Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Avni Zogjani:FALJA E AEROPORTIT NDËRKOMBËTAR TË PRISHTINËS

Shko poshtë

Avni Zogjani:FALJA E AEROPORTIT NDËRKOMBËTAR TË PRISHTINËS Empty Avni Zogjani:FALJA E AEROPORTIT NDËRKOMBËTAR TË PRISHTINËS

Mesazh nga Agim Gashi Tue May 18, 2010 10:42 pm

FALJA E AEROPORTIT NDËRKOMBËTAR

Transparenca


Fundjavën që shkoi Qeveria e Kosovës shpalli fitues të koncesionit të ANP-së për njëzet vite një konzorcium francezo-turk. Ky proces është përcjellur me një mungesë serioze të transparencës. Së pari publiku kosovar nuk është njoftuar në asnjë moment për planet, modelet dhe kohëzgjatjen eventuale të koncesionit. Nuk është bërë publik as edhe një kriter dhe asnjë prag investimi që do ta bënte një ofertë të jetë serioze ose jo.

Ofertat nuk janë hapur para publikut, kurse është bërë një shfaqje ku në prani të medias u tha se u hapën ofertat por që njoftimi për përmbajtjen e tyre do bëhet një ditë tjetër. Kjo praktikisht ka shkatërruar procesin duke e bërë atë leht të manipulueshëm sepse ofertat nuk janë bërë të njohura në momentin e hapjes së tyre. Nëse oferta teknike mund të kishte qenë aspekt më komplekse, oferta eventuale finansiare dhe shkalla e investimeve të planifikuara nga ofertuesi mund të ishin të ditura qysh ditën kur janë hapur pakot.

Mungesa e një cmimi për koncesionin

Koncesioni normalisht do duhej përfshier një kundërvlerë finansiare që koncesioneri do paguante për Thesarin e Kosovës duke qenë se ANP është një kompani fitimprurëse dhe si e tillë nuk do kërkojë praktikisht asnjë investim për koncesionerin. Cfarë kuptimi ka dhënja pa asnjë kundërvlerë e një kompanije që siguron nga 15 në 20 milionë në vit dhe pse do duhej të shihej investimi si cmim që e paguan koncesioneri kur jo vetëm që finansimi i këtyre investimeve do vie nga fitimet e ANP-së, por ato investime do i shërbejnë madje para së gijthash vetë koncesionerit. Pra, Qeveria e Kosovës, duke mos dhënë kriteret dhe kushtet për koncesionim ka shkaktuar një humbje të madhe për Buxhetin e Kosovës, kurse i bie që ANP-në thjehst ia ka dhënë koncesionerit në shfrytëzim si një dhuratë pa asnjë kundërvlerë.
Mungesa e transparencës mbi monitorimin e të hyrave
Qeveria ka folur për një pjesëmarrje në dividendë në shkallën prëj 20 gjer në 40% nga të hyrat bruto të ANP-së. Së pari nuk është e qartë nëse kjo nënkupton se kjo përqindje do jetë thjesht tërë shuma që do përfitojë Buxheti i Kosovës nga ANP, apo ky i fundit do të paguaj edhe taksat e aplikueshme për tatimpagues të mëdhenj. Në anën tjetër është provuar tashmë se në këtë kompani ka qenë shumë i vështirë monitorimi i të ardhurave dhe kjo është konkluduar edhe në raporte të ndryshme, përfshier edhe në atë të OIOS (Office for Internatl Oversight Services). Ky aspekt nuk është fare rregulluar për aq sa është dhënë për opinionin publik gjer më sot.

Logjika e dëmshme ekonomike

Problemet tipike në menaxhimin e kompanive publike kanë ekzistuar edhe në ANP. Mirëpo, sikundër edhe PTK e KEK, edhe ANP është një kompoani nga e cila Buxheti i Kosovës ka pasur përfitime të konsiderueshme. Thjesht Buxheti i Kosovës me tërë atë mbipunësim, keqmenaxhim, korrupsion e probleme tjera, ka përfituar nga ANP shumë më shumë sesa do të përfitojë pas koncesionimit. Këtu, prandaj, është një logjikë ekonomike e dëmshme që thjesht motivohet nga qëllimi krejtësisht i përgjithshëm, universal dhe i pastudiuar mirë i shpallur nga Qeveria e i shtyer e motivuar nga githë faktori ndërkombëtar, sipas të cilit qëllim, duhet me cdo kusht të heqet dorë nga pronësia publike edhe nëse me privatizim e koncesionim humb Kosova. Kjo thjesht dhe hapur është një qëndrim që politika kosovare po e ndjek sepse janë të ndikuar nga faktori ndërkombëtar, të cvilët thjesht përfaqësojnë interesat e kompanive të huaja.

Koncesioni dhe luftimi i korrupsionit

Marrëdhënjet mes qeverisë dhe EULEX-it siç duket i përmirësoi pikërisht falja e ANP-së një konzorciumi francezo-turk. Shumë shpejt pas shpalljes së fituesit të koncesionit Kryeministri Thaci është takuar me shefin e EULEX-it prej nga të dy dolën më entuziast dhe me gjasa për të tejkaluar problemet në marrëdhënjet e tyre. Siç duket këto probleme i ka tejkauluar edhe ICO dhe përfaqësues tjerë diplomatik në Kosovë. të gjithë e harruan korrupsionin në nivele të larta qeverisëse me tu nënshkruar kontrata për ndërtimin e autostradës dhe falja e ANP-së edhe pse vetëm disa ditë më herët shifej qartë se ekziston një tension mes tyre.

Korrupsioni siç duket po iu shërben ndërkombëtarëve të pranishëm në Kosovë që të përfitojnë sidomos në kapjen e aseteve publike. Tashmë na është thënë qartë se nuk do të ketë luftim të korrupsionit, por se ne thjesht duhet të heqim dorë nga gjithçka publike. Të heqesh qafesh asetet publike në kohën kur qeveria është e dyshuar si e zhytur në korrupsion nga përvoja jonë e kemi mësuar se do të thotë thjesht fjalje e këtyre aseteve. Futja e termocentralit Kosova B në paketë me Kosovën e Re ishte falja e parë e aseteve publike tek kompanitë e huaja, Aeroporti është vetëm një rast tjetër në këtë kuptim.
Para lufte, kompanitë kosovare iu jepeshin ngjashëm kompanive të huaja dhe rasti më i njohur për këtë ka qenë dhënja e Trepçes një konzorciumi greko-izraelit. Në atë kohë liderët kosovar patën bërë thirrje tek kompanitë e huaja që të mos bëjnë investime të tilla sepse atëherë kur Kosova do të jetë e pavarur këto investime nuk do t’iu njihen. Sot Kosova akoma nuk është e pavarur, ajo nuk e ka një titullar sovran mbi pasuritë dhe territorin e saj dhe kjo thirrje mbase mund të zbatohet akoma. Një Kosovë që do të ketë një pavarësi të plotë dhe do të qeveriset nga qytetari i saj ka të drejtën e plotë që të mohojë kontratat e lidhura nga kjo qeveri e kontrolluar tërësisht nga ndërkombëtarët. Prandaj, investimet e tilla të dyshimta, me bazë kushtëzimet politike ose korrupsionin, nuk mund të jenë investime që kanë një garanci se do të njihen në një Kosovë të pavarur me integritet dhe sovranitet.

Sinqerisht,
Organizata ÇOHU!
Prishtinë, 18 Maj 2010
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi