Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SHTETI I KOSOVËS DHE ËNDRRA SERBE PËR THEMELIMIN E SERBISË SË MADHE

Shko poshtë

SHTETI I KOSOVËS DHE ËNDRRA SERBE PËR THEMELIMIN E SERBISË SË MADHE Empty SHTETI I KOSOVËS DHE ËNDRRA SERBE PËR THEMELIMIN E SERBISË SË MADHE

Mesazh nga Agim Gashi Wed Feb 25, 2009 2:39 am

SHTETI I KOSOVËS DHE ËNDRRA SERBE PËR THEMELIMIN E SERBISË SË MADHE

16 February, 2009 09:28:00 Mr. Fejzulla ABDULLAI







Shqiptarët e Kosovës janë pjesë e ndarë artificialisht nga trungu gjeoetnik shqiptar i ngulitur në trojet e Ballkanit Perëndimor qysh në kohën parahistorike. E kaluara historike e këtij populli është mjaft e zymtë. Ky popull kreshnik dhe liridashës çdo herë ka qenë i okupuar dhe i shtypur nga agresorët e jashtëm të cilët patën mundësi ta okupojnë Ballkanin. Kosova asnjëherë nuk ka patur mundësi që t’i shmanget okupimit të jashtëm. Në këtë pat ndikuar tepër pozicionimi i saj në pjesën qendrore të Ballkanit. Në fakt, pozita natyrore dhe rëndësia gjeostrategjike e pat tërhequr vemendejen e okupuesve të huaj, në rradhë të parë të popujve të cilët imigruan nga veriu në fillim të mesjetës. Në fillim hapsira kosovare okupohet nga romakët, pastaj nga sllavët dhe turqit osmanlinj. Të parët e të fundit kur erdhi koha u larguan prej aty njëherë e përgjithmonë, kurse sllavët, përkatësisht serbët, edhe pse për një kohë gjysëmshekullore nuk e patën nën sundimin e vet, pretendojnë se ky vend për çdo herë ka qenë i tyre, dhe tani,me fakte dhe argumentatëfallsifikuara, mundohen që t’u tregojnë qarqeve shkencore dhe opinionit botëror se Kosova paska qenë “djepi i historisë dhe kulturës së tyre”.SHTETI I KOSOVËS DHE ËNDRRA SERBE PËR THEMELIMIN E SERBISË SË MADHE Files.php?file=fej_dop_331520614



Me mbarimin e Luftës së Dytë Botërore, në vendet e Ballkanit ndodhë ndryshime të theksuara shoqërore-politike. Popujt sllavë të ish Mbretërisë Jugosllave pas çlirimit nga okupimi fashist krijuan për së dyti shtetin e vet. Mirpo tani, në dallim prej atij në mes dy luftrave botërore, në mënyrë “vullnetare” u bashkuan duke krijuar shtetin federal jugosllav me orientim socialist. Në këtë përbërje muarë pjese gjashtë republika dhe dy krahina me status autonomie në kuadër të Serbisë. Aty, veç Kosovës, u përfshinë edhe troje të tjera shqiptare të populluara me shqiptarë, që padrejtësisht qenë ndarë nga trungu gjeoetnik në vitin 1913 nga ana e Fuqive të Mëdha të kohës.



Me kalimin e kohës u tregua se Jugosllavia me orientimin komunist që pati, nuk qe në gjendje t’i materializojë idealet e veta dhe të kriojë kushte të mira për ekzistencën e popujve për të cilët pretendohej se në këtë vend jetojnë me të drejta të barabarta, pa dallim përkatësie kombëtare dhe konfesionale. Prandaj në fund të shekullit të kaluar ky shtet tërësisht u shpërbë. Mirpo, në dallim prej vendeve të jera, shkatërrimi këtu qe me pasoja mjaft të rrënda sepse, tani doli në shesh se formimi i këtillë ka qenë vetëm një krijesë artificiale. Të gjitha republikat pas shpërbërjes u shpallë shete të pavarura e sovrane. Në kohën e fundit, përkatësisht vitin e kaluar edhe një nga dy krahinat autonome, me përkrahjen e faktorit ndërkomëtar, krioi shtetin e vet, ajo është Republika e Kosovës.

Shpërbërja e këtij shteti artficial nuk e pati fatin sikurse shtetet e tjera të rajonit, të cilët, po ashtu, e braktisën komunizmin si ideologji reaksionare e zhvillimit shoqëror. Tani lindën aspirata të tjera ndër shtetet e posaformuara nga ish republikat federale jugosllave. Në fakt çdo shtet synonte që të përfshijë në kufijtë e vet një territor më të madh. Në këtë drejtim më së tepërti u dallua Serbia e cila, duke synuar që të përfshijë një hapësirë sa më të madhe në logari të vendeve të tjera, qe shkaktare e paraqitjes së luftrave shkatërruese ndërmjet vetë popujve sllavë, e pastaj, edhe me shqiptarët e Kosovës të cilët nuk kanë dashur që në asnjë mënyrë të jetojnë nën Serbinë, sepse nuk i ka lidhur asgjë e përbashkët.



Serbia aspiratave teritoriale nuk u dha fund. Ajo çdo herë ka qenë një faktor destabilizues në rajon. Në fakt, nga kjo parashtrohen disa pyetje: Çfar ka kërkuar ky vend? Pse vazhdimisht ka synuar të marrë troje të huaja dhe me këmbngulje mundohej që ta bindë opinionin më të gjerë se shumë pjesë të territirit të vet kinse gjenden në shtetet e posaformuar nga shpërbërja e federatës jugosllave? Ose, pse ngul këmbë që në mënyrë diplomatike dhe nëpërmjet akteve të ndryshme juridike, ta quajë Kosovën si pjesë integrale të territorit të vet, kur dihet botërisht se me shqiptarët e këtij shteti të ri të posaformuar, nuk e lidh kurgjë, dhe se, Kosova, historikisht asnjëherë nuk ka qenë territor serb, e kështu ngjajshëm?



Përgjigje këtyre pyetjeve dhe pyetjeve të tjera, në vija të shkurta do t’u japim në vazhdim.



Fillimisht kur serbët u ngulitën në Ballkan në shek. e VII, baza e tyre ishte jashtë Kosovës. Ata Kosovën e pushtuan shumë më vonë. Pohimi se Kosova ishte djepi i Serbisë është i pavërtetë”, kështu thotë historiani Anglez, Noel Malcolm. Më vonë, duke mos qenë të kënaqur me madhësinë e vendit të ri, dhe me lidhjet hapsinore që i patën me vendet e tjera të rajonit, tek serbët filluan të lindin aspirata ekspanzioniste. Kështu, ata filluan të shikojnë mundësinë se në çfar mënyre do ta rritin hapësirën e vendit të posaformuar. Ekspansionet e parë territoriale serbët e bënë në shekullin e XII e XIII, kur shteti feudal serb nisi pushtimin e trojeve shqiptare në drejtim të Kosovës e të Rrafshit të Dukagjinit, që përmes tyre të dilte në detin Adriatik (Në këtë kohë Kosova mbeti nën sundmin serb plot 250 vjet). Gjatë gjysmës së parë të shekullit XIV (koha e car Stefan Dushan-it) sundimi serb u shtri për një kohë në tërë trojet shqiptare duke e dëbuar dhe asimiluar popullatën autoktone. Jo vetëm kaq. Qëllimet e tyre kanë qenë që ata territorin e vet ta shtrijnë në vendet strategjike të rajonit, përkatësisht të kenë dalje në det dhe t’i përfshijnë boshtet kryesorë rrugorë të cilët mundësojnë lidhje më të volitshme me vendet e tjera të Evropës.



Qëndrimet ekspanzioniste serbe përforcohen në gjysmën e parë të shekullit XIX, pikërisht në kohën kur janë vënë bazat e idesë për krijimin e Serbisë së Madhe dhe më vonë për spastrimet etnike. Projekti i parë është “Naçertanija” e Ilija Garashanin-it e vitit 1844. Ky ka qenë një proekt sekret i qeverisë serbe, ku në emër të integrimit të popullit serb, insistohej në krijimin e Serbisë së Madhe duke përfshirë të gjithë sllavët e jugut në një shtet. Në këtë shtet, kuptohet, do të dominonin dhe sundonin serbët. Serbia e Madhe, sipas Naçertanies, nënkuptonte shtrirje të gjerë territoriale. Aty do përfshiheshin: Serbia, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Sllavonia, Sremi, Banati, Baçka, pjesa më e madhe e Kroacisë e disa vende të tjera për rreth. Synohej që Serbia e këtillë të ketë ndikim të theksuar edhe në Bullgari. Zonë e interesave serbe ka qenë edhe Shqipëria Veriore, i tërë teritiri i Kosovës dhe pjesa më e madhe e Maqedonisë, sidomos ajo perëndimore, në veçanti. Andaj ajo ka qenë e interesuar që përmes lidhjeve tregëtare dhe diplomatike ta shtrijë ndikimin e vet në këto troje, pastaj të bëjë edhe okupimin e tyre.



Qëndrimet okupuese serbe vazhdojnë të përforcohen gjatë luftrave ballkanike dhe në mes dy luftrave botërore. Në këtë periudhë kohore serbët jo vetëm që synojnë të kriojnë një shtet me një sipërfaqe më të madhe, por edhe etnikisht të pastërt.



Pas një ndërprerje prej rreth 500 vjet, serbët në vitin 1912 sërisht e okupuan Kosovën, kurse para opinionit botëror tani pretendojnë se e patën çliruar nga sundimi osman. Historiani Anglez të cilin e përmendëm më lart, në studimet e tij për Kosovën mendon të kundërtën, dhe thotë: “Serbët përdorin frazën “çliruar”, por edhe vetë shifrat e tyre tregojnë se popullsia serbe ortodokse ishte më pak se 25 për qind. Shumica e popullsisë ishte shqiptare, dhe natyrisht që nuk e mirëpriste sundimin serb, kështu që “zaptim” më duket termi i duhur”, përfundon ai. Me okupimin e Kosovës në këtë kohë ajo u dha rëndësi të theksuar spastrimeve etnike. Problem kryesor i tyre kanë qenë shqiptarët. Për shfarosjen e këtij populli aty janë angazhuar të gjitha strukturat shoqërore-politike e shkencore. Në këtë drejtim më të dalluar kanë qenë Jovan Cvijiq(në fillim të shek.XX) dhe Vasa Qubrilloviq(para dhe pas LDB). I pari , në studimet e veta për ekspansionin teritorial të Serbisë çdo herë mundohej të gjente më tepër argumente se serbët historikisht, etnografikisht dhe antropogjeografikisht si popull në rritje dhe me “vetëdie më të fortë kombëtare”, paskan të drejtë që në shtetin e tyre të përfshijnë edhe vende për rreth, ku, kuptohet, dominimin politik dhe ekonomik do ta kenë vetë serbët (H.Islami, 2003). Qartë shihet se ky autor (Cvijiq-i) me qendrimet e këtilla është nisur nga faktet natyrore se, një shtet që të jetë i fuqishëm dhe të ketë komoditet për popullin e vet, patjetër duhet të ketë sipërfaqe të madhe dhe dalje në det (një paralelizëm i kulluar me hitlerizmin). Ëndra e tij ka qenë që Serbisë t’i sigurohej dalje në Detin Adriatik, duke okupuar Bosnjën dhe Shqipërinë Veriore. Nga aspekti praktik thotë se, Serbia me zgjerimin territorial do ketë mundësi të dalë në det. Pastaj ai nënvizon se përmes luginës së Drinit dhe Matit mund të dilet në portin e Durrësit dhe Medovës (dalje në Detin Adriatik). Madje nëpërmjet luginës së Moravës e Vardarit mund të sigurohet dalje në Selanik ( dalje në Detin Egje), përfundon ky studiues serb i kohës. Ky është një veprim dhe qëndrim kryekëput tendencios dhe jo real ose, me fjalë të tjera, gjeopolitik. Qëndrim të këtillë më vonë ka pasur Gjermania naziste hitleriane gjatë LDB dhe Serbia millosheviqjane në fund të shekullit të kaluar.



Ndrryshimet shoqërore-politike që u shkaktuan në Jugosllavinë e pas LDB, siç përmendëm më lartë, qenë paqësore, kurse ato në fund të shek. XX me konflikte të armatosura. Tani hegjemonizmi serb, i cili rrënjët i ka pasur qysh më parë, filloi të ringjallet përsëri. Qeveria shoviniste dhe hegjemone duke dashur që të sigurojë sa më tepër vend për shtetin e ri Serb, filloi të plasojë teza të ndryshme të pa pranueshme për republikat e tjera jugosllave të cilat ishin duke u formuar si shtete më vete. Serbët në krye me një udhëheqës ultranacionalist, që me ideologjinë e vet ka qenë gati i njëjtë me ideologjinë hitleriane të Gjermanisë naziste, për t’i siguruar vendit të vet sa më tepër hapsirë, e shfrytëzoi këtë moment. Për realizimin e planeve gllabitqare, qeverisë fashistoide serbe i erdhi në ndihmë edhe Akademia e Shkencave dhe Arteve Serbe. Sipas “konstatimeve shkencore” të kësaj Akademie, pretendohej se shumë troje ku jetonin serbë në ish republikat jugosllave paskan qenë serbe, ndaj tani është koha që ato t’i bashkangjitet shtetit të ri serb. Nga ana e politikës ultranacionaliste çetnike millosheviqjane, thuhej se të gjithë serbët e ish Jugosllavisë të jetojnë në një shtet të përbashkët që do quhet Serbi. Pra, siç shihet, ky është një qëndrim kryekëput okupues i cili i detyroi republikat e tjera të cilat, duke dashur që të mbrojnë territorin e vet, qenë të dertyruara të hyjnë në një luftë të tmerrshme shkatërruese me Serbinë, që nuk e ka parë asnjëherë historia e Ballkanit.



Së fundi Serbia hyri në luftë me Kosovën arbërore për shfarrosjen e shqiptarëve nga trojet e veta shekullore. Këtë ajo e bëri nga fakti se asaj i duhej hapsira kosovare, por jo edhe jeta e përbashkët me shqiptarët. Mirpo, sipas politikës së tyre gjenocidale, kjo interpretohej ndaj botës se kinse kanë synuar vetëm ta çlirojnë Kosovën nga “separatistët” dhe “terroristët” shqiptarë. Fatkeqsisht, Serbia në të gjitha këto luftra pësoi disfata të rënda dhe nuk pati dot mundësi që të kriojë Serbinë e Madhe, ashtu siç i shikonte ëndrat e saj dhe që parashikonte në projektet sekrete të mëparshme. Ndërsa udhëheqsi i saj me ideologji hitleriane të karakterit fashistoid-gjenocidal, mbaroi në Tribunalin Ndërkombëtar për Krime në Hagë.



Tani realizimi i ëndrës serbe kaloi në favor të kosovarëve, sepse me luftën heroike të Ushtërisë Çlirimitare të Kosovës (UÇK), Kosova u çlirua. Ndërsa me pëlqimin e faktorit ndërkombtar, u dha leja që udhëheqsia kosovare në emër të popullit paqëdashës të Kosovës, të krijojë shtetin e vet dhe, njëkohësisht, të shpallë shkëputjen definitive nga Serbia e cila e mbajti nën thundrën e vet për gati një shekull. Definitivisht më 17 Shkurt të vitit të kaluar (2008),udhëheqsia e vendit në emër të popullit liridashës kosovar, Kosovën e shpalli shtet të pavarur dhe sovran me emrin, Republika e Kosovës. Sot shtetin e Kosovës e kanë pranuar rreth 54 vende mbarë botës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi