Irvi Hyka sjell shkrimin:Bill Klinton në krye të fushatës për njohjen e Kosovës
Faqja 1 e 1
Irvi Hyka sjell shkrimin:Bill Klinton në krye të fushatës për njohjen e Kosovës
Bill Klinton në krye të fushatës për njohjen e Kosovës
Lima - Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur një ofensivë diplomatike për njohjen e Kosovës, në të cilën është përfshirë edhe ish-presidenti Bill Klinton.
Siç raporton agjencia e lajmeve “FoNet”, duke u mbështetur në burimet diplomatike, një sektor i tërë i Departamentit të Shtetit të SHBA-së i ngarkuar me çështjen e Kosovës gjendet në kryeqytetin e Perusë, Lima, ku ka nisur sesioni i Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Shteteve të Amerikës (OAS).
“Në Lima mëngjesin e së hënës ka arritur edhe ish-presidenti amerikan Bill Klinton, i cili, siç thonë burimet diplomatike, është përfshirë drejtpërdrejt në lobim për njohjet e reja të Kosovës”, raporton “FoNet”.
Ish-presidenti Klinton është i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Haitin, dhe në këtë cilësi ai ka kohë që merr pjesë në takimet e OAS-së dhe konferencat e ndryshme të kontinentit amerikan.
Kjo agjenci shton se në Lima gjendet edhe një delegacion nga Kosova, i kryesuar nga zëvendësministrja e Jashtme, Vlora Çitaku.
Sipas burimeve të paemëruara diplomatike që citon agjencia “FoNet”, delegacioni i Kosovës nuk ka qasje në sesionin e Asamblesë së Përgjithshme të OAS-it, por me ndihmën e amerikanëve dhe të përfaqësuesve të disa shteteve të tjera, megjithatë është duke mbajtur takime me palë të ndryshme pjesëmarrësve në këtë konferencë.
Delegacioni i Kosovës qëndron në Lima me rekomandimin e SHBA-së dhe me përkrahjen logjistike të Perusë, që është një nga vendet e Amerikës Jugore që e ka njohur pavarësinë e Kosovës, shkruan “FoNet”.
Në takimin e Limës merr pjesë edhe ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç, i cili i ka thënë “FoNetit” se Serbia po përballet “me një sfidë të madhe, meqë shtete kaq të mëdha, me nivel kaq të lartë, po lobojnë për pavarësinë e Kosovës”, duke iu referuar prezencës amerikane në Lima dhe ardhjes së ish-presidentit Klinton.
Jeremiç tha se Serbia po përpiqet të parandalojë ndryshimin e qëndrimit të shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën.
Sipas “FoNetit”, burimet diplomatike kanë “shprehur habinë” pse në takimin e Limës delegacioni i SHBA-së përbëhet nga njerëz që janë të ngarkuar me çështjet e Kosovës, marrë parasysh që OAS-i është organizëm që merret kryesisht me problemet e shteteve të kontinentit amerikan.
Sipas raporteve, lobimi për njohjen e Kosovës është i përqendruar tek vendet e Karaibeve, ndërsa thuhet se pritet që pas takimit në Lima, ish-presidenti Klinton të vizitojë disa prej vendeve të Karaibeve dhe të Amerikës Qendrore.
Kjo, shton “FoNet”, po interpretohet si lobim për njohjen e Kosovës nga këto vende në prag të publikimit të opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, që është thënë se do të ndodhë më 22 korrik.
Sipas ministrit të Jashtëm serb Jeremiç, Beogradi “deri më tani ka qenë i suksesshëm në këtë pjesë të botës” në pengimin e njohjeve të Kosovës, ndërsa ka thënë se tani mbetet të shihet se si do të ecin punët në të ardhmen, meqë “është vënë në lëvizje artileria e rëndë.
Sipas Jeremiçit, ka një ndarje mes vendeve të OAS-së sa i përket Kosovës, me SHBA-në që udhëheq një grup vendesh në përkrahje të pavarësisë, dhe me grupin tjetër që është kundër, të cilin e udhëheqin Brazili dhe Argjentina.
Takimi i vendeve të kontinentit amerikan është hera e dytë për një kohë të shkurtër që një forum multilateral po bëhet skenë e lobimit ekstensiv për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Pak kohë më parë, me ftesën e Francës, delegacioni i Republikës së Kosovës i kryesuar nga ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni, ka marrë pjesë në samitin Francë-Afrikë.
“FoNet” raporton se, sipas burimeve diplomatike, është e qartë që, në pritje të opinionit të GJND-së shtohet presioni nga shtetet e mëdha, si Amerika dhe Franca, ndaj shteteve të tjera që ta njohin pavarësinë e Kosovës.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Bill Klinton-Kosovës: Do të jem gjithmonë me ju
» Dasma : çifti, gruaja muslimane, burri hebru(Jews), kryeson dasmen nje i krishtere, presidenti Bill Klinton
» Vladimir Bizhga sjell shkrimin Kroatët NË SHQIPËRI nga Vladimir Markotic
» Klinton: Gjatë gjithë jetës sime do të mbështes Kosovën
» P E T I C I O N PËR NJOHJEN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
» Dasma : çifti, gruaja muslimane, burri hebru(Jews), kryeson dasmen nje i krishtere, presidenti Bill Klinton
» Vladimir Bizhga sjell shkrimin Kroatët NË SHQIPËRI nga Vladimir Markotic
» Klinton: Gjatë gjithë jetës sime do të mbështes Kosovën
» P E T I C I O N PËR NJOHJEN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi