Monda Korca: Nene Cana -tregim-shkruar nga Raimonda Moisiu-(based on a true story)
Faqja 1 e 1
Monda Korca: Nene Cana -tregim-shkruar nga Raimonda Moisiu-(based on a true story)
Monda Korca: Nene Cana -tregim-shkruar nga Raimonda Moisiu-(based on a true story)
Nene Cana
( Ngjarje e jetuar )
Nga Raimonda Moisiu, Hartford CT. USA
S'kisha me shume se dy-tri vjet qe isha instaluar ne Amerike si edhe dy muaj qe isha kthyer nga Shqiperia, ku pata qene per te kremtuar pervjetorin e pare te vdekjes se babait tim te ndjere. Ishte ora tre e mengjesit dhe, nje zile e frikshme telefoni, do te me zgjonte nga gjumi. Them e frikshme, sepse jetoja akoma me deshperimin dhe stresin e humbjes se atit tim te dashur. Edhe atehere, kish qene nje zile e tille e kobeshme qe me kish zgjuar nga gjumi. Pat qene burri i nje sime kusherire, i cili me pat dhene lajmin e kobshem se babai kish vdekur.
Ishte ora 5 e 30 te mengjesit, nderkohe qe ne Shqiperi ishte ora 11 e 30 e nates. Rashe ne divan e keputur, si te me kish goditur rrufeja. Kisha humbur njeriun qe me kish bere koken, me kishte sjelle ne kete jete. Humba atin e njekohesisht mikun tim me te mire. Thone se, vajza, ne te shumten e rasteve komunikon me nenen por jo, me mua kish ndodhur ndryshe. Une merresha vesh shume mire me tim ate. Ishte diçka teper e rende dhe e dhimbshme. Tragjike. Sepse e tille eshte gjithmone humbja e prindit.
Por, nejse le te kthemi aty ku e lashe. Pra, ne telefonaten e frikshme te ores tre te mengjezit. Isha shtrire ne krevat dhe telefonin e kisha mbi nje komodine te vogel librash, ngjitur me krevatin. Ngrita receptorin dhe nje ze gruaje, me ngasherim, me dha jepte kobin e dhimbshem se nena Cana kish vdekur. Lajmin, kesaj here m'a jepte komshija ime ne Korçe, Irena. Sa degjova perse behej fjale, klitha dhe e pyeta: Oh! Po kur, si … ?
Dhe i thashe t'a mbyllte telefonin se do t'a merrja une, se e di se sa kushton te flasesh nga Shqiperia. Formulova numerin e saj dhe Irena, duke folur mes ngasherimesh, me tregoi se nena Cana kish vdekur. Me sakte, e kishin gjetur te vdekur, mbas nje dite. Fillova edhe une te qaj. I dhashe Irenes disa porosi te rastit, se si duhej te vepronte e, pastaj, ula telefonin. Ndjehesha e dermuar thelle e, gjumi, nuk me zuri me. Shkova ne guzhine e bera nje kafe turke. Vajza me ndjeu e u ngrit dhe ajo. Me pa duke qare dhe mbeti i shtangur. Atehere i shpjegova se sapo me kishin telefonuar nga Shqiperia e me dhane lajmin se nena Cana kish vdekur.
Sa keq, sa shume keq me erdhi per humbjen e nena Canes! Natyrisht, do vinte nje dite qe ajo do vdiste, se vdekjen e kemi te gjithe borxh e ajo s'pyet as per moshe e as per gje. Ajo eshte aty, prane nesh. Fle me ne, merr fryme me ne, ecen kudo qe shkojme prapa nesh. Por, ja qe jemi njerez dhe e kemi brenda shpirtit ndenjen e pikellimit dhe dhimbjes. E kemi te veshtire te ndahemi, nga nje njeri i dashur. Sepse, kur humbet dike qe s'e njeh eshte ndryshe, por kur e njeh ate eshte vertet shume e dhimbeshme. Se, iken njeriu i shkrete, e s'vjen me…
Nena Cana, kur vdiq i kish kaluar ish 79 vjeç. Ndofta i kish bere ditet e saj. Po ja qe mua me kish pikuar ne zemer. E, ashtu, duke pire kafene, po sillja ne kujtesen time, kohen kur e njoha per here te pare. Kjo ndodhi kur une nderova shtepi e u vendosa ne nje pallat me te. Eh, nena Cana !... Sa kujtime !... Emri i saj, ne fakt, ishte Aleksandra por e therrisnin shkurt Cana. Ky, kish qene emri i dikureshmi i perkedhelise dhe ashtu i kish mbetur. Se ashtu e kishin thirrur prinderit e saj ne vegjeli.
Nga rrefimet e saj, pata mesuar se, Aleksandra Kapshtica ( Kico ) Cana, kish lindur ne qytetin e Bilishtit, ne nje familje me origjine nga Prespa, po qe te paret e tyre ishin vendosur ne Kapshtice te Bilishtit, ne krahinen e Devollit dhe per nder te vendit ku u vendosen moren mbiemrin Kapshtica. Ne shtepine e tyre flitej maqedonisht, ashtu si flasin edhe sot minoriteti i Prespes, ne kufi me Maqedonine. Babai i Canes, kish qene fotograf i zoti, mik i Marubeve te Shkodres.
Cana me tregonte se, babai pat qene fotograf i talentuar e se ajo kish ruajtur shume nga fotot qe ai kish bere qysh ne shekullin e 19-te ne tere krahinen e Gorices se madhe e asaj te vogel, aty ku jetonte minoriteti maqedonas i Prespes. E perveç kesaj edhe foto te liqenit te Prespes, krahines se Devollit e te qytetit te vogel te Bilishtit, te gjitha pamje te shekullit te 19-te. Ajo i ruante me fanatizem ato foto. I thashe njehere qe t'i a dhuronte Arkivin te Shtetit, por ajo s'donte. Jo,jo – thosh - i kam kujtim nga babai …
Ku jane, ku ndodhen sot ato foto te çmuara ?... Ndoshta ata qe morren shtepine e Canes i kane marre edhe ato foto te cilat, per mendimin tim, jane thesar per kulturen shqiptare. Babai i Canes, fotografi i njohur me mbiemrin Kapshtica, vdiq ne nje moshe fare te re, 40 vjeç. La pas Canen e Kriston, vellane e Canes. Cana ish 5 vjet kur i vdiq babai e vellai, Krisoja, 7 vjet. Cana tregonte se ajo e mban mend babane e saj me aparat fotografik. Biles, ajo tregonte se xhaxhai i saj e kishte ruajtur deri vone aparatin e babait por, me vone, ajo nuk dinte se çfare qe bere me te. Por, megjithate, ajo ish e lumtur qe shume foto nga veprimtaria e punes te se atit, i ruante ajo e nuk kishin humbur…
Nena e Canes, rridhte nga fisi i degjuar me mbiemrin Zografi ne Korçe. Ishte familje e vjeter, intelektuale, me tradita atdhetare e, patriote nder te cilet, me i shquari pat qene deshmori Kico Zografi. Por ishte edhe nje fis i bukur me djem e vajza te pashme. Tregohet nje histori per Zografet ne Korce. Nje vajze nga kjo dere, shume e bukur, ne vitet '60 -te ish martuar me nje djale nga Gjermania Lindore. Ai qe dashuruar si i cmendur pas Zografkes se bukur. E takoi ate ne nje mbremje, nga ato qe organizoheshin ne Shqiperi, ne ditet e kultures gjermane a sovjetike ( atehere kur marredhenjet mes Gjermanise Lindore e BRSS, si vende te kampit komunist, ishin te mira ). Ai beri te pamunduren qe te martohej me Zografken e bukur dhe, edhe sot e kesaj dite, ajo jeton ne Gjermani. Aty kane lindur femije e vijne here pas here ne Korce, per te takuar te afermit e tyre.
Por le te vazhdoj tregimin qe nisa… Kur e takova Canen per here te pare, ajo ishte ne te 60 - tat, po nuk te jepte pershtypjen te kish ate moshe, se ish mjaft e mbajtur dhe e ruante ende bukurine. Pra, ishte nje grua e moshuar, por e pamshme. Nena Cana nuk kish femije. Ajo e kish peng ne zemer qe nuk kish bere nje femije. Dhe psheretinte e me thoshte: Eh, moj bije, jetimi nuk ka fat! Prekesha shume kur degjoja kete shprehje te nena Canes. Femijet e mij rrinin vazhdimisht me te. Ajo i donte shume. Eh moj bije kurbeti, kurbeti - me thoshte here pas here ajo - Ai me la jetime pa nene. Ai, i mallekuar, me la edhe pa femije !
Ndjehesha e deshpruar shume kur shikoja nena Canen e me vinte keq per te. Nje dite vendosa t'a pyes te me tregonte diçka me teper per jeten e saj. Ajo nuk donte t'i kujtonte ngjarjet e jetes se saj por, ngaqe me donte shume, vendosi te me tregonte: Kur me vdiq babai isha 40 vjeç. Nena ime qe shume e re dhe e bukur. Ishte 35 vjeç. Ato pak kursime qe na la babai, nena i shpenzoi qysh ne vitin e pare te vdekjes se tij. Me pas qe te na rriste ne, nena u fut ne pune te nje firme maqedono-amerikane, me qender ne Bilisht. Punonte shume. Aty, nje menaxher i firmes e pa nenen, e pelqeu shume dhe kerkoi qe te martohej me te. Nena pranoi se ai i premtoi se do t'i merrte edhe femijet ne Amerike. Me t'u thene e me t'u bere e, nena, u martua me shqiptaro-amerikanin e keshtu, qysh ne vitin e pare te marteses, linden nje femije, Vangjelin.
Njerku, u mundua te bente te gjitha dokumentet e duhura, per te ikur ne Amerike bashke me nenen e ne te gjithe, por nuk ja arriti dot qellimit. Keshtu qe, nje dite prej ditesh, njerku dhe nena vendosen te ikin ne Amerike. Mua dhe Kriston na lane te njerezit e babait tim duke na thene se do te na merrnin me vone. Dhe, ja, erdhi ajo dite e mallkuar qe na la pa NENE. Kurre s'e harroj ate dite, kur nena u nis per ne Amerike. Une mbaja Vangjelin ne krahe e, Kriston, e kisha ngjitur pas vetes. Erdhi çasti qe nena te merrte Vangjelin dhe ne te na jepte lamtumiren. Vangjeli, 18 muajsh, s'donte te shkeputej nga krahet e mija e nena i dha nje cope buke me sheqer e uje qe te mund t'a shkepuste. Mes lotesh e perqafimesh nena u nis. Une mbeta ne mes te rruges. Vrapova bashke me Kriston qe te arrija makinen, duke qare e duke thirrur: O, nene, moj, po ku na le ne ! Neno, xhan, kthehu!... Por makina iku duke lene nje shtellunge pluhuri prapa qe na mbuloi syte. Ajo humbi pas nje kthese e, bashke me te, edhe nena ime. Mbeta e shtangur ne mes te rruges, e deshperuar, e shokuar me fytyren ku qene perzier bashke, lote e pluhuri i rruges. Keshtu, pra, mbeta jetime!...
Bashke me Kriston, u strehuam te shtepia e xhaxhait, vellait te babait. Por, bashke me femijet e tij u beme shume e une qeshe e detyruar te punoja e te beja shume e shume pune shtepiake. Nuk isha veç 9 vjeçe, kur nena iku ne Amerike. Here pas here shkoja te laja teshat ne breg te Devollit. Merrja me vehte edhe Kriston, vellane. Duhej t'i sherbeja edhe atij. Punoja shume dhe sa vinte mbremja isha e raskapitur. Nena na dergonte letra here pas here nga Amerika e, ndonjehere edhe te holla per xhaxhane qe na mbante. Kur, vendi u çlirua nga gjermanet e erdhi ne fuqi qeveria komuniste e Enver Hoxhes, "rruget" u mbyllen e bashke me to, u mbyll pergjithmone edhe shpresa jone per tu bashkuar me nenen.
Kisha mbushur te 16-tat e me kerkuan per nuse. Xhaxhai nuk e beri fjalen dy. Me ngriten moshen nga qe isha e vogel dhe u martova me Jovanin. Po keshtu edhe Kristoja u martua kur erdhi nga ushtria. Per martesen time, nena dergoi te holla nga Amerika. Por, edhe asaj, s'i kishte ecur mire martesa e dyte ne Amerike. Ajo kish lindur nje femije tjeter, me burrin qe mori. Nje vajze te cilen e quanin Meri. Por, pas dy vjetesh qe ish martuar, i'u vra burri ne nje aksident automobilistik. Keshtu qe, nena mbeti perseri vetem ne mes te Amerikes, me dy femije. Ke te ndihmonte me pare ? Te rriste femijet ne Amerike apo ne, femijet qe kish lene mes kater rrugeve, ne Shqiperi ? Keshtu, pak nga pak, nisem te shkeputeshim me te. Une nuk linda femije se, nga qe laja shume rroba e lagesha shume ne pjesen e barkut kalova nje peritonit akut, gje e cila me la pa femije tere jeten. Jetime dhe pa femije! Jetimi nuk ka fat! E keshtu vitet u rrukullisen e ja ku jam sot. Ketu nena Cana e nderpreu tregimin e saj dhe nuk foli me…
Nderkohe, une, vazhdoja te kisha shume miqesi me nena Canen. Ajo kish edhe nje veti tjeter qe e adhuroja e qe ishte besimi. Se nena Cana ishte nje kristiane ortodokse shume fetare. Ajo falej para buke e mbas buke. Dhe gjithmone e qetesonte shpirtin duke thene: Eh, te gjitha i ka shkruar Zoti… Pas ca kohesh i vdiq edhe i shoqi e mbeti fare e vetmuar. Me vinte keq per ate grua fatkeqe dhe i qendroja gjithmone prane. E ndihmoja ne pune shtepie e duke e vizituar neper doktore. Nene Cana ishte nje grua qe jeta e kish bere shume te forte. Ne dhjete vjetet e fundit te jetes, ajo kaloi shume momente te veshtira. Nuk e di, por gjithmone e mendoj se, ku dhe si e gjente forcen ajo grua qe perballonte situata te tilla. Me pas, vellait te nene Canes, i vdiq e shoqja e cila e la me nje vajze te semure ne moshe madhore. Me epilepsi. Nena Cana e morri ne shtepi vellane bashke me mbesen. Si eshte jeta! Nene Cana dhe i vellai, perseri bashke ne pleqeri. Si dikur ne femijerine e tyre!
… Ishte ora 5 e 30 e mengjesit kur, nje e trokitur e lehte ne dere, do te me zgjonte. Ishte nene Cana. Monda - me tha - Kristua na la sot me oren dy te mengjesit. U trondita! E kam bere gati – me tha - E lava, e vesha dhe e kam vene ne divan. Shkova lart ne apartamentin e nene Canes. Ne mes te dhomes, te paster e te rregullt, mbi divan, ish vendosur trupi i Kristos dhe te koka e tij, nje qiri i ndezur. U shokova! Sa grua e forte e me kurajo, thashe me vete. Lajmeruam tere te afermit. Beme formalitetet e nevojshme, beme edhe nje dreke per pershpirtje dhe e varrosem Kriston. E me pas do te vinte vdekja e vajzes se Kristos, Athinulles. Nena Cana, beri po te njejten gje. "Qeveriste" te vdekurin e me thirri. E ndihmova shume. Se e doja dhe e respektoja. Por edhe nga qe prej asaj grua te forte e te zgjuar, kisha mesuar edhe shume gjera te vyera.
Mbas vdekjes se mbeses, nene Cana mbeti vetem. I qendrova shume, shume afer dhe e ndihmoja. Nuk i harroj lotet e saj, kur une u largova per ne Amerike. Ajo qante e me thosh: Po mua, ku do me lesh ? Erdha ne Amerike e, me ato te dhena qe ajo me kish dhene, takova Vangjelin e Merin. Mundesova nje lidhje telefonike mes nene Canes dhe Vangjelit e Merit. Po me vone, ata u shkeputen plotesisht prej saj. Ata nuk e njihnin, nuk ushqenin ndonje ndjenje te veçante per te. Kur shkova per here te dyte ne Shqiperi, i vajta dhe e takova. U kujdesa ti çoja doktore se ish shume e semure.
Dhe ja, ajo zile e frikshme me dha lajmin se nene Cana vdiq !... U varros nga komshijte e, shpenzimet per vdekjen e saj, u mbuluan nga une e nje bisnesmen i fabrikes se birres ne Korce. Me pas dergova te holla e nene kujdesin e nenes sime, i ndertuam edhe nje varr te perbashket me burrin e saj. Ashtu siç ajo e kish lene amanet. Kjo eshte historia e jetes se nje njeriu qe s'eshte me. Se ne kete bote kemi ardhur e po ashtu edhe do te ikim. Njeres e drama eshte kjo jete. Si ajo e nene Canes qe nuk do t'a harroj kurre. O, nene e dashur, e dhembshura ime! Sa gjera te mira mesova e mora prej teje. Mesime qe nuk do t'i harroj kurre e qe i kam udherrefyese ne jeten time. Te ndritte shpirti, aty ku je, nene Cana !…
Amen !
Raimonda Moisiu
Hartford CT USA
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Monda Korca: Të papërligjurit -Tregim-nga Raimonda Moisiu
» Monda Korca: Piktura e re - tregim - nga Raimonda Moisiu
» Monda Korca: Udha per te njejten zemer-Tregim-nga-Raimonda Moisiu
» Monda Korca: Syte e Anes - Tregim -nga - Raimonda Moisiu
» Monda Korca: Fustani i bardhe - Tregim -nga Raimonda Moisiu
» Monda Korca: Piktura e re - tregim - nga Raimonda Moisiu
» Monda Korca: Udha per te njejten zemer-Tregim-nga-Raimonda Moisiu
» Monda Korca: Syte e Anes - Tregim -nga - Raimonda Moisiu
» Monda Korca: Fustani i bardhe - Tregim -nga Raimonda Moisiu
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi