Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agim Gashi:O moj fterra e diturisë

Shko poshtë

Agim Gashi:O moj fterra e diturisë Empty Agim Gashi:O moj fterra e diturisë

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jul 04, 2010 1:13 pm




Agim Gashi:O moj fterra e diturisë U1_AgimGashi_4


Agim Gashi


O moj fterra e diturisë



Ty oj Fterra e Labërisë
bijtë e tu të quajtën nënëmadhe
ti je çerdhe e diturisë
e drejtë e shkathtë je si sorkadhe.
Tash m’ke hy dhe mua në zemër
duke pasur ti gjak Shqipërie
bijtë e tu të kanë dhënë emër
ty të kanë ngritur në simbol lavdie.
Refreni :
Këta bij e bija si yje të qiellit
nga gjiri yt që kurrë s’i lëshove
përherë do i dua si drit’n e syrit
si bij shqiperije e bij Kosove.
II
Mjekë, artistë e shumë shkrimtarë
lind e rritur në gji të kësaj nëne
na bëjnë sot të jem’ krenarë
kur debutojnë n´skena-ekrane.
Këta shpëtuan shumë jetë njerëzie
shqip mësuan fëmijët në shkolla
thellë kanë hyrë n´zemër të çdo fëmije
mendjendritur e të shëndoshë si molla.
Refreni :
Këta bij e bija si yje të qiellit
nga gjiri yt që kurrë s’i lëshove
përherë do i dua si drit’n e syrit
si bij shqiperije e bij Kosove.
III
Në internet e shumë gazeta
me poema e shumë romane
do të shkëlqejnë këta sa të jenë jeta
si bij të shqipes, bij të kësaj nëne.
N´krah të erës e nisi kangen
drejt kësaj çerdheje të diturisë
për Kuvendin e burrave të Fterrës
do të këpus telat edhe sharkisë.
Refreni :
Këta bij e bija si yje të qiellit
nga gjiri yt që kurrë s’i lëshove
përherë do i dua si drit’n e syrit
si bij shqiperije e bij Kosve!
Qershor 2010-06-22


http://botasot.info/def.php?gjuha=0&category=65&id=68524
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi