Alfred Papuçiu: Piktorja dhe arkitektja zvicerane me origjinë shqiptare ekspozon në Pallatin e Kombeve
Faqja 1 e 1

Piktorja dhe arkitektja zvicerane me origjinë shqiptare ekspozon në Pallatin e Kombeve
Nga Alfred Papuçiu
Ishim ulur tek “Pavillon du Lac” pranë liqenit Leman në Gjenevë dhe po bisedonim ashtu çiltër me piktoren e talentuar, me origjinë shqiptare; Leda Albanese, të shoqin dottore Giuseppe, mikun tim Ksenofon. Sapo ishim kthyer nga ekspozita “Homazh Zvicrës”, me vepra të piktorëve shqiptarë dhe zviceranë, organizuar me patronazhin e Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, nga ambasadorët Fransua Nordman dhe Ksenofon Krisafi përkatësisht përfaqësues të përhershëm të Zvicrës dhe Shqipërisë pranë Kombeve të Bashkuara dhe organizatave të tjera ndërkombëtare në Gjenevë. Fjalët e ngrohta të Zotit Orxhonjikidze, drejtor i përgjithshëm i Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë dhe të ambasadorit shqiptar ishin akoma në mendjet tona…Ekspozita reflektonte një mënyrë trajtimi të artit bashkëkohës, të arteve plastike dhe arteve të aplikuara. Ajo përmblidhte kultura dhe tradita të shumë rajoneve të Zvicrës. Për herë të parë aty në Pallatin e Kombeve, krahas Leda Albanese u përfaqësuan denjësisht edhe piktorë shqiptarë . Ekspozita në tërësi ishte një homazh i sinqertë i shqiptarëve ndaj Zvicrës. Ndaj këtij vendi që shqiptarët e kanë zbuluar para shumë shekujsh. Si pararendës permendet një grup i fisit ilir të Dardanëve që jetonte në lashtësi në tokat e Kosovës së sotme. Pastaj, siç tregon dhe ambasador Ksenofoni erudit, i cili ka ka bërë një punë pasionante për të gjurmuar lidhjet midis Shqipërisë dhe Zvicrës që nga lashtësia deri në ditët tona, ata zbritën në rajonin e Gjenevës në kohën e Jul Qezarit dhe krijuan vendbanime, siç është njera që quhet Dardanji. Gjithashtu dihet se Zvicra, para 130 vitesh ka qënë ëndërra e Rilindasve për organizimin e shtetit të ardhshëm shqiptar. Njëri prej tyre, Sami Frashëri shprehej hapur “Ta bëjmë Shqipërinë një Zvicër të dytë”…Zvicra është bërë për mëse 200.000 shqiptarë nga Kosova e viset, si dhe nga Shqipëria, si atdhe i dytë, i nderuar, i dashur dhe shumë i respektuar. Një numër i madh studentësh dhe pasuniversitarësh vazhdojnë studimet në Zvicër. Gjithashtu piktorë, si këta që ekspozuan në Pallatin e Kombeve jetojnë e punojnë në tokën helvete…
Kësaj radhe mendoj të flas për atë grua të urtë, të denjë për origjinën e saj, për piktoren dhe arkitekten Leda Albanese e cila jeton dhe punon në Bellinzona të Zvicrës…Shumë shpejt u miqësuam dhe biseduam për mundësitë që egzistojnë që ajo të shkojë njëherë edhe në Tiranë për të ekspozuar veprat e saj. Megjthëse ka mbaruar Universitetin “La Sapienza” në Romë për arkitekturë, për vite të tëra ju kushtua plotësisht pikturës dhe arteve plastike. Në të njëjtën kohë ajo realizoi me sukses disa vepra të saj në formë litografie. Flisnim dhe më tregonte me dashamirësi fotografitë me ekspozitat ku kishte marrë pjesë dhe me pikturat e saj që janë ekspozuar në mjedise të ndryshme, në Zvicër, Itali e gjetiu… Lexoja fjalët aq domethënëse të Claudio Strinatit, konservator i pasurive historike dhe artistike të Romës, i cili ndër të tjera e vlerësonte veprën e saj: “…Me shprehjen e saj spontane, të qartë, të fortë dhe krejt analitike duket interesi i artistes sonë, plot me kulturë, por në të njëjtën kohë e drejtpërdrejtë, e sinqertë, pa hipokrizi intelektualizmi, por që paraqitet si vëzhguese e qartë e një bote me ndjenja dhe meditimi…”.
Veprat e Leda Albanese janë vlerësuar shumë edhe nga kritikë të tjerë dhe historianë arti të njohur në gjithë botën. Një pjesë të tyre ajo i paraqiti me dinjitet në Pallatin e Kombeve në Gjenevë…Ndalem para pikturave të saj dhe vërej se tema e antikitetit është shumë e dashur për piktoren e urtë, të zgjuar dhe fjalëpakë. Ndoshta se dhe profesioni i saj si arkitekte ja ka nxitur më tepër këtë anë të veçantë, apo më mirë kuptimin e antikes e cila siç shprehet kërkimtarja e dëgjuar dhe historianja në arkitekturë, zvicerania Nicoletta Ossanna Cavadini: “…ajo i drejtohet të gjithë bashkëbiseduesve në formën e amforës, domethënë me një vizatim mistik plot kuptim dhe me vlera të shumllojshme”…
Jemi ulur në restorantin “Pavillon du lac”. Vazhdojmë të diskutojmë për pikturën, për Zvicrën, për Shqipërinë tonë që është aq e dashur jo vetëm për ne shqiptarët por edhe për ata që ruajnë akoma kujtimet e të afërmve të tyre me origjinë shqiptare…Fjalët e Ledias, të një piktore të madhe por me pak fjalë, e thjeshtë, shkojnë tek kujtimet e të parëve të saj shqiptarë, për të cilët ajo ruan respekt të veçantë…Edhe dott. Giuseppe që është italian, i shtyrë nga origjina e gruas së vet shqiptare herë pas here shkon në Shqipëri dhe është “bërë si i shtëpisë”, tek Genci e plot miq e dashamirës të tjerë dhe me krenari tregon një leje qëndrimi që e ka marrë në Shqipëri me një adresë në një rrugë të Tiranës. Ai mundohet të ndihmojë shqiptarët që të kapërcejnë me sa më pak dhimbje periudhën e tranzicionit…Ngrejmë dolli për 53 vjetorin e ditëlindjes së Giuseppes, ngrejmë përsëri dolli për miqësinë midis popujve tanë fqinjë, për suksesin e ekspozitës “Homazh për Zvicrën”, ku veprat e Ledias zinin një vend qëndror. Ajo, megjithëse e shqetësuar për shëndetin e të shoqit, pranon shakanë time se “Giuseppe e ka gliceminë shumë mirë në bazë të aparatit tim matës të glicemisë dhe e lën të shoqin të ngrejmë dolli bashkë dhe me mikun tonë të mirë , ambasadorin shqiptar Ksenofon Krisafi.
Në atë çast rikujtoj fjalët e prof. të nderuar zviceran i njohur botërisht, Jean-Philippe Assal në studimin e tij të mrekullueshëm për “Nënë Terezën” tonë kur thotë: “Fitimi i ndërgjegjes për potencialin personal të çdo njeriu, do të mundë ta ndihmojë atë që vuan të mobilizojë forcat e veta të fshehura kur duhet të përballojë peshën e një sëmundjeje. “Jeta është…” e Nënë Terezës është një kujtesë e admirueshme e këtyre burimeve të fshehura”…Dhe profesor Assali vazhdon me fjalët e Nënë Terezës: “Jeta është…një oportunitet, merre atë bukuri, admiroje atë lumturi të plotë, shijoje atë, bëje një realitet, një sfidë, përballo një detyrë…merito jetën, është jeta, mbroje atë”.
Ndalem për një moment tek shikimi i Ledas piktore tek Giuseppe, që shprehin atë dashuri që i lidh me njeri tjetrin, për jetën, për lumturinë, dhe tej “Pavillon du Lac” shoh se dielli po perëndon në një qiell të artë, të bukur, buzë liqenit Leman të Gjenevës…

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Alfred Papuçiu: Lumturia zvicerane dhe shqiptarët
» Alfred Papuçiu: Shkrimtarja zvicerane Marie-Luce Dayer dhe shqiptarët
» Alfred Papuçiu: Ylli i bariut
» Alfred Papuçiu: Baca malësori
» Alfred Papuçiu: Në timon

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi