Haxhi Muhaxheri:Kremtim dinjitoz i përvjetorit të pavarësisë së Shqipërisë
Faqja 1 e 1
Haxhi Muhaxheri:Kremtim dinjitoz i përvjetorit të pavarësisë së Shqipërisë
Haxhi Muhaxheri:Kremtim dinjitoz i përvjetorit të pavarësisë së Shqipërisë
Nga SHKA "17 Shkurti" e Badenit të Austrisë
KËNGË, VALLE DHE POEZI
PËR FESTËN E FLAMURIT
DHE TË PAVARËSISË SË SHQIPËRISË.
Më 22 nëntor 2014, në organizim të SHKA “17 Shkurti” , në Baden të Austrisë u kremtuar denjësisht Dita e Flamurit dhe e Pavarësisë së Shqipërisë. Atë ditë, në Baden kishin ardhur për të kremtuar bashkarisht bashkatdhetarë nga shtete të ndryshme të Europës dhe nga të gjitha trevat shqiptare. Bashkë me anëtarët e zellshëm të Shoqërisë Kulturore dhe Artistike “17 Shkurti”, kishin ardhur për te kremtuar edhe pëfaqesusesit e ambasadave të dy shteteve shqiptare, të Shqipërisë dhe të Kosovës.
Këtë manifestim e kishin nderuar me praninë e tyre edhe Ushtruesi i detyrërs së Ambasadorit të Kosovës z. Blerim Cani, kryetari i Aleancës Kuq e Zi z. Krshnik Spahiu, Atasheu Ushtarak i Shqipërise në Austri z. Dedë Prenkaj, Atasheu Policor i Kosovës në Austri z. Bekim Halilaj, pëfaqësuesi i Ministrisë së Diaspores të Republikës së Kosovës z. Zgjim Gashi, përfaqësusei për inegrim i qytetit të Badenit z Peter Ramberger, këngëtari i mirënjohur z. Arif Vladi, aktori i njohur Fatmir Spahiu apo Orhan Bobaj i serialit “Kafeneja jonë”, piktori Gazmend Freitag, shkrimtari kurd Mehmet Zeki Metin, poetet Haxhi Muhaxheri dhe Haxhi Morina, publicisti Hazir Mehmeti e të tjerë.
Pas intonimit të hymnit kombetarë, në skenë doli moderatorja e talentuar Kaltrina Durmishi, e cila ndër të tjera tha: “Është një nder i veqantë edhe për mua që më është besuar drejtimi i kësaj ngjarje të rendësishme, prandaj shfrytezoj rastin qe në emer të SHKA „17 Shkurti“ dhe ne emrin tim personal të ju përshëndesë dhe të ju uroj Festën e Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqiperisë. Gëzuar!
Kjo sallë e bukur e Qytetit të bukur Baden nuk e ze dot krenarinë, mallin dhe dashurin qe kemi per Flamurin me shkabën dykrenare dhe atdheun tonë të shenjtë, Shqiperinë.
Njëherësh, duhet falënderuar anëtarët e zellshëm të kësaj shoqerie, të gjithë ata që me ditë të tëra e kalojnë kohën e lirë nepër salla ushtrimesh, në mënyrë që këtu para jush të paraqitën në mënyrë te dinjitetshme dhe të sjellin emocione të veqanta, duke shprehur kësisoj dashurinë e madhe për Kombin dhe Kulturen tone. Puna e tyre serioze ka bërë që keta anetar dhe kjo shoqeri, kudo qe janë paraqitur, ne koncerte dhe festivale, kanë paraqitur fuqishëm vlerat e bukura shpirtërore dhe artistike të popullit tonë.”
Mëpastaj fjala iu dha kryetarit të shoqërisë, z.Tahir Turkaj. Ai, pasi përshendeti të pranishmit dhe i falenderoj ata për pjesmarrjën,tha se 28 Nentori ishte dhe mbetet festa me e dashur dhe dita më e lumtur e jetës, sepse në ketë ditë të shenjtë u shpall mëvetësia e Shqipërisë, e shtetit për krijimin e të cilit u bën shumë përpjekje dhe sakrifica. Prandaj, ne që nga mengjesi jemi në këmbë duke bërë gjithçka është e mundshme që jut të ndjeheni sa më mire dhe të kënaqeni sa më shumë. Ndaj, duke ju dëshiruar disponim të kënshëm, po e p e prfundoj me vargjet e Fishtës sonë të madh dhe mesazhin e tyre te qartë: “Sa t’kam frymë me ligjerua / Dhe sa gjall në jetë unë jam / Kurr Shqypni s’kam me t’harrue / Edhe n’varr me t’permen kam!”.
Po ashtu, më fjalë rasti u paraqiten edhe perfaqesues diplomatik e politik dhe mysafirë të tjerë, si: Blerim Cani, Dedë Prenkaj, Bekim Halilaj, Kreshnik Spahiu, Peter Ramberger, Fatmir Spahiu etj. Kurse piktori Gazmend Freitag ia dhuroj publikisht krytarit të SHKA “17 Shkuri” z. Tahir Turkaj, një portret që ia kishte bërë me shumë mjeshtri.
Program i pasur artistik
Anëtarët e SHKA “17 Shkurti” kishin përgatitur për të pranishmit një program shumë të pasur e të larmishën kulturorë dhe artistik, me këgë e valle dhe recitime. Falë punës së vyer të koreografës z. Diellza Turkaj, valltaret e kësaj shoqërie u paraqitën me sukses të lakmueshëm para të pranishmive. Puna e sukseshme e koreografës u dëshmua veçanarisht në “Vallja e lirisë” dhe “Baresha”. Ishin këto dy valle të pëgatitura mjeshtërisht dhe krijuan emocione të publiku dhe u mirëpritë me duartrokitje frenetike. Ishin djemt sypetrita e vajzat sokolesha me veshje kombëtare, që e pushtuan skenën dhe me fluturimet e tyre të lehta dëshmuan se dine ta lozin dhe e duan vallën shqiptare.
Me mjaft sukses u paraqitën edhe këngët e interpretuara nga grupi i burrave të përbërë nga Valdet Imeri, Afrim Rukolli, Artan Imeri dhe Tahir Turkaj. Po ashtu, paraqitje te bukur me kenget e saja bëri edhe kengetarja Naxhije Nuredini. Por ajo që vlenë të vlersohet është paraqitja mjaft e sukseshme e voglusheve Jonida dhe Adea Aliaj që, me potencën e zërit dhe lëvizjet artistike në skenë, dëshmuan se janë emra që premtojnë.
Mëpastaj u paraqit këngetari dhe artisti i mirënjohur Arif Vladi, i cili kishte ardhur nga Belgjika enkas për ta nderuar këtë manifestim. Këngët e tij epike dhe forma e lartë artistike e interpretimit bënë që ai gjatë gjithë kohës të shoqërohej me duartrokitje nga publiku. Sekëndejmi, në funksion të manifestimit ishin edhe këngët e kënduara nga Nikollë Gjini dhe muzika e bërë nga Hamdi Hyseni.
Kosova, Shqipëria dhe Çamëria.
Njëra ndër pjesët e sukseshme të programit artistik që kishte pëgatitur organizatori ishte padyshim edhe paraqitja e dinjitetshme dhe shumë e simpatike e tri voglusheve që deklamuan poezi të zgjedhura të poetit Haxhi Muhaxheri. Ato te veshura me pedantëri me veshje kombëtare, jo vetëm që arritën të përcjellin fuqishëm mesazhin e poezive, por krijuan emocione në sallë.
E para ishte Anjeza Turkaj që recitoj mjaft bukur poezinë “Kosova”. Në vazhdim Liza Idrizaj shkëlqeu me poezinë “Shqipëria”, kurse poezinë e tretë me titull “Çamëria” e solli fuqishëm për të pranishmit Agnesa Hasi.
Përfshirja dhe paraqitja e poezive në ketë manifestim ishte befasi e këndshme edhe për vet autorin Haxhi Muhaxheri, që ishte zyrtarisht i ftuar për të marrë pjesë si mysafir. Ai me ketë rast tha se vërtetë ndjehej i nderuar dhe njëkohësisht edhe i lumtur që ka njerëz fisnik që e duan poezinë dhe i nderojnë krijuesit letrar.
Ata që ndihmuan për mbajtjën e manifestimit
Të organizosh dhe të mbash një manifestim kulturor në mërgim, veç faktit qe kërkohet të kesh vullnet te mirë dhe duhet bërë shumë mund, nevojitën edhe mjete material. E dihet se shoqeritë dhe shoqatat kulturore nuk kanë ndonjë fond të lakmueshëm dhe rrall herë pëkrahen nga institucionet shtetrore. Por, SHKA “17 Shkurti” ia ka arritur të organizoj dhe të mbajë me sukses manifestimi falë ndihmës dhe bujarisë së treguar nga njerëzit e vullnetit të mire dhedonatoret.
Kesaj radhe kontributin e tyre e kane dhenë firma IAT e vëllezërve Basri dhe Esat Miftaraj, Firma Blakaj Fenster & Türen, me pronar z. Ylli Blakaj, Loshaj Bau me pronar z. Flamur Loshaj, Emini Fenster &Türen GmbH me pronar z. Isamedin Emini, Merkur Versicherung nga z. Musa Elshani, Loshi Reisen, Maloku Reisen, Luli Reisen, Bici Com dhe Alba Copy me pronar z. Gjevat Balaj. Realizimin e manifestimit e kanë ndihmuar edhe miqtë e shoqërisë Mete Lajqi, Lulzim Podrimqaku, Zenun Gashi, Arben Suhogerlla etj.
(h. m.)
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Historiku i përvjetorit të pavarësisë së ShBA-ve
» Udhëheqësit e Kosovës në festimet e përvjetorit të pavarësisë në Uashington
» Ibrahim Egriu:Telegram pershendetes ne shenje te Pervjetorit te Trete te Pavaresise se Kosoves!
» Haxhi Muhaxheri: KOSOVËS
» Haxhi Muhaxheri:ATLANDIDA E RE
» Udhëheqësit e Kosovës në festimet e përvjetorit të pavarësisë në Uashington
» Ibrahim Egriu:Telegram pershendetes ne shenje te Pervjetorit te Trete te Pavaresise se Kosoves!
» Haxhi Muhaxheri: KOSOVËS
» Haxhi Muhaxheri:ATLANDIDA E RE
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi