Udhëheqësit e Kosovës në festimet e përvjetorit të pavarësisë në Uashington
Faqja 1 e 1

Raport special nga BEQIR SINA, WASHINGTON D.C:
Shqiptarët e Amerikës së bashku me udhëheqësit e Kosovës e miqtë e tyre amerikanë festuan përvjetorin e pavarësisë në Uashington
Udhëheqësit më të lartë të Republikës së Kosovës: presidenti Fatmir Sejdiu, kryeministri Hashim Thaçi dhe ministri i Jashtëm Skënder Hyseni, së bashku me disa anëtarë të cilët janë në përbërje të një delegacioni nga Republika e Kosovës, po zhvillojnë një vizitë disaditore në SHBA. Vizita e tyre zhvillohet me ftesën e Qeverisë amerikane dhe disa institucioneve të rëndësishme amerikane. Gjatë ditës së parë të vizitës së delegacionit nga Republika e Kosovës janë takuar në Uashington me disa nga ambasadorët e vendeve të ndryshme të akredituar në kryeqytetin amerikan, përfaqësues të vendeve që e kanë njohur, ose pritet ta njohin së shpejti Kosovën.
Rikonfirmimi i mbështetjes për Kosovën
Vizita e liderëve të Kosovës në Uashington, vjen menjëherë pasi në Shtëpinë e Bardhë ka ardhur Presidenti i ri i SHBA-ës, Barack Obama. Vizita disa ditore në SHBA, bëhet me gjasë që të tregojë se edhe administrata e re, e Presidentit amerikan Barack Obama, do të mbështes edhe më fuqishëm Kosovën. Kështu të paktën lënë të kuptojnë takimet e niveleve të larta që do të mbajnë këto ditë udhëheqësit lartë të Republikës së Kosovës, presidenti Fatmir Sejdiu, kryeministri Hashim Thaçi dhe ministri i Jashtëm Skënder Hyseni.
Takimi me dy prej tre udhëheqësve më të lartë të administratës amerikane, z/vendëspresidentin Biden dhe sekretaren e Shtetit Clinton me udhëheqësit lartë të Republikës së Kosovës shihen këtu në Uashington, nga analistët e këtyre çështjeve si një mbështetje e fuqishme e SHBA-ës, pra administratës së presidentit Obama, për shtetin e ri të Kosovës, një rikonfirmim i vazhdimësisë së marrëdhënieve tashmë shumë të afërta që la presidenti Clinton dhe George W. Bush, midis Uashingtonit dhe Prishtinës.
Kjo vizitë kulmin e saj - e ka sot, në drekë, kur udhëheqësit më të lartë nga Republika e Kosovës presidenti Sejdiu, kryeministri Thaçi dhe ministri i Jashtëm Hyseni do të kenë takime të rëndësishme në kryeqytetin amerikan, Uashington D.C. Ata do të takohen me zv/presidentin Joseph Biden, me sekretaren e Shtetit, Hillary Clinton, si dhe me anëtarët të Senatit (Dhomën e Përfaqësuesve) dhe anëtarë të Kongresit (Dhoma e Ligjbërësve).
Festë që emocionoi edhe amerikanët
“Kjo mbrëmje të zgjon emocione të thella, që tregon se sa shumë e kanë pritur e aspiruar shqiptarët e Kosovës për të pasur një shtet të vetin”, - tha ambasadori Morton Abramoviç, i pranishëm në mbrëmje. Atë Anton Kqira, i ardhur nga shteti Miçigan, tha se kjo mbrëmj, me pjesëmarrje kaq të gjerë dhe plot gjallëri, është edhe shprehje e tërthortë e besimit që shqiptarët, por edhe të tjerë të pranishëm, kanë për suksesin e Kosovës si shteti më i ri i pavarur në botë.
Vizita e delegacionit të lartë nga Kosova, nisi në fillim të kësaj jave, kur presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, u nderua me çmimin “Lidership i dalluar global”, nga Universiteti Shtetëror i Arizonës, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Ambasada e Republikës Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës organizoi mbrëmë një pritje madhështore me rastin e përvjetorit të pavarësisë në një nga sallat e hotelit "The Embassy Suites" në Ushington D.C. Në këtë pritje morën pjesë rreth 500 shqiptarë të ardhur nga shtete të ndryshme të Amerikës. Mes pjesëmarrësve dalloheshin grupet e shqiptarëve të cilët kishin ardhur nga shtete të largëta si Çikagoja, Detroiti, Bostoni, Rhoda Island, Florida, Arizona, Teksasi, Nju-Jersey, dhe Nju-Jorku. Lider të komunitetit, veprimtarë të dalluar, afaristë e biznesmen të suksesshëm, gazetarët shqiptaro amerikan, studentë shqiptarë, artistë e shkrimtarë, miq amerikan e shumë personalitete të tjera amerikane.
Në këtë pritje morën pjesë edhe dy kongresmenë, miq të dëshmuar të shqiptarëve në Amerikë, republikani nga Kalifornia, Dana Rohrabacher, dhe demokrati i Nju Jorkut, Eliot Engel. Si dhe zoti Soren Jesen-Petersen, ish -përfaqësuesi i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, ish -shefi i Zyres amerikane ne Prishtine Filip Goldberg, Heroi i Reçakut, ish- shefi i misionit të OSBE-së, ambasadori Wlliam Walker, dhe ish ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit Daniel Frid me disa zyrtarë të lartë administratës amerikane. Përfaqësuesit e shtetit shqiptarë, ambasadori në Nju Jork, Adrian Neritani dhe ambasadori në Uashington Aleksandër Sallabanda, si dhe përfaqësues të korit diplomatik të vendeve të ndryshme, akredituar në Shtetet e Bashkuara.
Pritja e mbrëmshme, pas atyre festimeve madhështore të shqiptarëve të Amerikës në përvejetorin e parë të pavarësisë së Kosovës . Delegacioni nga Kosova erdhi në këtë festë pas një dite të ngjeshur pune ku ata u takuan me ambasadorë të vendeve të ndryshme të akredituar në Uashington, që e kanë njohur, ose pritet ta njohin së shpejti Kosovën
Një grup i vogël muzikantësh, një grua në piano, një tjetër në violinë dhe një burrë në bas, nën pentagramet e muzikës klasike, ekzekutuan himnin kombëtar të Republikës së Kosovës dhe atë të SHBA-së, çka shënoi edhe fillimin e festimit të njëvjetorit të pavarësisë së Kosovës. Nga podiumi i tubimit, në sallën e hotelit "The Embassy Suites", ambasadori i Kosovës, zoti Avni Spahiu, pos që foli për rrugën që ndoqi Kosova drejt pavarësisë së saj, u bëri nga një prezantim dinjitoz presidentit të Republikës së Kosovës, dr Fatmir Sejdiut dhe kryeministrit Hashim Thaçi.
Përulen para atyre që ndihmuan pavarësinë
Për ne, tha në fjalën e tij presidenti i Kosovës, Sejdiu, është një moment i veçantë që me këtë rast të shprehim mirënjohjen tonë dhe të përulemi me respekt për veprën e të gjithëve atyre që luftuan, sakrifikuan dhe u flijuan për lirinë e pavarësinë e Kosovës. Njëherazi, tha Presidenti Sejdiu edhe të falënderojmë të gjithë ata që kontribuuan për këtë ditë, për Kosovën, duke filluar që nga Presidenti George H. Bush, Bill Clinton, George W. Bush dhe deri tek Presidenti i ri Barack Obama dhe administrata e tij. Përfaqësuesit e vendeve mike dhe natyrisht edhe diasporën shqiptare e cila megjithëse në distancë të madhe me Kosovën, por që asnjëherë nuk ju nda Kosovës, dhe çështjes shqiptare. Duke vendosur urat e lidhjes mes dy brigjeve të Oqeanit.
Kryeministri i Kosovës, zoti Thaçi, tha se është i emocionuar që shihte në atë sallë kaq shumë shqiptarë të ardhur nga shtete të ndryshme të Amerikës, dhe që po festonin të bashkuar përvjetorin e parë të pavarësisë së Kosovës. “Kosova, -tha ai, -ka bërë gjatë një viti arritje të mëdha, ajo është e njohur deri më tani nga 55 shtete dhe së shpejti vende të tjera priten ta njohin atë”. Më pas tubimin e përshëndetën edhe miku i shqiptarëve kongresmeni Eliot Engel dhe ish-ndihmëssekretari i Departamentit të Shtetit Daniel Frid

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Ibrahim Egriu:Telegram pershendetes ne shenje te Pervjetorit te Trete te Pavaresise se Kosoves!
» Historiku i përvjetorit të pavarësisë së ShBA-ve
» Në Sarajevë, fillojn festimet për 100 vjetorin e Shtetit të Pavarësisë së Shqipërisë
» Haxhi Muhaxheri:Kremtim dinjitoz i përvjetorit të pavarësisë së Shqipërisë
» Zyrtarisht u përkujtua tre vjetori i pavarësisë se Kosovës në Shturtgard nga institucionet e Kosovës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi