Halit Bogaj: Sali dhe Feriz Krasniqi
Faqja 1 e 1
Halit Bogaj: Sali dhe Feriz Krasniqi
SALI DHE FERIZ KRASNIQI
Nga Halit Bogaj
Sali dhe Feriz Krasniqi ishin këngëtarë tanë më të mëdhenj si duet në kohën në të cilën jetuan. Emri i tyre ishte sinonim i folklorit burimor dhe shënonte faqet më të ndritshme të këtij thesari tonë të rrallë.Ata ishin aktivë për gjysmë shekulli nëpër odat, ahengjet dhe gëzimet kosovare duke u bërë përherë e më të kërkuar nga të gjithë ne. Ata këndonin ‘’pa hile’’, siç shprehej populli ynë i urtë.. Kur këndonin’’nuk dëgjohej as miza’’, ashtu siç nuk dëgjohej ta zëmë në Teatrot botërore kur luhej shfaqja’’Hamleti’’.
Kënga e tyre ishte një traditë shumë e begatshme dhe e trashëguar nga brezat paraprakë të Trevës së Llapushës në të cilën u lundën, u rritën dhe u burrëruan këta dy këngëtarë kolosal të këtij populli që i nxori në dritë.
Salihu ishte biri i Bajram Sadikut i cili kishte pasur një zë aq bombastik dhe me jehonë të madhe sa që ishte dëgjuar dy orë larg fshatit nga i cili merrej nusja dhe dërgohej në vendin ku shkonte.Këtë e ka dëshmuar në një rast të fshatit të sotëm Valmir edhe vetë Salihu por edhe profesori ynë i ndjerë, Shefqet Pllana kur ishim sudentë në vitin e parë të Fakultetit në Degën gjuhë dhe letrësi shqipe kur na fliste për Folklorin tonë të pasur dhe për figurat që i këndonin këngët e këtij folklori, në mesin e të cilëve bënte pjesë edhe babai i Salihut/Bajrami/. Këtë fakt të sigurtë e përmendëm për të treguar se kush ishte Salih Krasniqi dhe babai i tij aq i famshëm/Bajram Sadiku/ i cili ia la trashëgim të birit për të na joshur ne të gjithëve me madhështinë e tij aq të gjithanshme, me origjinalitetin aq konsekuent dhe me ndikimin që kishte ai në popullin tonë deri në ditët e sotme kur rinia jonë përparimtare përpiqet me mish e shpirt që t’i ruajë ato vlera të njëmendëta të cilat u trashëguan nga ata rapsodë aq eminentë dhe të dashur për të gjithë ne.U jemi mirënjohës dhe i falenderojmë nga zmra ngase na i dhuruan këngët e tyre më të bukura shpirtërore të cilat ishin të shumta dhe të llojllojshme . Ato ndikuan shumë pozitivisht edhe në pikëpamje të ruajtjes dhe kultivimit të identitetit tonë kombëtar duke na e përkujtuar se ne ishim gjithmonë këtu dhe në luftra të përhershme me armiqtë tanë të cilët vinin në tokat tona të buta për t’i ngulur dhëmbët e tyre gjakatarë.
Sali dhe Feriz Krasniqi kishin një repertor qindra këngësh , por për fat të keq dhe duke mos pasur mjete të mjaftueshme për mbledhjen e atyre këngëve, ato humbën dhe sikur i përpiu toka.Krahas tjerash ekzistonte edhe një mosangazhim nga radhët tona që të shënoheshin sa më shumë këngë të tilla të kënduara nga rapsodët tanë të mirënjohur. Gjithashtu duhet përmendur edhe faktin e pamohuar se ishte edhe rrezik i madh , jo vetëm kur këndoheshin ato por edhe kur gjendeshin të shkruara’’si material armiqësor’’, sepse armiku ynë ishte vigjilent në çdo vend dhe në çdo odë , duke i pasur njerëzit e vetë të cilët e informonin në çdo çast.
Madje ekziston një anekdote për këngëtarin Dervish Goxhuli të cilin e kishin paralajmëruar se e kishte kuptuar komandiri i policisë se ai e këndonte këngën e ‘’Azem Bejtës’’.Sapo e kishte ftuar’’në të ashtuquajturat’’biseda informative’’, të cilat për fat të keq ishin të krijuara vetëm për ne,.komandiri i kishte thënë ‘’ kam dëgjuar se je duke e kënduar këngën për Azemin prandaj merre çiftelinë dhe këndoje’’.Dërvishi, pasi ishte edhe shumë i mençur, atypëraty i kishte ndryshuar fjalët e këngës dhe në vend të vargjeve ‘’Azem Bejta Azem Galica/Ta pa hajrin krejt Drenica/, i kishte përdorur ‘’Azem Bejta, Azem Galica/Ta pa sherrin krejt Drenica/!
Komandiri pasiqë e kishte ditur gjuhën shqipe, e kishte pyetur se a e këndonte gjithmonë kështu, me ç’rast Dervishi i ishte përgjigjur pozitivisht.
Pra, nëse e këndon kështu- kurrë mos u ndal- i kishte thënë komandiri, prandaj në saje të gjeturisë së tij momentale, këngëtari kishte shpëtuar pa u maltretuar.
Pra të kthehemi prapë aty ku ishim pak më parë se vërtet ishte shumë vështirë të ruheshin këngët e rralla dhe madhështore të cilat i këndonin dhe i kultivonin rapsodët tanë të mëdhenj, në mesin e të cilëve bëjnë pjesë edhe ata që u kushtohet ky shkrim.
Edhe pse ishte reduktuar repertori i tyre aq i gjërë , ata prapëseprapë na lanë trashëgim edhe këngët:Fryni era u çel taraba, Hamzë Kazazi,Tre kavazë , Lulëzoi fusha, lulëzoi mali , Oso Kuka , Kënga e Flamurit , Kënga e Mujës dhe Halilit , Ali Pashë Gucia , Nikollë Leka , Kah po vjen moj Zanë , N’agim herët , Çka po m’rrin karrshi, karrshi , Shqiptar turqeli’, E para pemë , Pej Podrimesë , etj., të cilat dëgjohen me pasion të madh nga adhuruesit e shumtë të këngëve të tyre të mahnitshme me të cilat jemi rritur dhe jemi edukuar në atë vend, të cilin Mark Krasniqi me të drejtë e quante’’Univeristeti shqiptar’’/Odën e njohur tradicionale shqiptare/ku këndohej dhe pleqnohej nga mendjet tona më të ndritura që i nxori ndonjëherë e që ishin të pranishme deri në ditët kur u hapën fakultetet tona nga të cilat dolën qindra mijra shkollarë të profileve të ndryshme dhe kur Oda filloi të mbetej vetëm relikt i të shkuarës por pa e humbur kurrë rolin dhe rëndësinë e saj historike dhe shoqërore.
Sali dhe Feriz Krasniqi u bënë të njohur edhe në një Festival folklorik anglez në të cilin e zunë vendin e parë në vitin 1966.Ata qysh atëherë e nxorën emrin e Kosovës në botën e jashtme, duke na bërë të njohur si një popull i lashtë me kulturë dhe traditë të posaçme.Në një rast Ferizi ishte shprehur’’kemi fituar me këta dy tela’’ por ne themi se nuk ishin vetëm dy telat por ishte vokali i tyre dhe zëri karakteristik, siç shprehet Asdreni ‘’Nuk ishte shpata e burrit të dheut?/Por ishte dora e fuqishme e Skënderbeut’’.
Pra, peshën dhe rëndësinë e folklorit shqiptar dhe virtuozitetin e dy folkloristëve tanë e kishin parë edhe artdashësit anglezë.
Sali dhe Feriz Krasniqi më se gjysmë shekulli kënduan këngë të llojllojshme dhe gjini të ndryshme të folklorit siç ishin baladat, krahinat, këngët epike legjendare, këngët historike, këngët lirike të dashurisë etj.Ata vërtet ishin këngëtarë të cilët kënduan një numër jashtëzakonisht të madh të këngëve dhe do të duhej të ishtin tepër gjenialë për t’i mbajtur mend të gjitha atë këngë.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Halit Bogaj: Sali Berisha
» Halit Bogaj: Sali Zogiani - Anekdota
» Halit Bogaj: Vizita e Sali Berishës në Kosovë
» Halit Bogaj: Poezi për Ismail Kadarenë dhe Sali Berishën
» Halit Bogaj: Vdiq Sali Mani, rapsodi ynë i shquar

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi