Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vendi më i varfër në Ballkan…dhe në Evropë

Shko poshtë

Vendi më i varfër në Ballkan…dhe në Evropë Empty Vendi më i varfër në Ballkan…dhe në Evropë

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jun 24, 2010 5:37 pm




Vendi më i varfër në Ballkan…dhe në Evropë



Vendi më i varfër në Ballkan…dhe në Evropë 4334

Nga Blerim Uka


Para dy ditësh, si shumica e shqiptarëve, kam qenë i prekur kur kam lexuar se Shqipëria, edhe këtë vit, radhitej si vendi më i varfër në Ballkan. Kjo do të thotë gjithashtu se është vendi më i varfër edhe në Evropë. Meqë jam në fushën e ekonomisë, ndoshta jam më i prekur se të tjerët. Në të vërtetë, qe dy net nuk arrij të flej dhe shoh ëndrra të këqija.

Si është e mundur një gjë e tillë? Shqipëria ka popullatën më të re në Evropë dhe nga më të shkolluarat. Ka tokë, ka det…Pse ndodh kjo gjë?

Kjo pyetje do një përgjigje. Unë mendoj se shqiptarët kanë një psikologji të çoroditur me të cilën mburren. Po i jap si shembëll vetëm dy elemente pothuajse të shenjtëruara si mikpritja dhe besimi (për t’ju shokuar dhe për t’ju zgjuar pak!) e ju mund të gjeni të tjera… po deshët.

Mos keni frikë! Ka plot elemente tjera si: krenaria e pabazë, mburrja, trimëria e pamatur (mosllogaritja e rrezikut), besa (kontratat e pashkruara, mungesa e masave preventive), gjakmarrja…që e pengojnë popullin tonë të zhvillohet ekonomikisht. Por, tani t’i shikojmë më gjerësisht ato që i nënvizuam :

Shtëpia e shqiptarit është e të Zotit dhe e të Zonjës !

Ta shohim reflektimin negativ të devizës apo motos « Shtëpia e shqiptarit është e zotit dhe e mikut ». Unë e kam përdorur gjatë kohë parodinë « Shtëpia e shqiptarit është e të Zotit dhe e të Zonjës » kur takoja shqiptarë në Amerikën e Veriut dhe ua thoja të gjithë kanë qeshur me të. Këtu kam konstatuar se ajo (parodia) përmban një të vërtetë që nuk mohohet.

Në vende të qytetëruara dhe të zhvilluara, shtëpia (foleja familjare) është një vend i rrespektueshëm dhe i padhunueshëm ku njeriu mund të pushojë, të zhvillohet dhe të organizohet si të dojë. Pa pasur nevojë të futemi në statistika, shtëpia paraqet pasurinë më të madhe dhe kontributin më solid të ekonomisë sonë kombëtare. Shqiptari është më i varfëri sepse, në thellësinë e tij psikologjike nuk e konsideron shtëpinë (truallin, tokën) e tij si të veten por si të huajën… të zotit apo të djallit, të mikut apo të armikut.

Unë mendoj se nëse zoti ka nevojë t’i lutesh tërë jetën për diçka dhe nuk përgjigjet dot, ai është djall. Mendoj gjithashtu se miku i cili i jep vetes të drejtë të përzihet në pasurinë e tjetrit, në shtëpinë e tjetrit, dhe e gjykon tjetrin (pa qenë gjykatës me profesion) ai është... armik.

Ku në botë, përveç tek shqiptarët, tjeri ka të drejtë të të gjykojë se si jeton e si organizohesh në shtëpinë tënde? Meqë familja (e cila banon në shtëpi) është qeliza e parë dhe themelore e organizimit shoqëror, nëse ajo dhunohet dhe përdhoset, kjo gjë ka impakt në tërë shoqërinë. Pra, në aspektin e organizimit të shoqërisë, ne jemi në mesjetë, dhe jo vetëm kaq : jemi në një mesjetë të shëmtuar!


Besimi në zot, punë dreqi !


Të shohim aspektin tjetër : besimin. Une mendoj se besimi në diçka të pashquar është negativ për një shoqëri. Në fakt, në shoqëritë e zhvilluara ekonomikisht, numri i besimtarëve nuk arrin më shumë se 10 për qind të popullsisë. Vendet e besimit protestant (SHBA, Gjermania, Anglia…) janë më të zhvilluara sepse e kanë gjetur një formulë në mënyrë që edhe besimtarët të jenë përgjegjës për suksesin dhe mos-suksesin e tyre : të mos e pengojnë zotin për atë që nuk është BIZNES i tij, pra të mos i kërkojnë zotit gjëra që njeriu mund t’i bëjë vetë.

Sidoqoftë, mendoj se besimi në zot është shumë negativ për zhvillimin e një shoqërie. Besimi në fe krijon një psikologji çoroditëse. Individi, kur ndodhet para një problemi, në vend se t’i marrë masat e nevojshme për ta zgjedhur, ai lutet që dikush tjetër t’ia zgjedhë problemin. E ai dikushi tjetër mund të jetë zoti, vëllau, kushëriri, dhëndrri… Shqiptari nuk e zgjedh vet problemin e tij dhe për këtë arësye ai është më i varfëri në Ballkan dhe më i varfëri në Evropë!

Zoti nuk na ka dënuar pse nuk i besojmë atij. Ne kemi plot budallenj që besojnë dhe luten pa e ditur se çka i kërkojnë zotit kur luten. Çka duan? Po të ishte absurditeti kriter i provimit apo evaluimit, do të ishim më të zhvilluarit në Ballkan dhe në Evropë. Shqiptari e ka dënuar veten e vet sepse beson se dikush tjetër (zoti, djali, djalli, vëllau, kushëriri…) do t’ia zgjidhë problemin!

Për inat dhe urrejtje jemi të parët. Normale! Po prite nga tjetri, nuk mund të fitosh gjë tjetër përveç zhgënjimit, inatit dhe urrejtjes. Para disa viteve mendoja se shiptarët i janë kthyer zakonit (zakon: fjalë serbe që do të thotë « ligj ») dhe fesë si shprehje e urrejtjes ndaj komunizmit.

Çka është urrejtja? Ajo është vetëshkatërrim. Shumë objekte të komunizmit që ishin pronë e përbashkët dhe të cilat mund të shfrytëzoheshin edhe në kapitalizëm, në të mirë të ekonomisë shqiptare, janë shkatërruar nga urrejtja. Nëse e urren dikënd dhe e kultivon urrejtjen ndaj tij, ajo të bën dëm ty sepse atij tjetrit nuk i bëhet vonë!

Pse shqiptarët nuk kanë inat se janë vendi më i varfër në Ballkan dhe në Evropë? Pse nuk e urrejnë këtë situatë? Sepse hapsira psikologjike nuk është e zgjeruar në atë nivel! Duhet përqëndruar vëmendjen në gjëra të vogla!

Duhet kultivuar miqësinë, duhet penguar tjetrin në hapsirën e vet apo shtëpinë e vet, duhet gjykuar tjetrin edhe pa qenë gjykatës!!! Në anën tjetër, duhet pritur që dikush tjetër të na e zgjidhë problemin!!! Po nuk na e zgjodhi problemin tjetri dhe u zhgënjyem… atëherë duhet ta urrejmë tjetrin. Duhet të urrejmë në vend se të ndërmarrim gjeste dhe aksione konkrete!!!


Albemigrant
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi