Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Krishti u ngjall! … shqip...

Shko poshtë

Krishti u ngjall! … shqip... Empty Krishti u ngjall! … shqip...

Mesazh nga Agim Gashi Sun May 16, 2010 6:24 pm


Krishti u ngjall! … shqip...



Reportazh nga Ajet Nuro
Këtë artikull mund ta lexoni në formatin PDF
Nuk e kishim planifikuar ta kalonim pashkën 2010 në Boston. Por, një ndërrim plani në ditët e fundit, zvendësimi i një vizite në Nju Jork, nxorri nga kushedi se kur i binte radha, një vizitë në qytetin e bukur në brigjet e Atlantikut, Boston.

Boston një emër i lidhur me emigrantët shqiptarë

Ndoshta ndonjë ditë tjetër do t'ju shkruaj më shumë për këtë qytet që për mua është nga më të bukurit në botë. Por, për ne shqiptarët, Boston ka diçka të veçantë. Nëse i citojmë një shqiptari emra qytetesh amerikanë si Nju Jork, Orlando, Kleveland, nuk besoj se instikti i parë do të ishte ta lidhte me shqiptarë apo me Shqipërinë. Por kur themi Boston, puna ndryshon. Në Boston kanë gjetur streh kaq e kaq emigrantë shqiptarë që vinin në vendin e ëndrrave dhe shumë prej tyre, ëndrrat i kthyen në realitet. Nëpër rrugët e ketij qyteti gjithë ngjyra, ka shëtitur, poeti, politikani, kleriku, shqiptari Theofan Stilian Noli, poeti, publicisti, diplomati Faik Konica, bisnesmeni i madh Antoni Athanas për të përmendur veç tre nga më të mëdhenjtë mes të mëdhenjëve. Për mua personalisht, në këtë qytet ka jetuar e punuar personazhi më i madh i familjes sime, gjyshi im, Jaho Sinani. Aty ka ushtruar aktivitetin edhe një nga shoqatat më të njohura patriotike të shqiptarëve, shoqata VATRA.

Bostoni është një stacion që nuk mund të evitohet nga delegacionet më të « rënda » që mbërrrijnë nga atdheu mëmë në Nju Jork apo Uashington. Që nga 1990 nuk ka president apo kryeministër shqiptar që nuk ka kaluar nga Boston për të takuar shqiptarët e atyshëm. Po ku shkojnë miqtë nga Shqipëria kur mbrrijnë në Boston?

Kisha e të gjithë shqiptarëve





Krishti u ngjall! … shqip... Boston_2010_222_smallNë vitin 2008 në Boston u festua 100 vjetori i Kishës Ortodokse në Boston kishë e krijuar para mbi një shekulli për t'iu shërbyer shqiptarëve ortodoks emigrant në gjuhën e tyre. 100 vjetë! Jo vetëm kaq, por, kur flitet për Kishën Autoqefale Shqiptare, nga diskutimet e pasionuara jo vetëm të ortodoksëve por të gjithë shqiptarëve, të krijohet përshtypja se kjo kishë nuk është një insitucion i shqiptarëve ortodoksë por i të gjithë shqiptarëve. Sepse, më shumë se një institucion që i mëshon përkatësisë fetare, Kisha Autoqefale Ortodokse Shqiptare ka shërbyer për të forcuar aspektin kombëtar dhe ngritjes në shkallën më të lartë të krenarisë së të qenit shqiptar dhe ortodoks. Vet fakti që në Shqipëri, institucionet fetare pushuan së egzistuari për mëse 25 vjetë, kisha e Shën-Gjergjit në Boston përbënë urën lidhëse të kësaj kishe mes epokave para dhe pas komuniste. Ndërsa kancelari i kishës së Shën Gjergjit, At Artur Liolin, shihet prej të gjithë shqiptarëve si pasardhësi i Fan Nolit.
At Artur Liolin

Krishti u ngjall! … shqip... Boston_2010_201_smallAt Artur Liolin është kancelari i kishës së Shën Gjergjit në Boston. Ai ka lindur dhe është rritur në Shtetet e Bashkuara nga një familje me tradita atdhetare. I rritur me një edukatë sa kombëtare aq edhe fetare, tek ai bie në sy një kulturë e gjerë dhe mbi të gjitha zotërimi i gjuhës shqipe. At Arturi, është nga të parët klerik që iu lejua të vizitoj Shqipërinë para rënies së komunizmit, në kohën kur Ramiz Alia donte të jepte përshtypjen e një lideri që nuk kishte frikë nga hapja e Shqipërisë apo nga bërja e një loje të tillë. Shtatlartë, energjik, me një shqipe për tu admiruar, At Artur Liolin qëndroi në Shqipërinë për tre javë në korrik-gusht 1988 duke vizituar Shqipërinë e duke dhënë edhe intervista në mediat e kohës. E kam parë për herë të parë At Arturin, si gjithë shqiptarët, në televizion gjatë vizitës së tij në Shqipëri. Në vitin 2003, si shumica e shqiptartarëve të Montrealit pata fatin të marr pjesë në takimin që ky komunitet pati me këtë personalitet të disaporës shqiptare. At Artur mori pjesë në inagurimin e shkollës shqipe Nënë Tereza të cilës ai i dha bekimin e vetë. Gjithashtu isha me fat të merrja pjesë në darkën e organizuar nga një grup shqiptarësh për nder të At Arturit. Gjatë ceremonisë së përurimit të shkollës shqipe dhe gjatë darkës së organizuar për nderin e Tij, kam vërjetur atë që ndoshta edhe shumë të tjerë që e njohin At Arturin, një njeri me vizion e kulturë, një shqiptar i madhe e i urtë. Them i urtë sepse për shkak të pozicionit e Tij, herë mbas here, At Artur ka dhënë oipinionin e tij për ngjarje të ndryshme sidomos për për ato që kanë të bëjnë me Kishën Autoqefale Shqiptare. Them se mendimi i tij ka qenë i urtë për shkak se nuk përmban atë klishe me të cilën jemi mësuar ne shqiptarët, të qenit pro apo kundër, ti pëlqej njërit apo tjetrit. At Arturi, nuk flet për ato çka nuk i takojnë.
Që nga dita kur ai ka qenë në Montreal kam qenë në kontakt me At Arturin ashtu siç kam kontakte edhe me personalitete të tjera të diasporës shqiptare. Para se të nisesha per në Boston pra, i dërgova një mesazh At Arturit i cili, ju përgjigj shpejt mesazhit tim duke shprehur kënaqësinë që do shiheshim në Boston.

Duke qenë se vendosa me vonesë të shkoj në Boston u dërgova mesazhe edhe disa të njohurve që besoja se banonin në Boston apo në shtetin e Massachusets. Doja sugjerime për vizitën në Boston. Një nga këto kontakte mu përgjigje dhe ideja që më dha më ndihmoi për të vendosur për kohën më të mirë për të vizituar komunitetin orthodoks të Bostonit. Ndonëse i kisha marr me vehte oraret e veprimatarive të organizuara për pashkën nga katedralja e Shën Gjergjit, unë do kisha shkuar aty të dielën. Ndërkohë mu sugjerua të shkoja të shtunën në darkë. Kështu, jo vetëm që vizitoja kishën e Shën Gjergjit në festën më të madhe të ortodoksëve, por kisha mundësi të vazhdoja vizitat në Boston të nesërmen.

Krishti u ngjall!

Krishti u ngjall! … shqip... Boston_2010_227_smallNjë i njohuri im tepelenas kishte një shprehje « Ti më flet greqisht në mes të Athinës » dhe besoj se donte të thoshte se nuk na the ndonjë gjë të re, ashtu si fakti që në Athinë flasin greqisht pa përbërë ndonjë çudi. Por të flitet shqip në zemër të Bostonit në një liturgji fetare... kjo është vërtet çudi. Dhe kjo çudi i ka rrënjët tek themeluesi i kishës së Shën Gjergjit At Fan Noli, i cili është në të njëjtën kohë është edhe përkthyesi dhe përshtatësi i tyre në gjuhën shqipe. Ndryshe edhe sot e kësaj dite do kishim çudinë e madhe të të folurit greqisht nga shqiptarët jo vetëm në mes të Athinës siç thoshte ai i njohuri im.

Mbrritëm në katedralen e Shën Gjergjit në orën e caktuar. Në hyrje, vullnetarë të kishës ishin të angazhuar me pritjen e besimtarëve dhe u jepnin qirinjët që do të ndiznin përgjatë meshës paskale. Një fakt tjetër domethënës që ta bënë zemrën mal tek e sheh; qirinjtë që u jepnin fëmijëve kishin të stampuar shqiponjën dy krenare, simbolin kombëtar. Çfarë këaqësie për Joe, djalin tim, që mezi priste sa ti ndizte. Në fakt, ishin qirinjë që ndizeshin duke i përthyer dhe drita me ngjyra rrinte e ndezur...

Sapo u tham pritësva tanë se vinim nga Montreali dhe se ishim shqiptarë që kishim ardhur si shqiptarë për të nderuar shqiptarët ortodoks në këtë festë të tyre të madhe, vullnetarët që na pritën shprehën atë gëzim që shprehet kur takon një mik të lagët që e sheh rrallë. « Si ini, sa shiptarë ini në Montreal, keni kishë atje » e pyetje të tjera të llojit. Kur hymë në sallën kryesore të katedrales, aty ku pritej të fillonte mesha nga minuti në minut, salla ishte plotë e përplotë. Sigurisht, ne u vendosëm një nga rreshtat e fundit dhe një nga shoqëruesit që na priti në fillim na tha të ndiheshim si në shtëpinë tonë dhe duke më parë aparatin tim fotografik më tha se mund të merrja foto sa të doja. Ne mbrritëm në orën e caktuar, domethënë pak para se të fillonte mesha. Kështu që shumë shqiptarë erdhën pas nesh dhe ndonëse salla ishte e madhe, nuk kishte vende nëpër banka për të gjithë. Kështu që shumica e tyre e ndoqi ceremoninë në këmbë.

Nja dy përshtypje të krijuara nga ceremonia

Krishti u ngjall! … shqip... Boston_2010_194_smallCeremonia udhëhiqej nga At Artur Liolin dhe nga mitropoliti, At Nikolin, vëllai i tij. Të paktën ata ishin të njohur për mua. Në ceremoni ndihmonin edhe shumë vullnetarë dhe të binte në sy numri i madh i fëmijëve dhe të rinjëve. Më bëri përshtypje edhe kori që siguronte anën muzikore të ceremonisë me këngët ceremoniale kishtare. Ceremonia zhvillohej kryesisht në shqip dhe tek tuk në anglisht. Në një moment At Artur i kujtoi asamblesë se sipas një rregulli të departamentit të zjarrfikseve të qytetit, besimtarët nuk mund ti mbanin qirinjtë ndezur përgjatë gjithë ceremonisë. E theksoj se At Artur e bëri këtë njoftim në të dy gjuhët. Se si tingëllon kur dëgjon ZJARRFIKSE në Boston nga dikush që ka lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Nuk mund të them se i njihja pjesmarrësit në ceremoninë e ringjalljes së Krishtit, por nga mosha e tyre mund të them se ata i përkisnin të gjitha brezave. Pra brezit të para Luftës të Dytë Botërore dhe brezit më të ri, atyre të pas 1990. Një familje nga këta të fundit e njohëm pasi vajza e tyre e vogël Julia filloi të luante me djalin tonë.
Duke qenë festa më e madhe e besimtarëve të krishterë Pashka e shenjtë, që sipas besimit të tyre është festa e ringjalljes së Krishtit nuk është çudi që në ceremonin e Pashkës refreni që kumbonte përgjatë ceremonisë paskale ishte KRISHTI U NGJALL! Dhe « Krishti u ngjall! » shqip, shqip shqip....

Krishti u ngjall! … shqip... Boston_2010_221_smallPas ceremonisë, sipas traditës së të krishterëve ortodoks, At Arturi dhe At Nikolin iu shpërndan besimtarëve vezët paskale të zbukurara. U afruam edhe ne. Kishim vite që nuk ishim parë me At Arturin por sapo At Arturi na pa, për çudinë time më thirri në emër. Çfarë memorie! Na kërkoi ta prisnim në sallën e pritjes sa të mbaronte ceremonia. Por At Arturi është i shumë kërkuari i shqiptarëve, sidomos në natën paskale. Ngado e kërkonin për ti folur dhe Ai si bari i mirë nuk linte besimtar pa i folur. Duke qenë se për fëmijët ishte vonë i thamë At Arturit se ne kishim adhur thjeshtë për ta parë dhe për ti uruar Pashkën e shenjtë. Ai la gjithshka dhe na shoqëroi për disa minuta duke u kujdesur të bënte edhe fotografi me ne. Të mbushur me përshtypje të paharruara, i dhamë fund asaj dite duke u kthyer në hotel për tu përgatitur për të vizituar qytetin e shkëlqyer të Bostonit.

Nëse do kishim shkuar në Nju Jork, pashka për ortodoksit dhe katolikët këtë vitë përkonte në të njëtjën ditë. Aty do kisha vizituar kishën katolike Zoja e Shkodrës. Ndoshta një ditë...

Sidoqoftë Pashka 2010 për mua do të mbetet e paharruar. Do të doja t'i falenderoja ata që na e bënë të tillë. Do të doja gjithashtu t'i uroja me një urim që nuk humbet aktualitetin: Nga mot gëzuar!

Shënim: Ky shkrim mund të lexohet pa syze 3D (tre-dimensionëshe) Shkrimi lexohet ashtu siç është shkruar dhe nuk ka nënkuptime. Ndonëse subjekti duket me karakter fetar, përshtypjet kanë karakter thjesht shqiptar.

Ajet Nuro
Montreal, prill-maj 2010
Të drejtat e botimit autori dhe TribunaShqiptare.com. Ndalohet botimi pa leje.



Foto nga ceremonia
Krishti u ngjall! … shqip... Boston_2010_227_small
Pllaka në hyrje të katedrales së Shën Gjergjit në Boston.
Krishti u ngjall! … shqip... Boston_2010_222_small
Monumenti i themeluesit të Kishës Autoqefale Shqiptare, Fan Noli, në brendësi të katedrales së Shën Gjergjit, Boston
Krishti u ngjall! … shqip... Boston_2010_194_small
Pamje nga mesha paskale, Katedralja e Shën Gjergjit, 3 prill 2010, Boston
Krishti u ngjall! … shqip... Boston_2010_195_small
Pamje nga mesha paskale, Katedralja e Shën Gjergjit, 3 prill 2010, Boston
Krishti u ngjall! … shqip... Boston_2010_201_small
At Artur Liolin gjatë ceremonisë
Krishti u ngjall! … shqip... Boston_2010_203_small
Julia e vogël dhe Joe u bënë miq në këtë mbrëmje festive
Krishti u ngjall! … shqip... Boston_2010_209_small
At Artur Liolin duke ofruar komunionin besimtarëve
Krishti u ngjall! … shqip... Boston_2010_211_small
At Nikolin duke ofruar komunionin besimtarëve
Krishti u ngjall! … shqip... Boston_2010_216_small
At Arturi duke i ndezur një qeri mysafirit të vogël nga Montreali
Krishti u ngjall! … shqip... Boston_2010_219_small
Një çift besimtar duke pozuar me At Artur Liolin
Krishti u ngjall! … shqip... Boston_2010_221_small_an
Një foto me At Arturin në kujtim të kësaj mbrëmje të paharruar
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi