Haradinaj propozon tryezë kombëtare
Haradinaj propozon tryezë kombëtare
Prishtinë, 14.06.2010
Haradinaj propozon tryezë kombëtare
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka propozuar krijimin e një tryeze politike kombëtare për të diskutuar dhe marrë vendime për çështjet më akute dhe strategjike që preokupojnë Kosovën.
Duke folur në një intervistë për BBC-në, Haradinaj, ka përjashtuar mundësinë e krijimit të një qeverie teknike në Kosovë, apo të ndërhyrjes në qeverisjen aktuale, por ka vlerësuar se tryeza kombëtare do ta ndihmonte Kosovën që të trajtohen të gjitha temat aktuale për vendin.
"Ne mendojmë krijimin e një tryeze nacionale, e cila do të sillte rreth vetes përfaqësuesit e institucioneve, të partive të tjera parlamentare opozitare, shoqërinë civile, por edhe aktorë ndërkombëtarë ku do të trajtoheshin temat kryesore, ku do të merrnim vendime për temat me rëndësi apo strategjike", tha Haradinaj për BBC-në.
"Disa prej tyre tashmë janë në tavolinë: vazhdimi i luftimit të korrupsionit, aftësimi i mëtejshëm i Kosovës për zbatimin e juridiksionit të vet në veri, bisedat e mundshme me Serbinë", tha kryetari i AAK-së.
Haradinaj tha se nuk e ndjen nevojën e takimit me kryeministrin, Hashim Thaçi, por shfaqi gatishmërinë e tij që të jetë afër aktorëve politikë në Kosovë për "mos thellimin e krizës në vend".
Kryetari i AAK-së ka shprehur gatishmërinë për të marrë përgjegjësitë e tij për të siguruar përmbylljen e mandatit të qeverisjes aktuale duke i zvogëluar, siç tha ai, "pasojat e mëtejshme për vendin dhe duke kontrolluar krizën e qeverisë në Kosovë".
"Mënyra më e mirë e daljes nga gjendja e sotme është që koha e tashme të shfrytëzohet për të ndalur korrupsionin", tha Haradinaj.
"Një temë që e ka arritur një shkallë kaq të lartë të preokupimit të qytetarëve të vendit, duhet të ndalet, duhet të pastrohet Kosova nga kjo temë", tha ai.
"Periudha e tashme tre deri në gjashtë muaj duhet të shfrytëzohet për këtë temë, por me trajtimin e kësaj teme kërkohet një garanci se Kosova do ta menaxhojë vetveten me temat e ndjeshme, deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare", tha Haradinaj.
Haradinaj kërkoi që zgjedhjet parlamentare të përcaktuara për në vjeshtë të vitit të ardhshëm, duhet të mbahen në pranverë dhe kërkoi garanci nga autoritetet që ato të jenë të rregullta. /BBC

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Rama apelon sërish për tryezë: Të zgjidhet çështja e Fierit
» Besëlidhja e Rilindjes Kombëtare-ULTIMATUM: Qeverisë së Kosovës nga Beslidhja e Rilindjes Kombëtare
» Rama ulet në tryezë me Berishën
» Vetëvendosje propozon Adem Demaçin për president
» Pacolli fton partitë opozitare në një tryezë të rrumbullakët

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi