Prof Dr Eshref Ymeri:Një rekomandim për ju, zoti Lulzim
Prof Dr Eshref Ymeri:Një rekomandim për ju, zoti Lulzim
Një rekomandim për ju, zoti Lulzim
Nga Prof Dr Eshref Ymeri
U bënë dy javë që jam duke ndjekur fushatën zgjedhore që ju po zhvilloni për postin e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Bashki kjo, e cila, po të kemi parasysh shtimin e shpejtë të popullsisë brenda këtyre njëzet vjetëve, ka marrë një rëndësi të jashtëzakonshme për zhvillimet mbarëkombëtare.
Dëshiroj me gjithë zemër që zotimet që keni marrë para qytetarëve të Tiranës, të mund të arrini t’i realizoni me sukses. Sepse vëmendja dhe kujdesi i përhershëm për zgjidhjen e problemeve shqetësuese të qytetarëve, duhet të jenë në qendër të vëmendjes së çdo politikani dhe aq më tepër të një kryetari bashkie, siç po premtoni ju me shumë të drejtë.
Premtimet që keni bërë në të gjitha takimet e ngrohëta me banorë të ndryshëm të minibashkive, janë me ta vërtetë mbresëlënëse, sidomos ato që lidhen me uljen e taksave që e rëndojnë së tepërmi xhepin e qytetarëve të kryeqytetit.
Mes shumë halleve që u janë krijuar qytetarëve të Tiranës në sferën financiare, unë, i nderuar zoti Lulëzim, dëshiroj të ndalem në një problem që është shumë i prekshëm, fort shqetësues për çdo familje të kryeqytetit dhe që, për specifikën që përfaqëson, nuk mund të jetë pjesë e premtimeve në një fushatë zgjedhore, si kjo që po zhvillohet tani në vendin tonë.
Problemi ka të bëjë me hapësirat që nevojiten për varrezat e kryeqytetit. Siç e dini, qoftë në Sharrë, qoftë në Tufinë, sipërfaqet për varreza kanë shkuar në limitet e tyre. Së fundi, nga halli, zyrat e funeralit të Tiranës, janë të detyruara të shfrytëzojnë edhe rruginat mes varreve për hapje varresh të reja.
Varrezat e Sharrës, përveç shtrirjes në drejtim të Rrogozhinës, kanë filluar të ngjiten drejt kodrave. Dhe ka rrezik që dikur, kurora e Tiranës dhe shpatet e Malit të Dajtit sipër Tufinës, të shndërrohen krejtësisht në varreza.
Në këto kushte, i nderuar zoti Lulëzim, unë mendoj se duhet t’i kthehemi traditës së mendimit kritik shqiptar për këtë çështje mjaft të mprehtë të ditëve tona.
Pasi qe marrë vendimi për shpalljen e Tiranës kryeqytet të Shqipërisë, njëra nga figurat më emblematike të mendimit kritik shiptar, Faik Konica, në vitin 1921, pati bërë ca propozime lidhur me planimetrinë e Tiranës e sidomos për vendshpërndarjen e institucioneve publike dhe të zyrave të administratës. Duke u shprehur konkretisht se ku duhej të ngrihej njëri ose tjetri institucion, ai pati parashikuar edhe vendin se ku duhej të ngihejKrematoriumi.
Prandaj, i nderuar zoti Lulëzim, mendoj se, në bashkëpunim të ngushtë me qeverinë e zotit Berisha, këtë problem duhet ta shikoni me shumë seriozitet, jo vetëm për shqetësimet që kanë kohë që kanë lindur për vendvarrime të reja, por edhe për sensibilizimin e mbarë opinionit publik për domosdoshmërinë e ngritjes së njëKrematoriumi të tillë, ashtu siç janë ngritur dhe funksionojnë kahershëm në vendet e tjera.
Ju uroj suksese në fushatën zgjedhore dhe dëshiroj me zemër që më 09 maj t’u kemi Kryetar të Bashkisë.
Eshref Ymeri
Santa Barbara, Kaliforni
23 prill 2011
Tribuna e Ajet Nuros
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Prof.Eshref Ymeri:Daullet e shpuara të Kremlinit
» Prof.dr. Eshref Ymeri:Nëpër shtigjet e shpirtit të poetit Adem Zaplluzha
» Prof.dr. Eshref Ymeri:Policia e Kosoves vepron si Policia e Millosheviqit!!!
» Një leter nga Eshref Ymeri-SHBA
» Eshref Ymeri: Rusiserbia, Kosova dhe Çeçenia
» Prof.dr. Eshref Ymeri:Nëpër shtigjet e shpirtit të poetit Adem Zaplluzha
» Prof.dr. Eshref Ymeri:Policia e Kosoves vepron si Policia e Millosheviqit!!!
» Një leter nga Eshref Ymeri-SHBA
» Eshref Ymeri: Rusiserbia, Kosova dhe Çeçenia
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi