Zgjedhjet dhe mospajtimet:Feith u shmanget gazetarëve

Feith u shmanget gazetarëve
Nga Shpend Limoni më 25.02.2009 në ora 13:12
Shefi i ICO’s, Pieter Feith, ka ikur nga selia e AAK’së, pasi ka parë gazetarët që po prisnin prononcimin e tij dhe të Ramush Haradinajt. Kreu i AAK’së dhe Feith vazhdojnë të kenë mospajtime rreth zgjedhjeve nacionale
Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Pieter Feith, ka refuzuar t’i përgjigjet interesimit të gazetarëve pas një takimi me kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Feith dhe Haradinaj kanë biseduar për më shumë se një orë në selinë e AAK’së, por Feith nuk ka preferuar të shfaqet para gazetarëve.
Ai vetëm ka futur kokën në sallën ku po e prisnin gazetarët dhe është larguar, përderisa Haradinaj ka hyrë brenda duke menduar se e ka prapa përfaqësuesin e BE’së. Kreu i AAK’së më pas ka shkuar prapa mysafirit të tij për ta përshëndetur.
Në konferencë, Haradinaj e ka komentuar me shaka largimin e Shefit të ICO’së. “U frikësua nga ju, sepse ishit shumë”, ka thënë Kryetari i AAK’së.
Duke folur për raportet me Feithin, Haradinaj ka thënë se “janë raporte korrekte dhe pune”. Sidoqoftë Feith dhe Haradinaj kanë mospajtime rreth zgjedhjeve nacionale. Haradinaj ka kërkuar që ato të mbahen brenda vitit, përderisa Feith ka mbështetur interpretimin e Presidentit Sejdiu për zgjedhjet.
Haradinaj tha se i ka transmetuar Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar se vendimi për shtyrjen e zgjedhjeve parlamentare është i dëmshëm. “Shefit të ICO-s i dhashë disa shpjegime, se vendimi për shtyrje të zgjedhjeve është i dëmshëm për Kosovën, për proceset në vend, qëndrim i cili normalisht vetëm sa do të thellojë krizën qeveritare, e cila edhe ashtu është e rëndë”, tha ai.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Zgjedhjet dhe mospajtimet:Feith u shmanget gazetarëve
Nuk lëvizin nga pozicionet
Pieter Feith dhe Ramush Haradinaj vazhdojnë mospajtimet rreth zgjedhjeve nacionale. Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar nuk është paraqitur bashkë me Haradinajn në konferencën për gazetarë pas takimit. Kreu i AAK’së ka thënë se vendimi për zgjedhjet nacionale ka qenë i gabuar përderisa është shprehur i shqetësuar edhe për mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve lokale.
Nga Shpend Limoni më 25.02.2009 në ora 21:59
Shefi i ICO’s Pieter Feith dhe Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj sërish janë kundërshtuar rreth zgjedhjeve nacionale.
Pasi kanë shfaqur pozicionet e kundërta mbi këtë temë gjatë një takimi njëorësh në selinë e AAK’së, këtë atmosferë e kanë transmetuar edhe pas përfundimit të takimit.
Feith nuk ka pranuar të hyjë bashkë me Haradinajn në dhomën e konferencave për media, por vetëm ka futur kokën në hyrje të sallës duke thënë se ishte “një takim miqësor dhe konstruktiv”.
Sidoqoftë, Haradinaj është futur brenda duke menduar se shefi i ICO’s është duke i shkuar prapa.
Më pas ai është kthyer për ta përcjellë mysafirin e tij që po largohej.
Haradinaj me humor e ka përshkruar situatën e krijuar duke u thënë gazetarëve “u frikësua nga ju, sepse ishit shumë”.
Më pas ai ka komentuar raportet me Feith duke thënë se janë “raporte pune, kolegiale, korrekte...”.
Haradinaj dhe Feith mospajtimet e tyre rreth zgjedhjeve i kishin shprehur menjëherë pasi Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar në janar kishte mbështetur interpretimin e Presidentit Sejdiu se mandati i institucioneve është i plotë.
Burime të Express kishin bërë të ditur se Haradinaj kishte lëshuar takimin asokohe, por kjo ishte mohuar nga zyrtarë të AAK’së.
Në një kumtesë për media të mërkurën, Zyra e Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar ka thënë se takimi me Haradinajn ka qenë konstruktiv.
“ICR-ja zhvillon çdo ditë takime të shumta me politikanë dhe përfaqësues të tjerë në Kosovë. Ne nuk i komentojmë detajet e çdo takimi e kështu është rasti edhe me takimin e sotëm me Z. Haradinaj. Në përgjithësi takimi ka qenë konstruktiv dhe në të janë diskutuar çështje me interes të përbashkët”, thuhet në kumtesën e lëshuar nga zëdhënësi Andy McGuffie.
Sidoqoftë, Haradinaj ka thënë se në takim ka dominuar tema e zgjedhjeve duke shpjeguar se ia ka bërë me dije sërish Feith se vendimi i tij për të mbështetur interpretimin e tij ka qenë i gabuar.
“Ai shpjegoi se sa i përket vendimit për zgjedhjet nuk ka ndonjë risi - vendimi mbetet. I dhashë disa argumente, disa shpjegime, se ky vendim është i dëmshëm për Kosovën, për proceset në Kosovë, i cili ka vetëm me i thellu trendet negative që po ndodhin në Kosovë në qeverisje dhe që me këtë vendim i kanë bërë dëm Kosovës”, ka thënë Haradinaj.
Për këtë vendim AAK i ka drejtuar një ankesë Grupit Ndërkombëtar Drejtues që mbikëqyr implementimin e pakos së Ahtisaarit.
Ky grup pritet të mblidhet të premten në Vjenë, por as Haradinaj duket se nuk është shumë optimist se vendimi për zgjedhjet mund të ndryshojë.
“Besoj se kemi një status quo rreth vendimit po më duket se është një status quo do të mbetet gjendja si është, por të shohim si do të shkojë”, ka thënë ai.
AAK po ashtu nuk ka hequr që për këtë çështje të deklarohet edhe Gjykata Kushtetuese.
Haradinaj është shfaqur i brengosur edhe për mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve lokale të parapara të mbahen në vjeshtë të këtij viti.
“Ne jemi të brengosur me vonesat në ndërtim të infrastrukturës zgjedhore , ju i dini vonesat në sekretariat...ne mendojmë se këto janë pjesë e agjendës me i shty zgjedhjet parlamentare mos me lënë hapësirë që vendimi të merret për zgjedhjet parlamentare. Po ashtu këto mund ta vejnë në pikëpyetje kalendarin zgjedhor për zgjedhjet komunale”, ka thënë ai.
Kreu i AAK’së në paraqitjen e tij për media ka kritikuar sërish Qeverinë e vendit duke e akuzuar për korrupsion.
Ndërsa duke folur rreth mundësisë së ndërmjetësimit në Ugandë, Haradinaj ka thënë se është çështje e palëve dhe e OKB’së nëse ai do të angazhohet edhe zyrtarisht.

GND: Vendimi për mosmbajtjen e zgjedhjeve nacionale, i drejtë
Bota sot
Grupi Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën vlerëson se Kosova e ka konsoliduar veten si një anëtare të rëndësishme të bashkësisë ndërkombëtare të shteteve.
Kosova është konsoliduar në anëtare të rëndësishme të bashkësisë ndërkombëtare të shteteve, ndërsa vendimi për mbajtjen e zgjedhjeve nacionale është i drejtë, ka vlerësuar të premten Grupi Ndërkombëtar Drejtues (GND), në takimin e tij të shtatë në Vjenë. Po ashtu GND-ja e ka përkrahur procesin e krijimit të FSK-së duke e mbështetur punën e ministrit të FSK-së, Fehmi Mujota.
Grupi ia ka uruar popullit të Kosovës, njëvjetorin e Pavarësisë së Republikës, ndërsa vlerësojnë se vendi bërë përparim të konsiderueshëm në zbatimin e Propozimit Gjithëpërfshirës për Statusin (PGjS) dhe është e përkushtuar qartë për të shkuar më tej në rrugën e saj të integrimit Euro-Atlantik. “GND-ja ripohon bindjen e saj se pavarësia e Kosovës i kontribuon paqes dhe stabilitetit rajonal. Gjatë vitit të saj të parë, Kosova e ka konsoliduar veten si një anëtare të rëndësishme të bashkësisë ndërkombëtare të shteteve”, thuhet në një njoftim të këtij Grupi. GND-ja mirëpret përpjekjet e institucioneve shtetërore për të promovuar gjithëpërfshirjen, sundimin e ligjit dhe transparencën në qeverisje dhe u bën thirrje atyre që të vazhdojnë më tej me këto përpjekje në mënyrën më të vendosur dhe efikase, në dobi të të gjithë banorëve të Kosovës.
Po ashtu, GND-ja e lavdëron Qeverinë e Kosovës për përpjekjet e saja për të fuqizuar strukturat e sundimit të ligjit, përfshirë këtu përparimin e bërë sa i përket themelimit të një Gjykate Kushtetuese. “Pavarësisht përparimit që tashmë është arritur, GND-ja vë në dukje se ka sfida të rëndësishme. Prandaj, GND-ja, i bën thirrje Qeverisë së Kosovës që t’i intensifikojë përpjekjet e saj për realizimin e një decentralizimi efektiv të strukturave qeverisëse në përputhje me PGjS-në, që t’i mbrojë në mënyrë efektive trashëgiminë fetare dhe kulturore, të promovojë pajtimin, t’u sigurojë arsimim të gjitha komuniteteve, të nxisë kthim të qëndrueshëm, të përshpejtojë reformat ekonomike – mes të tjerash përmes privatizimit të ndërmarrjeve publike kryesore bazuar në përgjegjshmëri të plotë – dhe të sigurojë një proces transparent të emërimit në bordet e ndërmarrjeve publike dhe në postet tjera kyçe, siç parashihet në PGjS”, thuhet në deklaratë.
GND-ja shpreh mbështetjen e vet të plotë ndaj përpjekjeve të ndërmarra nga Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar (ICR) z. Pieter Feith dhe Zyra Civile Ndërkombëtare (ICO).
Në këtë kontekst, GND-ja mbështet konkluzionin e arritur nga ICR-ja se vendimi i Presidentit të Republikës së Kosovës që t’u lejojë institucioneve qendrore të përmbushin mandatet e tyre në përputhje me Kushtetutën është në pajtim me PGjS-në. Grupi Drejtues Ndërkombëtar vlerëson se themelimin i Forcës së Sigurisë së Kosovës në janar është një arritje e konsiderueshme që sjell përgjegjësi të reja dhe të rëndësishme për autoritetet e Kosovës.
“GND-ja posaçërisht mirëpret përparimin e rëndësishëm të arritur në konsolidimin e sektorit të sigurisë, miratimin e kornizës legjislative për reformën e mëtejshme, përfshirë edhe atë të ekonomisë, si dhe legjislacionin për mbrojtjen e komuniteteve pakicë dhe trashëgimisë fetare dhe kulturore”, thuhet në njoftim.

Similar topics
» Lajme nga Maqedonia-Ilirida
» Shmanget incidenti fizik i deputetit Tahir Hani
» Feith: Nuk do të tolerohen mashtrimet
» Feith: Veriu i Kosovës të marrë status autonomie
» Feith: Të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi