Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Poezi nga Qerim Bajrami

Shko poshtë

Poezi nga Qerim Bajrami Empty Poezi nga Qerim Bajrami

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jul 05, 2010 8:50 pm

Poezi nga Qerim Bajrami 35184_132618440105367_100000716346990_204141_2901581_n
Poezi nga Qerim Bajrami

METROPOLEVE
(Vellait tim Arifit ne Gjermani)

Sa e sa net metropoleve
poçet derdhin ngjyrat blu.
Ai duke shetitur, provon
ndjenjen e largim-afrimit
kah vendlindja...

Sa e sa here
agu e gjen metropoleve
ne rrugen "Neue Gasse"
ne hotelin "Park Caffe"
nen presionin e zhumhurit
duke pire kafen e mallengjimit.

Nje pikture
qe shperndane ngjyren e kuqe
si pllohe gjaku
ne dere-abazhuri!
Ai i ulur, ne fotelene e bute
vete me buzeqeshjet efemere te te huajve!

Fjollat e tymit te cigares
lakadredhin
zhdaravitin sfondin pa ajer,
Pas mesnate qielli i bruzte, vdes!

Ngjyra e perpurte, fiket!
Malle ne kukeza
i kurbetit me zgjebe
ne nje askeze
qe ec e s'ndalet.
E, pagjumesia
ia sjell
vargjet e nje kenge djepi
qe nena ne vendlindje
ua kendon foshnjeve.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi