Eshref Ymeri: Rusiserbia, Kosova dhe Çeçenia
Faqja 1 e 1

Rusiserbia, Kosova dhe Çeçenia
(Kujtesë rusofilëve të thekur shqiptarë!)
Nga Prof. Dr. Eshref Ymeri
Kompozitën e stisur Rusiserbia e sajova për të treguar se Rusia dhe Serbia janë kopje të njëra-tjetrës në qëndrimin e egër, armiqësor, që kanë mbajtur dhe vazhdojnë të mbajnë, respektivisht, ndaj Çeçenisë dhe Kosovës.
Çeçenia, atdheu i çeçenëve, i këtij populli me një histori legjendare në luftën e tij heroike kundër shovinizmit rusomadh, ka pasur një fat me të vërtetë tragjik gjatë më shumë se 260 vjetëve të fundit. Në kuadrin e Perandorisë Ruse, historia e popujve të Kaukazit është përcjellë me lumenj gjaku në luftën e tyre për pavarësi dhe për zhvillim kombëtar. Shovinizmi rusomadh, në synimet e tij për pushtimin dhe robërimin e popujve të vegjël, filloi t’i hidhte sytë nga Kaukazi që gjatë shek.XVIII. Lufta për pushtimin e Çeçenisë filloi në vitin 1743. Por, duke hasur në rezistencën e fuqishme të një populli trim dhe heroik, shovinizmi rusomadh nuk e pati të lehtë pushtimin e Çeçenisë. Pas një lufte të gjatë që vazhdoi për 115 vjet, shovinizmi rusomadh, vetëm në vitin 1858, gjatë sundimit të car Aleksandrit II (1818-1881), arriti ta pushtonte Çeçeninë. Në vitin 1864 përfundoi pushtimi i krejt Kaukazit, më 1865 u pushtua Kazakistani dhe gjatë viteve 1865-1881 edhe pjesa më e madhe e vendeve të Azisë së Mesme.
Populli trim çeçen, megjithëse i robëruar nga shovinizmi rusomadh, nuk e ndali për asnjë çast luftën për liri dhe pavarësi. Kjo luftë vazhdoi deri në shpërthimin e Revolucionit të Tetorit, kur në Rusi erdhën në pushtet komunistët bolshevikë me Leninin në krye. Duke shfrytëzuar situatën e re që u krijua pas shembjes së carizmit, Çeçenia shpalli pavarësinë nga Rusia. Por bolshevikët rusë, të cilët frymën e shovinizmit rusomadh e ngritën në lartësi të reja pas ardhjes në pushtet, nuk e njohën pavarësinë e saj dhe popullin çeçen e shtypën me zjarr dhe me hekur. Komunistët rusë, ashtu si edhe mbarë komunistët në rruzullin tokësor (kam parasysh gjithmonë elitat komuniste dhe jo komunistët e thjeshtë), duke e pasur pabesinë në themel të formimit të tyre psikologjik, harruan se çfarë kishin deklaruar para se të vinin në pushtet pas Revolucionit të Tetorit. Në Konferencën VII Mbarëruse të Partisë Bolshevike që u mblodh në prill të vitit 1917, u aprovua një rezolutë e propozuar nga Lenini për çështjen nacionale. Pikërisht në atë Konferencë u diskutua për të drejtën e kombeve për vetëvendosje (Lenin. Vepra. Vëll. 24, f. 262-263, botim i katërt në gjuhën ruse)). Por, me të marrë pushtetin, komunistët rusë i hodhën pas krahëve premtimet e dikurshme për të drejtën e kombeve për vetëvendosje dhe kombeve më të vegjël të ish-Perandorisë Ruse filluan t’u tundnin hanxharin para hundëve. Prerja në besë e kombeve të tjera joruse shënonte turpin e parë në karrierën e komunistëve rusë në pushtet. Megjithatë, ata, sipas Leninit, ishin “të justifikuar” se “turpin e përjetojnë të mundurit, për fitimtarët kjo fjalë është e panjohur” (Ferdinand Osendovski. Lenin. Një histori shokuese. Shtëpia Botuese “Partizan”. Moskë 2002, f. 122).
Pas shtypjes së egër cariste, populli çeçen provoi mbi kurriz shtypjen edhe më të egër të komunistëve sovjetikë. Se po të mos ishte ushtruar mbi të dhuna e egër e regjimit stalinist, Çeçenia nuk do të kishte nxituar të shpallte përsëri pavarësinë pas sulmit hitlerian kundër Bashkimit Sovjetik më 22 qershor 1941. Ndërkohë, Stalini, pasi e përmbysi situatën gjatë luftës në favor të Bashkimit Sovjetik, gati një vit para kapitullimit të Gjermanisë naziste, më 1944, vendosi t’i qërojë hesapet një herë e mirë me popullin çeçen. Kështu, me një urdhër të posaçëm të Kremlinit, u vendos që populli çeçen të internohej kolektivisht. Kësisoj, pasi i ngarkoi nëpër trena, sikur të ishin ndonjë material inert, Stalini atyre njerëze u dha shushavën, duke i shpërndarë si zogjtë e korbit nëpër stepat e Kazakistanit. Vetëm në vitin 1957, me një dekret të posaçëm të Kremlinit, sipas një urdhri të lëshuar nga Hrushovi, populli çeçen u lejua të kthehej në trojet e veta stërgjyshore.
Me shembjen e perandorisë sovjetike në dhjetor të vitit 1991, populli çeçen iu kthye prapë ëndrrës së tij shekullore për shkëputje nga kthetrat e shovinizmit rusomadh, duke shpallur përsëri pavarësinë. Por faktet e qëndrimit të Kremlinit ndaj republikës së vogël kaukaziane edhe pas shembjes së komunizmit sovjetik dhe vendosjes së pluralizmit në Rusi, vërtetuan në praktikë se shovinizmi “demokratik” rusomadh qenkësh shndërruar tashmë në një neocarizëm dhe neosovjetizëm të kulluar. Për ca kohë, republika “kokëforte” sikur e shijoi, gjithsesi, kënaqësinë e pavarësisë. Kremlini asokohe po zvarritej në botën e varfërisë që pati trashëguar nga komunizmi, të cilit në fundin e viteve ’80 dhe fillimin e viteve ’90 i patën rënë “patkonjtë”. Me kalimin e viteve dhe pikërisht në vitin 1994, kur Rusia filloi ta merrte veten ca nga ca, shovinizmi rusomadh nisi t’i skërmiste dhëmbët popullit çeçen. Mbarë Çeçenia u përfshi nga flakët e luftës. Presidenti Jelcin, që pati marrë “patentën” e demokratit “të madh” pas ngjarjeve të gushtit të vitit 1993, dërgoi në Çeçeni për bisedime Sekretarin për Sigurinë Kombëtare, gjeneralin Lebjed. Në përfundim të bisedimeve me autoritetet çeçene, u vendos që, me pëlqimin e Kremlinit, në vitin 2000 në Çeçeni të zhvillohej një referendum për pavarësi. Por presidenti Jelcin, si pjellë e pabesisë së shovinizmit rusomadh, pikërisht më 31 dhjetor të vitit 1999 dha dorëheqjen dhe kompetencat e presidentit të Federatës Ruse ia përcolli ish-kreut të shërbimit sekret rus, zotit Vladimir Putin. Më 26 mars të vitit 2000 në Rusi u zhvilluan zgjedhjet presidenciale. Kandidat kryesor për president ishte, sigurisht, zoti Putin. Për mënyrën se si ai u zgjodh atëherë president, është folur dhe diskutuar shumë. Asokohe, kur kishin kaluar ca muaj pas atyre zgjedhjeve, një gazetar i mirënjohur më pati dhënë një kopje të gazetës “The Moscow Times” të datës 9 shtator 2000. Këtu po mjaftohem vetëm me dy fakte për manipulimin e zgjedhjeve të 26 marsit të vitit 2000.
Së pari, profesori i Institutit të Ekonomisë Botërore dhe të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, pranë Akademisë së Shkencave të Rusisë, zoti Viktor Shejnis, thotë: “Unë mendoj se presioni mbi zgjedhësit është reflektuar në rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në një masë shumë më të madhe sesa manipulimet e drejtpërdrejta, sepse pushtetarët lokalë s’e kanë për gjë të sillen si t’u teket me banorët e zonave fshatare. Ata i shikojnë fshatarët si ujku qengjin. Niveli i kulturës politike në fshatrat tona është i ulët. Në qoftë se ndonjë gjyshe atje shkon të votojë, kur dihet që ajo është e varur kokë e këmbë nga pushtetarët e fshatit për furnizimin me dru dhe me bazë ushqimore për blegtorinë, nënkuptohet që ajo do të votojë ashtu siç do ta urdhërojnë” (“The Moscow Times”, 9 shtator 2000, f. 5).
Së dyti, zonja Valentina Lukzajeva, në një bisedë telefonike me korrespondenten e gazetës në fjalë, zonjën Evgjeni Borisova, njoftonte nga Mordovia: “Në fshatin Permijevo, ku unë kam lindur, kryetari i kolkozit u tha fshatarëve se në qoftë se nuk do të votonin për zotin Putin, ai prapëseprapë do ta merrte vesh një gjë të tillë dhe nuk do t’u jepte as traktorë për mbjelljen e oborreve personale, as dru për ngrohje, as produkte ushqimore. Shumica e banorëve të fshatit, kryesisht gra të moshuara, sigurisht që u trembën dhe votuan për zotin Putin” (po aty).
I përmenda këto dy fakte jo për të vërtetuar, me gojën e vetë këtyre zgjedhësve rusë, mënyrën sesi zoti Putin erdhi në pushtet, se nuk është ky qëllimi i këtij artikulli. I përmenda vetëm e vetëm që të tregoj sesi shovinizmi rusomadh, në krye të Federtës Ruse nxori asokohe si dorë të fortë pikërisht zotin Putin, sepse, sipas këtij shovinizmi, vetëm ai do të ishte në gjendje të ndalte me çdo kusht shpërbërjen e mëtejshme të Perandorisë së mbetur Ruse, pas shpërbërjes së Perandorisë Sovjetike. Se dihet që vetë zoti Putin ka qenë kundërshtarë i rreptë i shpërbërjes së ish-Bashkimit Sovjetik. Kundërshtimin e tij të prerë për këtë shpërbërje ai e ka shprehur gjatë fushatës zgjedhore për mandatin e tij të dytë, të zhvilluar në muajt e parë të vitit 2004. Sipas zotit Malcom Haslet, analist i BBC-së për Euro-Azinë, zoti Putin paska deklaruar se shpërbërja e Bashkimit Sovjetik paska qenë “një tragjedi kombëtare e parmasave të papara” (Gazeta “Tribuna”, 19 shkurt 2004, f. 11. E përjavshme informative e pavarur që botohej në Athinë).
Duke qenë i bindur për faktin që pavarësimi i Çeçenisë do të shërbente si shembull për të gjitha republikat e tjera të Federatës Ruse, duke filluar që nga Ingushetia, Dagestani, Osetia, Tataristani, Komi, Bashkiria, Jakutia etj., presidenti Putin vendosi që Çeçeninë ta mbyste në gjak, vetëm e vetëm që ta mbante si subjekt shtetëror autonom brenda vathës ruse dhe kësisoj t’u jepte një mësim të mirë edhe republikave të tjera të lartpërmendura, duke iu thënë se “po të lëviznin bishtin”, ato do t’i priste fati i Çeçenisë. Për këtë arsye, mbi republikën e vogël kaukaziane shpërtheu një terror i jashtëzakonshëm dhe një gjenocid i përmasave të papara ndonjëherë. Megjithatë, edhe në kushtet e një terrori të tillë, të ushtruar nga ana e shovinizmit rusomadh, shumë të rinj çeçenë, të thirrur nga Moska, si rekrutë, për kryerjen e shërbimit ushtarak, në shenjë proteste, nuk pranonin të bënin bëtimin ushtarak. “Një skandal i bujshëm gjatë rekrutimit shpërtheu në Qarkun Ushtarak të Moskës. Të thirrur për kryerjen e shërbimit ushatak,..55 rekrutë nga…rajone të Çeçenisë, s’pranuan të bënin betimin dhe të vishnin uniformën ushtarake… Ata i vendosën në një kazermë të veçantë dhe gjatë disa ditëve i njohën me repartin ushtarak. Telashet filluan atëherë kur komandantët u thanë çeçenëve se së shpejti do të bënin betimin ushtarak. Të rinjtë refuzuan kategorikisht të bënin betimin për besnikëri ndaj Rusisë” (“Njezavisimaja gazeta”, 1 dhjetor 2001, f. 8.

vijon
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Eshref Ymeri: Rusiserbia, Kosova dhe Çeçenia
Para disa vjetësh, zoti Xhafer Martini, në një artikull interesant me titull “Qytetërimi dhe barbaria nuk mund të bashkëjetojnë”, paraqet disa fakte interesante për kodin moral të serbëve. Ndër të tjera, ai shkruan: “Serbët janë si hienat që vërsulen mbi kërma. Serbët jo vetëm e vrasin njeriun, por edhe e përçudnojnë kufomën në atë mënyrë, saqë ajo të mos identifikohet fare se ç’ka qenë: njeri, kafshë apo ndonjë gjallesë tjetër. Kodi i car Dushanit, ndryshe nga Kanuni ynë burrëror e njerëzor, parashikon dënime nga më të çuditshmet që nuk njihen as në popullsitë e egra të ndonjë zone të thellë të globit tokësor. Nga llojet e dënimeve për fajtorin, që janë të panumërta, parashikohen gjymtimet më të rënda trupore, si prerja e veshëve, prerja e hundës, prerja e duarve, nxjerrja e syve etj.” (Gazeta “Rimëkëmbja”, 21 nëntor 2000, f. 4).
Për analogji me krimet serbe kundër popullit shqiptar të Kosovës, iu rekomandoj lexuesve të respektuar të shfletojnë gazetën “Shekulli”, 27 tetor 2002, f. 17, në të cilën është botuar një fotografi befasuese me këtë diçiturë: “Trupat e dy luftëtarëve çeçenë, duke u tërhequr pas një kamioni ushtarak rus”. Dhe pranë dy kufomave duket një ushtar entuziast rus që është duke i goditur ato me shkelma. Më tutje, në një plam të dytë të fotografisë, këtë skenë makabre janë duke e soditur dy ushtarë të tjerë. Kurse pak më thellë, në planin e tretë të fotografisë, tre të tjerë ushtarë të ngeshëm rusë, hipur majë një autoblinde, vazhdojnë ta ndjekin me kënaqësi skenën e mësipërme. Sigurisht që kjo skenë rrëqethëse është vetëm maja e aisbergut të krimeve të përbindshme që shovinizmi rusomadh dhe makina e tij ushtarake ka kryer dhe vazhdon të kryejë kundë popullit liridashës të Çeçenisë. Poshtërimi i kufomave të dy luftëtarëve çeçenë nga ana e ushtarëve agresorë rusë zbulon fytyrën vërtet gjakatare të shovinizmit rusomadh dhe përmbajtjen e kodit moral të ushtarëve rusë (kopje e kodit moral të ushtarëve serbë) të cilët ai i ka lëshuar si bisha të tërbuara kundër një populli të vogël, por heroik.
Po cila qenka arsyeja që shovinizmi rusomadh sillet me kaq tërbim ndaj një populli të vogël kaukazian, siç është populli çeçen? Përgjigjen kryesore të kësaj pyetjeje e gjejmë në librin e sipërcituar të Ferdinand Osendovskit, i cili shkruan:
“Ai (Lenini - E. Y.) shpalli solemnisht se të gjithë popujt që përfshihen në përbërjen e ish-Perandorisë Ruse, mund ta përcaktojnë në mënyrë të mëvetësishme qëndrimin e vet ndaj shtetit proletar dhe madje mund të shkëputen prej tij tërësisht.
Krejt Rusia u mbush me republika të mëvetësishme. Një gjë e tillë po e dobësonte vendin dhe nuk po e lejonte Sovjetin e Komisarëve të kërkonte nga pjesët e shkëputura artikuj ushqimorë dhe njerëz për ushtrinë.
Lenini vendosi t’i shpërbënte këto struktura të vogla dhe, duke shfrytëzuar sherret ideologjike që ekzistonin brenda tyre, po ia aneksonte ato Bashkimit te Republikave Federale, po pushtonte popujt e pabindur, duke zhvilluar luftë kundër Kaukazit, kazakëve dhe Ukrainës. Më në fund, ai e hodhi pas krahëve premtimin e dekretit të parë dhe popujt që “çliroi” proletariati, të cilët dikur i kishte pushtuar cari, i përqendroi në duart e Kremlinit. Shpirti gjysmëmongol dhe gjysmësllavian, me tërë forcën dhe vendosmërinë e vet, shpërfaqi prirjen shekullore ruse për ekspansion dhe përbuzjen për popujt e dobët, çka i shkonte për shtat natyrës grabitqare të kombit” (f. 410).
Pra, etja për ekspansion dhe përbuzja për popujt e dobët ka qenë vija e përhershme e politikës së Kremlinit, çka është manifestuar me tërë forcën e vet në qëndrimin e tij ndaj popullit të vogël çeçen. Veç kësaj, qëndrimi agresiv dhe arrogant i shovinizmit rusomadh ndaj Çeçenisë diktohet edhe nga arsye ekonomike. Nëntoka çeçene është e pasur me rezerva të pallogaritshme nafte dhe gazi, të cilat janë një burim i pashtershëm të ardhurash valutore për shovinizmin rusomadh. Kështu, sipas disa të dhënave statistikore që jep një gazetë ruse për dhjetëmujorin e vitit 2002, “vëllimi i nxjerrjes së naftës në Çeçeni e kalonte shifrën prej 1 milion tonë… E gjithë nafta e nxjerrë shkon për eksport në gjendje të papërpunuar… Gjithsesi, përafërsisht mund të përllogaritet se fitimi nga eksportimi i naftës çeçene duhet ta kalojë shifrën prej 200 milionë dollarë apo 6 miliardë rubla në vit” (Gazeta “Konservator”, 15-21 nëntor 2002, f. 7).
Kësisoj, jo vetëm Çeçenia, por edhe republika të tjera të Federatës ruse shërbejnë si “lopë mjelëse” për shovinizmin rusomadh. Tipike në këtë aspekt është Republika e Jakutisë në Siberi. Në nëntor të vitit 2001 përfaqësuesit e opinionit publik të Republikës së Jakutisë iu drejtuan me një thirrje të posaçme Presidentit Putin, në të cilën theksohej se “me porosi të disa oligarkëve qëndror dhe të huaj, disa burokratë në Moskë po vendosin fshehurazi për fatin e një populli të tërë, të të gjithë jakutianëve që banojnë në territorin e Republikës së Jakutisë, duke u përpjekur me të gjitha mënyrat për t’ia marrë Jakutisë Kompaninë e Nxjerrjes së Diamanteve, për t’ia rrëmbyer dhe grabitur ndërmarrjet që nxjerrin qymyr, naftë, gaz, lëndë drusore dhe ar, çka në thelb do të thotë që ta lënë pa gjë, pa ato pasuri, nga të cilat varet zhvillimi i mëtejshëm i Republikës” (Gazeta “Izvjestija”, 24 nëntor 2001, f. 4).
Referendumin që Jelcini pati premtuar për ta zhvilluar në vitin 2000 në Çeçeni, Putini mori përsipër ta zhvillonte në vitin 2003. Dhe e zhvilloi më 30 mars 2003. Pas atij referendumi, në krye të Çeçenisë erdhi Kadirovi, mëkëmbësi i bindur i Kremlinit. Por, për çudi, nuk kali shumë kohë dhe, sipas lajmeve që transmetuan kanale të ndryshme televizive, më 12 maj 2003, në Çeçeni u vranë 52 veta dhe u plagosën shumë të tjerë, pas shpërthimit të një makine bombë pranë një godine të një administrate lokale filoruse. Dy ditë më vonë, më 14 maj, dy gra kamikaxe çeçene, të pajisura me dinamit, vranë 28 veta dhe plagosën shumë të tjerë. Këto ishin përgjigje ndaj referendumit “të ndershëm” që zoti Putin zhvilloi në Çeçeni për mbetjen e saj nën thundrën ruse.
Një vit më pas, më 9 maj 2004, kanale të shumta televizive njoftuan për vdekjen e presidentit të Çeçenisë, Kadirovit, pas një atentati me bombë në tribunën e stadiumit të qytetit Grozni. Kadirovi, kjo vegël e verbër në duart e Kremlinit, ishte dënuar me vdekje nga forcat nacionaliste çeçene që luftojnë për pavarësinë e Çeçenisë. Më 11 maj Putini shkoi në Grozni për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Kadirovit. Aty ai iu përgjigj thirrjes së ministrit të brendshëm filorus të Çeçenisë për të dërguar atje edhe 1245 ushtarë rusë, në përforcim të trupave pushtuese ruse që ndodheshin aty. Vrasja e presidentit-kukull Kadirov ishte një dackë e mirë për Presidentin Putin, i cili deri asokohe pati deklaruar se situata në Çeçeni na qenkësh e qetë!
Por përbuzjen shovinizmi rusomadh e ka manifestuar jo vetëm ndaj popujve të vegjël, por edhe ndaj popujve më të mëdhenj, si populli ukrainas. Heroi kombëtar i popullit ukrainas, Bogdan Hmelnjicki (1595-1657), në Kuvendin e Perejasllavit, të mbledhur më 8 janar 1654, shpalli bashkimin me Rusinë, mbi bazën e të drejtave të barabarta në kuadrin e dy shteteve të përbashkëta. Por pas vdekjes së Hmelnjickit, shovinizmi rusomadh e zhduku dokumentin e firmosur prej tij që vërtetonte barazinë e plotë mes të dy shteteve, me qëllim që ta shndërronte Ukrainën në koloni të vetën. Ishte pikërisht pabesia e shovinizmit rusomadh ajo që e detyroi të birin e Bogdan Hmelnjickit, Juri Hmelnjickin (1641-1685), t’i shkëpuste lidhjet me Rusinë. Më vonë Ukraina përsëri ra nën zgjedhën e carizmit rus, zgjedhë kjo që vazhdoi deri në Revolucionin e Tetorit, por që u bë edhe më e egër nën sundimin e komunistëve sovjetikë. Aq e vërtetë është kjo, saqë “në fund të viteve ’20 të shekullit të kaluar, në Ukrainë shpërtheu një lëvizje e fuqishme me prirje nacionaliste që kishte si qëllim kryesor arritjen e pavarësisë me çdo mjet…Në periudhën fillestare të okupimit, komanda gjermane u mundua ta kthente potencialin nacionalistofetar të Organizatës së Nacionalistëve Ukrainas (ONU) kundër pushtetit sovjetik dhe Ushtrisë së Kuqe… Organizata shpërtheu luftën kundër dy “armiqve” - kundër Bashkimit Sovjetik dhe Gjermanisë” (Valer Jaremenko. “Shpërthimet e separatizmit ukrainas”. Politiçeskij zhurnall, nr. 12 (63), 4 prill 2005, f. 80).
Përveç dhunës, një tjetër mënyrë nënshtrimi që sajoi shovinizmi rusomadh në raport me republikat sovjetike, ishte edhe i ashtuquajturi sundim “i butë”, “i kadifenjtë”, i cili mishërohej në rusifikimin e tyre shkallë-shkallë. Shqetësimi për rusifikimin e republikave erdhi e u ravijëzua sidomos pas shpërbërjes së perandorisë sovjetike. Ky shqetësim u shfaq me forcë sidomos në Estoni, në të cilën 33% të popullsisë prej 1,5 milionë banorë e përbënin rusët.
Jakov Bjellousov, njëri nga përfaqësuesit e diasporës ruse në Kazakistan, shkruan: “Historia i pati rregulluar punët asisoj që pothuajse gjatë dy shekujve popujt e Kazakistanit të ndodheshin në përbërjen e Perandorisë Ruse dhe mandej të Bashkimit Sovjetik. Kultura ruse dha një kontribut të ndjeshëm në zhvillimin e kulturës së popujve të Kazakistanit…Por, gjatë viteve të fundit, funksionimi i kulturës ruse në Kazakistan po has në vështirësi. Nëpër institucionet arsimore është pakësuar në mënyrë të konsiderueshme mësimi i gjuhës ruse, i letërsisë ruse. Gjuha ruse sa vjen e po i humbet pozitat e veta në administratën shtetërore. Deri tani nuk është aprovuar ligji për statusin e gjuhës ruse, si gjuhë që përdoret zyrtarisht në institucionet shtetërore. Opinioni publik rus në Kazakistan shpreh shqetësimin për faktin që sapo vjen e ngushtohet sfera e funksionimit të gjuhës ruse dhe të kulturës ruse. Pavarësisht nga largimi i rreth 2,5 milionë rusëve nga Kazakistani, 4,5 milionë kanë mbetur” (Gazeta “Rossija”, 27 qershor - 3 korrik 2002, f. 11).
Kot ankohet zoti Bjellousov. Gjuhës ruse në Kazakistan nuk ia kanë fajin kazakët. Fajin ia ka shovinizmi rusomadh me revanin që mori gjatë sundimit komunist sovjetik për rusifikimin pa zhurmë e pa bujë të popullit kazak. Faktin e prirjes së hapur të rusifikimit të Kazakistanit nga ana e shovinizmit rusomadh të periudhës së komunizmit, zoti Bjellousov kërkon ta anashkalojë. Shpërfillja për gjuhën dhe për letërsinë ruse që i rënka në sy tani zotit Bjellousov, tregon se ato i janë imponuar popullit të Kazakistanit nga ana e shovinizmit rusomadh të periudhës sovjetike. I thonë 7 milionë rusë në një vend me një popullsi prej rreth 16 milionë banorë në vitin 1989. Mirë që në Kazakistan u dyndën shumë rusë se atje Hrushovi pati nisur aksionin e famshëm për hapjen e tokave të reja, atje u ndertuan kozmodromet për lëshimin e raketave. Mirë që në Ukrainë u vendosën, po ashtu, mjaft rusë, se aty funksionon pellgu i pasur qymyrguror i Donbasit, aty qenë ngritur uzina dhe fabrika të shumta, stacion termobërthamor etj., po në Republikën e vogël të Estonisë pse duhej të vendoseshin aq shumë rusë kur nuk kishte gjëra të tilla? Përgjigjja është e thjeshtë: se duhej bërë rusifikimi i saj.

Sapo në skenën botërore doli problemi kosovar, shovinizmi rusomadh menjëherë filloi t’u binte kambanave të alarmit për rrezikun e terrorizmit “islamik”. Aq e stisur ishte propaganda e Kremlinit kundër këtij terrorizmi, saqë edhe në shtypin rus ra në sy një gjë e tillë. Një gazetë ruse asokohe shkruante: “Deri në ngjarjet e 11 shtatorit, Moska pati bërë manovrime serioze diplomatike dhe politike, duke kërkuar që ta bindte mbarë botën se në Çeçeni kemi të bëjmë me një terrorizëm ndërkombëtar, i cili rrjetat e veta i ka hedhur që nga Filipinet deri në Kosovë” (Gazeta “Vjek”, nr. 46 (462), 2001, f. 3).
Me kalimin e viteve, pas bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë dhe deri më sot, Kremlini e ka lidhur ngushtë “terrorizmin” çeçen me “terrorizmin” kosovar, duke ndjekur dy qëllime kryesore: së pari, të justifikojë para opinionit botëror terrorin e egër shtetëror që ushtron kundër popullit çeçen dhe, së dyti, të pengonte me të gjitha mënyrat pavarësimin e Kosovës, të cilën e konsideron si “vatër terrorizmi ndërkombëtar”. Për arritjen e këtij qëllimit të dytë, shovinizmi rusomadh ngriti më këmbë tërë mjetet e informimit masiv, vuri në lëvizje mbarë politikën dhe diplomacinë e vet, Akademinë e Shkencave, specialistët e strukturave ushtarake të të gjitha niveleve, historianët, filozofët dhe mbarë opinionin publik rus. Të gjithë këta, si në një kor të vetëm, iu turrën Kosovës me tërë mllefin e tyre, të cilin e kanë ngritur deri në nivelin e shkencës së urrejtjes jo vetëm kundër saj, por edhe kundër kombit shqiptar në tërësi. Mjafton të lexosh librin “Rusia dhe Kosova” të diplomatit Shaqir Vukaj, ish-ambasador i vendit tonë në Moskë, për t’u bindur një herë e mirë se mbarë opinioni publik rus, shkencën e urrejtjes, të kultivuar me aq kujdes nga ana e politikës, e diplomacisë ruse dhe e mjeteve të informimit masiv të Federatës Ruse kundër kombit shqiptar, e ka përvetësuar për bukuri. Ditari që diplomati Vukaj ka mbajtur me aq përkushtim gjatë mandatit të tij si ambasador i vendit tonë në Moskë, është një pasqyrë e qartë e mentalitetit të botës ruse, e cila me shkencën e urrejtjes që ka manifestuar dhe po manifeston kundër Kosovës, është radhitur në të njëjtën barrikadë me shovinizmin serbomadh kundër kombit shqiptar. Librit të diplomatit Vukaj mund t’i shkonte shumë mirë edhe titulli “Enciklopedia e urrejtjes ruse kundër kombit shqiptar”. Është për të ardhur keq që në gazetarinë shqiptare këtij libri me vlera të jashtëzakonshme njohëse nuk i është bërë fare jehonë. Kjo tregon se çështja kombëtare shqiptare është tërësisht e huaj për pjesën dërrmuese të gazetarisë shqiptare. Me përjashtim të një analize të bukur që i ka bërë këtij libri prof.dr. Hamit Boriçi, të botuar në gazetën “Standart” të datës 30 janar 2008, asnjë gazetar tjetër deri tani nuk ka marrë mundimin të shkruajë qoftë edhe një rresht të vetëm për të. Asnjë kanal televiziv, me sa jam në dijeni, nuk ka shfaqur kurrfarë interesimi për ta ftuar diplomatin Vukaj për t’i marrë një intervistë apo për të zhvilluar me të një bisedë të lirë për librin në fjalë. Gjatë kohës së qëndrimit si ambasador në Moskë, siç del nga ditari i tij, zoti Shaqir Vukaj ka zhvilluar një aktivitet shumë të dendur diplomatik për sqarimin e së vërtetës për çështjen e Kosovës dhe për mbrojtjen e çështjes shqiptare në tërësi. Ky aktivitet i tij i admirueshëm është konkretizuar me biseda dhe takime me përfaqësues të diplomacisë ruse, me gazetarë të shtypit dhe të radiotelevizionit, me artikuj në gazetat e Moskës etj. Për gjithë këtë angazhim të tij diplomatik ai ka njoftuar rregullisht Ministrinë e Punëve të Jashtme, por, çuditërisht, kjo ministri ka heshtur plotësisht. Zyra e saj e shtypit s’pati dhënë asnjë informacion për tërë atë punë të lodhshme që ai ka bërë me aq ndjenjë të lartë nacionaliste, punë kjo që në Moskë njihej publikisht. Me sa duket, ministrat tanë të jashtëm asokohe kanë qenë të pushtuar nga ndjenja të fuqishme rusofilie dhe s’kanë dashur që ky aktivitet, me shumë vlera kombëtare i ambasadorit Vukaj në Moskë, këtu t’i bëhej i njohur publikut shqiptar.
Normalisht, libri i diplomatit Vukaj duhet t’i vërë në mendime të thella tërë rusofilët shqiptarë, në mënyrë që të reflektojnë se ku i çon rusofilia (përgjigjen se ku të çon rusofilia e ka dhënë shumë bukur zoti Abdi Baleta në gazetën “Republika” të datave 24 dhe 25 janar (respektivisht, f. 15 dhe 14), ku del para publikut shqiptar me një studimi të tij mjaft interesant që është botuar në 6 numra të kësaj gazete - 24-30 janar 2008) e tyre në raport jo vetëm me mbrojtjen e çështjes së Kosovës, por edhe me mbrojtjen e çështjes mbarëkombëtare shqiptare. Kohët e fundit rusofilinë e vet e ka afishuar publikisht prof.dr. Hulusi Hako, duke deklaruar se “…dashurinë e veçantë të popullit rus për ne, edhe ndihmesat as i harrojmë, as i ngatërrojmë me putin-arinë e llavrovshmërinë!” (citohet sipas studimit të lartpërmendur të zotit Abdi Baleta, me titull: “Këshilla e djallit - mikun bëje armik”, botuar në gazetën “Republika”, 24 janar 2008, f. 15). A thua se prof.dr. Hulusi Hakon të mos e ketë bindur për të kundërtën e rusofilisë së tij libri i diplomatit Vukaj, në të cilin radhiten fakte të panumurta që vërtetojnë se në Federatën Ruse nuk janë vetëm ca putinë dhe ca llavrovë që kanë mprehur shpatat kundër Kosovës dhe mbarë kombit shqiptarë. Përkundrazi, libri i diplomatit Vukaj ka zbuluar për kombin shqiptar “biblën e urrejtjes” së mbarë opinionit publik rus, që nga Peterburgu deri në Vladivostok. Nëpër faqet e librit të diplomatit Vukaj shpërfaqet me tërë forcën e vet urrejtja e mbarë opinionit publik rus, e mbarë popullit rus (me përjashtim të profesores së nderuar dhe shumë të respektuar, të ndjerës Nina Smirnova, dhe të ndonjë gazetari fare të vetmuar) kundër Kosovës dhe mbarë kombit shqiptar. Dhe kjo urrejtje arrin deri aty, saqë 70 mijë rusë regjistrohen si vullnetarë për të shkuar në Serbi dhe për t’u bashkuar me forcat kriminale serbe për të masakruar popullin shqiptar të Kosovës. Madje gjenerali rus Çiçikatov, komandant i qarkut ushtarak të Lindjes së Largët, “u prononcua publikisht se është gati të shkojë në Jugosllavi, në krye të një njësie ushtarake vullnetarësh. Dhe këtij gjenerali që komandon grupime të tilla ushtarake, në rajone me sipërfaqe disa herë më të madhe se Ballkani, e të pajisura me të gjitha armët më moderne të kohës së sotme, jo vetëm që nuk i thotë askush asnjë fjalë për deklarata të tilla, por, me sa shihet, edhe nxitet e lavdërohet nga politikanë të lartë të Rusisë” (Shaqir Vukaj. Rusia dhe Kosova. (Shënime të një diplomati). Tiranë 2007, f. 310).
Që nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore e deri tani, as kemi dëgjuar dhe as kemi lexuar ndokund që ndonjë gjeneral rus i Lindjes së Largët, gjatë kohës së pushtimit gjerman të shumë territoreve sovjetike pas sulmit të 22 qershorit të vitit 1941, të kishte manifestuar një zell dhe një gatishmëri kaq të lartë që të kërkonte publikisht të zhvendosej në frontin e luftimeve kundër trupave gjermane në pjesën evropiane të territorit të Bashkimit Sovjetik. Një zell dhe një gatishmëri të tillë të lartë, në fundin e marsit të viti 1999, e shfaq një gjeneral rus i Lindjes së Largët, i cili dëshiron të shkojë të luftojë në Serbi kundër NATO-s dhe kundër popullit shqiptar të Kosovës.
Në një intervistë që zoti Shaqir Vukaj ka dhënë para do kohësh në gazetën “Telegraf” për librin në fjalë, linte të kuptohej se do të qe mirë sikur shembulli i tij të pasohej edhe nga ambasadorët pasardhës në Moskë. Me sa duket, prandaj kanë qarkulluar edhe zëra se botimi i ditarit të diplomatit Vukaj do të pasohet nga botimi i ditarit të diplomatit që e zëvendësoi atë pas përfundimit të mandatit të tij në Moskë. Le të shpresojmë se dikur do të kemi nëpër duar edhe ditarin e diplomatit të mirënjohur tashmë, prof.dr. Avni Xhelilit, i cili, pas përfundimit me sukses të karrierës diplomatike në Sofje dhe në Moskë, në vjeshtën e vitit 2005 i është kthyer përsëri karrierës së suksesshme akademike. Po ashtu, ditari i prof.dr. Avni Xhelilit, me siguri që do të pasohet edhe nga ditari i ambasadorit të tanishëm në Moskë, zotit Teodor Laço. Kësisoj, lexuesi shqiptar do ta ketë plotësisht të qartë tablonë e urrejtjes së botës ruse kundër Kosovës dhe mbarë kombit shqiptar, që nga korriku i vitit 1998, kur fillon ditari i diplomatit Vukaj, dhe deri në shpalljen e pavarësisë së Kosovës.
Kohët e fundit Kremlini u bë edhe më shumë agresiv kundër pavarësisë së Kosovës. Madje, Presidenti Putin, më 14 shkurt, në konferencën e shtypit që dha në Moskë, e fundit kjo për të në këtë post, zbriti deri në ato nivele të fjalorit të tij, saqë ta quante të turpshme njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e komunitetit ndërkombëtar. Kjo deklaratë e kreut të Kremlinit përcjell në opinionin botëror kulmin e dëshpërimit të pangushëllueshëm të Moskës, e cila, me kundërshtimin e prerë që i ka bërë pavarësisë së Kosovës, në sytë e shteteve më me peshë të komunitetit ndërkombëtar, me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ka katandisur veten në nivelin e Tersit të Pojanit. S’kemi ç’bëjmë. Moska qoftë e ngushëlluar, duke mbajtur edhe Beogradin në prehrin e vet!
Ministri i jashtëm rus, zoti Sergej Llavrov, kohët e fundit ka pas deklaruar se pavarësimi i Kosovës do të ngjallka shqetësime të pamata në “200 Kosova” të tjera që na ekzistuakan sot në mbarë rruzullin tokësor! Këtë deklaratë të zotit Llavrov e ka analizuar shterueshëm dhe e ka hedhur poshtë me argumente të pakundërshtueshme zoti Abdi Baleta, specialist i së drejtës ndërkombëtare dhe profesor i nacionalizmit shqiptar, në artikullin me titull “Ku janë “dyqind Serbitë” e Llavrovit?”, të botuar në gazetën “Republika” të datës 8 shkurt (f. 16-17).
Kësisoj, arsyja e kundërshtimit të Moskës se pavarësimi i Kosovës do t’u shoqëruaka me “kërkesat për pavarësimin e dyqind Kosovave të tjera” të kujton atë “arsyen e mosarsyes” në romanin e Servantesit “Don Kishoti”.
Po atëherë cila është arsyeja e vërtetë që Moska e përdor si “argument të fortë” për kundërshtimin paradoksal që i bëri dhe vazhdon t’i bëjw pavarësimit të Kosovës edhe pas 17 shkurtit? Arsyeja është një dhe vetëm një. Ajo do të shtjellohet më poshtë me fakte konkrete.
Rusia, me gjeografinë e shtrirjes së saj në dy kontinente, fizikisht, por edhe ushtarakisht, është një supershtet. Si e tillë, ajo i ka mbushur mendjen vetes se çdo problem në botë nuk mund të zgjidhet pa mos qenë ajo “violina e parë”. Duke e ushqyer veten me një psikologji të tillë, ajo ka ardhur e është ngritur në nivelin e një shteti megaloman, duke menduar se në këtë botë ajo na qenka në gjendje “të bëjë edhe shiun, edhe diellin”. Dhe fajin për brumosjen e një mendësie të tillë në këtë shtet megaloman, e kanë edhe carët e Rusisë, edhe diktatorët e periudhës së sundimit komunist, edhe udhëheqja e tanishme ruse, e kapluar nga psikologjia neocariste dhe neosovjetike në drejtimin e vendit.
Së pari, fajin kryesor e ka Pjetri I, i cili breznive të Rusisë u ka lënë si trashëgim një Testament, në bazë të të cilit Rusia duhet të pushtojë Evropën dhe ta ketë atë nën sundim. Ky Testament është botuar i plotë në gazetën “Bashkimi” të datës 8 prill 1994, f. 3-4, dhe shoqërohet me Kujtime të Kalorësit të Eonit, ish-ambasador i Francës në Peterburg, Kapiten i dragonëve, Kalorës i Shën Luigjit, Ministër Fuqiplotë i Francës në oborrin e Anglisë. Testamentin e ka përkthyer zoti Pandeli Pasko nga anglishtja dhe frëngjishtja. Këtë Testament Kremlini e ka me shumë kimet dhe e ruan me xhelozi të madhe në arkivat e Petrodvorecit, një qytet i vogël, për përmasat e Rusisë, i themeluar nga Pjetri I në vitin 1709, ish-rezidencë pushimi për perandorët e Rusisë, që ndodhet jo shumë larg Peterburgut.
Së dyti, Lenini ka thënë: “Pjetri i Madh çeli një dritare nga ana perëndimore dhe drejt Rusisë së mykur lëshoi një rrymë ajri të freskët, kurse tani ne do të çelim një dritare drejt Evropës nga ana e Lindjes dhe nëpër të do të shpërthejë një uragan asgjësues!” (Ferdinad Osendovski, po aty, f. 95).

Po ky Lenin, pas Revolucionit të Tetorit, kërkonte t’i mbushte mendjen masës shumëmilionëshe të popullit rus, “duke deklaruar se vetëm proletariati revolucinar rus zotëron forcën për të shkatërruar shoqërinë e vjetër që është telikosur mendërisht dhe fizikisht dhe për ta futur njerëzimin në rrugën e progresit të vërtetë, duke ecur në pararojë të punonjësve të të gjitha racave dhe popujve” (po aty, f. 152). Kurse në fjalën e hapjes që mbajti në Kongresin I të Internacionales Komuniste (Kominternit) që i nisi punimet më 2 mars 1919, Lenini deklaroi fare shkoqur: “…është jona fitorja, fitorja e revolucionit komunist mbarëbotëror është e siguruar” (Lenin. Vepra të plota, vëll. 37, botim në gjuhën ruse, f. 490. Citohet sipas: Prof.dr. Dmitrij Vollkogonov. Trocki. Shtëpia Botuese ACT. Moskë 1999, f. 243). Duke e mbyllur këtë Kongres katër ditë më pas, Lenini deklaroi edhe më haptazi: “Fitorja e revoluconit proletar në të gjithë botën është e siguruar. Po afrohet themelimi i Republikës Ndërkombëtare Sovjetike” (Lenin. Po aty, f. 511. Citohet sipa të njëjtit burim, po në atë faqe).
Po kështu, Lev Trocki, figura e dytë pas Leninit në krye të Partisë Bolshevike, në përshëndetjen që u drejtonte punëtorëve dhe punëtoreve të të gjithë planetit, me rastin e 1 Majit të vitit 1920, bën këtë urim: “Rroftë Internacionalja Komuniste, Ushtria e Kuqe e revolucionit mbarëbotëror! Rroftë revolucioni botëror dhe bashkimi ndërkombëtar i republikave proletare sovjetike!” (Gazeta “Pravda”, 21 prill 1921. Citohet sipas të njëjtit burim, f. 242).
Pra, sipas këtyre dy “hyjnive” të komunizmit sovjetik, mbarë bota do t’u shndërruakësh në një komunitet komunist mbarësovjetik! Deklarata të tilla po kultivonin në masat e popullit rus ndnjenja të fuqishme megalomanie. Prandaj autori i lartpërmendur Ferdinand Osendovski ka shumë të drejtë kur në veprën e sipërcituar shkruan: “Morali i diktatorit u shndërrua në moral të mbarë popullit” (f. 412).
Së treti, Stalini ishte duke u përgatitur për të sulmuar Gjermaninë, para se Hitleri të sulmonte Bashkimin Sovjetik, më 22 qershor 1941. Mbi këtë fakt hedh dritë koloneli Aleksandër Ponomarjov, i cili ka qenë përkthyes në bisedimet që u zhvilluan në Moskë më 12 gusht të vitit 1939 mes delegacionit ushtarak sovjetik, anglez dhe francez. Delegacionin sovjetik e kryesonte mereshali Voroshillov, delegacionin anglez admirali Draks dhe delegacionin francez gjenerali Dumenk. Në ato bisedime delegacioni ushtarak sovjetik kërkoi që Britania e madhe dhe Franca të pranonin që Bashkimi Sovjetik të kishte një korridor për kalimin e trupave sovjetike nëpër Poloni. Britania e Madhe dhe Franca nuk e dhanë pëlqimin e tyre dhe më 25 gusht bisedimet u mbyllën pa asnjë rezultat. Intervista e kolonel Ponomarjovit botohet më e hollësishme në revistën “Novoje Vremja”, nr. 33, 11 gusht 1989, f. 34-35-36.
Në përputhje më Testamentin e Pjetrit të Madh, Stalini, që ta sulmonte Gjermaninë, duhej që ta kishte atë në kufi. Prandaj ai i kërkoi Britanisë së Madhe dhe Francës që të pranonin të kishte një korridor nëpër Poloni, që trupat e tij të dislokoheshin në kufi me Gjermaninë.
Megjithatë, mbi këtë çështje hedh shumë më tepër dritë ish-oficeri i zbulimit sovjetik, Viktor Suvorovi, i cili, në vitin 1978, gjatë kohës që ndodhej me shërbim, si rezident, në Zvicër, u arratis në Britaninë e Madhe. Në librin e tij me titull “Akullthyesja. Kush e filloi luftën e dytë botërore?” (Shtëpia Botuese “Novoje Vremja”. Moskë 1993), ai hedh dritë plotësisht mbi përgatitjet e Bashkimit Sovjetik për të sulmuar Gjermaninë në vitin 1941. Për këtë qëllim, fillimisht, në vitin 1939 u hodh në erë tërë vija mbrojtëse në kufijtë perëndimorë të Bashkimit Sovjetik, e cila ishte ndërtuar gjatë 5 vjetëve (1933-1938) dhe kishte një thellësi mbrojtjeje prej 120 km. Hedhja në erë e asaj vije mbrojtëse u justifikua me arsyen se Bashkimi Sovjetik nuk bën kurrë luftë “difensive”, ai bën vetëm luftë “ofensive”. Në atë libër, ndër të tjera, shkruhet:
“Ekzistojnë jo pak udhëzime për faktin se afati i fillimit të operacionit sovjetik “Shtrëngata” qe lënë për më 6 korrik të vitit 1941…Zhukovi (si edhe Stalini) kishte qejf t’i jepte goditjet e veta të dielave në mënjges. 6 korriku i viti 1941 ishte e diela e fundit para përqendrimit të plotë të trupave sovjetike (në kufijtë perëndimorë të Bashkimit Sovjetik E. Y.). Gjeneral-armatë S.P. Ivanov e përmend këtë datë pa dorashka: “…trupat gjermane arritën të na e merrnin iniciativën nga dora dy javë më përpara” (f. 333).
Sulmin kundër Gjermanisë dhe krejt Evropës Perëndimore, Stalini e kishte parashikuar që në vitin 1918, kur kishte deklaruar: “Perëndimi, me hanibalët e tij imperialistë, është shndërruar në një vatër errësire dhe skllavërie. Detyra është që të shkatërrohet kjo vatër, për t’i gëzuar dhe ngushëlluar punonjësit e të gjitha vendeve” (po aty, f. 9).
Së katërti, zoti Aleksej Mitrofanov, deputet i Dumës Shtetërore të Federatës Ruse, zëvendëskryetar i Komitetit të Dumës Shtetërore për legjislacionin konstitucional dhe strukturimin shtetëror, anëtar i fraksionit të Partisë Liberaldemokrate Ruse, në një artikull me titull: “Evropa unike me Rusinë në krye”, deklaron si më poshtë: “Duhet zhvilluar bashkëveprimi kulturor dhe financiar me Kontinentin e Vjetër, t’u japim evropianëve një pjesë në projektet ekonomike ruse, t’i frymëzojmë ata për investime të shumta. Depërtimi i ndërsjellë i kapitalit vendas dhe të huaj do t’i japë mundësi Rusisë ta lidhë Evropën pas vetes, të krijojë një lob të fuqishëm për hyrjen në Bashkimin Evropian. Evropa pa Rusinë është një hiç. Këtë, ndër të tjera, e kuptojnë edhe vetë evropianët, të cilët, sipas anketimeve që janë bërë, neve do të na pranonin në Bashkimin Evropian me më shumë kënaqësi sesa Turqinë. Se ne kemi edhe naftë, edhe gaz, edhe resurse drusore etj. Po të hyjmë në Bashkimin Evropian, atëherë ne do të përbëjmë gjysmën e territorit të saj dhe 25% të popullsisë. Është e kuptueshme se në këtë rast në bashkimin e ri Rusia ka për të luajtur rolin kryesor. Do të krijohet një formacion gjeopolitik gjigant, një mendim mbizotërues (një dominantë) planetar, që do të përbëjë një kërcënim real për Amerikën. Kësisoj do të bëhet realitet ëndrra e Leninit dhe e Stalinit për një Evropë unike, nën komandën e Rusisë. Dhe një gjë të tillë ne do ta arrinim pa ndihmën e ideologjisë komuniste dhe të divizioneve të blinduara, duke shfrytëzuar mjete moderne, të përshtatshme për kohën tonë” (Revista “Politiçeskij zhurnall, nr. 16 (97), 3 maj 2005, f. 62).
[Bashkimi Evropian edhe mund ta futë Rusinë në gjirin e vet, por duhet të ketë parasysh se ajo do të shërbejë për të si një “minë me sahat”. Qëllimi i Rusisë ka qenë dhe mbetet përçarja e Evrops, hedhja e një pale kundër një pale tjetër dhe rrëmbimi i pozitave komanduese, për të sfiduar paskëtaj Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndaj të cilave ajo, në surdinë, ushqen një urrejtje shembullore. Dhe përçarjen e saj ajo mund ta arrijë fare lehtë përmes “blerjes” veç e veç të anëtarëve të Bashkimit Evropian. Për këtë qëllim, ashtu si edhe në punën e rekrutimit të agjentëve të shërbimit të fshehtë, ajo nuk di të bëjë pazare për mjete financiare: jep aq sa i kërkojnë. Megjithatë, edhe nëse një ditë të bukur Evropa do ta pranojë Rusinë në Bashkimin Evropian, fillimisht duhet të kërkojë prej saj që, detyrimisht, ta denoncojë botërisht Testamentin e Pjetrit I].
Pra, nga faktet e renditura më lart, rezulton se që nga koha e Pjetrit I dhe deri tani, në periudhën e “demokratizimit” të saj, Rusia ka pasur si objektiv kryesor të politikës dhe të diplomacisë së vet vënien e Evropës nën komandën e Kremlinit dhe marrjen në dorë të rolit të “violinës së parë” në Kontinentin e Vjetër. Në periudhën para Revolucionit të Tetorit Evropa ka qenë me të vërtetë nën komandën e Rusisë cariste, sidomos kur kjo e fundit mposhti Napoleonin dhe marshoi fitimtare deri në Paris, duke u bërë edhe anëtare e krijimit të Aleancës së Shenjtë të vitit 1815, në të cilën mori përsipër rolin e “xhandarit” të krejt kontinentit. Në raport me çështjen kombëtare shqiptare, Rusia cariste, në politikën evropiane, ka luajtur me të vërtetë rolin e “violinës së parë” në copëtimin e trojeve tona etnike në vitin 1913. Tani, pas gati një shekulli, kur çështja kombëtare shqiptare ka dalë prapë në skenën e politikës evropiane, Rusia përsëri kërkon të luajë rolin e “violinës së parë”, duke këmbëngulur në ngrirjen e zgjidhjes së çështjes sonë kombëtare, meqenëse orën e politikës dhe të diplomacisë ruse e ka pllakosur ndryshku dhe ka ngecur në vitin 1913. Tani që Kosova u shpall shtet i pavarur dhe sovran, Rusia e ndien veten shumë të fyer që politika dhe diplomacia e saj nuk qenë përcaktuese për fatin e popullit shqiptar të Kosovës, që kjo të mbetej përsëri nën zgjedhën serbe. Ja, pikërisht kjo është e vetmja arsye kryesore pse Rusia e ka kundërshtuar dhe vazhdon ta kundërshtojë me aq egërsi pavarësimin e Kosovës. Rusia mendon se, duke qenë gjeografikisht shteti më i madh në botë dhe forcë e madhe bërthamore, asaj “duhet t’i takojë” edhe roli kryesor në marrjen e vendimeve me peshë madhore për probleme të ndryshme të politikës botërore. Në themel të një politike dhe të një diplomacie të madhe qëndron konstruktiviteti i saj, që duhet të jetë tipari themelor i shtetit që e zhvillon atë, dhe jo madhësia e territorit të tij. Në këtë pikë, politika dhe diplomacia ruse duhet të mësojnë shumë nga politika dhe diplomacia amerikane në mbrojtje të popujve të vegjël dhe në respektimin e së drejtës së tyre për vetëvendosje. Me këtë politikë dhe diplomaci që Rusia shpërfaqi dhe vazhdon ta shpërfaqë kundër popullit shqiptar të Kosovës dhe mbarë kombit shqiptar në tërësi, ajo mori përsipër një rol të palakmueshëm në skenën e politikës botërore, një rol ky me të vërtetë i pahijshëm, cili ka për t’u mbajtur mend gjatë nga brezi i tanishëm dhe nga breznitë që do të vijnë qoftë në Kosovë, qoftë në Shqipëri.
Andej nga Lumi i Vlorës përdoret një shprehje frazeologjike bukur e goditur. Kur dikush hiqet mënjanë, duke iu shmangur një vendimi kolektiv, për të cilën pothuajse të gjithë janë në një mendje, populli për të thotë: ai rri si macja pas poçes. Të vjen keq që një shtet i madh, si Rusia, në qëndrimin ndaj pavarësimit të popullit shqiptar të Kosovës, i ka lejuar vetes të zbresë në pozicionin e “maces pas poçes”. Dhe ky pozicion domosdo që është produkt i dritëshkurtësisë së popitikës së saj. Kjo dritëshkurtësi u zbulua sidomos lakuriq fill pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, kur Rusia kërkoi thirrjen me urgjencë të mbledhjes së Këshillit të Sigurimit, në të cilin nguli këmbë që një pavarësi e tillë të mos njihet në asnjë mënyrë. Madje dritëshkurtësisë së një politike të tillë, në pasditen e së hënës të datës 18 shkurt, ia vuri vulën edhe parlamenti rus, i cili vendosi që Kremlini jo vetëm të mos e njohë pavarësinë e Kosovës, por të bëjë edhe të gjitha përpjekjet që kjo të mos pranohet nëpër organizatat ndërkombëtare. Tani, pas njohjes së pavarësisë së Kosovës nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të disa shteteve kryesore evropiane, të kërkosh anullimin e saj, do të thotë që të mos duash ta kuptosh që çështja e Kosovës për Serbinë është një gjë e vdekur. Të vazhdosh t’i dalësh në krah Serbisë për rikthimin e Kosovës nën sundimin e saj, është njëlloj sikur të vazhdosh të çirresh nëpër të gjitha udhëkryqet e botës: “Çohu, ore i vdekur, të hash mish të pjekur!” Siç u bë e njohur nga disa kanale televizive gjatë po asaj pasdite, pra, një ditë pas shpalljes së pavarësië së Kosovës, përgjigjja që Rusia mori në mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurimit, ishte një dështim fort i suksesshëm i destruktivitetit të politikës së saj ndaj çështjes së Kosovës. Dritëshkurtësinë e politikës dhe të diplomacisë ruse e stigmatizon vetë politikani Aleksej Mitrofanov që sapo e citova më lart. Ai thotë: “Rusia, si e rrasur në ndonjë llogore, ka mbetur prapa kohës. Ne vazhdimisht mbrohemi nga ndikimi perëndimor, pa propozuar asgjë në shkëmbim. Neve na mungon tërësisht një politikë e jashtme e përvijuar ideologjikisht. Veprimet e elitës politike ruse vuajnë nga mungesa e vijueshmërisë dhe fryma kaotike. Ne herë vringëllijmë armët dhe tregojmë muskujt, herë shtrihemi para Perëndimit në një mënyrë lajkatare…Gjatë viteve që kanë kaluar, ndërthurja e turbullt e rendit të ri me mentalitetin e vjetër, ka nxjerrë në skenë një brez mjaft të shpifur politikanësh-centaurë” (po aty).

/Botuar për herë të parë në gazetën “Republika”, 20-21 shkurt 2008/
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Një leter nga Eshref Ymeri-SHBA
» Eshref Ymeri: Një fëmijë kopil përgojon një fëmijë të ligjshëm
» Prof Dr Eshref Ymeri:Një rekomandim për ju, zoti Lulzim
» Eshref Ymeri: Neokomun(social)istët e përçarjes së madhe
» Baki Ymeri: Kosova e Rumanisë militon për liri dhe demokraci

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi