Monda Korca: Kozeta Zavalani, Shtegtarja e Paqes dhe vëllimi i saj poetik “Shtegtare”.-Shkruar nga Raimonda Moisiu
Faqja 1 e 1
Monda Korca: Kozeta Zavalani, Shtegtarja e Paqes dhe vëllimi i saj poetik “Shtegtare”.-Shkruar nga Raimonda Moisiu
Monda Korca: Kozeta Zavalani, Shtegtarja e Paqes dhe vëllimi i saj poetik “Shtegtare”.-Shkruar nga Raimonda Moisiu
(Rreth promovimit te vellimit me poezi te intelektules, poetes e publicistes, Kozeta Zavalani)
Nga Raimonda Moisiu
Të mbledhur në një nga sallat e Bibliotekës “Thimi Mitko” të qytetit të Korcës, miq, krijues, dashamirës të botës së bukur të artit e letërsisë, serenatistë e intelektuale kanë diskutuar e vlerësuar krijimtarinë e poetes e publicistes Kozeta Zavalani, duke promovuar vellimin me poezi në dy gjuhë shqip e anglisht, me titull "Shtegtare" “Migratory”. Shumë urime e vlerësime për Kozetën, për këtë poete, bijë korcare dhe Ambasadore të paqes, për këtë shtegtare të mirësisë nëpër botë, të vlerësuar si një ndër Gratë e Shquara të Botes “Women of the world 2007”. Takimi u cel me fjalën e Kryetarit të Klubit të Shkrimtarëve dhe Artsitëve Korcarë "Bota e Re", z.Ylber Merdani, i cili i dhuroi asaj një Diplomë mirënjohjeje, për shpirtin poetik të gërshetuar me frymë artistike në vargjet plot muzikalitet e ngjyrë, ku aq ëmbël do të përshtatej Ambasadorja e Paqes me shpirtin e shenjtëruar. Intrigues për lexuesin mbetet titulli “Shtegtare” që është një shtegtim poetik, për të hyrë në shpitrat njerëzorë, me vargjet plot muzikalitet e forcë shpirtërore, që të prekin e të emocionojnë. Një jetëshkrim i Kozetës ka ardhur nga shkrimtarja Raimonda Moisiu me banim në SHBA, e cila ishte edhe moderatore e këtij diskutimi artistik.
Mbi të gjithë diskutuan ata që e kanë ndjekur krijimtarinë e Kozetës që në hapat e para të saj, si poeti e shkrimtari Vangjush Ziko, ardhur nga Kanadaja, i cili midis të tjerash tha:
-Unë shoh që Kozeta është një talent gjithmonë në rritje në krijimtarinë e saj. Kjo sigurisht është potenca e talentit të saj, që ajo vetë e zhvillon dhe e kultivon më tej, por mbi të gjitha një rol të rëndësishëm në krijimtarinë e saj kanë luajtur edhe këto shtegtime, në shpirtin, ndërgjegjen e mendjen e njeriut, por edhe nëpër botë.
Kozeta Zavalani
Më pas u mbajt fjala e redaktores së librit, poetes së talentuar e të mirënjohur, Fatime Kulli e cila theksoi se: ”Mua më ka bërë përshtypje kërkesa emocionale shpirtërore e njerëzore e Kozetës për të shtegtuar në cdo qelizë të jetës njerëzore. Emërtimi “Shtegtare” në këtë libër me poezi, i shkon aq shumë për shtat natyrës së saj, butësisë, karakterit, buzëqeshjes e profesionit, saqë Kozetën “e shoh” duke “fluturuar” në çdo varg, në çdo poezi, duke na dhuruar figura artistike.
Autorja me penelin e fjalës pikturon portrete vendesh që i ka shkelur, pikturon gjendje poetike të çdo aktiviteti ku ka marrë pjesë, brenda dhe jashtë vendit, pa rrahur gjoksin se kush është dhe sa vlerë ka, megjithëse për mua personalisht është pjesë e elitës shqiptare.”
Për vlerat letrare e artistike të librit diskutuan mjaft poetë e shkrimtarë si Fatmir Musai, poeti e fabulisti Ali Bregu, intelektualja Klara Celo, etj. Mjaft emocionues ishte casti i recitimit të poezive “ Rrugica ime” nga F. Kulli dhe “ Kitara varur mbi jargavan” nga vajza e brishtë intelektulja, psikologja e kriminalistikës, Genta Kaloci.
U fol shumë dhe u recitua shumë nga të pranishmit dhe në emër të Prefektit të qytetit të Korcës, Andrea Mano u lexua përshendetja nga sekretarja Donika Ristani:
“Kur poezia me krahet e vetvetes, do tu kthehet burimeve të freskëta dhe do tu servirë lexuesve bashkatdhetarë të vet, vrrullshëm, botën e magjishme të përshkuar apo jo prej tyre. Ja pra kur një vajzë e ikur kthehet nënë, me pjellorinë e saj artistike na bën të respektojmë mendimin talentin dashurinë e krijimtarine e saj. Me këtë fjalë dua dua tu drejtohem të gjithë atristëve që i këndojnë Korcës me serenatat e tyre apo poetëve që me krijimtarinë e tyre janë bërë promotorë të këtij takimi e vecanërisht Kozeta Zavalani, Raimonda Moisiu, Vangjush Ziko, etj.”
Media lokale e pasqyroi shumë bukur këtë veprimtari. Gazetarja Donika Tele nga TV Lobi, do të shprehej:”Për vetë Kozetën gjithcka e thënë por edhe e pathënë për të ishte një kënaqësi që i fali qyteti i lindjes, ku u rrit e formou si grua, si intelektuale e poete, ambasadore e paqes një shtegtare e përhershme për të lartësuar misionin e saj poetik, misionin fisnik, për shenjtërimin e jetës njerëzore. Ja si është shprehur vetë Kozeta:
Ju falenderoj shumë që promovimi i librit tim bëhet në Korcen time të dashur, ku une u linda dhe hodha hapat e fjalet e para, ashtu si edhe vargjet e para poetike, në Korçën time ku u rrita e u brumëzova, krijova personalitetin tim, për tu bërë kjo që jam sot. E kam titulluar “Shtegtare” mbasi frymëzimin ma kanë dhënë udhëtimet e shumta vecanerisht mbas marrjes së titullit “Women of the World 2007” për të cilin kam shprehur mendimin se ai cmim nuk është vetëm për mua por per të gjitha gratë shqiptare. Sepse ne jemi si ajo lulja e rritur në shkëmb. Provini të shkulni një lule shkëmbi, nuk do ta shkulni dot, sepse ajo është shumë e fortë, ushqehet nga vetja e saj dhe ka një aromë krejt të vecantë. Edhe ne gratë shqiptare kështu jemi si lule shkëmbi; të forta, energjike e të pamposhtura, që dimë të zgjidhim gjithcka në jetë. Ashtu si lindim e rritim fëmijët, menazhojmë familjen e udhëheqim shtetin, për ta cuar gjithmonë përpara shoqërinë njerëzore.
Pastaj vazhdoi fjala përshëndetëse e poetit e publicistit Kostaq Duka nga Diaspora, lexuar nga Nonda Kajno.
“Jam me ju në këtë ngjarje të bukur për Kozetën dhe gjithë klubin ‘Bota e re”.Titulli i librit është kuptimplotë “Shtegtare” Dhe a ka fund udhëtimi i poetëve në rrugët e njerëzimit? Rrugë të dhimbjeve e dashurive, të lindjeve e vdekjeve. të mendimit të madh mes vogëlsive pa fund, mes përqafimeve e mërrive….E tillë është jeta gjithë tallaze ndaj edhe poetët janë nga më të trishtuarit, më të menduarit dhe me të dashurarit pas jetës në kërkim të vazhdueshëm, të një bote më të mirë.
Me Kozetën më bashkojnë vitet e shkollës së mesme, vitet më të bukura të rinisë sic më bashkojnë me Vangjush Saron, Skënder Rusin, Skënder Demollin, Kristaq Ballin, Ilir Buzalin, Irena Vreton, Shpresa Tabakun , Thani Naqon, Kristaq Turtullin , Agim Bacellin e shumë të tjerë edhe me ndonjë që vetëm shpirtërisht është mes nesh si i paharruari poeti i brishtë lirik Pirro Visari. Ishin vite që kishin bukurinë e moshës, të shpirtit të dlirë dhe ëndrrës pa fund . Tani jemi kush më shumë e kush më pak flokëthinjur ja ashtu si kryetari ynë , qytetari i nderit Ylber Merdani. Te gjithë shtegëtarë në udhëtim.
Kozeta në udhët e jetës eci me vrull e dinjitet, duke krijuar një profil të nderuar në disa fusha. Intelektuale e veprimtare e shquar deri në meritimin e titujve “Gruaja e Botes-2007” dhe “Ambasadore e Paqes” gazetare e radios dhe televizionit në Korcë dhe Tiranë. Autore e disa librave në publicistikë e krijimtari poetike. Edhe pse ne Tiranë ajo gjithnjë e ka parë veten pjestare të Korcës , pjestare te Botës së Re. Përshëndetje Kozeta. Përshëndetje dhe urime miq të mij të Botës së Re.”
Me mjaft interes u ndoq meditimi poetik nga krijuesit pogradecarë, të cilën po e vendos me poshte:
“Ndërsa qershori përpëlitej në ca temperatura të larta, trokiti pa zhurmë e bujë në një mëngjes të bardhë poezia e freskët plot sharm e nerv e poetes Kozeta Zavalani. Me vëllimin poetik “Shtegtare” s’kish si dita mos mbulohej nga drita e qetë e vargut. Ai mëngjes i ngjante ujëvarave të kristalta që rridhnin pambarim thellë shpirtit, këndellur nga takimi i purpurt me lozonjaren poezi. Ëndrra se në duar po rridhte një tjetër ujëvarë, bënte që vargjet të çukisnin gëzueshëm në pemën e jetës. Duhet pak kohë të mendosh, sadoqë dëshira grish, gjakos padurimin. Me flladin e kësaj muze ku mbasditja hap dyert në parajsën e perëndimit magjik të fletëve të librit, pa ndonjë vështirësi të madhe gjen njërin pas tjetrit gjerdane poezish të reja erëmira.
Orët shkisnin përgjatë leximit, ndërsa në kupë të qiellit nata thërmonte yjet e ja ku rashë përsëri në dashuri dhe brenda zemrës vallëzonin fjollat e vargjeve nën ritmin mbresëlënës. Ajo çka i jep frymëmarrje poezisë së Zavalanit është gama e pafundme e temave, udhëtimet e shpeshta që kalojnë gjithnjë me shijen e poezisë. Gjeografia e shtegtares mbulon gjithë globin.Autorja herë pas here mbështet kokën prehërit si në një lëndinë të butë, mbledh këshilla dhe kështu buqeta në duar kullon dashuri. Metafora e skalitur mjeshtërisht bën të lexosh e rilexosh poezinë “Është mars”:
Me gishtat e erës
kreh flokët e reve
në gushën e fshehur të malit…
Rrëketë e dhembshurisë gërryejnë luginat e shpirtit dhe zemra e saj kurrë s’ka vjeshtë, sepse këto lugina gjithmonë janë ngjyer me ca marse e prille, ku fëshfërijnë pandërprerë ato malle spërkatur me rrëkeza të arta dhëmbshurie.Edhe pse vitet lënë gjurmë ato zbukurojnë jo vetëm fytyrën por edhe shpirtin e poetes, nuk ngjajnë me fishekzjarret që krijojnë hire të përkohshme. Kjo ndeshet sapo lexon poezinë “Vjershës së parë”.
Tepër thjeshtë përshkruan mbrëmjen e bukur kur muza bujt në sinorët e zemrës. I ka ngelur në kujtesë brilante “Hënëza e buzëqeshur që çante retë”. Ishujt e virgjër të poezisë puthen ethshem me frymëzimin, lundrojnë nga njeri kontinent ne tjetrin, prekin të përgjëruar vendin ku Kolombi zbuloi Amerikën, pastaj pinë gllënjkën e fundit nga gjinjtë e Karaibeve.Kur akoma nuk je ndare nga emocionet e forta, sapo kthen fletën e radhës të ze pritë poezia “Sonte” nga më të bukurat e vëllimit. Dehesh kur shikon hënën tek vallëzon yjeve, kur kangjellave të qerpikëve mesnatës gjumi lundron. Po dera e ballkonit qënka çelur dhe poetja fle me dallgët e oqeanit.Ajo çka të bie në sy: Poetja shkruan për liqenet, detet, i prek me majat e gishtërinjve të poezisë, i përkëdhel lehtë dhe ja ku derdhet plot zhurmë e bujë oqeani. I gjërë, me kufij tretur horizonteve oqeani është shtëpia, i dashuri, siguria. Atij i tregon drithërimat, brengat, gëzimet, ledhatimet, ajo biznesmenia e çmendur që shet e blen sekondat, orët ditët.
Në portat e perëndimit të diellit ka takim me statujën e lirisë, aty lind në pak çaste një tjetër poezi që shton radhën e poezive të goditura.Është e ndjeshme poetja, nuk rri gjatë në tokë të huaj edhe pse grishet prej së bukurës, që i shërben për të ngjizur poezitë. Zavalani kurrë nuk është e braktisur nga muza, e gjen kudo, në rrënjët e një shkëmbi, në një lule ngjyer me allen e perëndimit, kur shfleton dallgët si shkumë jelesh apo tek dielli që ecën mbi gurgullimat e valëve për të takuar pasdite kullën e përkulur me stil mesjetar. Kur mbaron vëllimin poetik “Shtegtare” mbetet shija e një puthjeje pezull mbi avlli.....” Përfundon meditimi nga poetet pogradecarë Istref Haxhillari dhe Eduart Sulollari.
Mendime rreth vëllimit poetik “Shtegtare” dhanë edhe poetet Vladimir Toroveci e Edmond Zaçe, fjalen e të cilit po e vendosim në mbyllje të shkrimit:
“Poetesha Kozeta Zavalani, me anë të frymëzimit krijon personalitetin e saj të papërsëritshëm, personalitet i cili duket i mbizotëruar në cdo varg të ndjerë dhe të ngrohtë. Shumica e poezive tingëllojnë prekëse dhe nuk është fort e lehtë tu rezistosh tundimeve të ëmbla, që ato imponojnë. Liria e frymëzimit të saj mbetet sfera supreme, absolute që disponohen vetëm nga dhe pena magjikrijuese, madje Zavalani ka edhe një bonsens të mrekullueshëm. Ajo rrëfehet me bindje duke thirrur diturinë e saj, për të mësuar ndjenjat njerëzore, nëpër majat e çative të shpirtit. Mënyra e krijimt të saj është me të vërtetë elegante, gjë që përkon fuqishëm me situatat e kundërta; sa pesimiste dhe optimiste. Raportet komunikative me lexuesin janë sugjestionuese dhe të paraprira nga dashuria, të cilën autorja e demonstron me etikën qytetare. Nostalgjia për vendlindjen dhe nderimi për nënën e saj, zenë një pjesë të rëndësishme të këtij vëllimi poetik me shije të ëmbël dhe aromë të këndëshme frymëzimi, që konsolidon tipare të vërtetësisë reale, Thjeshtësia e admirueshme e Zavalanit është një ndër karakteristikat e Himalajta, që bren shpirtra të prekur nga intonacione kalibrues me virtute dhe shpirt flakërues. Dashuria si perlë e gjithë qenies së njeriut, pozon para nesh me fizionominë e saj të plotë, por edhe me paralelalizma e konfiguracioneve, me dashuri të thjeshta në një ditë-natë po të thjeshtë. Gjatë shtigjeve të vargut Kozeta ka fituar imunitet dhe është kjo parësorja që e ka bërë poeteshën të ecë pa u ndalur midis vështirësive të poezisë, në gjithë labirinthet e saj. Ajo jeton me kohën. Njeh në mënyrë të vecantë e të qatrë dhe s’ka nevojë t’ja tregojë tjetër kush; injorancën, padrejtësinë, hipokrizinë, mashtrimin, premtimet boshe, etj.
Me vjen mirë që krijimtaria e Kozeta Zavalanit ka arrijtur stade të larta artistike. Kombinacionet e ndryshme dhe figurat stilistike ndihen të qeta dhe të lëvrueshme, kur drejtohen nga dora e mendja e saj.”
Takimi u mbyll me koktejl e këngë të serenatave korcare nga Grupi i Serenatisteve "Morava", të qytetit të Korcës dhe me autografët e shumtë mbi librin e saj “Shtegtare”.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Monda Korca: Shperthimi im - nga - Raimonda Moisiu
» Monda Korca: Shperthimi im - poezi -nga Raimonda Moisiu
» Monda Korca: Nene Cana -tregim-shkruar nga Raimonda Moisiu-(based on a true story)
» Monda Korça:Njerëz të dyzuar,Shkruar nga Raimonda Moisiu Esse -analize rreth romanit"Bibollasit" te Shkrimtarit Raimiz Gjini,TIRANA OBSERVER
» Monda Korca: "E keqja e pashmangeshme", qe nuk i shpeton dot, Pjesa e Trete dhe e Fundit e Tregimit, Shkruar nga Raimonda Moisiu
» Monda Korca: Shperthimi im - poezi -nga Raimonda Moisiu
» Monda Korca: Nene Cana -tregim-shkruar nga Raimonda Moisiu-(based on a true story)
» Monda Korça:Njerëz të dyzuar,Shkruar nga Raimonda Moisiu Esse -analize rreth romanit"Bibollasit" te Shkrimtarit Raimiz Gjini,TIRANA OBSERVER
» Monda Korca: "E keqja e pashmangeshme", qe nuk i shpeton dot, Pjesa e Trete dhe e Fundit e Tregimit, Shkruar nga Raimonda Moisiu
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi