Edhe nje risi ne Aeroportin Nderkombetar te Prishtines
Edhe nje risi ne Aeroportin Nderkombetar te Prishtines
Edhe nje risi ne Aeroportin Nderkombetar te Prishtines
05.10.2009
Qytetarët me aftësi të kufizuar - të hendikepuarit, ata në moshë të shtyrë etj, që nga dita e sotme nuk do të maltretohen duke u bartur me karroca invalidësh dhe fizikisht për tu ngjitur në aeroplan, pasi Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ka vënë ...
... në funksion të tyre teknologjinë më moderne, e cila do të përfundojë vuajtjet e tyre të deritanishme gjatë bartjes në aeroport.
Bëhet fjalë për vënien në funksion të ambulant-liftit, një investim që i ka kushtuar aeroportit 175 mijë euro dhe do të transportojë në mënyrë moderne dhe komode të gjithë pjesëtarët e kësaj kategorie nga terminali e deri në karriget e aeroplanit.
Vënia në funksion e ambulant-liftit është bërë në prani të drejtorit të Hendikos, Afrim Maliqi dhe Zyrës për Qeverisje të Mirë të Kabinetit të Kryeministrit.
“Sot është një ditë shumë e veçantë për mua si Drejtor Menaxhues. Gjatë këtij viti dhe vitit të kaluar na ka rënë të promovojmë investime prej dhjetëra miliona eurove, por një investim si ky i sotshmi paraqitet me një rëndësi të veçantë. Me këtë investim po ndihmojmë një kategori njerëzish, e cila më së shumti ka nevojë të ndjejë dorën e ndihmës nga ana e shoqërisë”, tha Drejtori Menaxhues i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, Agron Mustafa.
Sipas tij, blerja e ambulant-liftit dhe vënia në funksion ka qenë dashur të bëhet shume më herët, por për arsye të ndryshme qe bllokuar.
“ Kur mora pozitën e Drejtorit Menaxhues premtimi i parë që bëra ishte blerja e këtij ambulant-liftit. Sot që premtimi u realizua dhe po e shohim si funksion kjo teknologji moderne më bën të ndjehem krenar për angazhimin tim. I kemi dhënë fund vuajtjeve të njerëzve më aftësi të kufizuar dhe vet stafit të ANP-së që deri tani janë maltretuar duke bërë bartjen në mënyrë fizike dhe primitive. Ka qenë rraskapitëse për të dy palët”, tha tutje Drejtori Menaxhues z. Mustafa.
Ai ka sqaruar se blerja e këtij ambulant-liftit është bërë përmes procedurës së tenderit të hapur dhe ka kushtuar 175 mijë euro.
Nga ana tjetër, drejtori i shoqatës së personave me aftësi të kufizuar- Hendikos, Afrim Maliqi, tha se ky ambulant-lift paraqet një investim të qëlluar të menaxhmentit të Aeroportit Ndërkombëtarë të Prishtinës.
“ Kam dëgjuar një intervistë të mëhershme të Drejtorit Menaxhues z. Agron Mustafa, ku pati premtuar blerjen e një ambulant-lifti për persona me aftësi të kufizuar dhe u pata ndjerë shumë mirë. Tash që po shohim se ky premtim u bë konkret falenderojmë Drejtorin Menaxhues për mbajtjen e premtimi. Është një investim mjaft i qëlluar, i cili na ka lehtësuar shumë bartjen nga terminali deri tek karriget e aeroplanit. Ka qenë një gjë që i ka munguar këtij aeroporti”, tha drejtori i Hendikos, Afrim Maliqi.
Sipas tij, vetëm shoqata që i drejton ka të identifikuar në Kosovë rreth 18 mijë persona me aftësi të kufizuar.
‘Kjo kategori është duke udhëtuar çdo ditë e më tepër. Vetëm ne kemi në regjistrat tona rreth 18 mijë persona më aftësi të kufizuar, por numri i tyre është shumë më i madh në Kosovë. Ambulant-lifti jo vetëm që do të na ndihmojë neve në udhëtimet jashtë Kosovës, por do të ndihmojë edhe ardhjen e kësaj kategorie në Kosovë, vizitat e të cilëve janë mjaft të shpeshta. Por ky ambulant-lift mund të përdoret jo vetëm për kategorinë tonë, atë të personave më aftësi të kufizuar, por edhe bartjen e pleqve dhe plakave të cilët nuk kanë forcë për ti ngjitur shkallët e aeroplanit’, theksoi drejtori i Hendikos, z. Maliqi.
Sipas shënime të Aeroportit Ndërkombëtarë të Prishtinës, pothuajse në çdo fluturim ka një ose më shumë persona më aftësi të kufizuar që shkojnë ose vinë nga Kosova.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» PDK dorëzon listën, risi Azem Syla
» Avni Zogjani:FALJA E AEROPORTIT NDËRKOMBËTAR TË PRISHTINËS
» Lajme mbi rezultatet e zgjedhjeve:Edhe PD-ja edhe PS-ja kane filluar te festojne fitoren!
» Shaban Cakoli: DHËMJE NË AEROPORTIN E SLLATINËS
» Qeveria e Kosovës dënon vrasjen në Aeroportin e Frankfurtit
» Avni Zogjani:FALJA E AEROPORTIT NDËRKOMBËTAR TË PRISHTINËS
» Lajme mbi rezultatet e zgjedhjeve:Edhe PD-ja edhe PS-ja kane filluar te festojne fitoren!
» Shaban Cakoli: DHËMJE NË AEROPORTIN E SLLATINËS
» Qeveria e Kosovës dënon vrasjen në Aeroportin e Frankfurtit
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi