Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Valdete Berisha: Poezi nga MUSTAFE SHYTI i lehet i qofte dheu i Kosoves,qe dha jeten per te..

Shko poshtë

Valdete Berisha: Poezi nga MUSTAFE SHYTI i lehet i qofte dheu i Kosoves,qe dha jeten per te.. Empty Valdete Berisha: Poezi nga MUSTAFE SHYTI i lehet i qofte dheu i Kosoves,qe dha jeten per te..

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jun 23, 2010 8:32 pm

Valdete Berisha: Poezi nga MUSTAFE SHYTI i lehet i qofte dheu i Kosoves,qe dha jeten per te.. 31734_1478625014391_1496753997_31254457_2571446_n
Valdete Berisha: Poezi nga MUSTAFE SHYTI i lehet i qofte dheu i Kosoves,qe dha jeten per te..


FATIT

çka je,si je-nuk të njoh,
zemra ne ty është mishëruar
n'udhëkryqet e jetës s'të shoh:
gjithë t'kërkoj me shpresë të vetmuar.

shpresoj:në rrugët e jetës,ashtu n'kalim
dallgët e motit kanë për t'na bashkuar,
dielli i dashurisë me rreze n'përqafim
lotët e syve ka për t'na i shuar.

e unë e ti,si zogj t'uritur nga malli
me krahë si të shqipës caqet s'kan për t'na pritur
shaminë e krajatave n'zjarrë do ta kalli
jetën e këngë për ta rritur...


TI DHE UNE

Ti dhe unë një dhembje kemi
Që të dy digjemi për një bashkim
Ti për mua e unë për tu jemi
Edhe vdekja na përbift shqim.

Ti dhe unë si shqipe marrim malin,
Marëshojm kah caku i premtimit,
Ushqim e kemi shpresën,idealin-
Ne do të mbjellim farëzen e gëzimit.

Ti dhe unë udhëtarë t'pangelur
Ecim shtërngatave me borë e shi
Peng e kemi besën e shkelur-
Qëllimin tonë për të mbërri.

Ti dhe trima t'paepur,
Jeta jonë mbi valë det,
Për bashkim jemi zemërhekur
S'ka forcë që na pret.

Ti dhe unë jemi për një bashkim
Ose për një vdekje në përqafim...(janar 1968)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi