Vizita e Clinton, Hague dhe Ashton, mesazh mbështetës për Kosovën

Qeveria e Republikës së Kosovës zhvilloi mbledhjen e 97-të të rregullt
Kryeministri Hashim Thaçi deklaroi se vizitat që pritet t’i bëjnë në Kosovë, Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, ministrit të Jashtëm Britanik, Uilliam Hague dhe shefja e diplomacisë evropiane, Baronesha Catherine Ashton, janë një mesazh mbështetës për Kosovën.
Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e saj të rregullt, nën drejtimin e kryeministrit Hashim Thaçi, në të cilën ka miratuar dokumente dhe vendime nga përgjegjësit e saja kushtetuese dhe ligjore.
Në hapje të mbledhjes, me kërkesën e kryeministrit Hashim Thaçi, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari ka njohur kabinetin qeveritar me publikimin e indeksit të Bankës Botërore me rangimin e vendeve për mundësit për të bërë biznes. Ministrja Kusari ka informuar kabinetin qeveritar se Kosova ka një avancim pozitiv, duke u renditur për 25 vende më lart se indeksi i kaluar, i publikuar po nga Banka Botërore. Kjo është një dëshmi për politikat e drejta zhvillimore të Qeverisë së Kosovës që duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen, duke kërkuar edhe angazhimin e institucioneve tjera në Republikën e Kosovës, për të kontribuar në krijimin e ambientit sa më të mirë për zhvillimin e biznesit në Kosovë.
Kryeministri Hashim Thaçi ka falënderuar zëvendëskryeministren dhe ministren Kusari për angazhimin e saj në koordinimin e angazhimeve për përmirësimin e ambientit për të bërë biznes në Kosovë. Në vazhdim, kryeministri Hashim Thaçi ka vlerësuar se pozita politike e Kosovës, me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, është duke u avancuar. Dëshmi për këtë do të jenë edhe vizitat në Kosovë, që do të zhvillojnë gjatë ditëve të ardhshme Sekretari për Punë të Jashtme i Mbretërisë së Bashkuar, Ëiliam Hague, Sekretarja e Shtetit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hillary Clinton dhe përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri dhe Zëvendëspresidentja e Bashkimit Evropian, baronesha Catherine Ashton. “Në këtë rast edhe njëherë do të dëshmohet perspektiva euroatlantike e Kosovës”, ka theksuar kryeministri Hashim Thaçi.
Qeveria ka miratuar Rregulloren për Ankesa në procedurën e verifikimit në të cilën përcaktohen procedurat për paraqitjen e ankesave nga punonjësit apo kontraktuesit e institucionit të cilëve ju është refuzuar kërkesa për lejë të sigurisë, si dhe procedurat për zgjidhjen e ankesave kundër vendimeve për refuzimin e lejes se sigurisë.
Rregullorja për normat teknike të mbrojtjes nga zjarri në ndërtimin e impianteve për lëngjet e ndezshme, deponimin dhe toçitjen, e cila është miratuar sot nga kabineti qeveritar, përcakton kushtet dhe kriteret sipas normave teknike për ndërtimin e impianteve për lëngjet e ndezshme, deponimin dhe toçitjen e tyre, parimet për zbatimin e masave për mbrojtje nga zjarri dhe shpërthimi, si dhe aplikimin e mbikëqyrjes së këtyre masave.
Kabineti qeveritar ka miratuar edhe Rregulloren për normat teknike për mbrojtje nga zjarri të objekteve të larta. Dispozitat e kësaj Rregulloreje përcaktojnë kushtet e veçanta të ndërtimit, duke përfshirë përzgjedhjen e materialeve ndërtimore, rrugët e qasjes për intervenim zjarrfikës, ndarjen e objektit në sektorë të zjarrit, rrugët dhe daljet e evakuimit, hapësirën dhe kanalet për instalimet elektrike, hapësirat dhe kanalet për hedhjen e mbeturinave, elementet makinerie për furnizim me ujë për fikjen e zjarri, ngrohje dhe ventilim, instalimet elektrike si dhe masat tjera mbrojtëse nga zjarri të objektet e larta, ndërmarrja e masave për mbrojtje nga zjarri të cilat duhet të zbatohen nga ana e Institucioneve përkatëse shtetërore, personat fizik dhe juridik është objektiv dhe synim i cili njiherit ndërlidhet me prioritetet e qeverisë me qëllim të përcaktimit të mekanizmave për parandalimin e shkaqeve dhe përhapjes së zjarrit,duke përfshirë edhe shpërthimet me qëllim të mbrojtjes së njerëzve, pasurisë dhe mjedisit.
Është miratuar edhe Vendimi përfundimtar për ndryshimin e vendimit nr. 03/36, nr.14/52 dhe nr.05/90, si dhe për shpronësimet shtesë të cilat preken nga ndërtimit i Autostradës Vërmicë-Merdar, zona kadastrale Bellanicë, Komuna e Malishevës dhe zona kadastrale Arllat, Komuna e Drenasit.
Qeveria ka plotësuar Programin Legjislativ për vitin 2012 me Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim financiar ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Austrisë, dhe ka hequr nga Programi Legjislativ për vitin 2012 Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.03/L-033 për Statusin, Imunitetet dhe Privilegjet e Misioneve Diplomatike, Konsullore dhe Personelin e Kosovës dhe të Praninë Ndërkombëtare Ushtarake si dhe Personelin e saj.
Kabineti qeveritar, gjithashtu ka miratuar vendimin për themelimin e Komisionit Qeveritar për hartimin e Koncept-dokumentit për regjistrin e mërgimtarëve (MeD)
Qeveria e Kosovës ka miratuar Raportin Nëntëmujor të Buxhetit. Ky Raport është përgatitur në pajtim me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë sipas parimit të kontabilitetit të bazuar në para të gatshme.
Është themeluar edhe Komisionin Disiplinor për kryeshefin e Agjencisë për Ndërmarrje të Vogla dhe të Mesme. Komisioni është aprovuar në pajtim me nenin 18 të Rregullores Nr. 06/2012 për Pozitat e Larta Drejtuese në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, dhe pas inicimit të procedurës disiplinore nga Ministri i Tregtisë dhe Industrisë.
Ministri i Forcës së Sigurisë, Agim Çeku ka njohur kabinetin qeveritar me angazhimet dhe punën e Komisionit Qeveritar për verifikimin e statusit të veteranëve, pjesëtarëve dhe të internuarve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe për punën e deritashme të Komisionit Ndërministrorë për Rishikimin e Sektorit të Sigurisë në Kosovë. BS

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Clinton dhe Ashton propozojnë emrat për dialog
» Clinton: Do të vazhdojmë mbështetjen për Kosovën
» Alma Lama: Vizita e kryeministrit serb, provokim për Kosovën
» Limaj po rekruton mbështetës, paralajmëron goditjen e PDK-së
» President Bill Clinton, Clinton Foundation

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi