Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kolec Traboini: Krishti është dashuri

Shko poshtë

Kolec Traboini: Krishti është dashuri Empty Kolec Traboini: Krishti është dashuri

Mesazh nga Agim Gashi Sun Apr 12, 2009 2:05 am

Kolec Traboini: Krishti është dashuri U1_Krishti
KRISHTI ËSHTË DASHURI
- reflektim -
Bisedë me një miken time që është më pranë engjejve të qiellit
se sa unë mëkatari i dashurisë tokësore, që ndjek më së shumti
atë udhë të Hyjit që quhet revolta hyjnore e Jezu Krishtit
ndaj sarafëve dhe mashtruesve në tempuj.
Nga Kolec TRABOINI
Fjala besim është shumëdimensionale. Nuk ka vetëm kuptimin e bindjes së verbër. Nuk ka vetëm kuptimin e mosvënjes në dyshim të koncepteve që kemi trashëguar brez pas brezi, por ka edhe kuptimin e humbjes së barazpeshës të emocionit e mendimit brënda vetes, ku ti nuk flet me priftin, por flet ne një intimitet të thellë me Atë që në çdo hall e nevojë i drejtohemi me fjalën, "O Zot!". E kam lexuar Biblën me mendje të kthjellët. Atje veç mësimit të besimit e përkushtimit, ka edhe katrauren njerëzore, dënimet që Zoti, para se të trupëzohej e shfaqej si Krisht, i jepte njerëzimit sepse ai , njerëzimi, kish shkuar tepër larg e në tjetër shteg e jo në atë që krijuesi kish parathënë, ndaj me duket mbrapështi tinezare kur për çdo marrërzi e ligësi që bëjnë njerëzit të themi "Kështu desh Zoti."
Jo ashtu nuk desh Zoti i vertetë, por zoti i rremë, vetë njeriu, sepse Zoti i vertetë, sipas asaj që kam lexuar e kuptuar, ka hequr dorë prej njeriut me shkakun se mori udhë përskajore që nga momenti i ngjizjes. Sepse Zoti e ka krijuar njeriun për ta bërë botën të bukur brenda dhe jashtë tij! E ne që tashmë e lexojmë historinë ungjillore të botës, e dimë se ndër dy pinjollët e parë që linden në këtë dhè, Abeli dhe Kaini, ndodhi një vëllavrasje. I dyti e vrau të parin pa dhembje e pa mëshirë. Pas mëkatit të prindërve Adam dhe Evë, ndodhi krimi i parë i botës që do të përshumohej me një vrasti marramëndese deri në ditët e vona.
Ndaj për t'a ndaluar rrjedhën e gjakut u shfaq Krishti, fryma e Zotit e mishëruar në trajtë njeriu, se ndoshta kështu do t'a bindëte të ndrronte udhën që kish marrë drejt greminave të shpirtit. U shfaq për t'a shpëtuar njerëzimin. Por ndodhi ajo çfarë nuk mund të mendohej. Njeriu kish shkuar aq larg në shtigjet e errta të së mbrapshtës sa ishte gati të vriste vetë Krijuesin brënda trupëzimit si Krisht. Dhe e vrau trupin, por në të vertetë njerëzimi bëri vetvrasjen më të madhe në tërë historinë e ekzistencës së vet, mëkat që nuk është shlyer kurrë , ndaj dhe të gjithë qeniet njerëzore konsiderohen si pjesëz e botës mëkatare. E kështu na quajnë, madje edhe e quajmë dhe vetveten, mëkatarë.
Që nga momenti që u shfaq në tokën e Izraelit, Krishti është Zot për ne katolikët, tek ai sëndërzohet gjithçka, me atë ne e perceptojmë jetën në cikle të ripërtrira në breza të pafundëm. Misioni ynë ndaj tij është para se devocioni, ripërtritja, çfarë nënkuptoj se popujt janë grigja e Krishtit, pasuria e vetme e tij si Zot, sepse çdo gjë tjetër e gjithësisë që shkon në skaje të pa matëshme e të pafundme, është veç gur, zjarr e shtjella gazi e yjesh, vrima të zeza thithëse të gjithësisë që përpijnë e shuajnë planete. Misioni i çdo ardhësi në këtë botë është devocioni e ripërtritja, të cilat mishërohen në atë që quhet dashuri. Çdo lloj dashurie së pari lind të Krishti, tek dashuria e sakrifica e tij për njerëzit, e pastaj kjo dashuri e madhe e zemrës së tij shumohet në miliona njerëz që përftyrohen si një pishtar që kurrë nuk duhet shuar. Këtë pishtar e mban gjallë dashuria. Ajo që vret është urrejtja, cmira, ligësia, pasioni i egër për karierë, egoja për lavdi tokësore. Ajo çfarë në aparence ndodh në jetën e përditshme e mardhëniet njerëzore, dashuria, martesa, lindja, është vetëm një shkak për të mbajtur ndezur pishtarin e Zotit në tokë. Ndaj gjithnjë kam thënë e them se Krishti është dashuri. Ndjej ta dua Krishtin shumë e shumë më tepër se ekipet e kuadruara e te veshur bukur të klerikëve, të cilët vertetë përkushtohen, por më së shumti këtë e bëjnë për interesa vetiake profesionale apo sepse janë me profesionin klerik dhe është një lloj përkushtimi i kushtëzuar. Mbetem me mendimin se Krishti është dashuri, e kurrsesi allçi, parafinë, statuja të rendomta nga artistë gjysmakë nëpër hije e skuta monastiresh, të cilat të largojnë aq shumë nga e verteta hyjnore, trupëzojnë hyjnin në objekte materiale e fare pak e shpirtëzojnë atë tek qëniet njerëzore, mesaduket shpesh e harrojnë se Krishti është pjesë e jetës dhe jo e vdekjes. Kalvari dhe vdekja ne kryq nuk shenon largimin e Zotit nga njeriu, braktisjen e tij, por shenon katarsisin, mësimin nga mekati, çfarë do të thotë se që nga shfaqja e Krishtit e përkëtej Zoti më shumë ka hyrë tek njeriu. Përjashto këtu shfaqjet e rrëma, kur njeriut i duket vetja si zot, vendos pushtetin e tij të egër mbi të tjeret, kur në të vertetë ai është një Luciferr a Kryedreq.
Sa më përket mua mund të them se i përqasem asaj pjese të grigjës që ndjek me dëshirë e vullnet e pa ndikimin e askujt të udhës e Hyjit, në aspektin që quhet revolta hyjnore e Jezu Krishtit ndaj sarafëve dhe mashtruesve në tempuj. Të jesh në paqe e harmoni me vehten dhe hyjninë, nënkuptoj të shfaqësh bukurinë njerëzore të shpirtit e cilësive të larta të mirësisë e dashurisë, sepse për këtë destinë në eterniti e ka krijuar Zoti njeriut.
Krishti është dashuri! Dashuri dhe dritë! Love & Light! Amen!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi