IDRIZ ZEQIRAJ:U KORITE, LUTË!
Faqja 1 e 1
IDRIZ ZEQIRAJ:U KORITE, LUTË!
IDRIZ ZEQIRAJ:U KORITE, LUTË!
Lidhja Demokratikje e Kosovës, gjegjësisht, Kryesia e saj, duke emruar dhe seleksionuar kuadrot në strukturat e partisë, njësoj si partitë e majta vendore, ka anashkaluar votimin e fshehtë demokratik. Në këtë mënyrë u shua debati brenda partiak dhe për gjithçka vendos një klan, një rreth vicioz, ndërsa Kryesia apo Këshilli, si robotë, vetëm votojnë. Arritja në shifrën 99 %, bile edhe 100 %, në mendjet shqiptare sikur u ngjall stalinisti i egër Enver Hoxha me PPSH-në e tij!
Kryesia e LDK-së, e mësuar me këto dy shifra, në përkrahje të kryetarit Mustafa, në përballjen e tij me ish-kryetarin Fatmir Sejdiu, nuk i duroi kundërshtitë masive për koalicionin shumë të përfolur, përkatësisht, Ramushin kryeministër! Dhe, ishte pikërisht zotëri Lutfi Haziri që mori rolin e zëdhënësit të LDK-së, duke kërcënuar, madje vrazhdët, disa nga kolegët në kryesi dhe të tjerë, për mospajtimin në votimin tufëzim, bagëtorë. Nje sjellje mujëshore e muskulore e Lutës tonë, u përjetua rëndë nga anëtarësia rugoviane.
Trinomi i munguar: ideali, përgjegjësia, karakteri
Brenda një jave, Luta bëri ndërhyrjen e dytë, gjithnjë në emër të Kryesisë Qendrore, këtë herë kundër djalit të madh të Presidentit Rugova, Mendimit. Ishte kjo një ndërhyrje pa fije sensi të masës, cinike dhe me mungesë të dukshme të respektit për Familjen Rugova. Dhe, këtë më së paku e prisnim nga Luta ynë, të cilin, përgjatë kohë, e kemi dashur dhe respektuar, më shumë se sa të tjerët, duke e çmuar si kuadër të Dr. Rugovës.
Paraqitja e parë e djalit të madh të Presidentit Rugova, Mendimit, ishte serioze dhe dinjitoze. Bazën e së keqes në Kosovë Mendim Rugova e gjen në trinomin sintezë të munguar: ideali, përgjegjshmëria dhe karakteri. Në intervistën e tij, në mes tjerash tha: "Kosovës i nevijitet një ideal. Për ta realizuar këtë ideal, Kosovës i nevojitën politikanë të përgjegjshëm, njerëz me karakter." Një vlerësim të drejtpëtdrejtë, paksa i rëndë, por, ama, krejt i vërtetë. Thonë se një burim që ka rrjedhur, në mos vazhdoftë rrjedhën, gjithësesi, do të pikojë.
Anëtarësia numerike e LDK-së dhe miqtë e shumtë të Presidentit Rugova, janë ndjerë të ngushëlluar dhe shumë të entusiazmuar, që djali i madh, Mendim Rugova, trashëgon urtësi e parime nga i Ati. Vallë, a bëri ndonjë mëkat Mendim Rugova, kur konstaton dhe pohon zëshëm një të vërtetë të madhe?! Çfarë ideali, përgjegjësie e karakteri kanë politikanët e Kosovës, kur dje kanë vrarë kundërshtarët politikë, për ta marrë pushtetin dhunshëm dhe sot nënshkruajnë tradhtinë me Serbinë dhe vjedhin shtetin e vet?!!
Ndërkohë, duke e parë gjithë këtë maskaradë të maskarenjëve vrastarë e tradhtarë, Kryesia e LDK-së bënë rolin e sehirxhiut, madje disa syrësh gënjejnë e mashtrojnë popullin se gjykatat, drejtësia jonë i ka kapacitetet e ndëshkimit të kriminelëve dhe nuk ka nevojë për Tribunal, Gjykatë Speciale. Ndërsa zotëri Luta shkon edhe me larg, duke i shkruar letër publike shefit të EULEX-it se denoncuesit e krimeve në Kosovë po shpifin, duke cituar me emër Nazim Bllacën, edhepse dëshmitë e tij janë faktuar nga Gjykata, madje katërcipërisht, se janë absolutisht të sakta, të vërteta dhe mbi këtë bazë janë dhënë denime meritore për kriminelët e krimit të organizuar politikë.
Karakterin e munguar, që është shqetësues edhe për Mendim Rugovën, e hasim edhe brenda vet Kryesisë të LDK-së. Një rreth vicioz, një klan i prirë nga zotëri Fatmir Sejdiu e mposhti, e përtoku akademik Nexhat Dacin. Çuditërisht, po ai klan, më sakt, ajo bërthamë klani, që iu sul Dacit, tani, i prirë nga zotëri Isa Mustafa, revanshohet tërbueshëm kundër Sejdiut. Dhe, ky klan, në kupolë të LDK-së, nëse nuk i ndalet hovi, nëse nuk i thuhet stop, ndal, nëse nuk shpërbëhet, rrezikohet të kthehet në bandë dhe këdo e hypë apo e zbretë nga froni, qoftë në qendër apo në bazë, pa përfillur askënd! Deri tani kemi bandën e krimit të PDK-së dhe bandën e krimit të AAK-së, të cilat kanë shtuar varre e jetimër shqiptarë në Kosovë. Tani mund të shtohet edhe banda politike e LDK-së, për ta varrosur partinë - lëvizje, partinë e parë masive pluraliste të dr. Ibrahim Rugovës, e cila u përball me pushtuesin në kohë paqeje dhe lufte.
Mendim Rugova: "LDK-ja të hapet për kuadro të reja"
Mendim Rugova, gjithmonë i heshtur, i përkushtuar për artin dhe shkencën, kësaj radhe foli me gjuhën e politikës. Dhe, mirë bëri, sepse asnjë fjalë nuk mund t`ia hedhësh poshtë. Sigurisht, nga zemërplasja theu heshtjen, duke parë batakçinjtë e hipokritët që po rrënojnë kështjellën gjigande, partinë masive, LDK-në e Ibrahim Rugovës.
"Mendim Rugova, djali i madh i ish-presidentit Rugova, nuk është udhërrëfyes i LDK-së. Udhërrëfyes është programi i LDK--së", - protestoi zotëri Lutfi Haziri, në emër të Kryesisë të LDK-së! Brenda kësaj fjalie janë dy lajthitje të dukshme të Lutës. Presidenti historik, dr. Ibrahim Rugova, deri sa është historik, nuk është "ish". Asnjëherë nuk i kemi dëgjuar amerikanët të thonë "ish-Presidenti Washington", pikërisht pse është president historik. Dhe, kur themi Presidenti Rugova, cilësori - president - shkruhet me gërmë të madhe. Dhe, këto vërejtje nuk i bëj si mësues i gjuhës dhe i letërsisë shqipe, por si lajthitje konceptuale të Lutës dhe, pse jo, edhe të Kryesisë Qendrore, sepse edhe kundërshtarët e dr. Rugovës "ish-in" e kanë "në maje të gjuhës"!
Ndërsa referimi i Lutës se "udhërrëfyes është programi i LDK-së", është shumë relativ. Politika klanore e ka anashkaluar dhe shpërfillur programin fillestar të LDK-së. Emërimet nepotike e servile, kanë zëvendësuar votën e fshehtë demokratike. Tëkurrja drastike e LDK-së është rrjedhojë e përdhosjes të programit të LDK-së të Kryetarit Rugova. Ndaj kësaj gjendjeje mjerane të partisë, të themeluar dhe të prirë nga babai i tij, Ibrashim Rugova, reagon Mendimi, duke dhënë diagnozën e saktë, për ta shpëtuar LDK-në: "LDK-ja të hapet për kuadro të reja", - është një thirrje SOS e Mendim Rugovës. Ky mesazh është lexuar dhe kuptuar drejtë nga anëtarësia e LDK-së. Andaj, edhe reagimi i porositur i Lutës ka qenë i menjëhershëm, injorues dhe cinik për Mendimin dhe Familjen Rugova.
Si hiena kundër kuadrove militantë dhe besnikë të LDK-së
"Udhërrëfyesi i LDK-së është programi politik i saj, i cili është votuar nga më shumë se 500 delegatë", - shton zotëri Luta. Dhe, unë pyes, sa nga këta 500 delegatë i kanë shpëtuar fshesës, seleksionimit tuaj me shokë?! Pas shuarjes fizike, amshimit të Presidentit Rugova, uzurpuesit e fronit u sulën si hiena, dje dhe vazhdojnë edhe sot, kundra kuadrove militantë dhe besnikë të LDK-së dhe programit të saj, duke i zëvendësuar me heshtakë, të bindur ndaj eprorit, aminxhi edhe për veprimet skandaloze, në dëm të LDK-së dhe të vet Kosovës.
"LDK-ja të hapet për kuadro të reja", - Mendim Rugova. Kjo kërkesë është thënë e përsëritur edhe nga shumë veprimtarë të LDK-së, por ka rënë në vesh të shurdhër. Pozicioni në vite opozitar i LDK-së, dëshmon se diçka nuk është në rregull; se disa në Kryesinë Qendror janë të shantazhuar nga SHIK-u kriminal dhe vegjetojnë, për të mos prishur rehatinë. Edhe votimi në një zonë - Kosovën, përforcon këtë mendim. Fitoi apo humbi LDK-ja, nuk ka rëndësi, shefat kryesorë në parti, zënë një karrike deputeti!
SHIK-u kriminal kishte hyrë në oborrin presidencial! Përgjonte dhe intrigonte
- Fëmijë të rritur pa fëmijëri -
Në historinë moderne nuk ka shëmbull të ngjashëm më fëmijërinë e fëmijëve të Presidentit Rugova. Plotësisht të izoluar dhe të privuar nga jeta normale fëmijërore. Gjithëherë të kërcënuar, më shumë nga kriminelët "politikë" shqiptarë se sa nga ata pushtues. Edhe vila ku banonin e jetojnë u gjuajtë me armë të rënda, shpërthyese. Disa publicistë, të rritur me pekule, pa brenga e kufizime, marrin në shenjëstër Ukë Rugovën, madje edhe për kohën kur ai ishte me moshë të adoleshentit. I japin peshë dhe e kalaveshin me pushtet, edhepse ai nuk kishte qasje në drejtim dhe financa. Fëmijtë e dr. Rugovës ishin shumë larg të mësuarit për prapaskenat dhe pisllëqet e politikanëve profiterë të Kosovës. Andaj edhe Uka më shumë është viktimë e këtyre horrave e maskarenjëve, se sa fajtor. Pikërisht për këtë duhet mëshiruar, të paktën, moralisht.
SHIK-u kriminal kishte hyrë edhe në oborrin presedencial. Përgjonte dhe intrigonte, me qëllim të denigrimit të figurës të dr. Rugovës. Profiterë amoralë kanë provuar të bëjnë pazare edhe prapa shpinës të Presidentit Rugova. Disa mezi pritën shuarjen, amshimin e Presidentit Rugova. Asnjë përkujdesje nuk treguan për fëmijtë e dr. Rugovës. Përkundrazi, i injoruan, duke lënë hapësirë që dikush tjetër të manipulojë me ata. Rasti i Ukë Rugovës e verifikon këtë konstatim. Ujqër të vjetër e futën në kopenë e tyre. Donin të përfitonin nga emri i tij. Ata e realizuan këtë, duke e shkatërruar Ukën.
LDK-ja akuzohet, madje, me të drejtë, pse ia mbylli derën Ukë Rugovës në Kuvendin e 7-të të saj. Ndërsa, tani, që ai është nën hetime, LDK-ja nuk mund të ndërhyjë dhe as të kërkojë pafajësi apriori, paraprakisht dhe pavarësisht nga hetimet. Nëse ndërhyrje të tilla kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë partitë e krimit, të hajnisë zyrtare, të haraçit dhe të vrasjeve politike: PDK-ja dhe AAK-ja, duke ngulmuar në lirimin e bandave të tyre, LDK-ja si parti me vlera akademike, pa implikime në krime, nuk mund dhe nuk duhet ta paragjykojë drejtësinë. Qasje serioze e dinjitoze duhet të këtë edhe Familja Rugova, e cila duhet t`u shmangët provokimeve të medieve lidhur me arrestimin dhe hetimin e Ukës. Para drejtësisë duhet të jenë të barabartë si mbreti, si çobani, bariu.
Familja Rugova është Institucion, është Familje Simbol
E ashtuquajtura "UÇK-e" ishte në prag të shpalljes "ushtri" terroriste, e cila "luftonte" me skenarin e Serbisë për "çlirimin" e Kosovës! UDB-a i kishte futur agjentët e saj në veprim dhe këta ishin krerët e LPK-së. Djemtë pa hile të Kosovës nuk e dinin skenarin dhe ata zbatonin urdhërat e eprorëve, të cilët e kishin shitur shpirtin ke sllavët pushtues. Veprimet bashibozuke të grupeve amatore bota demokratike, qendrat e vendosjes ndërkombëtare i vëzhgonin nga afër. Propaganda e Serbisë, me aleatët e saj, ishte përfide, për ta bindur botën se "UÇK-ja" është organizatë terroriste. Ky term filloi të lakohej edhe nga zyrtarë të shteteve prestigjioze. Ishte Presidenti Rugova, i cili, urtësisht, amortizoi propagandën serbe, duke thënë se i gjithë ky skenar është i Serbisë. Dr. Rugova kishte informacion të saktë dhe sabotimi i mëtejmë i luftës e dëshmoi këtë të vërtetë absolute. Nën dirigjimin e Tiranës së kuqe zyrtare formuan një shtab fiktiv në vilën e diktatorit filosllav Enver Hoxha.
Anatemimi i Serbisë dhe i argatëve të saj lëvizakë ishte unik dhe i orkestruar. Emri i Presidentit Rugova dhe i bashkëpunëtorëve të tij politikë dhe ushtarakë u nominuan, u listuan për ndëshkim kapital, linçim fizik. Edhepse nuk u respektua radha, gjuetia e shtrigave filloi. Kreu i formacioneve ushtarake, kolonel Ahmet Krasniqi, u ekzekutua i pari, për të vazhduar me të ranguarit e tjerë në listën e "Shtabit të UÇK-së". Dhe, tani, pacipshëm, pretendohet që këto vrasje të trajtohen si sporadike, të rastësishme, bile edhe private, si hakmarrje individuale!!! Ky është një krim, një rivrasje e sërishme e kuadrove të LDK-së dhe të ushtarakëve të saj
Për çudë, në rehabilitimin e këtyre krimeve janë angazhuar edhe disa kuadro të larta të LDK-së, si në qendër, ashtu edhe bazë. E, megjithatë, Kryesia Qendrore e LDK-së jo vetëm që nuk ka marrë asnjë masë ndaj tyre, por as nuk ka bërë ndonjë reagim publik, për të shprehur mospajtimin me deklarimet e tyre dhe qendrimin e kundërt të Kryesisë të LDK-së, për serinë e vrasjeve politike, të cilat kapin shifrën e 1.800 personave!
Miqësitë e rrënuara nga vegla serbo-ruse Enver Hoxha, për gjysmë shekulli rradhazi, tashmë, me urtësi e dinjitet, po i përtërinte Ibrahim Rugova. Për një dekadë radhazi kishte ideuar dhe vepruar për rikthimin e miqësive të vjetra, me shtetet dikur mike të shqiptarëve. Dhe, ai po shkonte edhe më tej. Shtetet i fuqishme, si Anglia e Franca, gjithëherë të renditura përkrah Serbisë e kundra Shqipërisë, tani po bënin të kundërtën. Dhe, padyshim, kjo është arritje dhe fitore e madhe Presidentit historik, dr. Ibrahim Rugovës, i cili e solli paktin, bllokun më të madh ushtarak botëror, NATO-n në Kosovë. Këtë të vërtetë sipërore e kanë pohuar publikisht e botërisht dy protagonistët kryesorë të çlirimit të Kosovës: Bill Clinton dhe Tony Blear, madje edhe në Parlamentin e Kosovës dhe në sheshin qendror të kryeqendrës shtetërore në Prishtinë.
Ka zëra, madje mes tyre edhe gazetarë që kanë bërë emër për të mirë, flasin dhe shkruajnë për favoret që gëzuaka Familja Rugova sot. Ata përmendin edhe vilën banuese të kësaj Familjeje. Kjo vilë nuk duhet përfolur. Ajo është, kryesisht, kontribut i veprimtarëve të devotshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Të paktën, ne, miqtë e dr. Rugovës, e dimë se ku dhe në çfarë kushtesh banonte Ai. Dr. Rugova nuk ishte materialist, sepse Ai i thellësisht idealist, mendonte dhe vepronte për lirinë e Kosovës. Edhe vlerën monetare për çmimin "Saharov", dr. Rugova e dhuroi për studentët e Universitetit të Kosovës.
Me shpirtin e dlirë e human, njerëzor që kishte Presidenti Rugova, "për shtatëqind Bajrama" nuk mund ta bënte një vilë të tillë. Dhe, këtë e dinin edhe ata që ia bënë vilën. Ndërkohë, shumë politikaj të tjerë në Kosovë, me merita minore për Kosovën ose edhe e kundërta, me veprime e krime sakatosëse për Kosovën, me paratë e shtetit, me korrupsion, hajni zyrtare dhe haraç, kanë ngritur vila shumë më luksoze se sa ajo e Presidentit Rugova! Prandaj, njerëzit publikë duhet t`i ruhen korisë!
Respektimi i Familjes Simbol është fisnikëri
U korite, Lutë! Të paktën Ty, që ta kemi mbajtur hatrin më shumë se të tjerëve, nuk e prisnim ta fyeje Mendimin dhe ta provokosh anëtarësinë e gjerë të dr. Rugovës. Brenda llojit kjo nuk duhet të ndodhte asnjëherë! Familja Rugova është Familje Simbol, Familje Institucion. Mjaft kanë fyer e sharë dhe vazhdojnë ta bëjnë këtë edhe tani këlyshët e Serbisë, shqipfolësit bastardë, që kanë rjepur e përgjakur Kosovën tonë.
Një mbremje Gala në Berlin. "Një zemër për fëmijtë", me organizator moderatorin famoz Thomas Gottshalk. Salla gjigande e mbushur përplot. Të ftuar, mysafirë nga vendi dhe bota. Paria gjermane, me Presidentin në ballë, kishin zënë radhët e para. Në mesin e mysafirëve të shumtë, për ta marrë fjalën, u ftua në skenë edhe Princi Harry i Anglisë. Salla madhore oshëtiu fort nga thirrjet dhe duartrokitjet. Kaloi edhe minuti dhe publiku i ngritur në këmbë, së bashku me Presidentin e vendit, nuk po ulëshin. E kemi parë Princ Harry-n me femra, në pozicione jo aq të lakmueshme, me çapkenllëqe të tjera, përfshi edhe me kryqin e thyer. Por, plafi mbretëror i mbulon të gjitha, sepse ajo është Familje Institucion. Dhe, bota e qytetëruar nderon Familjen Simbol. Dhe, kjo është fisnikëri.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» IDRIZ ZEQIRAJ:TRI PYETJE PËR KRYEHULIGANËT E "UÇK-SË"???
» Idriz Zeqiraj:"ATA QË PO I VRET PDK-ja, PO I VAJTON LDK-ja"
» Idriz Zeqiraj: Analogjia e krimit
» Idriz Zeqiraj: Përdhosja e historisë
» IDRIZ ZEQIRAJ:Tri pyetje për kryehuliganët e “UÇK-së”???
» Idriz Zeqiraj:"ATA QË PO I VRET PDK-ja, PO I VAJTON LDK-ja"
» Idriz Zeqiraj: Analogjia e krimit
» Idriz Zeqiraj: Përdhosja e historisë
» IDRIZ ZEQIRAJ:Tri pyetje për kryehuliganët e “UÇK-së”???
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi