“Me shpirt jam shqiptar, prandaj flas shqip!
Faqja 1 e 1

BEQIR SINA, New York
Këshilli Kombëtar Shqiptaro Amerikan (KKSHA), bëri fushatë fondmbledhëse, për kongresmenin Glenn Nye. Mori pjesë edhe kongresisti demokrat nga Nju Jorku, Eliot Engël
Në lokalin e njohur në qendër të Nju Jorkut, me emrin "Club A Steakhouse", pronari, një aktivistë i vjetër shqiptar, nga Vuthajt, Bruno Selimaj, më 8 korrik, Këshilli Kombëtar Shqiptaro Amerikan (KKSHA), bëri fushat tipike amerikane, fondmbledhëse, kësaj radhe për kongresmenin Glenn Nye, përfaqësues i District 2nd në Virxhinia. I cili, po rikandidon në këtë zonë elektorale, për një mandat të dytë në Kongresin Amerikan. Në këtë takim morën pjesë, aktivistë dhe veprimtarë të dalluar të komunitetit shqiptaro-amerikan dhe përfaqësues të Këshillit Kombëtar Shqiptaro -Amerikan (KKSHA), afaristë e biznesmen të suksesshëm.
Zoti Xhim Xhema, Harry Bajraktari, Cafo Boga, Nino Pjetri, Zenel Bajraktari, Patrick Devine, Lumi Hadri, dhe kryetari i KKSHA-s, Martin Shkreli, e shfrytëzuan takimin me Kongressmenin Glenn Nye, përfaqësues i District 2nd në Virxhinia, për t'i shprehur atij dhe kongresistit demokrat nga Nju Jorku, Eliot Engël, edhe një herë mirënjohjen për mbështjetjen e tyre, për një sërë çështjesh shqiptare, sidomos pavarësinë e Kosovës dhe anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe strukturat euro-atlantike.
Falënderime për presidentët amerikan, Bush e Klinton
Kryetari i KKSHA-s, Martin Shkreli, e vlersoi lart kongresmenin Glenn Nye, i cili tha Shkreli "Duke i u bashkëngjintur kongremenve të tjerë, grupit të kongresmenve, "Albanian Csucas:, në Kongresin e SHBA-ve, si mikut të madh të shqiptarëve, bashkëkryetarit të këtij grupi Eliot Engel, dhe të tjerve, ai u bë edhe vetë mbështetës dhe përkrahës për “shpresat dhe aspiratat e popullit shqiptar”, në Ballkan, të ndihmoj pavarësinë e Kosovës dhe çështjet e tjera shqiptare".
Gjatë fjalës së tij veprimtari i dalluar Harry Bajraktari, nënvizoi rëndësinë e vazhdimit të përfshirjes së SHBA-ve në Ballkan, sidomos në Kosovë, tash kur ende nuk është zgjidhur problemi i Mitrovicës. Bajraktari, shprehu mirënjohje për mbështetjen e madhe që na ka dhënë Presidenti Klinton, Bush dhe kongresmenët, senatorët, si dhe zyrtarët e lartë të qeverisë Amerikane, të cilët kanë dëshmuar ndaj përpjekjes së kryesuar nga SHBA, për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe strukturat euro-atlantike, dhe shtytjen përpara të një sërë çështjesh të shqiptarëve, si ato në Kosovën Lindore, Maqedoni e Mal të Zi.
Ndërsa veprimtari Cafo Boga, kërkoi nga kongresmenët Egel dhe Nye, mbështetjen konkrete në rajon nga SHBA-të, për të ndihmuar me zbatimin e" Marrëveshjeve për Implementim", si në Maqedoni, Mal të Zi, Preshevë, Medvegje e Bujanovc. Zoti Boga tha, se "vërtet se gjendja e shqiptarëve Maqedoni, Mal të Zi, Preshevë, Medvegje e Bujanovc, nuk është ajo e para 10 vjetve, por, atje ka probleme dhe çështje që duhen zgjidhur, për ndihmuar dhe vetë ato vende si Maqedonin, Serbinë dhe Malin e Zi , të integrohen në Europë", tha ai.
Të pranishmit kërkuan vazhdimin e përfshirjes amerikane në rajon, si në Maqedoni, Serbi, Malin të Zi dhe, ku ekzistojnë një sërë çështjesh të rëndësishme për të gjithë shqiptarët, që jetojnë atje.
Engel: Mitrovica është pjesë e pandarë e Kosovës
Miku i madh i shqiptarëve, kongresisti demokrat nga Nju Jorku, Eliot Engël, tha se e përshëndet vendimin e " Parlamentit Evropian, që me shumica votash ka miratuar Rezolutën për Kosovën, me anë të të cilës ftohen vendet anëtare të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, që t'a bëjnë atë. Ai tha se përshëndeste të gjitha ato vendet anëtare të BE-së që e njohin pavarësinë e Kosovës, ndërsa shprehu keqardhjen, për Greqinë, Qipron, Spanjën, Sllovakinë, Rumaninë, që e kanë kundërshtuar atë.
Kongresmeni demokrat i Nju Jork-ut, Eliot Engel, ka përsëritur qëndrimin e tij për gazetën Bota Sot, duke thënë se " Mitrovica është pjesë e pandarë e Kosovës, as edhe një centimetër nga territori i Kosovës nuk do të ndahet, pavarësisht problemeve që ka tani atje.Sipas Kongresmenit demokrat i Nju Jork-ut, Eliot Engel, “Serbia, nëse vazhdon të tentoj ndarjen e Kosovës, humb kohë dhe rrezikon integrimin e saj në Evropë”, thekson kongresmeni me ndikim Engel.
Kongresisti Glenn Nye, përfaqëson Qarkun numër 2( District 2th) në shtetin e Virxhinias, zonë elektorale e cila përfshin bashkësitë e zonës Rruga Hampton( Hampton Road) dhe Bregun Lindore(East Shore). Ai është një anëtarë i gjeneratës së pestë të rrethit të tij familjar në SHBA-ës. Nye ka qënë një ish-oficer i lartë Shërbimit të Jashtëm Amerikanë, të cilët i kaluan me këtë shërbim më shumë se dhjetë vite jashtë SHBA, për të shërbyer në zonat e konfliktit në mbarë botën duke përfshirë edhe Kosovën, Maqedoninë, Irakun dhe Afganistanin. Kongresisti Glenn Nye, tash po ri-kandidonë, në të njëjtin distrikt, për një termë tjetër, në zgjedhjet e 3 nëntorit. Ai në përpjekjet e tij, për rindërtimin në Kosovë në vitin 2001, mori nga Departamenti i Shtetit, Çmimin e Lartë i Nderit. Ky kongresmen është shquar për organizimin e shpëtimit të 26 qytetarëve amerikanë, si dhe për të negociuar lirimin e një pengu amerikan. Nye ishte caktuar pranë ambasadës së SHBA në Singapor, ku ai ndihmoi për të negociuar marrëveshje të pronës intelektuale që mbrohet biznesi amerikan dhe sipërmarrës.
Glenn Nye u betua si Përfaqësuesi i ri i Qarkut 2 nga Virxhinia e më 6 janar 2009. Ai është anëtarë në Komitetin e Shërbimeve Ushtarake, atë të Dhomës dhe të Punëve të Komitetit të Veteranëv, dhe ka shërbyer si kryetar i nënkomitetit të vogël, në Shtëpinë e Biznesit të Kontraktuese dhe të Teknologjisë.
Ligjvënësi Glenn Nye nga Virxhinia i cili ishte i pranishëm mbrëmë në këtë takim fondmbledhës, tregoi me krenari, se është i vetmi anëtar i Kongresit Amerikan që di të flasë shqip. “Kur më pyesin nëse jam me prejardhje shqiptare, unë u them se me shpirt jam shqiptar” thotë kongresisti Nye, i cili gjuhën shqipe e ka mësuar gjatë qëndrimeve me punë në Kosovë e mes shqiptarëve në Maqedoni, përpara se të zgjidhej në Kongres si përfaqësues i shtetit të Virxhinias. Takimin e fundit me shqiptarët, ai tha se e pati në një nga mjediset e Kongresit amerikan më 28 prill, kur u përurua ekspozita me titull: "Nënë Tereza - Gonxhe Bojaxhi, simbol i gjallë i dashurisë dhe dinjitetit njerëzor", në prani të një numri anëtarësh të kongresit dhe shqiptaro-amerikanësh.
Bota sot

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Drita Fejza:Flas shqip...
» Mihai Antonescu: Shpirti shqiptar është një shpirt i lindur nga drita e lulet
» Engjëll Koliqi: TË JEMI TË GJITHË BASHKË NË VIJËN E ARSYES NË KRYE TË DETYRAVE TË JETËS SHQIP DHE VETËM SHQIP
» Edmond Shallvari: Prandaj kjo botë...
» Viktoria Xhako:PRANDAJ PO VONOHEM TË TË SHKRUAJ...

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi