Thanas L. Gjika: Mes miqve në Chikago
Faqja 1 e 1
Thanas L. Gjika: Mes miqve në Chikago
Me ing. Bertin në qendër të Chikagos |
MES MIQVE NE CHIKAGO
(Shenime udhetimi)
Nga Thanas L. Gjika
Në ditët e fundit të qershorit bëra një udhëtim disaditor në Chikago IL për të takuar dy shokë të mij të gjimnazit: ing. Berti Spaho, mësuesin Vasil Lako, kushëririn Orion Trebicka dhe shokun e fëmijërisë Piro Miho. Gjatë atyre ditëve bëra dhe miq të rinj, Vasili më njohu me krushkun e tij z. Mondi Semini, kurse Orioni me krushkun e vet, z. Xhemal (James) Sala dhe djemtë e tij.
Kur viziton qytete të mëdha të Amerikës të bënjnë përshtypje të vechantë qendrat e tyre me godinat e larta, të cilat janë të ndryshme e të papërsëritshme. Qendra e Chikagos ishte shumë mbresëlënëse me dimensionet e saj të mëdha, me shkëlqimin e vechantë të godinave, me monumentet e muzetë e bukura dhe sidomos me parkun madhështor Milenium. Atë ditë drejt parkut mësynin miliona njerëz me karriget e tyre të palosura, sepse do të kishte në mbrëmje disa koncerte. Banorët e Chikagos, të cilët janë 60-70 % me ngjyrë, janë amatorë të mëdhenj të muzikës...
Të gjitha këto bukuri pata rastin t’i vizitoja në saje të këmbënguljes e durimit të ing. Bertit, i cili kishte marrë dy ditë lejë për të më pritur në aeroport dhe për të më shëtitur me makinë dhe në këmbë nëpër qendrën e muzetë e qytetit madhështor.
Berti me bashkëshorten e vet, z-njën Ollga, kishin ardhur 12 vjet më parë dhe ishin vendosur në Lombard IL. Duke punuar rëndë në dy punë, kishin mundur të blinin e shlyenin apartamentin e tyre komod me dy dhoma gjumi, të blinin makina të mira e t’i siguronin vajzës kushte të mira për banim pranë NorthWest Universitety, ku ajo studionte per mjkësi. Në një nga muret e sallonit të pritjes ishin varrur shumë diploma e fletë lavdërimi të vajzës së tyre, e cila gjatë viteve të shkollës së mesme e të lartë ishte vlerësuar e po vlerësohej për rezultatet e larta. Duke parë vlerësimet e fotot e vajzës unë u ndala tek një foto më e madhe, ku ajo dukej si Miss America, mbasi mbante një shirit blu me fjalët PRINCESHA E QYTETIT, që e kishte fituar vitin e kaluar prej komisionit të Lombardit.
- Rezultatet e vajzës, ndërhyri Ollga, na japin krahë të punojmë rëndë.
- Asaj i lumtë mendja dhe juve ju lumchin krahët, ju të tre jeni të papërsëritshëm, ajo për rezultatet e larta në shkollë e ju për këmbëngulje në punë, ia ktheva unë.
- Kur erdhëm këtu, tha Berti, e mblodhëm mendjen për të punuar sa më shumë në cdo punë që të gjenim, dhe ia pamë hairin punës. Vajza, duke parë sa shumë lodheshim ne, studionte gjithnjë e më shumë...
Për darkë erdhi kushëriri i Bertit, Piro Miho me zonjën e tij. Me Piron ishim rritur bashkë sepse në Korchë i kishim portat e shtëpive ngjitur. Kujtuam fëmijërinë, ndeshjet me top prej lecke, lodrat e ndryshme sidomos shahun, vajtjet në mal për të mbledhur Lajthi, larjet tek lumi i Drenicës, etj.
Ditën tjetër me Bertin shkuam tek Vasili në Freeport IL. Vasili (Billi) ishte më i riu i shokëve të gjimnazit, tani do t’ia festonim 65-vjetorin, që ne e kishim mbushur vjet. Lombardi nuk bënte pjesë në rrethinat e Chikagos, ishte më se dy orë larg. Vasili me Lanën kishin vetëm gjashtë vjet në Amerikë. Në fillim kishin punuar rëndë e kishin blerë një shtëpi të bukur, mbanin dhe një qiraxhi për të lehtësuar pagesën e borxhit bankar. Ata janë martuar herët, kanë tre vajza të martuara, me fëmijë, dy në Shqipëri dhe njërën në Kanada. Muret e sallonit ishin të mbushura me fotot e vajzave, dhëndurëve dhe të nipërve e mbesave. Familje e bekuar me shumë pasardhës, por që hëpërhë jetojnë larg nga njëri tjetri.
Gjatë bisedave kujtuam vitet e gjimnazit, Korchën tonë, shokët, shoqet, sidomos ata e ato që kanë ardhur në Amerikë e Kanada, si dhe ata që janë larguar nga jeta, e që na thonë se ne 66 vjecharët nuk jemi të rinj, e se duhet të punojmë e jetojmë me kujdes, duke pirë ilachet regullisht...
Tek Vasili erdhi zoti Mondi Semini me zonjën e tij. Djali i madh i Mondit është martuar me vajzën e vogël të Vasilit, të cilët vijojnë të jetojnë në Poradec bashkë me fëmijët e tyre. Biseda kaloi tek jeta e vuajtjet e babait të Mondit, atdhetarit poradecar Kocho Semini, gazetar me emër në kohën para diktaturës, i diplomuar në Francë, por i dënuar me 12 vjet burgim. Mondi na tregoi se si i ati dëgjonte fshehur radiot e huaja, sidomos stacionin anglez BBC. Kochoja kishte mbaruar si shkollë të mesme shkollën teknike amerikane të Tiranës dhe e zotëronte shumë mirë anglishten, madje ia kishte mësuar fshehur dhe të birit.
Biseda u bë emocionante kur Mondi tregoi se si iu anuallua e drejta për vijimin e shkollës së lartë:
- Në qershor të vitit 1965 mbarova gjimnazin e Poradecit me rezultate të larta, mu dha e drejta të vijoja shkollën e lartë. Shkova në Tiranë gjithë qejf që në 30 gusht, zura vend në konviktet e universitetit, por më 1 shtator kur shkova në klasë erdhi sekretari i fakultetit e më tha se emri im ishte shtuar gabimisht dhe se unë nuk mund të vijoja shkollën...
- Kjo ishte për mua përmbysje e gjithë ëndrrave, u bëra si i lojtur mench, u ktheva në Poradec gjithë urrejtje. Erdhi Mitrush Kuteli për vizitë, më mori mënjanë e më nxori shëtitje buzë liqenit, ku midis tjerash më tha:
- Mos harro si na kanë trajtuar komunistët mua e tët atë: ne ishim diplomuar në universitete borgjeze me emër, punonim me përkushtim e talent, por qeverisë komuniste nuk i duheshin të diplomuarit në vendet borgjeze, prandaj sajoi lloj lloj gjërash e na plasi në burgje, pastaj na dha punë jo në profesionet tona por në punë të thjeshta. E ne krijuam familjet tona, rritëm e edukuam fëmijë të aftë, që të chajnë në chdo situatë me forcat e tyre. A nuk je ti i aftë të studiosh vetë? Me anglishten që të ka mësuar yt atë duhet të shfrytëzosh literaturë profesionale e të shkosh përpara, të zhvillosh prirjet e tua, të bëhesh më i aftë se shokët e tu që do të mbarojnë shkollat e larta.
Këto fjalë të Mitrushit i mbajta parasysh. Punoja e studjoja me pasion si autodidakt. Në uzinën e Poradecit arrita atë që ëndërroja, krijova një emër të mirë dhe një vend pune të nderuar. U emërova shef në repartin e galvanizimit e atë të emalimit, të cilat i krijova vetë. Sobat dhe karriget që krijonte uzina jonë e Poradecit, kërkoheshin kudo. Kjo më jepte krahë.
- Ti qënke si Mërgim Korcha, ndërhyra unë. Ju të dy, me aftësitë tuaja duke punuar me pasion i jeni imponuar diktaturës. Pavarësisht nga biografia e prishur diktatura u detyrua t’ju vlerësonte. Pastaj ngritëm një dolli për të dhe gjithë ata shqiptarë, të cilët me aftësitë e tyre dhe punën e madhe mundën të zinin vende nderi në shoqërinë e kohës, edhe pse kishin pasur biografi të keqe.
Duke dashur të mësoja dichka për vuajtjet e torturat që u bëheshin të arrestuarve prej diktaturës, e pyeta Mondin:
- Na trego ndonjë gjë interesante nga vuajtjet e burgut a të internimit që të ka treguar babai.
- Im atë nuk e hapi kurrë bisedën për të treguar vuajtjet e tij në hetuesi, në burg e internim. Kur iu luta një ditë të më tregonte se si e kishin torturuar, ma preu shkurt:
- Nuk është mirë o bir t’i mësosh vuajtjet e mia. Po t’i mësosh do të mbushesh me urrejtje ndaj atyre që m’i bënë dhe në ndonjë situatë mund të shpërthejë revolta jote ndaj tyre. Por dihet se për chdo lloj hakmarrjeje që mund të bësh ti, ata do të hakmerren dhjetëfish, pra ti do të humbasësh shumë më tepër sesa do të fitosh. E për të të mbrojtur, për të të shpëtuar nga e keqja, nuk dua të t’i tregoj...
- Yt atë paska qenë një kristian e një filozof për t’u admiruar, ndërhyra unë.
- Po, tha Mondi, ai besonte në Zotin dhe ishte tip meditativ e na jepte shpesh përgjithësime e konkluzione për jetë si një filozof. Ai ma sqaroi thjesht pse sistemi komunist nuk mund të jetonte gjatë. Kur i thashë një ditë se nuk po dukej asnjë shënjë për përmbysjen e komunizmit, ai më tha duke buzëqeshur:
- Shënja ka plot, por ti nuk i shikon. Ja, a nuk emërohen drejtorët e shefat nëpër ndërmarrjet dhe kryetarët e kooperativave në fshatra sipas miqësive e sipas besnikërisë ndaj partisë e jo sipas aftësive? A nuk relatohet gjithnjë për suksese e tejkalim plani, kur dihet se plani nuk realizohet e suksese ka fare pak? Këto janë shënja të qarta se ky sistem nuk mund të shkojë përpara, se ky sistem ha vetveten dhe një ditë do të pësojë katastrofë ekonomike... Po për fat të keq im atë vdiq më 1987 pa mundur ta shihte shkërmoqjen e diktaturës komuniste...
I jam mirënjohës babait dhe për mësimin e anglishtes. Duke e zotëruar këtë gjuhë unë jo vetëm në Shqipëri, po dhe këtu munda të punësohem në fushën që kam pasion, në galvanizimin e emalimin e metaleve. Që kur erdha zura punë në uzinë me rrogë shumë të mirë.
Të ardhurat e mira të Mondit i pamë kur vizituam shtëpinë e tij gjatë darkës. Ai me të shoqen, si poradecarë që janë dallohen prej ne korcarëve, sepse janë më qefllinj. Ata kanë bërë një shtëpi shumë komode e të pajisur më së miri, shkojnë për peshk e në plazh regullisht, mblidhen me miq e gëzojnë jetën sikur janë në Poradecin e tyre, vetëm liqeni u mungon...
Ditën tjetër Berti më shpuri tek kushëriri im, Orioni, në Des Plaines. Orioni me bashkëshorten Linda dhe djalin e vogël kanë 5 vjet në Amerikë, tani ata janë bërë qytetarë amerikanë dhe po presin t’ju vijë dhe djali i madh, Juliani, me nusen nga Shqipëria. Apartamenti i tyre është modest, si mërgimtarë të rinj që janë.
Gjyshi i Orionit dhe babai im kanë qenë nga mërgimtarët e parë shqiptarë. Ata erdhën këtu më 1910 dhe u kthyen më 1920. Kur erdhën ata, pjesa më e madhe e Amerikës ndrichohej ende me llampa me gaz petromaks. Punuan disa vjet në Siatlle WA, ku jetonin si shumica e shqiptarëve nga gjashte veta bashkë në një dhomë, në Konak, si i thoshin atëhere. Gjellët më të preferuara për mërgimtarët shqiptarë të asaj kohe ishin fasulet, plënci, mishi me lakër, pilafi, patatet, makaronat, etj, të cilat i gatuanin vetë me radhë. Pache plënci ishte një gjellë që përdorej shpesh, sepse kushtonte tepër lirë nga që amerikanët nuk e hanin. Shqiptarët e asaj kohe e quanin pachen e plëncit mish pa kocka. Madje unë me Orionin sa herë kujtonim në Shqipëri dhe sa herë kujtojmë këtu në biseda telefoni historira nga të kubetllinjve të parë, historira të xha Lakos (gjyshit e tij) dhe xha Gonit (babait tim), përmendim shprehjen e tyre: Mish pa kocka o Lako, me të cilën ata shprehnin nostalgjinë për bollëkun e Amerikës. Një shprehje tjetër që na ka mbetur në mendje nga kurbetllinjtë e parë është dhe shprehja: Gezuar! Dhe me një paqe e të hapen udhët! Këtë shprehje urimi prindërit tanë, ish kurbetllinj të Amerikës, e përdornin kur pinin kafe në shtëpitë e njëri tjetrit. Ky urim shprehte dëshirën e tyre për t’u bërë paqe me Amerikën e për t’u hapur udhët e kurbetit, që të vinin dhe një herë në vendin e bekuar ku kishin kaluar vitet më të mira të rinisë së tyre...
- Kurbeti në kohën e parë kishte pak para, kurse sot është ndryshe, tha Orioni. Pastaj shtoi, sonte jemi të ftuar për darkë prej zotit James (Xhemal) Sala, një krushku im nga Mborja e Korchës. Xhemali me dy djemtë janë pronarë të një restoranti shumë të mirë. Vëllai më i madh i Xhemalit në vitin 1960 u arratis dhe u vendos në Amerikë, ku punoi në guzhinë e pastaj bleu një restorant ku bëri pasurinë e tij. Në vitin 1992 ai shkoi në Shqipëri dhe e mori Xhemalin me të shoqen e të dy djemtë, i punësoi në restorantin e vet. I nxiti djemtë e Xhemalit të mësonin anglishten dhe pastaj të shkolloheshin, njërin si menaxher restoranti e tjetrin si kuzhinier. Kështu mbas disa vjet pune Xhemali me djemtë blenë këtë restorant që është nga më të mirët e zonës. Djemtë u fejuan e u martuan me vajza nga Shqipëria, tani janë shtuar me pesë fëmijë, Xhemali ka dalë në pension, por del nga një herë në restorant kur organizohen festa si feta e flamurit, ose kur duhen pritur miq. Në këtë restorant kanë pritur kryeredaktorin e gazetës ILLYRIA, zotin Vehbi Bajrami, artistin Xhevat Limani, etj...
Duke iu afruam një godine blu njëkatshe, lexova në mur emrin THE BUTTERFLY Restorant.
- Arritëm, tha Orioni. Hymë brenda, katër ambjente lluksoze dhe një verandë e madhe jashtë. Vapa e rrugës u harrua, këtu sundonte fresku. Na priti manaxheri, z. Mikel, djali i madh i z. Xhemal.
Mikel-i na tregoi restorantin, pastaj na prezantoi me vëllanë, Hektorin, kryekuzhinierin. Ishin djem të sjellshëm, flisnin shqipen shumë bukur, sikur kishin ardhur dje nga atdheu. Xhemali nuk vonoi. Ishte një burrë gati dy metra i gjatë, i shëndetshëm e simpatik, rallë kisha parë burrë me krahë aq të bukur. Ato krahë mund ta mbanin e përdornin shpatën e Skënderbeut. Dukej që kishte bërë punë krahu tërë jetën...
Kujtuam Mborjen rrëzë Moravës, prej nga Korcha duket si në pëllëmbë të dorës. Unë duke qenë se kisha jetuar në Korchë në mëhallën e Shën Triadhës që e ka Mborjen për karshi, e njihja mirë Mborjen dhe mborjarët. Mjaft shokë shkolle i kisha prej Mborjes. Kisha shkuar shumë herë aty kur isha 10-18 vjecar me shokë për të mbledhur fruta të egra si kullumbri, manaferra, murriska, lajthi, etj. Chdo maj shkoja me nënën për të larë rrobat afër grykës së lumit të Mborjes, kurse me shkollën festonim po në maj ditën e zogjve në sheshi i kishës Ristoz. Tek Jankullat e Mborjes kushëriri im Vaskë Trebicka kishte marrë nuse e unë kisha qenë shoqërues i dhëndrit. Edhe një miku im, mësuesi KichoThanasi nga Treska kishte hyrë dhëndër brenda në Mborje tek familja Kotorri, kështu që Mborja dhe mborjarët më ishin bërë prej vitesh shumë të afërt. Tani një mborjar në rrethinat e Chikagos së largët më kishte ftuar e po më fliste për atë fshat të bukur, për njrëzit e tij punëtorë, për vuajtjet e kohës së diktaturës...
- More, po si jeni bërë krushq ju, pyeta unë për të ngarë muhabetin, ju zoti Xhemal keni qenë me biografi të prishur prej vëllait të arratisur, kurse ti Orion ke pasur babanë komunist të 41-it?
- Vëllai i Orionit, Hektori kishte rënë në dashuri në Korchë me chupën e motrës sime, filloi të sqaronte zoti Xhemal. Ne po i thoshim chupës, moj bijë mos u përzje me atë djalë, se nuk ka për ta lënë familja të martohet me ty... Mirëpo babai i Hektorit, zoti Jani Trebicka, ndjesë pastë, si dhe Orioni, kur morën vesh këtë dashuri thanë: Prishur mos qoftë, ne respektojmë dashurinë e të rinjve, arratisja e dajos për neve nuk është shkak për ta prishur këtë dashuri. Dhe u bë fejesa dhe dasma, kështu që xha Jani dhe Orioni kanë qenë gjithnjë krushq shumë të nderuar në fisin tonë.
- Im atë, shtoi Orioni, kishte qenë një nga të rinjtë idealistë, që mendonte se komunizmi do ta shpëtonte Shqipërinë. U bë një nga komunistët dhe partizanët e parë, mirëpo në vitin 1947 u zu me Kochi Xoxen për disa urdhëra që i dha Kochi. Kundërshtoi dhe nuk i zbatoi. Jani ishte oficer, Kochi u bë shkak që ta largonin nga partia e ta transferonin nga Tirana në Përmet. Më 1948, pasi udhëheqja e partisë e shpalli armik Kochin, Janin e reabilitoi, dhe ia dha përsëri triskën e anëtarësisë, mirëpo aty ishte shkruar se Jani ishte anëtar i partisë nga viti 1942 e jo si kishte qenë në realitet, anëtar i vitit 1941. Më vonë, si shumë ushtarakë që nuk ishin servilë, hëngri disa shkelma të tjera derisa e chmobilizuan. Nga viti 1960 filloi të ndjente një zhgënjim. Kur më thanë mua të bëja gati dokumentat për të hyrë në parti, e pyeta babanë si t’ia bëja. Ai më tha: Të bëhesh anëtar partie do të thotë t’i vësh dhe një rreth më shumë kokës, të humbasësh dhe një pjesë tjetër të lirisë; më mirë rri si je. Unë e dëgjova.
Më 1991-92 kur u shkërmoq diktatura, babai më tha: E shikon që bëre mirë që nuk u fute në parti, tani je rehat. Po të ishe bërë komunist, kushedi chdo të të kishin detyruar të bëje dhe tani do të sulmoheshe nga demokratët...
- Komunistë të zhgënjyr ka pasur plot, kam njohur prej tyre edhe në Mborje, e mori fjalën zoti Xhemal. Mbasi u ktheva nga internimi fillova punën në minierë, pastaj punova dhe në kooperativë. Mbrëmjeve veja tek mulliri për të bërë një dorë muhabet me mullixhiun, të ndjerin Peti Juka, ishte komunist i vjetër, kishte qenë dhe kryetar i kooperativës për disa vjet, por një mbrëmje më hapi zemrën dhe më chuditi me ato që tha. Si për të hapur muhabet unë i thashë: E more Peti më mori më qafë vëllai me atë arratisjen e tij, ndoshta do të kisha pasur një fat më të mirë...
- Mirë more Xhemal, ty të paska marrë në qafë yt vëlla që u arratis, po mua kush më mori më qafë? A nuk jam unë një ish partizan i vjetër, a nuk jam unë një anëtar i vjetër i partisë, po chfarë kam unë më shumë se ty? Ti s’ke lopë, as unë s’kam, ti s’ke tokë, as unë s’kam, të dy kemi nga një shtëpizë, ndryshimi ynë është se ti ke shatin unë kam këtë gurin e mullirit...
Mori dy gotat e rakisë, i mbushi dhe tha: të kemi shëndet se kripë e shëllirë jemi katandisur të gjithë.
Edhe sot kur e kujtoj Peti Jukën, them: i ndritë shpirti se e tha troch se ch’ishte ekonomia jonë në komunizëm, kripë e shëllirë.
Pastaj zoti Xhemal na tregoi disa momente nga jeta e tij në internim në fshatin Plug, ku kishte njohur njerëz të mbrekullueshëm intelektualë, priftërinj, artistë, ingjinierë, mësues, nga njerëzit më të mirë të shoqërisë shqiptare.
- Tani pas daljes në pension jam bërë lexues i regullt i forumit ZEMRA SHQIPTARE dhe ndjej gëzim të madh kur lexoj aty shkrime të Eugjen Merlikës, të Lek Pervizit e të bashkëvuajtësve të tjerë. Ja po bëhem 75 vjech, po nuk kam njohur njerëz më të mirë, më zotrinj se Petrit e Helena Merlika, prindërit e Eugjenit.
Orioni më tregoi orën, kishte shkuar 11: 00 PM, duhej të ngriheshim, mbasi na duheshin dy orë rrugë dhe nesër do të nisesha me natë. Atëhere i thashë zotit Xhemal, si për ta mbyllur bisedën:
- Zotrote ke pasur fatin të njihesh me njerëz të shumtë, të kategorive të ndryshme. Në kokën tënde ke shumë pasuri që duhet të na i japësh edhe ne të tjerëve, prandaj vër një regjim pune, chdo mëngjez ulu dy tre orë dhe shkruaji kujtimet e jetës sate, chfarë ke parë e chfarë ke dëgjuar.
Brezat e rinj duhet ta mësojnë jetën e popullit tonë nën diktaturë përmes kujtimeve të njerëzve të vuajtur si ju e jo përmes përrallave të Ramis Alisë me shokë që gënjejnë pa pikë turpi nga faqja e parë tek e fundit...
U ndamë me dëshirën dhe urimin që të shihemi përsëri, por këto distancat e Amerikës na i vështirësojnë takimet me njerëz kaq të vlefshëm, prej të cilëve mëson shumë...
Zoti Xhemal Sala, Mikeli, autori i shkrimit dhe Orioni |
Duke festuar 65-vjetorin e z. Vasil Lako |
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Thanas L. Gjika: Një model për hartimin e veprave me kujtime
» Thanas L. Gjika: Mjaft me komunistë, të hapur apo të fshehur
» Thanas L. Gjika: Shkolla e lirë mbi gjithçka formon karakterin
» Thanas L. Gjika: Tiparet desidente të veprës së Ismail Kadaresë
» Miku i mirë mes miqve të dashur
» Thanas L. Gjika: Mjaft me komunistë, të hapur apo të fshehur
» Thanas L. Gjika: Shkolla e lirë mbi gjithçka formon karakterin
» Thanas L. Gjika: Tiparet desidente të veprës së Ismail Kadaresë
» Miku i mirë mes miqve të dashur
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi