Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ilirian Gjika:Sali Krasniqi! Portreti i një njeriu të thjeshtë

2 posters

Shko poshtë

Ilirian Gjika:Sali Krasniqi! Portreti i një njeriu të thjeshtë Empty Ilirian Gjika:Sali Krasniqi! Portreti i një njeriu të thjeshtë

Mesazh nga Ilirjan Gjika Fri Jul 09, 2010 1:21 pm

Ilirian Gjika:Sali Krasniqi! Portreti i një njeriu të thjeshtë

1.

Për çdo shqiptar Kosova nuk është vetëm një pjesë e truallit kombëtar!, nuk është një rajon thjesht gjeografik, apo shteti më I ri në botë, por mbi të gjitha ajo,: simbolizon shpirtin e paepur të këtij populli. Atë shpirt që ka kërkuar gjithmonë të drejtën e vet, të cilën të tjerët dhe fati janë përpjekur që t’ja mohojnë gjithmonë. Themi edhe fati, sepse ky I fundit në të kaluarën jo vetëm që nuk ka qenë në anën e saj, por e ka përplasur ashpër nëpër tallazet e kohës.
Nacionalizmat e sëmura ballkanike kishin pregatitur për të një fat të dhimbshëm dhe tragjik, siç ishte ndarja nga trungu etnik dhe seria e pandërprerë e vrasjeve, masakrimeve, raprezaljeve dhe dëbimeve, të cilat qytetërimi I kish harruar qysh nga koha e largët e mesjetës.

Në vitin e largët 1878 vendimet e fuqive të mëdha të Europës në Kongresin e Berlinit copëtuan për herë të parë tokat shqiptare. Nga trualli nënë shkëputen krahinat e Trenit, Pirotit, Nishit dhe Vranjës. Menjëherë pas dorëzimit të tyre Serbisë, nisi zbatimi I skenarit të dëbimit të popullsisë shqiptare. Të gjithë mllefin që kishin mbi Perandorinë Osmane Serbët e shprehën mbi popullatën e pafajshme dhe të pambrojtur shqiptare. Ushtria dhe çetnikët u përpoqën që pas vrasjeve, djegieve dhe shkatërrimeve, të dëbonin popullsinë e mbetur në këto zona, për të krijuar një territory të pastër etnikisht. Një fat të tillë midis qindra familjeve shqiptare e pati edhe familja e Shaban Aliut nga Gërgura e Nishit. Pasi humbi shtatë prej djemve të saj, mes dhimbjes therëse, ajo u detyrua të zhvendoset drejt “zemrës” së Kosovës, Drenicës, në fshatin Dubovc. Këtu u vendosën dy djemtë që I mbetën Shabanit, Musa dhe Qerimi, të cilët nisën të mbanin llagapin Gërguri, në kujtim të truallit të të parëve.

Pikërisht këtu në Dubovc, Gërgurët krijuan familje dhe lindën fëmijë. Njërit prej tyre, Musës I lindën shtatë djem, të cilëve u vendosi emrat e vëllezërve të vrarë. Të tillë do të ishin: Aliu, Fazlliu, Fejza, Ismaili, Sherifi, Latifi dhe Xhema, të cilët u rritën me ndjenjën e urrejtjes ndaj Serbit. Pikërisht tre djemtë më të vegjël të Musës: Sherifi, Latifi dhe Xhema do të luftojnë vite më vonë prëkrah luftëtarit të shquar popullor Azem Galicës. Të inkuadruar në çetën e tij ata morën pjesë në lëvizjen e armatosur kundër pushtuesit të huaj në vitet 1912-1924. Çastin kulmor të veprimtarisë së saj çeta e Azem dhe Shote Galicës e pati gjatë lëvizjes kaçake, (1919-1924), kur ajo u vu në krye të kryengritjes antiserbe të Kosovës.

Gjatë këtyre luftimeve që zgjatën rreth gjashtë javë kundër ushtrisë dhe dhe çetnikëve serbë, u plagos rëndë Azem Galica dhe I vëllai Ademi. Të ndjekur nga serbët ata shpëtuan nga ndihma e Sherifit dhe Latif Gërgurit, të cilët I strehuan praën shtëpisë së tyre në Dubovc. Pasi u mjekua Azem Galica e vazhdoi luftën e tij derisa u vra pas disa vitesh, pikërisht në 24 Korrik 1924, duke mbrojtur Drenicën, të cilën ai e quante Arbania e vogël. Luftën e fundit ai e bëri në shtëpinë e Gërgurëve, e cila u bombardua egërsisht nga artileria serbe.

Vrasja e Azemit shënoi shpërnguljen e dytë të familjes Gërguri, e cila kesaj radhe u largua nga Dubovci dhe Kosova drejt Stambollit në Turqi. Pas një qëndrimi të shkurtër disa muaj me ndihmën e konsullit shqiptar Nezir bej Leskovikut, Xhemë Gërguri siguroi lejen për tu vendosur në Shqipëri, ku u ishte rekomanduar Fieri. Nisi kështu një tjetër zhvendosje, kësaj radhe drejt shtetit amë Shqipërisë, ku me shpenzimet e shtetit shumë familje Kosovare udhëtuan drejt qëndrave të grumbullimit në Sarandë dhe Vlorë, për shkuar më pas drejt qëndrave të istalimit në Fier, Lushnje, Elbasan dhe Durrës.

Sipas ligjit të posaçëm të vitit 1923 “Mbi instalimin e emigrantëve Kosovarë” çdo familjeje ju dhanë 2.5 ha tokë, farëra, mjete bujqësore dhe ju sigurua strehimi. Nga të dhënat kadastrale të vitit 1927 në Fier ishin vendosur 160 familje Kosovare në 18 fshatra të ndryshëm. Këto episode të këtij eksodi janë pasqyruar me realizëm edhe nga pena e romancierit të shquar Jakov Xoxa, në romanin e tij Lumi I Vdekur, ku përshkruhet ardhja e familjes kosovare të Sulejman Tafilit I dëbuar nga trualli I saj prej politikës shkombëtarizuese të Krajlit.

Në Janar të vitit 1925 mbërriti në Fier edhe familja e madhe e Gërgurëve. Më I madhi I vëllezërve Gërguri, Sherifi vinte për herë të dytë në Fier. Në vitin 1912 ai kishte qenë pjesë e grupit të atyre burrave të Kosovës që shoqëruan Isa Boletinin si përfaqësues të sajin në Kuvendin e Shpalljes së Pavarësisë në Vlorë. Pas kësaj ngjarjeje madhore Sherifi kishte qëndruar për gjashtë muaj në Cakran, ku së bashku me batalionin ku shërbente, nuk kishin lejuar ushtrinë turke të depërtonte drejt Vlorës. Më pas ai ishte zhvendosur drejt Kosovës, ku kishte marrë pjesë së bashku me vëllezërit në të gjitha luftërat e Azem Galicës.

Ardhja e dytë në Fier do të ishte e fundit për Sherifin, sepse ai do të vendosej përfundimisht aty së bashku me Qerim dhe vëllezërit Fazlli, Ismail, Latif dhe Xhemë. Vendi ku u vendosën ishte midis fshatrave Ndërmënas dhe Sulan të cilin Gërgurët e quajtën Kujtim Kosovë. Me përvojën e punës që sollën nga Kosova dhe me energjinë e një jete të re kjo familje vitale ngriti një vendbanim të ri duke ndër rreth 20 shtëpi me shtylla druri, tavan dhe oxhak. Krahas punës në bujqësi Gërgurët nisën të punonin edhe në ndërtim, ku zhvillimi urban I Fierit me ndërtimet masive në lagjet e reja kërkonte krahë të fortë pune. Të lidhur mjeshtrat Dibranë të ndërtimit ata e përfaqësuan shpejt këtë zanat, I cili për kohën siguronte jo pak të ardhura.

Me punë të vazhdueshme brenda një dhjetëvjeçari familja Gërguri arriti të ndërtonte dy shtëpi të mëdha në Kujtim Kosovë dhe Fier, të hapte një njësi tregtare dhe të zotëronte disa mjete transporti me të cilat kryenin transportin e mallrave nga skela e Semanit në Fier. Për kureshtjen dhe kënaqësinë e lexuesit mund të përmendim njërin prej tyre, në kaloshinën e të cilit nuk mbeti fierak që nuk hipi gjatë fëmijërisë së tij. I tillë ishte Latif Gërguri një nga njërëzit më popullorë dhë më të dashur për qytetarët fierakë, të cilët e ruajnë akoma atë në memorjen e tyre me emrin Xha Lata. Vite më vonë pikërisht në 3 qershor të vitit 1993 Presidenti i atëhershëm I Republikës Z.Sali Berisha do ti dekoronte të tre vëllezërit Gërguri me medaljen për veprimtari patriotike të klasit të dytë.

Zhvillimet ekonomike, politike dhe shoqërore që përfshinë shoqërinë shqiptare nuk I lanë mënjanë edhe Gërgurët, të cilët u rritën në numër dhe u shtuan si familje duke nxjerrë nga gjiri I tyre gjeneratën e dytë, e kështu me radhë. Midis tyre mund të përmendim Ajet Gërgurin një nga figurat e lëvizjes nacionaliste shqiptare në Kosovë si dhe Sali Krasniqin personazhin që do të zbulojmë më poshtë:


2.

Sali Krasniqi lindi në 5 Janar 1935. Ai ishte fëmija I pestë I Sherif Gërgurit, I cili lindi po atë ditë që I vdiq e motra prej malaries, vdekjes së bardhë, që tek Kosovarët e vendosur në Myzeqe shkaktoi vdekje massive. Të ardhur nga një tjetër klimë kushtet e këqija të Myzeqesë malarike nuk I kursenin veçanërisht të miturit.

Fati deshi që ai të mbijetonte dhe ta kalonte fëmijërinë dhe rininë aty midis Kujtim Kosovës dhe Fierit. Ashtu siç tregon edhe ai sot tashmë 76 vjeçar ishte një fëmijë I imët, I shkathët dhe çapkën, I cili shpesh I ndërpriste lodrat e fëmijërisë për të ndihmuar prindërit në punën e përditshme të ekonomisë shtëpiake. Një rol të madh në formimin e tij pati e ëma, Hajria një grua burrneshë, për të cilën Saliu gjatë gjithë jetës pati debulesë të veçantë.

Nëna, tregon ai nuk kishte asnjë njeri të familjes së saj në Shqipëri. Ajo u nda prej tyre për së gjalli duke e ndjekur pas babain, në të gjitha ecejakët e tij. Hajria ishte një grua e veçantë, e urtë dhe punëtore, e cila gëzonte respekt të jashtëzakonshëm në familjen e madhe të Gërgurëve. Ndërkohë që historia e jetës së Saliut I ngjan mitit të famshëm të lashtësisë mbi Sizifin, I cili ishte I dënuar nga Perënditë që ta ngjiste gurin në majën e malit, e sa shkonte atje guri I binte dhe ai niste ta ngjiste përsëri nga e para atë.


Duke qenë se rridhte nga një familje që kish mbajtur edhe gjatë luftës një qëndrim nacionalist për të pavarësisht se ishte I ri I shkathët dhe I zgjuar nuk u gjet një bursë studimi qpo nuk ju dha një shtytje për të ushtruar qoftë një zanat. I mbetur në fshat një një moshë paksa të rritur ai u thirr për të kryer shërbimin ushtarak. Ky vit, viti 1960 ka qenë më I vështirë por edhe më fatali në jetën e tij, sepse gjatë kësaj kohe Sali Krasniqit I ndodhën gjashtë vdekje në familje. Kështu ju vra vëllai Ahmeti në një manovër ushtarake gjatë shërbimit. Kjo ndodhi në mënyrë aksidentale në një repart në Elbasan. Për më tepër ndërtimi I kolektorit të Myzeqesë u prishi edhe shtëpinë, duke I dhënë fund edhe vendbanimit të Kujtim Kosovës.

Shpirti im e di sesi e ka përballuar një dhimbje të tillë. Nuk mjaftonte kobi, shtëpia e shkatërruar, ekonomia e rrënuar, por edhe unë krahu kryesor I punës isha I detyruar të kryeja shërbimin ushtarak, kujton me dhimbje ai. Ndërkohë në vitin 1962 Sali Krasniqi u shkëput nga fshati dhe u vendos në qytetin e Fierit. Nisi për të një jetë e re ku vuajtjet dhe mundimet do ta shoqëronin përsëri. Fillimisht punoi në ndërmarrjen e ndërtimit Perlat Rexhepi në Bonifikim e më pas në atë ushqimore. Gjatë kësaj kohe ai krijoi familje, ku së bashku me të shoqen rritën dhe edukuan shtatë fëmijë.

Me sakrifica dhe mundim në një apartament të vogël në lagjen Kastriot në Fier vijoi jeta e tyre familjare, ku Saliu dhe bashkëshortja u përpoqën që ti edukonin djemtë me karakteristikat më të mira të shoqërisë shqiptare. I mësuar me vështirësi ai nuk e lëshoi veten dhe diti që me përvojë e zgjuarsi të përballonte problemet ekonomike nga, të cilat vuajti çdo familje shqiptare gjatë periudhës komuniste. Duke parë nga e ardhmja ai ushqente besimin se një ditë gjërat do të ndryshonin.

Më se fundi viti 92 trokiti dhe unë më në fund shpëtova nga ekonomia e varfër familjare, vijon duke treguar Saliu. Djemtë emigruan si të gjithë të rinjtë shqiptarë dhe të ardhurat e 10 viteve pune I investuam në aktivitetin tregtar. Me ëndrrën për të krijuar një ekonomi tonën investuam me kujdes dhe rezultatet nuk vonuan të vinin. Kështu pas 16 vjetësh familja jonë zotëron disa biznese, baza e të cilave është puna e përbashkët.

3.


Në vitin 1999 kur në Kosovë nisi lufta, me mijëra familje Kosovare u zhvendosën drejt Shqipërisë. Mes vuajtjeve dhe dhimbjeve, të shokuara nga shpërngulja e dhunshme ato u strehuan në qytete të ndryshme të Shqipërisë, ku qytetarët shqiptarë, shteti dhe organizatat ndërkombëtare u përpoqën që të përballonin këtë katastrofë humanitare. Në këto kushte edhe Sali Krasniqi, I nxitur nga humanizmi, ndërgjegja dhe patriotizmi, strehoi me kontributet e tij 186 vetë, në banesën e tij dhe apartamente të marra me qera, duke u siguruar këtyre familjeve, veshjen dhe ushqimin. Njëqind të tjerë ai I sistemoi pranë familjeve të shokëve dhe miqve të tij. Dokumentacioni I bashkisë së Fierit dëshmon se familja e tij strehoi 2000 kosovarë të dëbuar, kryesisht nga Peja, ku mund të përmendim familjet: Krasniqi (Cellapeg-Pejë), Gashi (Pejë), Pllana (Vushtri), . Për këtë vepër humane, për kontributin patriotic dhënë në shoqatën politike atdhetare Kosova, si dhe për shkak të origjinës familjare Komuna e Kaçanikut e nderoi atë në vitin 2007 me titullin e qytetarit të nderit.


Për këtë qëllim me rastin e përvjetorit të Çlirimit të Kosovës në Korrik 2007, Sali Krasniqi u ftua nga autoritetet lokale të Kaçanikut për të marrë këtë titull. Gjatë tre ditëve të qëndrimit në këtë qytet historik ai u shoqërua nga aktori I njohur Fuat Boçi, ansambli Myzeqea, si dhe autoritete të Bashkisë Fier. Aktiviteti pati jehonë në Kosovë, ndërsa në Fier u transmetua në median lokale, si tv Apollon dhe Kombi.

Në vitin 2008 Këshilli I Bashkisë Fier nderoi me titullin e qytetarit të nderit heroin e luftës clirimtare të Kosovës dhe politikanin e njohur, zotin Ramush Haradinaj. Edhe gjatë këtij procesi u vu re kontributi shoqëror dhe qytetar I S. Krasniqit, I cili mori pjesë në shoqërimin e delegacionit Kosovar, si edhe pjesmarrja e tij gjatë vizitës në qytetin e Pejës, në shtator 2008, të Bashkisë së Fierit.

Midis vizitave të shumta spikati ajo që delegacioni fierak bëri në selinë e A.A.K-së, ku u prit nga kryetari I saj Ramush Haradinaj, I cili duke ju drejtuar Sali Krasniqit dhe autoriteteve pjesmarrëse, u shpreh se, Fieri është bërë tashmë ura e lidhjes midis Shqipërisë dhe Kosovës.

4.


Sot familja Krasniqi zotëron në Fier dy biznese të mëdha në sektorin e shërbimeve si: Autogril ekspres dhe tregun bujqësor.

Autogril ekspres është hapur në vitin 2001 dhe përbëhet nga një kompleks shërbimesh si: Karburant, servis, lavazho, hotel, bar, restorant, piceri, kënd lojnash, parkim, etj. Ajo është shndërruar tashmë në një qendër biznesi, takimi, argëtimi, pushimi, e shlodhjeje jo vetëm për qytetarët fierakë por edhe për të gjithë udhëtarët dhe turistët vendas dhe të huaj që udhëtojnë drejt jugut të Shqipërisë.


E quajtur edhe “Porta e Jugut” ajo ka mirëpritur me qindra njerëz nga më të njohurit deri tek më të thjeshtët.

Tregu bujqësor me një sipërfaqe prej 20 000 m2 është një nga më të mëdhenjtë në Ballkanin Perëndimor. Në të ushtrojnë aktivitetin 100 njësi grosiste dhe të tregtimit me shumicë. Përurimi I tij u bë më shtator vitit 2005 nga Kryeministri Sali Berisha. Aktiviteti I tij është tregtimi I prodhimeve bujqësore të vendit dhe importit I cili kryhet në 80 magazina të mëdha.

Përveç administrimit të këtyre bizneseve familja Krasniqi ka edhe kontribute të tjera. Janë të njohura financimet e saj në fushën e kulturës në qytetin e Fierit. Vitet e fundit ajo është një nga sponsorët financiarë të Festivalit Kombëtar të aktrimit Apolon. Ambientet e Autogrilit kanë mirëpritur gjithmonë elitën e artit shqiptar dhe në to janë zhvilluar shumë aktiviteve kulturore, siç ishte së fundi edhe prezantimi I librit mbi Teatrin, të Dramaturgut të shquar Ekrem Kryeziu.


5

I veshur me kostum të bardhë dhe më një borsalinë në kokë, të cilën e mban në çdo stinë, ai duket si një ish zyrtar I lartë I cili është nisur për të shkuar me pushime. Sapo shfaqet tek tregu bujqësor me gjestet e tij dhe me zë të lartë do ti përshëndesë të gjithë mes zhurmës karakteristike të tregut. Më pas me atë hapin e tij të shpejtë dhe trupin e drejtë do të niset drejt Serave të perimeve ku menjëherë do të heq xhaketën dhe me mëngët e përveshura do ti futet punës së bashku me punëtorët. Kur dielli tashmë është ngritur në qiell ai do të kujtohet se ka ardhur ora e kafes dhe me po atë ritëm do të drejtohet tek Autogrili, ku do të takohet me djemtë. Pasi do të interesohet për gjithçka dhe do të përshëndes përsëri ndonjë të njohur do të niset drejt Drenicës, lokalit të tij të preferuar, për të vazhduar më tej drejt punëve të tjera. Për të mos lënë asnjë moment kohe të ti ikë. Kështu nxiton Sali Krasniqi shembulli I një qytetari të ndershëm, të drejtë dhe human, që me energjinë e tij duket sikur do të sfidojë kohën.


Ilirjan Gjika
Historian

Ilirjan Gjika

Numri i postimeve : 11
Registration date : 31/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ilirian Gjika:Sali Krasniqi! Portreti i një njeriu të thjeshtë Empty Re: Ilirian Gjika:Sali Krasniqi! Portreti i një njeriu të thjeshtë

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jul 09, 2010 1:51 pm

Ju përshëndes Ilirian. temë e shtjelluar me dashuri dhe që ja vlenë. Portrete te tilla meritojnë kujdesin e historianëve. Përgzime i dashur!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi