Alfred Papuçiu: Shkrimtarja zvicerane Marie-Luce Dayer dhe shqiptarët
Faqja 1 e 1
Alfred Papuçiu: Shkrimtarja zvicerane Marie-Luce Dayer dhe shqiptarët
Dayer me instrument |
Nga Alfred Papuçiu
Në bibliotekën shumë të pasur të profesorit të dëgjuar zviceran, Jean-Philippe Assal, i etur pas profesionit të tij fisnik dhe human, por edhe pas artit dhe librave, gjeta në vitet 90-të një nga vëllimet e shkrimtares zvicerane Marie-Luce Dayer. Nuk e di, por ashtu krejt rastësisht u magjepsa me tregimin e parë që lexova. Pa e ndjerë, duke qëndruar vetëm në sallonin e shtëpisë së profesorit, ku isha ftuar prej tij të kaloja një muaj me familjen dhe duke dëgjuar një këngë të Julio Iglezias, kalova në tregimet e tjera. Thjesht, qartë, Marie-Luce përshkruante botën e brëndëshme të një personazhi, por në të njëjtën kohë paraqiste aq bukur edhe filozofinë e jetës, shqetësimet e njerëzve të thjeshtë, zemërgjerësinë, bukurinë, pasionin për një jetë më të mirë, dëshirën për të ndihmuar njerëzit e varfër, dhe mbi të gjitha për të ngjallur respektin për njerëzit e mirë, për Zotin, për gjithçka hyjnore dhe të pastër. Nuk e di në sa kohë e mbarova librin, por më kujtohet se ndjeva të njëjtën dëshirë si në vitin 1965, kur fillova të lexoj frëngjisht e nga kënaqësia atëhere qëndroja deri në orët e vona të natës kur e nxirrja kuptimin e tregimit apo skicës. Pata fat, që një i njohuri im, Piro Misha, e kishte patur të jatin ambasador në Francë për një kohë të gjatë dhe unë i lutesha të më jepte nga librat që ai i kishte në kartona akoma të pahapur. Kishte një bibliotekë të pasur dhe të rrallë. Atëhere nuk kishte rrugë tjetër për të lexuar diçka të mirë, tërheqëse, "të ndaluar", përveç autorëve të pranuar zyrtarisht dhe që në bibliotekë shpesh ishin libra "të rezervuara", pra jo për lexuesin e thjeshtë…
Ashtu, nisur nga dëshira e mirë për t'i servirur diçka të bukur lexuesit shqiptar botova në gazetën "Drita" tregimin e autores me titull "Shqiponja mbretërore". Më kishte pëlqyer ai tregim pikërisht për idenë e lirisë së shqiponjës. Gjithshtu, pak më vonë u botuan po në gazetën “ Drita ” dy tregime të saj, të përkthyera nga unë, bashkë me disa fjalë për shkrimtaren. Pa e zgjatur, një ditë u takova me tregimtaren, e cila u gëzua kur mori vesh se një gazetë e shkrimtarëve shqiptarë kishte botuar një tregim të saj. Biseda kaloi lirshëm, ajo njihte diçka për Shqipërinë dhe shprehu dëshirën që të përktheja disa nga tregimet në gjuhën shqipe. Unë e pranova me kënaqësi këtë kërkesë, sidomos duke patur parasysh se ajo si tregimtare zvicerane do të pritej mirë nga lexuesi shqiptar. Nga vëllimet e saj zgjodhëm ndër të tjera tregime të mbledhura nga jeta e përditëshme e njerëzve të thjeshtë. Titulli i përmbledhjes "Karuzeli i ëndrrave" ishte dëshirë e vetë autores, për ta paraqitur para lexuesit shqiptar, të cilin ajo e njihte nëpërmjet leximeve të librave të shkrimtarit Ismail Kadare, tregimeve të atyre që e kanë parë Shqipërinë dhe që janë vetë shqiptarë.
Pasi u botua vëllimi në shqip dhe u paraqit edhe në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Palexpo të Gjenevës, Marie-Luce Dayer më ftoi në një mbrëmje që do organizohej për botimet e saj. Kisha përshtypjen se auditori do të ishte tepër i ri, duke patur parasysh se tregimet e saj priren tek fëmijët. U çudita kur në atë mjedis jashtë Gjenevës ishin mbledhur rreth 150 veta, të moshave të ndryshme për të dëgjuar tregimtaren. Aty ishte paraqitur edhe një ekspozitë me piktura që pasqyronin tregimet e Dayerit. Mësova se tregimtarja e cila qysh në moshë të re e ka pasur pasion teatrin, poezinë, tregimet dhe legjendat, bëri për vete dhe auditorin e moshuar. Me atë pasionin e saj si tregimtare, me instrumentin e saj (piano e veçantë) ajo nisi të tregojë e të tregojë…Në atë çast m'u kujtua se gjithçka ajo e kishte krijuar me një punë të vazhdueshme: si aktore në "French Theatre in America" (Teatri francez në Amerikë) ku ajo ndoqi një shkollë të tregimtarëve dhe pati fatin të ketë midis profesorëve, tregimtarin e shquar zezak "Brother Blue" të Bostonit. Gjithashtu me rolin e saj si tregimtare në radio, televizion, në koncerte të ndryshme, krahas punës së saj si profesoreshë e gjuhës dhe letërsisë angleze…
Atë natë, qëndruam vonë midis miqsh, aty diku në rrethinat e Gjenevës dhe ajo më dha një kënaqësi të veçantë. Me ne ishte dhe Bella Cohen, bashkëshortja e shkrimtarit të madh Albert Cohen. Krahas botimeve të saj në gjuhën frënge, Marie-Luce Dayer paraqiti edhe "Karuzelin e ëndrrave" në shqip, si një dhuratë të bukur, si një mesazh miqësie. Tregimet e saj përshkruhen nga humanizmi i thellë, flasin për jetën e njeriut drejt të mirës, së bukurës, thjeshtësisë, dashurisë për njeri tjetrin. Unë ruaj si një dhuratë të çmuar përmbledhjen e Marie-Luce Dayer ku ajo më shkroi fjalët që më kujtohen gjithmonë : “ Kur thonë “ na ishte njëherë ” nis një udhëtim të gjatë që të shpie në vende të thella të mëdha…dhe që nuk gjenden në asnjë hartë gjeografie ”. Pikërisht për këto fjalë me një domethënie të madhe unë i kam dhënë fjalën shkrimtares së shquar se do të vazhdoj të përkthej me kënaqësi në gjuhën time amtare librat e saj që sjellin një botë të afërt me ne, njerëzore, me mesazhe për të ardhmen. Më poshtë po ju paraqes dy tregime të shkrimtares Marie_luce Dayer, të cilat do të përfshihen në librin « Nën krahët e shqiponjës », që do të botohet së shpejti në gjuhën shqipe.
Gjenevë, më 6 korrik 2009
Dy tregime nga shkrimtarja zvicerane Marie-Luce Dayer
Pasqyra e thyer
Ishte një qytet i vogël, i qetë, i bukur. I vendosur pranë kodrave, ai kishte një klimë të këndshme sepse dimrat vetëm kalonin, pa qëndruar gjatë. Pranverat fillonin në shkurt, për t’u lënë vendin verave që flladet e detit i freskonin. Ndërsa vjeshtat, zgjasnin pothuaj pa pushim, edhe pas Shën Martinit.
Rreth burimeve të ujit të ngrohtë që gufonin aty këtu, ishin ndërtuar stacione termale, si edhe hotele. Megjithatë, qyteti kishte mundur të ruante, megjithë turistët, karakterin e tij të qetë dhe tregtia mbahej nga familje, ku të rinjtë dhe pleqtë shkonin mirë me njëri tjetrin.
Një ditë, aty ndaloi një limuzinë e madhe. Dolën njerëzit e veshur me rroba ngjyrë hiri, u ranë kryq e tërthor rrugëve, kopshteve dhe parqeve dhe disa muaj më vonë filluan punët tek pishnajat. U ndërtuan pallate madhështore, me banjo private dhe kopshte.
Aty u vendosën edhe njerëzit e veshur me rroba ngjyrë hiri dhe qysh nga ajo kohë në qytet pati një trazirë, me ec e jake misterioze, limuzina sa vinin e më të shumta, shoferë dhe transportues. Këta njerëz nuk bëheshin me popullsinë lokale, por shërbimet që kërkonin ata qenë të paguara mirë sa që filluan t’a tërhiqnin atë drejt vetes. Në këtë mënyrë rinia e qytetit u dha pas punëve të turbullta, që ishin në kufi të ndershmërisë.
Duke mos ditur se si t’i cilësonin zotërinjtë e pallatit, ata u quajtën « baronë » dhe u përhap fjala se të hollat e tyre nuk ishin të pastra.
Filluan grindjet nëpër familje : prindërit duke i këshilluar fëmijët e tyre, bile edhe duke i ndaluar që të bënin tregti me baronët. Por lakmia për fitime qe e madhe…të rinjtë e lanë veten të mashtrohen dhe u lëkund qetësia e qytetit të vogël…
U futën në një ngërthesë që kishte kuptimin e skllavërisë ; atë të parasë që të helmon.
Zotërinjtë e pallatit dukeshin vetëm rrallë. Ata mbrinin me limuzina, pastaj largoheshin në një drejtim të njohur vetëm prej tyre. Ata dukeshin sikur jetonin vetëm natën. Ditën, gjithçka ishte e qetë. Zotërinjtë flinin ose prisnin vizitorë misteriozë që iknin po aq në heshtje , ashtu si edhe kishin ardhur.
Sipas disa fjalëve, në pallat ishin organizuar gosti madhështore, të ndjekura nga orgji që mezi guxonin t’i përshkruanin.
Të moshuarit e qytetit të vogël ishin të pikëlluar, prindërit qanin, sepse fëmijët e tyre kishin ndryshuar…Pothuajse të gjithë ishin në shërbim të baronëve.
Një darkë, në një nga këto pallate, një i ftuar vuri re praninë e dikujt që ai nuk e njihte.U habit sepse atje mund të hyhej vetëm duke pasur një kartë anëtarësie. Ndërkaq, ky njeri, i mbështetur tek një faqe muri, nuk ishte anëtar i shoqatës. Ai e vëzhgoi. I panjohuri e hodhi vështrimin në drejtim të tij dhe shikimi i tij e shpoi tej përtej si një shkreptimë. Ndjeu që e pushtoi një shqetësim i thellë dhe duke ecur si i dehur, u ngrit dhe u largua nga salla.
Të nesërmen në darkë, ai vuri re se i panjohuri që qëndronte në të njëjtin vend, po e vështronte. Përsëri atij ju duk se një shkrepëtimë i përshkoi sytë dhe nuk e ndjeu veten mirë. Përsëri, duke ju marrë këmbët, u largua nga salla.
I njëjti fenomen ndodhi edhe darkën tjetër. I foli mikut të vet, i cili pati të njëjtën goditje nga shikimi i të huajit. Sëbashku, ata ju afruan atij, e pyetën për identitetin e tij. I panjohuri nuk u përgjigj, ai u largua. Roja i pyetur pohoi se ai e kryente mirë punën e tij dhe se çdo hyrje ishte e kontrolluar.
Por darkën tjetër, i panjohuri ishte aty…dhe vëzhgonte qetësisht. I kërkuan kartën e anëtarësisë. Ai nuk e kishte atë…
E përzunë.
Herët në mëngjez, kur të dy burrat dolën nga pallati, e panë, të mbështetur në murin e kopshtit. E kërcënuan me gurë. Por ai, pa hequr dorë nga qetësia e vet, u tërhoq, duke vazhduar t’i shohë pastaj u zhduk në pishnajë. Atëhere, të dy burrat i kapi paniku.
Kontrollet u dyfishuan…Nuk e panë më.
Pas disa kohësh, një mbrëmje nga mesnata, në një kohë që alkoli dhe droga kishin errësuar mendjet e njerëzve, papritur u dëgjua një zhurmë e madhe. Të gjithë të ftuarit u ndalën, dikush që kishte folur, që kishte pirë, përqafuar, përkëdhelur dhe qeshur. Të gjitha shikimet u drejtuan nga pasqyra e madhe. Ajo sapo ishte copëtuar. Toka u mbush me mijra copa kristali.
U vendos një qetësi e frikshme, pastaj një burrë u ul, mori një copë në dorën e tij dhe pa veten. Ajo që pa e bëri të tmerrohej. E shtrëngoi dorën tek copa e kristaltë. U spërkat me gjak. Njeriu u ngrit dhe, duke mbajtur copën e pasqyrës, u largua nga salla, duke ju marrë këmbët si një i dehur. Një burrë tjetër u përkul, mori një copë, pa veten e tij dhe u tmerrua. Si i mëparshmi, ai shtrëngoi dorën dhe u spërkat me gjak. Si i mëparshmi, doli nga salla, duke lënë pas tij traga të kuqe.
Të gjithë të ftuarit vepruan njëlloj.
Kur njeriu i fundit iku nga salla, toka ishte si një pellg gjaku.
Të nesërmen, pallati u mbyll dhe aty u vendos një tabelë njoftimi mbi derë: „ E mbyllur për shkak të dramës“.
Njëri pas tjetrit, baronët u larguan nga pallatet e tyre dhe u zhdukën.
Pak nga pak, qyteti i vogël, i spastruar nga ata miq të padëshiruar, gjeti përsëri qetësinë e vet. Por rinisë që kishte shijuar parajsën artificiale,ju desh shumë kohë që të mbyllte plagët dhe të shëndoshej.
Pallatet mbetën të mbyllur përgjithmonë.
Sot, ato janë si gërmadha dhe kopshtet e tyre janë kthyer në të egër, nuk vizitohen, veçse nga zogjtë shtegtarë që i kanë kthyer si një ndërresë në rrugën e udhëtimit të tyre të gjatë.
Zinxhiri i Krishlindjeve
Si çdo vit, qysh kur lufta bënte kërdinë, kryetarët e vendeve ndërluftues nënshkruan pezullimin tradicional të betejave gjatë festës së Krishlindjeve.
Në vendin ku takoheshin tre kufijtë, shtrihej një truall i pamatur që kishte shërbyer për beteja të shumta. Atë pasdite, duke u kthyer nga shkolla, fëmija që ishte vonuar, vendosi ta kalojë atë, për të fituar kohë, pasi ngrysej shpejt. Kur mbriti në mes të truallit të ngrirë, ai pa vijat e një trupi të bardhë të shtrirë në tokë. I bëri vetes mijra pyetje se çfarë mund të ishin ato vija të trupit të bardhë dhe ato mijra përgjigje e mbajtën shumë larg realitetit.
Kur u afrua shumë pranë, pranoi atë që dukej sheshit…Ishte një kafshë përrallore, e bardhë, me një bri të praruar.
“Unë ëndërroj, tha ai me zë të lartë…Kafshët përrallore nuk jetojnë më! Ato u përkasin botës së legjendave dhe përrallave, jo realitetit!”
Dhe megjithatë…sado e pabesueshme që mund të ishte, ai ndodhej përballë një kafshe përrallore që ju duk e sëmurë dhe shumë e trishtuar. Ju afrua ngadalë dhe e preku. Ajo ishte e ngrohtë…pra e gjallë. Sytë i dukeshin se i kishte gjithë lotë. Ai pyeti:
“Nga ke ardhur? Cfarë bën ti këtu?”
Asnjë përgjigje.
Ai tha përsëri: “Më dukesh fatkeqe…A mund të të ndihmoj?”
Pa se lotët e saj po derdheshin në tokë.
E përqafoi kafshën përrallore. „Po bie nata, është një vend i rrezikshëm…Do të vij përsëri nesër… »
Në ëndërr ju shfaqën plot kafshë përrallore, por ato ishin të gëzuara, ato lodronin, qeshnin…Ajo e truallit të pamatur qante.
Të nesërmen në mëngjez, kur u kthye nga shkolla, e gjeti përsëri. Ajo nuk kishte lëvizur. Ju duk se ishte më tepër e sëmurë, akoma më shumë e trishtuar. E përkëdheli dhe filloi të qajë. Në atë kohë gjeti një pergamenë midis dy putrave të saj. Në një gjuhë që ai e kuptonte, lexoi këto fjalë :
vijon
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Alfred Papuçiu: Shkrimtarja zvicerane Marie-Luce Dayer dhe shqiptarët
« PËR TË SHPËTUAR KAFSHËN E FUNDIT PËRRALLORE NË BOTË, KRIJONI… »
Aty, shkronjat zhdukeshin sikur të ishin fshirë.
« Si mund të shpëtoj, thirri fëmija, fjalët e fundit janë fshirë ! »
Në atë kohë, ai pa të mbrinin në shteg të dy zonjushat e verbëra, Maien dhe Madëlenën. Ato ishin motra dhe muzikante. Djali i njihte ato mirë…Për to flitej se shihnin dhe kuptonin gjithçka.
Ai vrapoi drejt tyre.
« Marie, Madëlenë, thirri ai (kur u flisnin atyre veprohej sikur ato të ishin një njeri i vetëm) hajdeni të më ndihmoni. Në bazë të thirrjes së tij, ato njohën Theofilin dhe ecën përpara, duke u mbajtur për krahu, duke drejtuar njëra tjetrën.
« Cfarë po ndodh ? » Zëri i tyre ishte krejt i melodishëm…
Djali shpjegoi pas dy lemzave se çfarë i kishte ndodhur dhe menjëherë ato u bindën. E përkëdhelën kafshën, ishin të vendosura që ajo ishte kafshë përrallore, më e bukura në botë, pa dyshim e fundit dhe patjetër që ajo duhej shpëtuar.
« Ma jep mua pergamenin », tha njëra prej tyre. Ajo i vendosi gishtat e saj mbi shkronjat që ishin fshirë dhe fëmija i dalloi ato.
« NJË ZINXHIR NJERËZISH, CDO HALLKË DO TË JETË NJË NJERI ME DËSHIRË TË MIRË QË DO TË VIJË NGA TRE SHTETET QË JANË NË LUFTË »
« Kjo ishte e thjeshtë, tha Maria ose Madëlena- pasi me to, asnjëherë nuk dihej se cila fliste, sepse ato ishin krejt të njëjta- duhen gjendur tridhjetë vetë dhe duhet krijuar një zinxhir ».
« Po kjo është e pamundur, rënkoi djali, nuk do ta krijojmë kurrë ».
« Kur një njeri kryen një gjë të mirë, bota ngrihet…kur e bëjnë tridhjetë, bota lëkundet », përshpëriti Maria apo Madëlena.
Atje sipër, Zoti Zhyst, nga prona e Mullinjve mbriti hypur mbi një karro. Fëmija vrapoi drejt tij, i shpjegoi shpejt dhe turbull se ç’kishte ndodhur. Zoti Zhyst mendoi se Theofili kishte ethe.
Megjithatë, ai e ndoqi dhe gjeti të dy të verbërat dhe kafshën përrallore…pikërisht siç e kishte përshkruar fëmija.
Në vend të shtangies, tek ai mbizotëroi arsyeja. Ai ishte zot i Mullinjve, kishte shumë pasuri dhe famën e një njeriu të ndershëm dhe të zgjuar. Ai nuk kishte frikë nga asgjë dhe asnjeri.
Të tre vendosën se çfarë plani do të ndiqnin.
Qysh të nesërmen në mëngjes, do të fillonin kryqëzatën. Vogëlushi do të qëndronte në vend, muzikantët do të kalonin një kufi dhe fshatari një tjetër.
Në fillim, Theofili takoi një të plagosur lufte të gjymtuar dhe shumë të trishtuar, i cili u bashkua menjëherë me të, pastaj ai rekrutoi mësuesen e vet me zemër të artë, pastaj gjyshen e tij, pastaj bukëpjekësin, mullisin dhe katër fëmijë të klasës së tij.
Maria dhe Madëlena e kaluan kufirin, të armatosura vetëm me bastunet e tyre të bardhë. Ato nuk patën asnjë pengesë për të bindur poetë, muzikantë dhe komedianë shëtitës.
Edhe Zoti Zhyst e kaloi kufirin me kalin dhe karron e tij.
Ai shkoi të takohet me fshatarë të tjerë. Solli me vete dhjetë prej tyre.
Kështu që llogaria u bë…
Pra u krijua një zinxhir, duke u mbajtur dora-dorës dhe duke bërë një rreth rrotull kafshës përrallore që dukej sikur po vdiste. Qëndrimi i saj nuk kishte ndryshuar. Mund të thuhet se dukej si një statujë.
Muzikantët filluan t’i bien violinës dhe këngët e Krishlindjes u dëgjuan në truallin e pamatur, të kënduara në tre gjuhë të nmdryshme…
Pastaj, Theofili nisi “Gloria in excelsis deo”.
Kësaj radhe të gjithë kënduan në të njëjtën gjuhë. Ishte e madhërishme! Cdonjëri mendoi se kufijtë ishin zhdukur, se të gjithë ishin vëllezër…
Pastaj kërcyen.
Pataj u ndez një zjarr, pasi ishte errur.
Në këtë zjarr, një nga fshatarët vendosi patatet, një tjetër preu djath, një tjetër sallam, një tjetër dha verë të prodhuar nga vreshti i tij, një tjetër musht mollësh, një tjetër dhe mollë të mira të kuqe.
Pra, hëngrën, qeshën, edhe kënduan dhe u argëtuan.
Ishin çaste të jashtëzakonshme.
Atëhere, kafsha përrallore lëshoi një hingëllimë dhe u ngrit.
Mbretëroi një heshtje e plotë.
Nën dritën e zbarët të flakëve, ajo qëndroi drejt, e bardhë dhe “bukuri e mishëruar” e praruar.
Ajo pa çdonjërin dhe çdonjërën, sytë e saj të përlotur panë më tepër Theofilin, të dy të verbërat dhe zotin Zhyst, pastaj ajo filloi të ecë. Hapat e saj të mëdha dhe të lehtë dukeshin sikur ngriheshin në qiell…
Ajo doli nga rrethi dhe u zhduk në errësirën e natës.
Për një kohë të gjatë qëndruan të heshtur, me sytë e kthyer nga vijat e trupit të bardhë që kishte përshkruar errësirën…
Të nesërmen, fshatarët mbollën një pemë në vendin ku kafsha përrallore kishte qëndruar shtrirë. Një pemë që ata e stolisën me drita dhe që e quajtën “Pema e paqes”.
Cdo hallkë e zinxhirit u kthye në vendin e vet dhe vazhdoi kryqëzatën. Dhe zinxhiri u zgjat.
Ushtarët lanë armët dhe nuk pranuan të luftojnë. Kështu, kryetarët e vendeve ndërluftuese u detyruan të vazhdojnë pezullimin tradicional të betejave gjatë festës së Krishlindjeve.
Deri më sot ky pezullim nuk është prishur!
***
Valais culture langues et littérature créateurs, écrivains M.-L. Dayer
Marie-Luce Dayer
Née en 1941 à Vétroz, Marie-Luce Dayer vit à Genève. Après un diplôme d’enseignement secondaire (anglais) à Lausanne, elle se rend à Paris pour y suivre l’Ecole Normale Supérieure de Saint-Cloud (français). Enseignante en français, anglais et art de conter, elle se consacre aux contes et aux récits et donne des récitals de contes et musique. Elle collabore à diverses radios (Espace 2, RCF Paris...), à la Télévision suisse romande ainsi qu’à de nombreuses revues (Choisir, Les Cahiers protestants...).
Œuvres :
1987, Fleurs de vérité: contes et récits / préf. de Georges Abraham; couv. et ill. par Nancy Goldring. 128 p.
1990, Au miroir des rencontres / préf. de Georges Abraham; ill. de Prisca Emonet.
126 p.
1992, Le chant des lucioles: contes et récits / liminaire de Bernard Crettaz; couv. et ill. de Lelio Orci. 134 p.
1993, Aromates et grenades: contes et récits / liminaire de Marc Faessler; couv. et ill. de Lelio Orci. 110 p.
1995, Maisons de verre, maisons de terre: contes et récits / liminaire d'Alain Perroux; couv. et ill. de Gertrude Keller-Spaeni. 94 p.
1996, Karuzeli i ëndrrave / trad. par Alfred Papuçiu. 93 p.
1998, C'est le temps de la Noël: contes / Marie-Luce Dayer, Elisabeth Lugon-Moulin; ill. de Véronique Gay-Fraret Bottaro. 38 p.
1998, L'innocence du monde: contes et récits / liminaire de Jean-Samuel Grand; couv. et ill. de Martine Della Croce. 109 p.
1999, Patrice Esquivié: les harmoniques d'une vie: témoignages / recueillis par Marie-Luce Dayer. 87 p.
1999, Quand passent les trobairitz et les troubadours: contes et récits / Marie-Luce Dayer, Elisabeth Lugon-Moulin; liminaire d'Anne Bourban; couv. et ill. de Prisca Emonet. 110 p.
2000, La trêve de Noël / ill. de Prisca. 17 p.
2001, Les secrets du roi: contes de Noël et autres récits / Marie-Luce Dayer, Elisabeth Lugon Moulin; préf.: Henri Salina; ill.: Gertrud Keller-Spaeni. 142 p.

Dayer me lule |
Marie Luce dhe fëmijët |
Dayer, Mumenthaler etj. |
Krishlindjet, Florida |
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Alfred Papuçiu: Lumturia zvicerane dhe shqiptarët
» Alfred Papuçiu: Piktorja dhe arkitektja zvicerane me origjinë shqiptare ekspozon në Pallatin e Kombeve
» Alfred Papuçiu: Në timon
» Alfred Papuçiu: Pestalozzi dhe shqiptarët
» Alfred Papuçiu: Përfaqësuesi i grave

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi