqja reth meje u zmadhua edhe më shumë, kur munda të ha në një sallë tjetër, ulur në një karrige. Karrigja nisi të rrëshkiste mbasi unë s’isha mësuar të qëndroja ulur në një lloj objekti të tillë. E pastaj, munda të mbaj me dorën time një lugë dhe të mësoja të ha vetë. Atëherë, vendosa që këtej e tutje të haja ngadalë. Madje kisha mundësi edhe të ndaloja, kur s’kisha më uri. Tashmë isha unë ajo që vendosja. Emrit tim Marjeta, i shtohej edhe aftësia për të vendosur vetë. S’isha më një kukull, por një fëmijë që mund të thotë « po » ose mund të thotë « jo »..
Këtë verë munda të dal për herë të parë edhe në oborrin e institutit. Dielli më vriste sytë. Kishte me të vërtetë shumë gjëra për të parë e për të mësuar. Duke u shtyrë më tej, unë mund të shkoja drejt vazos me rërë ose drejt shkallëve. Ditët filluan kështu të kalonin shumë më shpejt ! Atëhere vendosa të mësoj të eci, mbasi kisha dëshirë të shikoja e shikoja në të gjitha drejtimet.
Sot unë eci. U deshën të kalojnë katër muaj për të arritur t’i bëj vetë hapat e mij të parë. Tashmë, këmbët e mia janë forcuar. Mund të shkoj të shoh në dhomën e Ardit, Cimit e tek gjithë shokët e tjerë. Tani bëhet shumë zhurmë ; të gjithë flasin. Mbase ndonjë ditë do të filloj edhe unë. Por tani kam përshtypjen se kam filluar të jetoj me të vërtetën!"
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Adem Berisha: LIBRI NË TREG, TË ARDHURAT FËMIJËVE JETIMË NË SHQIPËRI DHE KOSOVË
» Lediana Kapaj: Adem Berisha : LIBRI NË TREG, TË ARDHURAT FËMIJËVE JETIMË NË SHQIPËRI DHE KOSOVË
» STOP DISKRIMINIMIT RACIAL TË FËMIJËVE SHQIPTARË NË MAQEDONI! (NË DITËN NDËRKOMBËTARE TË FËMIJËVE )
» Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare
» Zgjedhjet në Shqipëri:Shqipëri:SHBA-të apelojnë për zgjedhje të lira
» Lediana Kapaj: Adem Berisha : LIBRI NË TREG, TË ARDHURAT FËMIJËVE JETIMË NË SHQIPËRI DHE KOSOVË
» STOP DISKRIMINIMIT RACIAL TË FËMIJËVE SHQIPTARË NË MAQEDONI! (NË DITËN NDËRKOMBËTARE TË FËMIJËVE )
» Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare
» Zgjedhjet në Shqipëri:Shqipëri:SHBA-të apelojnë për zgjedhje të lira
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi