SHBA vazhdon mbështetjen për Kosovën
SHBA vazhdon mbështetjen për Kosovën
SHBA vazhdon mbështetjen për Kosovën
Bota sot, Nju-Jork
Gjatë vizitës në SHBA, presidenti i Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu u takua me zëvendësndihmëssekretarin amerikan të Shtetit Stjuart Xhons, homologun e tij kroat, Presidentin Stjepan Mesiq si dhe me Presidentin e Letonisë, Valdis Zatlers.
Zëvendësndihmëssekretari Jones e siguron Presidentin Sejdiu për përkushtimin e SHBA për Kosovën.
Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu vazhdon agjendën vizitore në SHBA, ku u takua me zëvendësndihmëssekretarin amerikan të Shtetit Stjuart Xhons. Në takim, Presidenti Sejdiu e njoftoi z.Xhons për zhvillimet e përgjithshme në Republikën e Kosovës, me theks të veçantë për sfidat me të cilat po ballafaqohet shteti ynë. Ai gjithashtu e njoftoi z. Xhons për çështje të tjera siç janë lobimi i Kosovës për njohje shtesë, progresi në fushën e decentralizimit, procesi i ndërtimit të kapaciteteve diplomatike të Kosovës, etj. Gjithashtu, Presidenti Sejdiu kërkoi që SHBA të ta vazhdojnë mbështetjen e tyre jetike që po i ofrojnë Kosovës si në sigurimin e njohjeve të pavarësisë, ashtu edhe në zhvillimin ekonomik dhe integrimet euroatlantike. Xhons e siguroi Presidentin Sejdiu për punën e palodhshme që SHBA po bën për të mirë të Kosovës në të gjitha sferat.
Takimi me homologun kroat, Mjesiç
Kroacia e përkushtuar për përkrahjen e Republikës së Kosovës. Presidenti i Republikës së Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu, i cili po qëndron për një vizitë pune në SHBA, u takua në një mëngjes pune me homologun e tij kroat, Presidentin Stjepan Mesiq. Në këtë takim miqësor, Presidenti Sejdiu falënderoi Presidentin Mesiq për mbështetjen që i ka dhënë ai Republikës së Kosovës në lobimin për njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Në takimin në të cilin ishte i pranishëm edhe ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Skënder Hyseni, dy burrështetasit diskutuan edhe për zhvillimet e fundit në dy vendet, ndërsa theks të veçantë i vunë nevojës së liberalizimit të vizave, që do të mundësojë lëvizjen e lirë të qytetarëve të të dy vendeve.
Bashkëpunimi ekonomik ishte një nga temat kyçe të diskutimit. Presidenti Sejdiu dhe Presidenti Mesiq diskutuan nevojën e bashkëpunimit edhe më të madh në këtë fushë, në mënyrë që bizneseve t’u krijohen kushte për shkëmbim sa më të madh të mallrave, si dhe për investime në projekte të mëdha në vendet respektive.Presidenti Sejdiu dhe Presidenti Mesiq diskutuan edhe për periudhën e ndjeshme nëpër të cilën po kalon Republika e Kosovës, në fazën e lobimit për njohje të pavarësisë së shtetit nga sa më shumë vende, fazë kjo që kërkon angazhimin e plotë të të gjitha institucioneve të vendit, por edhe të gjithë miqve të shtetit të Kosovës për sigurimin e një numri sa më të madh të njohjeve.Dy presidentët gjithashtu shkëmbyen edhe përvojat në rrugën e integrimeve euroatlantike.
Takimi me Presidentin e Letonisë, Valdis Zatlers
Presidenti i Republikës së Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu të enjten pati një takim të gjatë me Presidentin e Letonisë, Valdis Zatlers, të cilin e njoftoi në detaje për zhvillimet në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë, sidomos në aspektin e ndërtimit të institucioneve shtetërore dhe mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve pakicë. Gjithashtu, Presidenti Sejdiu falënderoi Presidentin Zatlers për mbështetjen që Letonia i ka dhënë Kosovës me njohjen e pavarësisë së saj si dhe me kontributin e dhënë në qasjen ndërkombëtare ndaj Republikës së Kosovës. Presidenti Sejdiu kërkoi nga Presidenti Zatlers që Letonia ta ndihmojë Kosovën në sigurimin e njohjeve të tjera, sidomos nga vendet në të cilat Letonia ka ndikim të madh. Në takim u diskutua edhe për shkëmbim potencial të vizitave nga dy Presidentët në një të ardhme të afërt.Duke pasur parasysh integrimin e shpejtë të Letonisë në Bashkimin Evropian, Presidenti Sejdiu theksoi se përvojat e Letonisë në këtë drejtim do t’i ndihmojnë Kosovës në rrugën e saj drejt integrimeve.Presidenti Zatlers shprehu bindjen e tij të thellë që destinacioni i Republikës së Kosovës është BE-ja dhe përsëriti se Letonia do të vazhdojë të përkrahë Kosovën në të gjitha mënyrat e mundshme.Të dy presidentët diskutuan edhe për bashkëpunimin në sferën e ekonomisë, energjisë, shëndetësisë, arsimit e në fusha të tjera me interes për të dy vendet.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Rikonfirmohet mbështetja e SHBA-ve për Kosovën
» Clinton nga takimi me kreun e shtetit të Kosovës rikonfirmon mbështetjen e SHBA-ve
» Jakobson: SHBA-të krenohen për miqësinë me Kosovën
» Ambasadori DEHINDEN : Zvicra vazhdon të ndihmojë Kosovën edhe pas pavarësisë
» SHBA-të ndihmë edhe për Kosovën

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi