Historiku i përvjetorit të pavarësisë së ShBA-ve
Faqja 1 e 1

Këmbana e Lirisë në Filadelfia
Filadelfia njihet si vendlindja e SHBA-së, si djepi i lirisë së kombit. Historia nis në 1776, kur 13 kolonitë amerikane shpallën pavarësinë e tyre nga Mbretëria Britanike me anë të Deklaratës së pavarësisë. Banorët e Filadelfias, sëbashku me amerikanët e tjerë, e përkujtojnë ditën e lirisë çdo 4 korrik. Dhe teksa kombi feston ditëlindjen e 233-të të tij, "Zëri i Amerikës", vizitoi Parkun Historik të Pavarësisë në Filadelfia. Ndalesa e parë për shumë turistë në Filadelfia të Pensilvanisë, është sheshi i Pavarësisë- vendi ku baballarët e kombit u takuan për të diskutuar dhe për të hartuar Deklaratën e Pavarësisë.
4 korrik 1776
“Njerëzit vijnë këtu që të shohin vendlindjen e Shteteve të Bashkuara. Gjithçka nisi këtu, në këtë ndërtesë”. Bill Kouglin është punonjës në Parkun Kombëtar. “Mendoj se ajo që i tërheq njerëzit më shumë është fakti që ne jemi një komb i cili është themeluar mbi idealet, barazinë dhe lirinë. Dhe mendoj se kjo i tërheqë shumë njerëz nga mbarë bota. Ata duan të vijnë dhe të shohin dhomën ku u hartua Deklarata e Pavarësisë”. Dhe këto ideale janë jetësuar jo vetëm në deklaratë, por gjithandej në Parkun e Pavarësisë. Aktorë të veshur si patriotët e hershëm amerikanë - Xhorxh Uashington, Ben Franklin-i janë shtuar ambientit historik, dhe flasin me turistët. Reliket e famshme si Këmbana e Lirisë, Holli Karpenter dhe shtëpia ku sipas legjendës rrobaqepsja Betsy Ross qepi flamurin e parë amerikan, tërheqin më shumë se 3 milion turistë çdo vit në Filadelfia. Këmbana e Lirisë kumboi në 8 korrik të 1776, për të ftuar banorët e Filadelfias që të dëgjonin leximin e parë publik të Deklaratët së Pavarësisë. Në 1846, mbas një krisje të lehtë, e cila u zgjerua aq sa këmbana nuk mund të kumbonte më, ajo u hoq nga kulla e sheshit të Pavarësisë dhe u vendos në ekspozitë. “Është një simbol shumë i fuqishëm. Këmbana që nga momenti që u kris, ishte tashmë një relike e rëndësishme nga koha e pavarësisë, por gjithashtu u bë një simbol i lirisë për njerëzit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe shumë shpejt dhe për gjithë njerëzit anembanë botës”.
Njerëzit nga SHBA apo nga vende të ndryshme të botës, e vizitojnë Filadelinë në 4 korrik, më shumë se çdo ditë tjetër të vitit.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Udhëheqësit e Kosovës në festimet e përvjetorit të pavarësisë në Uashington
» Haxhi Muhaxheri:Kremtim dinjitoz i përvjetorit të pavarësisë së Shqipërisë
» Ibrahim Egriu:Telegram pershendetes ne shenje te Pervjetorit te Trete te Pavaresise se Kosoves!
» Dita e Pavarësisë së SHBA-së, sinonim i lirisë
» Muharrem Sfarqa:TREVJETORI I PAVARËSISË U KREMTUA EDHE NË SHBA ( DETROIT)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi