Qerim Vrioni: Zëri i Nolit dhe një fotografi e vjetër
Faqja 1 e 1

ZERI I NOLIT DHE NJE FOTOGRAFI E VJETER
Nga Qerim Vrioni
Ndërsa zerin e Fan Nolit e kisha dëgjuar dhe para disa kohësh, atë të Gjergj Fishtës e hasa për herë të parë këto ditët e fundit. Priftin erudit ortodoks e kishin inçizuar gjatë një fjalimi për Shoqatën Atdhetare “Vatra” në Amerikë më 1962, ndërsa poeti i shquar katolik ishte regjistruar duke recituar pjesë nga poema e tij ”Lahuta e Malcisë”, më 1937. Natyrisht të dy, me zerat e tyre, por sidomos me ato që thonin, të lindnin emocione të veçanta. Dëgjimi i këtyre inçizimeve u bë i mundur falë punës së gjatë kërkimore, të albanologut të përkushtuar, Robert Elsie, por edhe bujarisë së tij për t’i bërë të dëgjueshme nga të gjithë në internet (www.albanianlanguage.net ), gjë për të cilin ai meriton shumë përgëzime.
Noli, në fjalimin e tij para vatranëve (anëtarë të “Vatrës”), ndër të tjera përmend disa përvjetorë (“aniversarë” u thotë ai) që përkonin me atë vit (1962). Ndërmjet tyre ishte dhe ai i festimit të 4 korrikut 1918 (4 korriku-festa kombëtare e SHBA), kur ai bashkë me përfaqësues nga vende të tjera, ishte i ftuar nga Presidenca Amerikane në ceremonitë që do zhvilloheshin në Shtëpinë e Bardhë. Dihet që këtë rast, patrioti Fan Noli e shfrytëzoi mirë për të arritur një mbështetje ndërkombëtare amerikane ndaj Shqipërisë. Për këtë kremtim, inçizimi na mundëson të dëgjojmë nga goja e tij këto fjalë :” Vatra” u përfaqësua me delegatin e saj (Noli-shën.im) më 4 të korrikut 1918 përpara Presidentit Uillson dhe fituam një nga miqtë më të mëdhenj i cili shpëtoi Shqipërinë nga coptimi”. Kjo fjali më nxiti t’i kthehem përsëri një fotografie që është bërë atë ditë në Uashington me Presidentin Uillson dhe të ftuarit e tij nga disa kombësi të botës. Fotoja është shkëputur nga një album i vjetër fotografik me pamje nga jeta e shqiptarëve që jetonin në SHBA në fillim të shekullit XX, të dhuruar nga miku im, arkitekti i njohur dhe poeti, Petraq Kolevica.
Fotografia, rregullisht, ka bërë pjesë në protokollin presidencial të hartuar për pritjen e të ftuarve dhe është realizuar nga fotografi zyrtar i asaj kohe të Shtëpisë së Bardhë. Duke e vështruar ngultazi, s’ke se si të mos përsiatësh mbi të (këtu qëndron edhe forca e fotografisë, nxitja për të menduar e lexuar “përmasën e tretë”të saj). Kështu, përfytyrojmë takimet e kortezisë së miqëve me të zotin e shtëpisë, ndonjë bisedë të shkurtër, me urimet e rastit, buzëqeshjet tipike etj. Me ndihmën edhe të historisë, fotoja na sjell “para syve”, takimin mes Presidentit dhe Fan Nolit që zgjat diçka më tepër se të tjerat. Prifti trupvogël e me zemër të madhe me anglishten e kulluar dhe argumenta të pastër historikë, tërhoqi vëmendjen e mikpritësit, për gjendjen e vendit të tij, Shqipërisë, e cila në atë kohë kërcënohej egërsisht nga coptimi përfundimtar prej shovinistëve fqinjë. Për këtë biseda ndërmjet tyre e kaloi cakun e kortezisë, madje Uillson i premtoi të dërguarit të shqiptarëve se do t’a mbronte çështjen e tyre. Kështu, pas një viti, më 1919, në Konferencën e Paqes në Paris, ai kundërshtoi me forcë shpërbërjen e Shqipërisë, qendrim që e renditi atë ndër miqtë më të mirë të shqiptarëve në histori. Për këtë gjë shqiptarët i janë vazhdimisht mirënjohës Presidentit të SHBA, Uodrou Uillson (Woodrow Wilson, 1856-1924). Shënojmë këtu se po atë vit, 1919, ai u nderua me çmimin “Nobel” për Paqe.
Duke vazhduar kqyrjen e fotografisë, vërejmë se të gjithë janë veshur me kostume civile, me përjashtim të Nolit që mban rason e priftit, gjë që s’e pengonte të kryente më së miri misionin e tij. Në atë kohë, Shqipëria ishte nën pushtimin e ushtrive të vendeve fqinje, dhe shpesh “Vatra” e përfaqësonte atë në veprimtari të ndryshme ndërkombëtare. Natyrisht, qendra e rëndesës së fotografise është figura e Presidentit Uillson (me pantallona dhe kapale te bardhë) që nuk përputhet me ate gjeometrike të saj. Pranë tij, mbi supin e majtë, ndodhet Fan Noli me qendrim mjaft dinjitoz. Me sa dallojmë nga fotografia, shikimi i tij rezaton një gëzim të përmbajtur që buron nga fjala e marrë për mbrojtjen e vendit dhe besimi tek mbajtja e saj. Edhe pjesëmarrësit e tjerë shpërfaqin kënaqësi, madje dikush mund të paramendonte se fotoja, do t’i shërbente si dëshmi prestigji a aftësie për karrierën e mëtejshme (siç bëjnë sot politikanët kur fotografohen me ndonjë figurë botërore). Por gëzimi i Nolit kish ngjyrim tjetër, aspak vetjak, përkundrazi për kombin e tij, pra shumë fisnik e, kësisoj doemos më i përligjur. Ai pak minuta përpara kishte marrë një premtim të një rëndësie të veçantë.
Gjithë këtë vepër të lartë të tij, Noli, duke folur para antarëve të “Vatrës”, më 1962, e përmbledh vetëm me fjalinë “fituam një nga miqtë më të mëdhenj i cili shpëtoi Shqipërine nga coptimi”. Gjithësej 10-12 fjalë, por ato përfaqësonin atë hap të madh dhe historik që shmangu fshirjen e Shqipërisë nga harta gjeografike dhe politike e botës. Dhe eruditi, letrari, por veçanërisht atdhetari i shquar me raso prifti, Fan Noli, flet me mjaft thjeshtësi për bisedën e tij me presidentin Uillson, sidomos për rolin e tij, sikur të bëhej fjalë për dikë tjetër, fare pa lidhje me të.
Le të kthehemi përsëri tek fotografia historike e përkujtimore mbi 90-vjeçare. Poshtë saj, në albumin e cituar shkruhet diçitura përkatëse : ”Delegatët e kombësive të ndryshme që ishin ftuar prej Presidentit Wilson në Washington për kremtimin e Ditës së Katër Korrik, të cilët depozituan nga një kurorë për racat që përfaqësonin mbi varrin e George Washingtonit në Mount Vernon”.
Mendojmë se kurora që vendosi Noli në Mount Vernon, është historikisht e para me të cilën një përfaqësues zyrtar i shqiptarëve nderon simbolikisht një komb tjetër. Madje, si prift që ishte, e përfytyrojmë atë t’i përjetonte thellësisht ato çaste duke lexuar si nën zë, edhe ndonjë përshpirtje në gjuhën shqipe dhe këtë jo vetëm si rit fetar, por më tepër të dalë nga thellësia e shpirtit të tij.
Gjithashtu, siç e përmendëm edhe më sipër, fotografia ndoshta mund të ketë pasur ndikim në jetën a karrierën e ndonjë pjesëmarrësi në të. Por për gjithë shqiptarët është diçka tjetër. Ajo, thënë ndryshe, përbën një trokitje në kujtesën historike për të mos harruar një nga momentet më të vështira të mbijetesës së tyre si komb dhe shtet. Meritën për këtë, ndoshta e kanë vetëm dy njerëz në fotografinë tonë, Presidenti Uillson dhe Shqiptari Fan Noli.
Fytyra e qetë dhe dinjitoze e Nolit, i cili përveç cilësive dhe vlerave të njohura kulturore dhe atdhetare, me fjalimin e tij para vatranëve më 1962, në përkujtim të 4 korikut 1918, sikur do të thotë se unë bëra vetëm detyrën time si shqiptar.
Fjalimi i Fan Nolit dhënë Shoqatës shqiptaro-amerikane Vatra në vitin 1962:
1
2
4 korrik 1918 |

Dërgoi për ZSH: Baki Ymeri
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Qerim Vrioni: Ipolit Bajar - një nga shpikësit e fotografisë
» Poezi nga Qerim Bajrami
» Zëri i Nolit
» Agim Boba: Roli historik i Fan S. Nolit ne mbrojtje te Kombit Shqiptar
» Me rastin e ditlindjes se poetit-POEZI NGA QERIM RAQI

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi