Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato: QOFSH E LUMTUR

Shko poshtë

Vullnet Mato: QOFSH E LUMTUR Empty Vullnet Mato: QOFSH E LUMTUR

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jun 24, 2010 11:13 am

Vullnet Mato: QOFSH E LUMTUR 36022_1281103318858_1568334934_30561337_5231782_n


Vullnet Mato: QOFSH E LUMTUR 24329_1234865162933_1568334934_30475288_4637385_n
Vullnet Mato

QOFSH E LUMTUR

O, kam qenë i mbytur në dashuri
që i nxora ato fjalë
me aq mundim nga brenda,
sikur nga ndonjë anije e fundosur,
të nxirrte vinçi
ca pesha të rënda.
I nxora dhe t’i lëshova
përpara syve, Tesmina...
Dashuria e heshtur
kullonte sinqeritet.
Por ti u shmange
nga rëndesa e kushteve të mia.
S’e mbaje dot tërë atë peshë...
Atëherë, qofsh e lumtur,
me peshë të lehtë!...
Njeriu paska qejf të bëjë prova,
siç i ndodh
me murin e sapolyer në jetë,
kur ndonëse lexon:“kujdes nga boja!”
provon me gisht njollosjen e vet...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi