Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

P E T I C I O N PËR NJOHJEN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Shko poshtë

P E T I C I O N PËR NJOHJEN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS Empty P E T I C I O N PËR NJOHJEN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 06, 2011 10:02 am

Target:Njohja e Pavasisë së Kosovës

Region:Kosov

Web site:http://www.rrezore.com

PËR:SHKELQËSINË E TIJ, ATIN E SHENJTË– PAPA BENEDIKTIN XVI NË VATIKAN
NGA: KËSHILLI PËR PETICION
DATA: 01.06.2010

SUBJEKTI:P E T I C I O N PËR NJOHJEN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Shenjtëria e Juaj, Ati i Shenjtë - Papa Benedikti i XVI,

Ne, besimtarët shqiptarë katolikë, që jetojmë në Republikën e Kosovës dhe jashtë saj, të devotshëm për besim në Zotin tonë, Jezu Krishtin; të denjë për Fe e Atdhe dhe me një histori mbi 2000 - vjeçare të ruajtjes së këtij identiteti fetar, si pasardhës të Ilirëve dhe, sot, dëshmitarë të Shën Palit Apostull, përmes të cilit e pranuam Krishtin në zemrat tona. Popull ky, i cili gjatë rrugës së tij historike, Kishës Katolike i dha Shenjtër dhe Papë, si Shën Jeronimin, Shën Niket Dardanin etj., po ashtu Papa Klementin e XI-të, si dhe një plejadë të tërë klerikësh, të cilët sakrifikuan gjithçka për binomin: Fe e Atdhe - deri në flijim.

Duke mos cenuar as parimet Ungjillore, e as ato njerëzore, Ju drejtohemi, Juve Ati i Shenjtë, Shkëlqesisë Suaj, Papa Benediktit të XVI-të dhe Koncilit Ekumenik në Vatikan, që me rastin e 100 -vjetorit të lindjes E Lumtura Nëna Tereza, të na gëzoni me NJOHJEN e SHTETËSISË TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, që do të konsiderohej një akt human dhe i ligjshëm, që do t’i bashkohej galerisë së 69- vendeve të Botës të cilat na kanë njohur.

Republika e Kosovës, pas shumë shekujsh sakrifice dhe flijimi me ndihmën e faktorit ndërkombëtar fitoi lirinë dhe pavarësinë e saj, që ishte përkushtim i brezave shekullor të këtij vendi. Në çlirimin e këtij vendi nga një ideologji shtypëse mori pjesë dhe ndihmoi edhe Selia e Shenjtë, në krye me Papa Gjon Palin II, i cili dha një kontribut të çmueshëm për lirinë dhe demokracinë e këtij vendi. Populli i Kosovës, përherë do t’i jetë mirënjohës Selisë së Shenjtë për kontributin që ka dhënë në momentet më të vështira të historisë së këtij populli.

Kjo mirësi, njohja e Republikës së Kosovës, nga ana Juaj, do të forconte edhe më tej besimin, tolerancën ndërfetare dhe bashkëjetesën mes popujve në Republikën e Kosovës!

Ipeshkvia e Republikës së Kosovës, në krye me Imzot Dodë Gjergjin dhe besimtarët e saj, kudo që gjinden, jemi të bindur që kjo mirësi do të ndikojë në rritjen e vullnetit për besim dhe në rritjen e numrit të besimtarëve nga radhët e popullit tonë, kurdoherë Paqedashës!

Shpresojmë që këtë vullnet tonin do ta merrni në konsideratë.
Zoti Ju bekoftë!
Këshilli i Peticionit


http://www.gopetition.com/petition/36755.html

P E T I C I O N PËR NJOHJEN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS Emartjeepareeshenantonixu4
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi