Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Prof.dr. Eshref Ymeri:Policia e Kosoves vepron si Policia e Millosheviqit!!!‏

Shko poshtë

Prof.dr. Eshref Ymeri:Policia e Kosoves vepron si Policia e Millosheviqit!!!‏ Empty Prof.dr. Eshref Ymeri:Policia e Kosoves vepron si Policia e Millosheviqit!!!‏

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jun 13, 2010 7:19 pm

Prof.dr. Eshref Ymeri:Policia e Kosoves vepron si Policia e Millosheviqit!!!‏ Thumbnail.php?file=eshrefi_410751004
Prof.dr. Eshref Ymeri


Policia e Kosoves vepron si Policia e Millosheviqit!!!‏



Arrestimi i zotit Albin Kurti, simbolit të krenarisë së kombit shqiptar, zbulon lakuriq një vepër të turpshme të klasës politike që zot drejton Kosovën. Ky arrestim do të thotë se qeveria, presidenti dhe parlamenti i Kosovës përfaqësojnë jo popullin shqiptar të Kosovës, por gjithë ata që e shikojnë me dyshim shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Ky arrestim i turpshëm do të thotë se është i kotë vazhdimi i mëtejshmë i eksperimentimit ndërkombëtar me pavarësinë e Kosovës. Kosova duhet të bashkohet me Shqipërinë, se për ndryshe pasojat nuk janë aspak optimiste me ekzistencën e dy shteteve shqiptare në Evropën Juglindore. Po të vazhdohet kjo situatë, do të thotë që të kemi një "Kosovë të vdekur" dhe një "Shqipëri të pakallur". Me këtë vepër antikombëtare që kreu klasa politike e Kosovës, duke arrestuar zotin Albin Kurti, ajo e ka vendosur në një gjendje "reanimacioni" mbarw popullin shqiptar të Kosovës.
Edhe më e turpshme është heshtja e Tiranës zyrtare për arrestimin e zotit Albin Kurti, sepse në personalitetin e zotit Albin Kurti ajo shikon rrezikun e pushtetit të vet, meqenëse është shndërruar me kohë në një mercenare të të huajve.
Prof.dr. Eshref Ymeri
Santa Barbara. Kaliforni
12 qershor 2010



Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi