Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Clinton: Do të vazhdojmë mbështetjen për Kosovën

Shko poshtë

Clinton: Do të vazhdojmë mbështetjen për Kosovën Empty Clinton: Do të vazhdojmë mbështetjen për Kosovën

Mesazh nga Agim Gashi Fri Feb 27, 2009 3:36 am

Clinton: Do të vazhdojmë mbështetjen për Kosovën




Clinton: Do të vazhdojmë mbështetjen për Kosovën Thaqi-490x320


Nga Express më 26.02.2009 në ora 18:58

Sekretarja amerikane Shtetit Hillary Clinton ka rikonfirmuar mbështetjen e SHBA’ve për Kosovën dhe ka premtuar se Washingtoni do të angazhohet edhe më tutje për siguruar njohje të reja për shtetin e ri.

Sekretarja e re amerikane përgëzoi Kosovën në njëvjetorin e pavarësisë së saj. Në një konferencë për media në Departamentin e Shtetit, ajo e quajti Kosovën “demokracinë më të re në botë”.

Sekretarja Clinton i dha këto deklarata pas takimit që pati me Presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiu dhe Kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi.
Ajo ka thënë se gjatë takimit kanë diskutuar për sfidat ekonomike dhe politike që e presin Kosovën.

“Unë u kam thënë se SHBA’të do të punojnë me partnerët e tyre të BE’së dhe do të vazhdojë me mbështetjen për demokracinë më të re në botë”, deklaroi Clinton.

Ndërsa Presidenti Sejdiu, në emër të popullit të Kosovës ka shprehur falënderimin për mbështetjen “e fuqishme e të gjithmonshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ka dhënë për Kosovën”.

“Pa rolin e SHBA’ve dhe të Aleatëve të përbashkët, Kosova nuk do të ishte në këtë pikë të zhvillimeve të saja politike”, tha Sejdiu.

“Ne shprehëm në pika të shkurtra zhvillimet e përgjithshme që i ka Kosova. Është një vit i pavarësisë së saj, i gëzimit të qytetarëve të saj, i gëzimit të fëmijëve të Kosovës. Është një vit i dëshmimit të saj, që është shtet demokratik, i të gjithë qytetarëve pa dallim etnie. Është një vit që ka shprehur në mënyrën më të mirë të mundshme, qasje e saj për të qenë fqinj i mirë me të gjithë fqinjët përreth”, theksoi Sejdiu.

Presidenti i Kosovë, ka thënë se nga Sekretarja Clinton kanë marrë konfirmimin se do të ketë mbështetje për njohje të reja të pavarësisë së Kosovës.

“Morëm një konfirmim të fuqishëm për mbështetjen e Shteteve të bashkuara të Amerikës në nxitjen edhe të miqve të tjerë për njohjen e Republikës së Kosovës. Një mbështetje për zhvillim të shpejtuar ekonomik”, tha Sejdiu.


Edhe Kryeministri Thaçi, ka shprehur mirënjohjen për SHBA’të, për ndihmën që i ka dhënë Kosovës.

“Kosova është atdhe i gjithë qytetarëve të saj me të drejta të afirmuara për minoritarët. Në të ardhmen shumë të afërt presim që Kosova të jetë edhe anëtare e FMN dhe Bankës Botërore”, tha Thaçi

“Pavarësia e Kosovës ka sjellë edhe më tepër paqe, stabilitet dhe bashkëpunim rajonal si dhe perspektivë evropiane”, theksoi ai

Ndërsa Sejdiu e Thaçi pas Sekretares Clinton, do të takohen edhe me Nënpresidentin amerikan Joe Biden.

Vizitën në Shtetet e Bashkuara zyrtarët kosovarë po e shfrytëzojnë edhe për aktivitete tjera diplomatike.

Të mërkurën ata kanë pasur takime me ambasadorë nga dhjetëra shtete të Afrikës, Azisë, Lindjes së Mesme dhe Europës si Gaboni, Kenia, Sao Tome dhe Principe, Bahreini, Katari, Arabia Saudite, Ruanda, Togo, Iraku, Franca, Papa Guinea e Re, Fixhi, Japonia, Malajzia, Barbadosi, Vatikani, Panama, Çekia, Britania e Madhe, etj,

Presidenti Sejdiu dhe Kryeministri Thaçi kanë kërkuar nga këta diplomatë ndërkombëtarë që shtetet e tyre të njohin sa më shpejt pavarësinë e Kosovës, kanë thënë zyrtarë të Qeverisë në Prishtinë.

Takimet që kanë për qëllim lobimin për njohje të reja për Kosovën do të vazhdojnë edhe ditëve të ardhshme, jo vetëm në Washington por edhe në New York.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi