Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

HYSEN GERVALLA- ATDHETARI I PASHUAR I QESHTJESË KOMBËTARE

Shko poshtë

HYSEN GERVALLA- ATDHETARI I PASHUAR I QESHTJESË KOMBËTARE Empty HYSEN GERVALLA- ATDHETARI I PASHUAR I QESHTJESË KOMBËTARE

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jun 24, 2010 5:34 pm


HYSEN GERVALLA- ATDHETARI I PASHUAR I QESHTJESË KOMBËTARE


HYSEN GERVALLA- ATDHETARI I PASHUAR I QESHTJESË KOMBËTARE 4336
HYSEN GERVALLA



Nga Xhevat Rexhaj



Të shkruhet për njerëz dhe personalitete shqiptare është vërtet e vështirë, ngase duhet të jesh në rrjedha të shumë gjërave që kanë të bejnë me personalitetin në fjalë. Po ja që ne shqiptarët jemi një komb jo edhe aq i madh sa të mos njihemi në mes vehtes, andaj edhe une p e marr këtë të drejtë të them disa fjalë për një njeri të cilin pata fatin ta njoh dhe të punoi më shumë se 15 vite me te.

Për familjen e fortë të brumosur me patriotizëm shqiptarë Gervalla nga Duboviku i Deçanit kisha dëgjuar shumë herët si shumë shqiptarë të të gjitha trevave shqiptare, kisha rastin të dëgjoja edhe gjatë kohës së studimeve në Prishtinë në vitet e 70 ta. Qysh heret emri i Jususf Gervallës kishte marrë përmasat e një veprimtari të shquar dhe sypatrembur për qështjen e Kosovës në veqanti, e atë të shqiptarëve në përgjithësi. Pra qysh ato vite mbiemri Gervalla ishte një simbol i asaj se si duhet dashur atdheu, të tjerat për rastin e Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës të vrarë pabesishtë në Gjermani tani më dihen edhepse jo e tëra, ngase shumë gjëra kanë mbetur ende misterioze, dhe ato i mbeten kohës për zbardhje...

Vitet e 90ta ishin vite të defilimit të vetëdijesë kombëtare dhe të futjesë në mendësit tona të vetëbesimit se e ardhmja e Kosovës do të jetë e ndritur, dhe se së shpejti Kosova do të pavarësohej nga okupimi serb, këtë e bënë të dukur shumë lëvizje të mëdha brenda shqiptarëve më në krye me LDKne e themeluar me 1989 dhe zgjedhjen e njeriut që ishte i lindur për shqiptarët, në krye të Republikës së Kosovës dr. Ibrahim Rugovës. Ardhja e Dr. Rugovës në krye të popullit krijoi një ndjenjë se shqiptarët dijnë dhe respektojnë shtetin, kanë vetëdije bashkimi dhe mirëkuptimi pra thjeshtë ardhja e Rugovës dhe ajkës intelektuale në krye të Institucioneve na bënë të besojmër se fitorja kësaj radhe do jetë e shqiptarëve. Fati deshi që edhe në perëndim të krijohej dhe të përkrahej LDKja dhe organizimi institucional i shqiptarëve, kështu që u krijuan premisat që në perëndim të krijohej fronti i ndihmës në të gjitha kanalet për popullin dhe Institucionet kosovare. Në këto organizime muarën pjesë me qindra e mijëra shqiptarë, ishte diq e paparë edhe për kombet tjera se si mund të funkcionoi një organizim i tillë edhe pse nganjëhere ishim të sulmuar dhe të penguar nga disa organizata marksiste leniniste të disa kuqaloshëve shqiptare¨. Në gjithë këtë organizim LDKja në Zvicerr ishte më e organizuara dhe më e çmuara nga vetë Presidenti Rugova me bashkëpunëtor, dhe falë kësaj pune pata rastin të njohtohesha me Z. Hysen Gervalla( të cilin shumë e thërrisnin Bac, ndersa une kurr nuk e kam thirrur Bac se i urrei- Bacat), njeri i urtë i qetë dhe shumë komunikues, njeri me kulturë dhe edukatë familjare, e në të njejtën kohë i brumosur shumë shqiptarishtë. Në të gjitha veprimtaritë dhe angazhimet tona në Zvicerr e më gjerë Z. Hysen ishte mjeshtër i mirë i uljesë së gjakrave, ishte këmbëngulës në punë dhe ishte i ashpër në atë për respektimin e Institucioneve tona shtetërore. Gjatë kohës sa ai ishte kryetar i degës punohej me përkushtim edhepse rrjedhat dhe ngjarjet e ndryshme kishin marr kahe të tjera, ku ishte vështirë të ruhej gjakëftohësija dhe durimi, por ai me menquri i përballonte të gjitha ngase kishte të bënte me njerëz të cilët kërkonin shumë nga ai dhe nga ne si Kryesi në përgjithësi, por shumë çka ishte e rrezikshme ngase duhej të përballoheshim edhe me disa sharësa dhe kërcënues ndaj nesh dhe ndaj LDKsë.

Hysen Gervalla e deshi gjithhere LDKnë, shumë e deshi dhe e donë edh sot e kësaj dite Njeriun më të Madh të kauzës shqiptare, Presidentin tani më të ndjerë Ibrahim Rugovën. Takimet që i kishim të shpeshta me Presidentin Rugova ishin vërtet të mrekullueshme, dhe madhështin ia shtonte edhe komunikimi pa ekuivoke i Presidentit konkretsihtë me Hysenin, Presidenti e respektonte gjithashtu shumë Z. Gervalla. Patriotizmi i Hysen Gervallës ishte gjithhere i dukshëm dhe ai ishte plot me optimizëm, atdhedashuria e Hysenit ishte bazë dhe platformë e jetës dhe veprimit të tij, Hysen Gervalla ishte i bombarduar me oferta nga pas lufta, Hyseni ishte në shenjester edhe të disa shqipfolësve, Hyseni ishte i tradhtuar më vonë nga vetë LDKja e Eqerem Kryeziut pas vdekjesë së Presidentit, pra Hysen Gervallën e detyruan që të bëj lëvizje të padashura ndonjëhere, ngase duke injorura Hysen Gervallën Kryesia e LDKsë nga Prishtina injoroi dhe tradhëtoi më shumë se 55 000 anëtarë të LDKsë në Zvicerr. Hysen Gervalla edhe pas gjith kësaj mbeti ai që ishte, shqiptarë i vërtet dhe ithtarë i Presidentit Rugova edhe pse ai ka aderuar në AAk, ngase edhe në Aak ka ndryshime pozitive vitet e fundit, është parti si motër e Demokratëve të Berishës dhe se kryetari i saj më shpesh shkon dhe përkujton Presidentin Rugova se sa vetë Kryesia e LDKsë, pra Z. Hysen Gervalla gjendet aty ku respektohet idoli i tij dhe idoli i gjithë shqiptarisë Dr. Ibrahim Rugova.

Zotëriut Hysen Gervalla fat dhe suksese në të ardhmen, mërgimtarët shqiptarë sidomos në Zvicerr ruajnë respektin dhe nderimin për këtë burr të madh të kombit, respekt.

Xhevat Rexhaj
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi