Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berisha: “Fantazma e Serbisë së madhe, paraqet rrezik për rajonin”

Shko poshtë

Berisha: “Fantazma e Serbisë së madhe, paraqet rrezik për rajonin” Empty Berisha: “Fantazma e Serbisë së madhe, paraqet rrezik për rajonin”

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jul 28, 2011 11:25 pm

Berisha: “Fantazma e Serbisë së madhe, paraqet rrezik për rajonin”

Berisha: “Fantazma e Serbisë së madhe, paraqet rrezik për rajonin” 28July-28-15-17-1
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka reaguar ashpër për situatën e krijuar në veri të Kosovës dhe tensionin pas vrasjes së policit. Në një deklaratë për mediet, Berisha ka dënuar ashpër dhunën e njëanshme, duke e cilësuar atë të papranueshme dhe ka theksuar se “fantazma e Serbisë së madhe paraqet ende rrezik për paqen dhe stabilitetin në rajon”.
“Mbështesim operacionet e qeverisë së Kosovës dhe dënojmë aktet kriminale të fallangave të serbo-mëdhenjve në kufirin verior. Dënojmë vrasjen e një oficeri të policisë, sulmin e armatosur ndaj njësive të KFOR-it dhe i konsiderojmë këto akte dëshmi se fantazma e Serbisë së Madhe paraqet rreziqe për paqen dhe stabilitetin në rajon”, tha Berisha.
Ai ka dhënë mbështetjen e plotë të qeverisë së Shqipërisë për Prishtinën zyrtare, duke vlerësuar embargon e qeverisë së Kosovës ndaj produkteve serbe, jo sepse është kundër lëvizjes së lirë të mallrave, njerëzve, por se ky është një vendim i imponuar prej qeverisë serbe.

Ai ka apeluar për dialog mes dy vendeve dhe një zgjidhje të shpejtë e të paqtë të situatës.


Më poshtë deklarata e plotë

Qeveria e Shqipërisë po ndjek me shqetësim provokimet e rrezikshme të bandave të serbomëdhenjve në kufirin verior të Republikës së Kosovës. Duke mbështetur plotësisht të drejtën dhe vendimet e qeverisë së Republikës së Kosovës për garantimin e rendit kushtetues, integritetit dhe kontrollit të plotë të territorit të saj, qeveria e Republikës së Shqipërisë dënon aktet kriminale të fallangave të serbomëdhenjve në vendkalimet në kufirin verior të Republikës së Kosovës, vrasjen e oficerit të forcave speciale të Kosovës, djegien e ndërtesave të doganave dhe sulmin e djeshëm të armatosur ndaj njësive tokësore dhe ajrore të KFOR-it në vendngjarje, të gjitha këto të mbështetura, të frymëzuara, të paguara nga qarqe ultra nacionaliste të Beogradit.
Qeveria shqiptare deklaron se flakët e zjarrit dhe tymi në ndërtesat zyrtare në vendkalimet kufitare, në kufirin verior të Republikës së Kosovës, vrasja e oficerit të forcave speciale të saj, sulmi i armatosur ndaj njësive të KFOR-it në vendngjarje, dëshmojnë qartë se fantazma e Serbisë së madhe paraqet sërish rrezik për paqen dhe stabilitetin në rajon.
Qeveria shqiptare mbështet plotësisht autoritetet dhe popullin e Kosovës, KFOR-in dhe autoritetet ndërkombëtare në Kosovë, për vendosmërinë e tyre për garantimin e rendit kushtetues dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës dhe vendosjen në kontroll të plotë në përputhje me ligjet dhe kushtetutën e vendit të të gjitha vendkalimeve kufitare të kësaj Republike. Ne jemi të bindur se çdo përpjekje për dhunim të integritetit, territorit dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës do të marrë përgjigjen e merituar. Qeveria shqiptare, ndonëse është për lëvizjen e lirë të mallrave, njerëzve dhe ideve dhe kundër çdo lloj embargoje, mbështet plotësisht vendimin e qeverisë së Kosovës, bazuar në parimin e reciprocitetit, për ndalimin e hyrjes se mallrave serbe në Kosovë, si vendim tërësisht i imponuar nga embargoja disa vjeçare serbe për mallrat e Kosoves. Ne jemi të vendosur t’i japim Kosovës të gjitha lehtësirat portuale dhe të tjera, për të përballuar embargon e Serbisë ndaj saj, me pasoja sa më të vogla.
Qeveria shqiptare i bën thirrje qeverisë së Kosovës dhe qeverisë së Serbisë të marrin të gjitha masat për uljen e tensionit dhe krijimin e kushteve për suksesin e dialogut dhe negociatave, në kuadrin e procesit të Brukselit, si proces midis palëve të barabarta, tejet i rëndësishëm për vendet e tyre, paqen dhe stabilitetin në rajon.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi